Ooh harruat dritat? Vitet e ri qe i kam kaluar ne Shqiperi sidomos nga vitet 90 deri 95 fikeshin dritat per vit te ri. Te gjithe benin oohh kur fikeshin dhe brohorisnin kur vinin. Kjo zgjaste deri nga ora 11 e nates kur njerezit ishin duke gatuar me elektricitet. Pastaj stabilizohej situata dhe ata qe kishin kishin per gjithe naten kurse ata qe s'kishin nuk kishin deri ne mengjes se edhe elektricistet e shkrete do gezonin pak vitin e ri.
Kurse per 3-4 ditet e para te Janarit nuk e di ne eshte zakon ne vende te tjera te Shqiperise po ne Elbasan shkkojne e vijne njerez per vizita 'per te uruar vitin e ri'. Ngaqe duhet te tregoje respekt e tu jepje muhabet te gjitheve edhe po te mos i njohesh kjo ishte shume e merzitshme. Sidoqofte Viti i Ri ka me shume gezime se gjera te merzitshme keshtu qe une e prisja gjithmone me padurim. Kur isha kalama jo me tani jo...![]()
Krijoni Kontakt