Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 100
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    drity dhe Borix, pavaresisht te kundertave qe shfaqni, dijeni qe ju lexoj me kenaqesi dhe vemendje. Pra kur nje debat, si ky i juaji, ka logjiken e argumentit sipas konceptit te sejciles pale, krijon perkrahes here ne nje krah e here ne tjetren. Pikerisht ketu eshte dhe bukuria dhe pesha e nje debati. Debati nuk permban vetem forme dhe permbajtje reale, objektive dhe shkencerisht te argumentuar. Perkundrazi. Ai kalon permes medyshjeve, mosnjohjeve, enigmave, kalon mes zigzakeve, ireales dhe reales, kalon mes fantazise se dyfishte, perrallore dhe jo perrallore. Ne rastin e fantazise perrallore, nuk kemi te bejme me nje debat ne hava, perkundrazi, edhe aty kerkohet dhe vepron logjika, vetem se ne kete rast eshte ne funksion te perralles, sikurse ne rastin e dyte ne funksion te zbulimit te se vertetes.
    Ju falenderoj qe me vute ne rolin e nxenesit, por te nje nxenesi qe dhe guxon te shprehe dicka nga logjika e tij, qofte kjo dhe e gabuar. Mirepres vazhdimesine tuaj debatuese, ne te mire te zgjerimit te njohurive tona.

  2. #72
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Dija nuk mund te cilesohet prerogative, sepse i perket te gjithe njerezve ne bote. Meqenese sistematizimi i njohurise behet nga vete njerezit, atehere ekzistojne gjasa qe njohuria te fshihet qellimisht, ose te jepet e shtremberuar. Ndersa dija qendron nje hap me lart. Varet se sa qellime i ke vene vetes per germimin e dijes.

    Gjithashtu, dija nuk eshte e pakundershtueshme. Ne filozofi ekziston koncepti i rrethit te hapur te njohurise. Pra, njohuria zgjerohet me kalimin e kohes, duke u zgjeruar edhe rrethi i dijes. Paralelisht, shqyrtohet nese eshte e nevojshme te permiresohen dijet brenda rrethit. Per shembull, nje permiresim iu be Mekanikes se Newton-it nga Relativiteti i Einstein. Pra, dija nuk eshte as e pakundershtueshme, as e pandreqshme. Po e mbyll kete paragraf me nje thenie te nobelistit B. Russell: "The fact that an opinion has been widely held is no evidence whatsoever that it is not utterly absurd."



    Nuk shoh logjike te njejte me temen ne fjale; kjo eshte ajo qe do doje ti te shihje.



    Meso aq sa mundesh, sepse keto dije nuk i perkasin asaj kategorie hipokritesh. Mbase keshtu do zhdukesh verberine e mendjes, pa dashur te te paragjykoj si person, por vetem me cfare shkruan neper te tilla tema. Nese nuk ke deshire te mesosh nga nje person, vetem sepse e shperfill ate person, atehere eshte me mire te ndreqesh veten.

    E para e punes, Me vjen cudi me ty,se si ka mundesi te mos kuptosh,se dija & pushteti ka qene, eshte dhe do jete prerogative e 1% te popullsise...

    Gjithcka mbi universalizmin e dijes eshte thjesht nje mashtrim i mbuluar....ik shko ne afrike ku njeriu ndeshet me luanin per te percaktuar kush do haje zebren qe ka
    vrare leopardi e pastaj fol per universalizem apo dija eshte e hapur ndaj kujtdo....

    Dija ecen krahperkrah me pasurine do apo nuk do ti,ska te beje fare me qellimet qe i ve ndokush vetvetes...kete frazen e dyte mund ta perdoresh per te pasurin e jo per ate afrikanin e mesiperm,pasi ai nuk ka asnje shans...

    Ti neper tema te ndryshme e jo vetem ketu,perpiqesh te besh pergjithesime duke u nisur nga mundesite e nje pjese shume te vogel te popullsise,prandaj shoh tek ty nje vizionar platonian dhe ta kam thene....

    Shembulli i Frances eshte tipiku,pasi franca ne kontekstin e shteteve luan rolin rolin e atij 1% qe une akuzoj per hipokrit edhe qorr ndonjehere.

    Persa i perket verberise se mendjes,kam hequr dore nga hyjnizimi i dijes per hyjnizimin e dickaje me te larte e me fisnike se dija..Kombi shqiptar....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #73
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga drity

    Kush jane keto rregulla?

    Ato rregulla qe i vine per mbare debatueseve. Ne qofte se debatuesit vendosin qe sharjet nga nona jane te pranueshme, ashtu qofte. Rregullat mund te jene dhe te imponuara nga nje i trete, psh nqs debati zhvillohet ne prezence te nje publiku (por ky eshte nje problem tjeter).

    Tjeter gje mbi perkufizimin e debatit?

    Apo ajo qe duam te diskutojme eshte se cilat rregulla jane me frutdhenese?
    Problemi eshte se kemi nje titull jasht teme.
    Bukur shume,ja nje pergjigje konkrete dhe jo ne ajer...rregullat qe i vijne per mbare debatuesve,te cilat logjikisht i gjen tek kultura dhe tradita e shoqerise ku debatuesit jetojne...

    Cilat rregulla jane me frytdhenese? Sigurisht ato qe ka percaktuar shoqeria ne te cilen jetojne debatuesit...

    Praktikisht debatuesit shqiptare duhet te respektojne rregullat e shoqerise shqiptare,kuptohet te pershtatura me kohen e sotme :

    §.1118. Nė kuvend, są tė flasė niani, t'jerėt do tė ndigiojn e tė heshtin.

    §.1123. Kanūja s'bān q'i tė shahet kush nė kuvend, po bani kush két pūnė, do tė giobitet mjé nė 5 desh.

    §.1124. Po i thą kush kuej, se rréné ne kuvend, do tė giobitet mjé nė 500 grosh.

    §.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen nė kuvend, shpija i digjet e siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon gjakhupės.

    Pra universalizmi i rregullave te debatit eshte thjesht nje idealizim akademik qe nuk gjen vend ne praktiken e perditshme,pasi njerezit priren te respektojne traditat origjinale te shoqerise ku jane rritur apo jetojne ....Kete perpiqem ti shpjegoj borix-it
    po borixi me duket sdo te kuptoje....

    Kuptohet se Shqiptari sot nuk e ndjek traditen shqiptare dhe kjo sic shihet nga 4 nenet e kanunit eshte vertet nje humbje e madhe.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    shko ne afrike ku njeriu ndeshet me luanin per te percaktuar kush do haje zebren qe ka vrare leopardi e pastaj fol per universalizem apo dija eshte e hapur ndaj kujtdo
    Ky eshte faji i prerogativeve, qe perbejne 1% te popullsise?
    Ti neper tema te ndryshme e jo vetem ketu,perpiqesh te besh pergjithesime duke u nisur nga mundesite e nje pjese shume te vogel te popullsise,prandaj shoh tek ty nje vizionar platonian dhe ta kam thene....
    Cfare pret tani, duartrokitje?

    Pra universalizmi i rregullave te debatit eshte thjesht nje idealizim akademik qe nuk gjen vend ne praktiken e perditshme,pasi njerezit priren te respektojne traditat origjinale te shoqerise ku jane rritur apo jetojne ....Kete perpiqem ti shpjegoj borix-it po borixi me duket sdo te kuptoje....
    Ky pergjithesim vjen nga ty? Nese po, na thuaj cila eshte forma jote e te debatuarit - ajo e shpatave dhe akrobacirave? Nese ke deshire te debatosh me nje person, eshte me e vendit te dish te shprehesh ate fraksion te mendimit qe nuk e cileson prerogativ, ne menyre qe kur kesaj te fundit t'i vije koha, debati te pelqehet edhe nga personi tjeter. Kjo eshte hera e fundit qe 'debatoj' me ty, sepse "...borixi eshte i prekur nga kultura latine, ndersa une jo." Dakord, po pastaj?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #75
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    mondishall flm per interesin.

    per te vazhduar llomotitjen po kapem pas llafit kulture.

    perkufizimi (nje nder)
    "Kulture eshte bagazhi i njohurive, eksperiencave, besimeve, vlerave,..... blah blah blah blah ..... te mbledhura nga nje grup njerezish pergjate gjeneratave, etc etc etc...."

    Shprehja "njeri me kulture" e "debat me kulture" etc jane (per mendimin tim) te gabuara. ē'do njeri eshte me kulture, ashtu si ē'do debat eshte me kulture. Ndoshta jo me kulturen "time" por jane me kulture.

    psh, sub kultura "Anti Social" (hidhini nje sy per kuriozitet), nje kulture ne mode tek adoleshentet e sotem. Pa i hyre debatit se sa palaēo apo revolucionare jane ata me kete levizje, nuk mund te mohoj te drejten e tyre per te komunikuar me njeri-tjetrin dhe me mua si t'ju doje e bardha zemer. Ashtu si dhe une nga ana ime mund te shfrytezoj te drejten time per tja mbathur nga syte kembet e per te mos debatuar me ta.

    Po ne qofte se do te isha i detyruar te debatoja?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Kultura e debatit-argumenti mushke

    Pershendetje edhe nje here tjeter engjellore

    postuar me pare nga engjellore
    Sa per qepjen, e kisha fjalen qe ne disa tema je kapur mbas postimeve te mia dhe i ke shtjelluar aq shume, sa i ke larguar nga kuptimi fillestar, te i cili ka dashur te dale nismetarja.Kaq!
    Ja ta marrim me rradhe...
    Ne disa?
    Sa jane disa, 10-15? Une me c'shoh ne forum, postimet per kete arsye behen qe te shkembehen mendime apo komente dhe te jepet mendim personal, aq me teper kur behet fjale per interpretim mbi nje postim.
    Sa shume i kam shtjelluar? 5 rradhe shkrim? Epo me nje tingull nuk te jap dot pergjigje.
    Nismetare. Sic e thua dhe vete shprehimisht, ke qene ti e para per koment, gje s'me shkakton asnjelloj problemi.

    postuar me pare nga engjellore
    Kurse per ate shprehejn "Ashtu i do mushka drute, mushke quaj dike qe me bie ne qafe me pa te drejte dhe i permblidhem vendce, nese une perdor kete shprehje figurative, nuk do te thote qe jam vete mushke, une nuk jam mushke i dashur, as e ngarkuar me dru dhe as e pangarkuar....more vesh....jam nje kal i hazdisur e nopran qe s'guxone njeri ti afrohet, e jo me t'a ngarkoje me dru...
    -Une njoh vetem mushka qe jane kokeforta, jo te forta, qe te bien ne qafe. Ty te ka dhene perendia te drejten te besh te gjitha llojet e permbledhjeve qe deshiron...si vendce ashtu dhe per 5 minuta. Ti meqe perdor kete shprehje figurative te cilen kush eshte besimtar e perkthen "trajtoi te tjeret si do te trajtohesh", shpjegon qarte nese je apo jo mushke.
    -Faleminderit qe me thua "i dashur", por mos me thuaj "more vesh" se i heq embelsine fjales i dashur.
    -Tani qe thua jam "kale i hazdisur" qe s'guxon njeri t'i afrohet, me shton deshiren qe te merrem me mire me mushkat(atyre te pakten vetem prapa nuk u rrihet se te godasin).
    A, dhe dicka ne lidhje me argumentin kale. Je kale apo je pele, sepse gjinia femerore e "engjellore", bie pak ndesh me gjinine mashkullore kalė.

    te uroj fat, mbaresi dhe sa me shume suksese ne jeten virtuale... (e) dashur engjellore

    --------------------------------------------------------------------

    postuar nga Borix
    Barat, meqenese gjendemi ne nenforumin ku une moderoj, qe do te thote gjithashtu se ne kete moment jam pjese e stafit, atehere po ricitoj engjelloren per te kaluar ne nje sugjerim te shkurter:

    je kapur mbas postimeve te mia dhe i ke shtjelluar aq shume, sa i ke larguar nga kuptimi fillestar, te i cili ka dashur te dale nismetarja.

    E kam vene re edhe ne disa postime ne kete nenforum. Kjo do te thote te ndertosh nje dordolec sipas nje versioni te deformuar te planit te ndertimit te engjellores, per ta goditur me pas ate dordolec, sepse nuk te pelqen ty. Kjo logjike, sic mund ta kesh kuptuar, quhet falsiteti i dordolecit dhe nuk ka hije. Aq me teper, dordolecet jane dhe qesharake. Prandaj, te sugjeroj te mos te besh gafa te tilla.

    Nese ke ndonje problem me fshirjen e postimeve, mos i shkruaj ato ne nenforumin ku moderoj une, per sa kohe qe une moderoj. Nese ke ndonje problem me mua, ekziston nje nenforum perkates dhe fare mire mund te te pergjigjem atje. Nuk ia vlen te besh kalamanlleqe neper tema te tilla.

    -dordolec (ja)
    Te them te drejten, o Borix, nuk e kam planin e ndertimit te engjellore, e aq me pak mund te kem akses ne shenimet e Da Vincit, i cili konsumoi jeten qe te mesonte sekretet e ndertimit te arketipit njerezor.
    Une nuk ndertova dordolece- kuptimi fillestar qe mbart kjo fjale eshte largimi,pasi i tille eshte qellimi i egzistences, pra une nuk iu largova aspak engjellore, perkundrazi iu perqasa ne te njejten menyre qe perdori...metaforikisht. Aq me pak ta kem goditur engjelloren, te cilen ti gabimisht e ke marre si dordolec qe te ofrova une (?).
    Sa per qesharaken jam plotesht dakort se tragjikomikja, mbulon jeten dhe (zh)vesh arsyen..ta dish sa dakort jam.

    -gafa
    ti me sugjeron te mos bej gafa? Pergjigjen besoj e merr me mend...eshte thjesht nje nenqeshje

    -postimet
    shpreha opinion ne lidhje me to. Do ma ndalosh ti ate? S'mundesh. Je thjesht mod, jo God...

    -prblemi
    Kush te permendi ty(trojet e tua..nenforumin ku modernon)? Nese kam problem te hedh dorezen dhe te turrem nga nenforumi i vrejtjeve? E pse? Qe te dale dhe atje nje Borix tjeter dhe te thote nese ke problem me mua etj etj...jo flm. Mire jam, dhe mbi te gjitha shume i kenaqur me demokracine e FSH. Urime dhe njehere te tereve, sidomos ju qe denjoni te pergigjeni ndaj ne popullit.

    -kalmanlleqet
    Ku? cilat jane? Pergjigjet? Dmth ti thua mos e mendo si di mendoje si them. Do mendohem qe te jem me burre ne postimet e mia.


    faleminderit per mirekuptimin

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    shpreha opinion ne lidhje me to. Do ma ndalosh ti ate? S'mundesh. Je thjesht mod, jo God...
    S'nevojitet te jem God per te fshire postimet, kur ato dalin jashte teme.

    faleminderit per mirekuptimin
    Une te mirekuptoj, s'e kam problem, por duhet ta kishe mirekuptuar ate shkrimin tim me lart... Teza jote sugjeron dicka tjeter.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shprehja "njeri me kulture" e "debat me kulture" etc jane (per mendimin tim) te gabuara. ē'do njeri eshte me kulture, ashtu si ē'do debat eshte me kulture. Ndoshta jo me kulturen "time" por jane me kulture.
    Diku me siper permenda "kulture minimale", dhe se si (sipas meje) perkufizohet kultura minimale e debatit. Kultura e debatit duhet te kete nje perkufizim me specifik, per shkak te fjales shoqeruese "debat". Pra, kultura e debatit duhet te jete teresia e njohurive, eksperiencave, bla bla bla, te nevojshme per debatin - prandaj edhe fjala 'minimale' (gjithnje, sipas meje).

    Po ne qofte se do te isha i detyruar te debatoja?
    Forma e debatit do te ishte e tille: njeri krah me thiken ne dore, tjetri i lidhur pas karriges. Pra, nuk do te ishte debat ne fund te fundit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #79
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Ky eshte faji i prerogativeve, qe perbejne 1% te popullsise?


    Cfare pret tani, duartrokitje?



    Ky pergjithesim vjen nga ty? Nese po, na thuaj cila eshte forma jote e te debatuarit - ajo e shpatave dhe akrobacirave? Nese ke deshire te debatosh me nje person, eshte me e vendit te dish te shprehesh ate fraksion te mendimit qe nuk e cileson prerogativ, ne menyre qe kur kesaj te fundit t'i vije koha, debati te pelqehet edhe nga personi tjeter. Kjo eshte hera e fundit qe 'debatoj' me ty, sepse "...borixi eshte i prekur nga kultura latine, ndersa une jo." Dakord, po pastaj?
    Pe gjekundi te permend fjalen faj?!!! Njerezimi eshte i ndertuar ne kaste qe ne origjine,thjesht forca e zgjuarsia qe krijonin kastet e para jane zevendesuar me dijen dhe parane..eshte natyrore qe shoqeria te ndahet ne kaste...mua thjesht s'me pelqen mashtrimi modern,qe njerezit jane te barabarte dhe jo te ndare ne kasta,kur duket qarte shtresezimi i njeriut mbi planet....

    Duartrokitje?!! per cfare?!!! Platoni ishte i bindur ne gabimin e tij dhe ti je i bindur ne gabimin tend....Shoqeria njerezore(si edhe shpirti njerezor) eshte shume e komplikuar per tu udhehequr thjesht nga filozofet apo nga dija....


    Nese te duhet(e jo do te debatosh) te debatosh me nje person,nese vetiu respektojne te dyja palet rregullat e nje shoqerie nuk e shoh te domosdoshem pelqimin e te tretit,sepse ky i trete mund ti takoje nje kulture tjeter...nese debatuesit i takojne kulturave dhe rregullave te tjera atehere fillimisht duhet te sqarohen rregullat e perbashketa e ne kete rast ti pretendon te kesh rregullat universale cka te ben dogmatik e nuk te lejon te diskutosh me ke nuk i pranon keto rregulla te supozuar universale.... Me kete shpjegohet fare qarte pohimi jot se nuk do te debatosh me....

    Persa i perket pyetjes se fundit...po pastaj?... ti nuk tregon gje tjeter vecse kryenecesi te tipit dogmatik qe eshte prerogative e teorive universaliste,ku nder te tjera perfshihet edhe feja.... I hapur do te thote te pranosh ndryshyeshmerine i nderuar,mos bjer ti me kulturen latine ne te njejtin rang me kulturen shqiptare....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #80
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Kultura e debatit duhet te kete nje perkufizim me specifik, per shkak te fjales shoqeruese "debat". Pra, kultura e debatit duhet te jete teresia e njohurive, eksperiencave, bla bla bla, te nevojshme per debatin - prandaj edhe fjala 'minimale' (gjithnje, sipas meje).
    Jam dakort, por problemi qendron gjithmon aty, cila kulture minimale debati, e njeres pale apo e tjetres? Jam i sigurt qe te dy palet jane te BINDUR qe e tyrja eshte me e mira.

    (gjithnje, sipas meje)
    "it thinks" (on me) B. Russelt (m'duket, lol)
    Mendoj qe eshte fraza me e goditur per sa i perket mendimit njerezor.

    Forma e debatit do te ishte e tille: njeri krah me thiken ne dore, tjetri i lidhur pas karriges. Pra, nuk do te ishte debat ne fund te fundit.
    Po te ishte femija yt?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •