Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 100
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Ja disa nga fjalet (fyese) qe perdoren ne forum, dhe kush nuk i ka lexuar, nuk i ka lexuar sepse nuk e perdor forumin.
    Ja disa:
    TYTE, PALLE, TOC, DRYN (eshte fjala per dryn celsi) dhe te mos flasim per ato qe perdorin moderatoret, ose ose super moderatoret, si fyerje te perkatesise fetare apo perkatesise krahinore.
    Mua personalisht me kane quajtur "tyte" dhe ne postimin e pare qe kam bere, prezantim jo i keq per forumin.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Vete permbajtja eshte vyrtyt.,por nganjehere nuk jemi te tille .Per se valle apo me qe nuk e shikojme tjetrin ne sy?
    Po ju tregoj te dashur forumista nje mini tregim qe e kam lexuar keto dite .
    Nje zonje e nderuar do te udhetonte me avjon dhe mbasi ishte heret bleu nje gazete dhe nje pako biskota ,zuri nje vend dhe filloi te lexonte.Pas pak prane saj u ul nje burre .Gruaja hapi pakon e biskotave dhe mori nje biskote,mbas saj ajo pa me habi qe dhe burri mori nje biskute ne pakon e saj.Ne fillim nuk ja vuri re por me vone u be nervoze kur mbas cdo biskote qe hante ajo ,hante dhe burri nje te tille .C far njeriu mendoi, si mund te fusesh duart ne gjene e tjetrit pa pike turpi.Biskoten e fundit e mori burri ,i cili e ndau pergjysem .Kjo eshte kulmi ,mendoi gruaja dhe u ngrit ne kembe se nuk po duronte me .Pas pak erdhi avjoni i saj ,ngjiti me nxitim shkallet dhe u rehatua ne sedilje.hapi perseri gazeten dhe kerkoi ne cante gjyslyket e saj,me habi pa qe pakoja me biskota ishte e pa hapur .Aty e kuptoi qe ajo kishte ngrene biskotat e burrit .Cte bente ,ku ta gjente ate njeri qe ti kerkonte te falur per mendimet e keqija ne koken e saj ,i erdhi turp nga vetja por ate njeri nuk do ta takonte kurre.

    1-Guri qe hidhet nuk kthehet me.
    2-Llafi qe del nga goja nuk futet me.
    3-Koha qe iken nuk kthehet me.
    4-Rasti i hubur nuk kthehet me.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Mbi Argumentimin e Tezės suaj

    Nisur nga shkrimi i meposhtem postuar me pare nga Albo, dhe nisur nga fakti se nje pjese e mire e shqiptareve (sidomos te rinjve) u mungon arsimimi 'i rafinuar' per te perdorur nje linje logjike argumentimi, mendova te shkruaj disa rreshta rreth kesaj te fundit.

    5. Argumentoni dhe mos komentoni

    Diskutimit i rritet vlera kur ju arrini qe te argumentoni mendimin tuaj me fakte te sjella nga libra, shkrime autoresh te tjere, ne formen e citimeve. Shume mire mund te shprehni mendimin tuaj, por kjo nuk do te jete e mjaftueshme per te mbrojtur qendrimin tuaj, iu duhet ti mbroni keto mendime edhe me mendimet e personazheve te tjere te mirenjohur. Keta mund te jene figura publike, autore, shkrimtare, poete e gjithe kategoria e njerezve qe futen ne eliten e nje kombi.

    Eshte e lehte ti thuash dikujt qe mendimi i tij eshte i gabuar, por jo aq e thjeshte te ndertosh nje ceshtje bindese per te, qe edhe ai ta kuptoje se ku eshte ndryshimi midis mendimit te tij dhe mendimit tuaj. Ne kete menyre, diskutuesit jo vetem shkembejne fjale me njeri-tjetrin, por edhe mesojne nga njeri-tjetri. Ne kete menyre ju kontribuoni ne emancipimin e atyre qe do tu lexojne dhe kane deshire te mesojne me shume ne ate teme.
    Te gjithe ne, perfshire edhe njerezit me te sprovuar, duhet te shpenzojme nje sasi te caktuar kohore per t'u pergatitur per zhvillimin e nje artikulli te cdo lloj forme: esse, raport, perfundime kerkimesh shkencore, etj. Ne perendim, ku sistemi arsimor dhe rrethi akademik eshte relativisht me i zhvilluar, te shkruarit ne forme analitike do te thote te zhvillosh aftesite e te menduarit dhe te gjykuarit te nje pike (ceshtje) te caktuar ne menyre kritike (ose te shendoshe). Per kete arsye jane perpiluar disa direktiva qe duhen mjeshteruar, te cilat do t'i shtjelloj ne vazhdim.

    Teza Per te filluar nje shkrim te cdo lloj forme, duhet te perpilosh nje tezė (ose nje pike kryesore), ta deklarosh ate ne koken e shkrimit, te shpallesh qendrimin tend ndaj saj, dhe ta perkrahesh kete qendrim gjate gjithe shkrimit duke ndjekur nje lineance mjaftueshmerisht logjike. Kjo linje permbledh dy perberes kryesore: logjiken informale dhe mendimin kritik. Ketyre komponenteve i referohemi si linje argumentimi te tezės se shprehur ne fillim.
    Teza mund te marre forma te ndryshme retoriku, duke qene edhe atomike ne vetvete.

    Argumentimi Ne vazhdim, autori duhet te siguroje mjaftueshmerisht shume evidenca ne favor te tezės qe ka parashtruar. Keto evidenca mund te marrin formen e fakteve (shkencore, historike, etj.), shembujve te mjaftueshem ne favor te qendrimit te shprehur, ose nje shembull i gjate por i logjikshem dhe i kompletuar. Si do qe te jete, keto evidenca perfshihen nen termin 'argument'. Nje argument i cfaredoshem duhet te perfaqesoje nje hallke te forte te linjes logjike te argumentimit. Prandaj, paraprijesi dhe pasuesi i nje argumenti te dhene duhet te jene te lidhur ne menyre logjike dhe transitive, duhet te vijojne. Gjithashtu, nje argument mund (ose duhet) te permbaje pretendime te autorit, perfundime te ndryshme, ose pohime themelore.

    Ne menyre qe te mbroje qendrimin e vet duke perdorur linjen e tij te argumentimit, autori duhet te marre parasysh pikat e meposhtme:

    - A ekziston ndonje shpjegim 'ndryshe' qe mund t'i dobesoje argumentat e dhene?
    - A jane te lidhur logjikisht komponentet e cdo argumenti te dhene?
    - A ekzistojne kundershembuj te forte ndaj pohimeve te nje argumenti te dhene?
    - A ekzistojne evidenca krahasuese ndaj pretendimeve te dhena ne nje argument?
    - Si mund ta perforcoj arsyetimin e nje argumenti te dhene?

    Duke mbajtur nder mend keto pyetje, autori behet bindes dhe e perforcon linjen e tij te argumentimit me fakte, evidenca, dhe shembuj te forte e te zgjedhur. Ne kete menyre, ai perforcon karakteristiken analitike te shkrimit dhe, per pasoje, anen logjike te vijueshmerise se 'hallkave' te argumentimit.

    Perfundimet Ne fillim autori jep tezėn dhe qendrimin e tij. Ne vazhdim ai perdor nje linje logjike argumentimi. Ne fund eshte e domosdoshme te perpiloje shkurt dhe sakte perfundimet (konkluzionet) ne favor te qendrimit te tij.

    Si perfundim, ne nje artikull te dhene, Koka (teza+qendrimi i autorit)<-->Trupi (argumentimi i autorit)<-->Fundi (konkluzionet e autorit), perfaqesojne (me pak fjale) menyren akademike te te shkruarit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 22-05-2007 mė 08:39
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    me shume se i sakte do te thote te gjesh menyren per te qene bindes

    Borix!
    Je me shume se i sakte, madje mund te te emertoj me shume sinqeritet, si promotor i menyres per te qene bindes ne tere kete debat qe sapo lexova ne keto faqe. Tek e fundit e rendesishme eshte qe njeriu te kete nje strukture kulturore dhe emotive ne vetvete dhe ne rastin kur i duhet ta shpalose, ta beje bindes. Nuk ka rendesi loja e fjaleve mes argumentit dhe komentit, por aftesia per te qene bindes. Bindes nuk mund te jesh kurrsesi pa sintezen e mendimit.

  5. #25
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Diskutim do te thote thjesht shprehje e mendimeve qe nuk perputhen,sepse nese perputhen ska diskutim po brohoritje te ndersjellta ...

    Njerezit pasionale ne lenden e diskutimit mosperputhjen e kthejne heret a vone ne debat te eger ku tejkalohet etika e komunikimit ...
    Njerezit e ftohte perkundazi e kthejne mosperputhjen ne dyluftim diturish me elemente te forta ironie...
    Kategoria e dyte pretendon te jete bindese,kurse e para zoteruese e te vertetes absolute...
    Ne shqiptaret bejme me shume pjese tek kategoria e pare,kurse europianet tek kategoria e dyte...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Diskutim do te thote thjesht shprehje e mendimeve qe nuk perputhen,sepse nese perputhen ska diskutim po brohoritje te ndersjellta ...
    Druaj se ketu ka nje gabim konceptimi te debatit. Kur nje diskutim eshte i zhveshur, atehere ndodhin brohoritjet e ndersjella, sic u referohesh ti. Nje diskutim behet i zhveshur, atehere kur linja e arsyetimit e diskutanteve nuk rrjedh logjikshem. Me specifikisht, pohimet e bera gjate diskutimit nuk jane mjaftueshmerisht logjike, ose te arsyetuara. Kjo do te those se, nese nje diskutant pohon dicka dhe nese ky pohim nuk ka nje strukture ku te mbahet (shembuj, evidenca logjike, evidenca fizike, shkencore, sociale, etj.), atehere diskutimi (debati) degradon ne piken e brohoritjeve, fyerjeve, grushtave (sidomos neper kuvende). Keto te fundit nuk pranohen si argumenta, sepse, sic eshte shkruar edhe ne hyrje te Akropolis, injoranca nuk pranohet si argument.

    Njerezit e ftohte perkundazi e kthejne mosperputhjen ne dyluftim diturish me elemente te forta ironie...
    Mund te jesh sa te duash i ftohte, i eger, etj., por per sa kohe qe pohimet e tua (diskutimi yt) nuk eshte i arsyeshem, atehere mos prit te vleresohesh nga mendjet e shendosha (pasi mendje te tjera mund t'ju duartrokasin).

    Ne shqiptaret bejme me shume pjese tek kategoria e pare,kurse europianet tek kategoria e dyte...
    Ky pohim eshte nje shembull i asaj qe sapo shkruajta, sepse meqenese ky pohim nuk eshte i argumentuar, atehere nuk mund te jete i arsyeshem, dhe per pasoje vertetesia e tij nuk mund te pranohet. Nese pretendon se pohimet e tua (jo te tuat specifikisht) jane te verteta por nuk ke kohe te zgjatesh me nje diskutim te detajuar, atehere zgjidhja eshte fare e thjeshte - mos u perfshi.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #27
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Druaj se ketu ka nje gabim konceptimi te debatit. Kur nje diskutim eshte i zhveshur, atehere ndodhin brohoritjet e ndersjella, sic u referohesh ti. Nje diskutim behet i zhveshur, atehere kur linja e arsyetimit e diskutanteve nuk rrjedh logjikshem. Me specifikisht, pohimet e bera gjate diskutimit nuk jane mjaftueshmerisht logjike, ose te arsyetuara. Kjo do te those se, nese nje diskutant pohon dicka dhe nese ky pohim nuk ka nje strukture ku te mbahet (shembuj, evidenca logjike, evidenca fizike, shkencore, sociale, etj.), atehere diskutimi (debati) degradon ne piken e brohoritjeve, fyerjeve, grushtave (sidomos neper kuvende). Keto te fundit nuk pranohen si argumenta, sepse, sic eshte shkruar edhe ne hyrje te Akropolis, injoranca nuk pranohet si argument.



    Mund te jesh sa te duash i ftohte, i eger, etj., por per sa kohe qe pohimet e tua (diskutimi yt) nuk eshte i arsyeshem, atehere mos prit te vleresohesh nga mendjet e shendosha (pasi mendje te tjera mund t'ju duartrokasin).



    Ky pohim eshte nje shembull i asaj qe sapo shkruajta, sepse meqenese ky pohim nuk eshte i argumentuar, atehere nuk mund te jete i arsyeshem, dhe per pasoje vertetesia e tij nuk mund te pranohet. Nese pretendon se pohimet e tua (jo te tuat specifikisht) jane te verteta por nuk ke kohe te zgjatesh me nje diskutim te detajuar, atehere zgjidhja eshte fare e thjeshte - mos u perfshi.
    Te bej lojra fjalesh mbi gjera qe kuptohen fluturimthi nga bebet ne kolipocka nuk eshte sporti im i preferuar...

    Arsyeja eshte relative,faktet jane relative,mendjet e shendosha jane relative..konkluzioni ,secili beson ku i do qefi dhe shprehet si i do qefi,formati qe permend ti i perket vetem nje numri tmerresisht te vogel diskutuesish e si i tille nuk mund te merret si pergjithesim por si vecanti....

    Vete formati jot perjashton mbi 99% te popullsise nga cdo lloj debati ,prandaj eshte formulim i gabuar....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    E kuptoj kendveshtrimin tend dhe s'te ve faj, por harrova te shtoj me lart edhe menyren e te kuptuarit te gjerave, nga ku buron edhe menyra e te thurrurit te gjerave. Sa per nje shembull, postimi juaj me lart eshte ajo forme debati qe i perket 'kategorise tende te pare', jemi dakord? Ne fund te fundit, nese nuk bie dakord me mendimet e dikujt tjeter, atehere ne vend qe te atakosh ate qe i ka shkruar, atako argumentet e tij. (Nuk ka nevoje per replika.)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #29
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    E kuptoj kendveshtrimin tend dhe s'te ve faj, por harrova te shtoj me lart edhe menyren e te kuptuarit te gjerave, nga ku buron edhe menyra e te thurrurit te gjerave. Sa per nje shembull, postimi juaj me lart eshte ajo forme debati qe i perket 'kategorise tende te pare', jemi dakord? Ne fund te fundit, nese nuk bie dakord me mendimet e dikujt tjeter, atehere ne vend qe te atakosh ate qe i ka shkruar, atako argumentet e tij. (Nuk ka nevoje per replika.)
    Sic te thashe e kam lene sportin e lojrave te fjaleve...

    Po te ecesh me ato qe ke shkruar ti i bie psh,qe meqe shumica derrmuese e popullsise nuk ka njohuri mbi funksionimin real te ekonomise dhe politikes, i duhet hequr e drejta e votimit ..psh nje me 8-vjecare kur mbush moshen 18 vjec nuk duhet absolutisht te votoje...Ato cka shkruajte ti me sjellin nder mend shtetin platonian,ku filozofi i gjitheditur sundon,ushtari i bindet dhe popullsia injorante punon....Faktikisht
    eshte cka shtresa e pasur ne bote mendon edhe sot e kesaj dite...Nuk e di ne ti e kupton apo jo,po je duke bere shtresezimin e popullsise sipas dijeve,pra po e ndan ne kasta te prera,sepse nihilizon cdo debatues qe i perket shtreses se ulet te dijeve...Kam vene re qe kjo eshte 'semundje' e filozofeve....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nuk jam plotesisht dakord me ate qe insinuon rreth kastit ne baze te dijes. Ne fund te fundit, njerezit nuk klasifikohen realisht ne baze te forces se muskulit te krahut, por ne baze te dijes. Kjo eshte pasoje natyrore. Manipulimi social eshte nje histori tjeter. Ne kete teme, nuk po diskutohet asnje nga te dyja, nese e ke vene re.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •