
Postuar më parë nga
Humdinger
Berishizmi do te bleje edhe komunistet
Nga Bashkim Kopliku
U ble LZHK-ja, e fundit e djathte qe nuk kishte rene nen thundren e berishizmit (PD-se aktuale). Nga e majta ka mbetur per t’u blere edhe partia Komuniste e Shqiperise, pasi u ble z. Xhuveli. Me perfundimin e ketij transaksioni, mbaron monopolizimi (oligolipolizimi, do te thonin manjaket e saktesise) i politikes shqiptare aktuale. Ne themi se komunistet, qe akoma jane te paangazhuar nder pakte, do t’i bleje berishizmi, duke u nisur nga ngjashmerite e doktrinave, por edhe e prejardhjes se lidereve te tyre aktuale.
Si doktrine, berishizmi u ka premtuar t’u fale tokat pushtuesve antiligjore. Po te njejten gje premton edhe komunizmi: pasuri e perbashket, t’u merret te pasurve, e t’u jepet te varferve. Berishizmi nuk do t’u jape gje, ne fund te fundit, pushtuesve te tokes: vetem do t’i mbaje me rrena, sa t’u marre votat ne disa fushata zgjedhore. Po keshtu, edhe komunizmi u premton njerezve “lugen e floririt”, gjithe te mirat e botes, e pastaj, kur merr pushtetin, u jep mjerimin, tallonin, urine, tmerret.
Doktrina e PS-se e kompani, eshte me larg komunizmit, sesa ajo e berishizmit. P.sh., PS-istet iu mbajten principeve te ekonomise se tregut: nuk ua falen token grabitesve te saj. Ata edhe me privatizimin, edhe me demokracine e brendshme te partise, qofte dhe formale, jane me larg komunizmit sesa berishizmit qe eshte njesoj si enverizmi.
Prejardhja
Por edhe nga prejardhja, eshte me afer me komunizmin berishizmi, sesa PS-istet. Prejardhja ka shume rendesi, sepse ne shqipot jemi klanor, apo tribal, siç kane filluar te thone tani, sipas frankofileve. Berishistet, se paku ata qe jane lidere apo qeveritare, jane, shume syresh, ish-komuniste te nivelit te larte, si sekretare te partise se institucioneve, apo nendrejtore te instituteve me kryesore te komunizmit etj.. Ne keto kushte, i bien te jene me larg prejardhjes komuniste lideret e PS-se sesa berishistet, sepse ata te PS-se, perveç njerit, nuk kane qene vete as anetare te partise se punes, e jo me sekretare partie.
Pazarlleqet
Komunizmi i duhet berishizmit, sepse ata marrin tani nja “0,26%” te votave te shqiptareve, te atyre qe jane nostalgjike te Enverit. Berishizmi eshte i babezitur mbas pushtetit, dhe edhe per aq pak vota nuk ka skrupull t’i thote derrit daje.
Kurse LZHK-ne, berishistet e blene jo per votat qe do t’u sjell ajo ne vath, nen thundren e tyre, sepse tani pas shitjes se saj, ajo vdiq perfundimisht, votat e saj jane praktikisht zero. Berishistet e blene LZHK-ne, siç blene perpara te birin e mbretit Zog, me nje hesap si vijon: po t’i linin te pavarur, ata mund te mblidhnin shume vota, mbase mbi 20% (po mos te arrinin t’u vidhnin votat, PD-ja e PS-ja, si me 3 korrik 2005), e beheshin parti vendimtare ne aleancat, u rritesh vlera ngaqe shume te djathte do te jepnin voten e tyre per ta, per LZHK-ne dhe per pasardhesit e mbretit Zog. Pra berishizmit i dilte me me leverdi t’u hidhte nga nje cope, si ndonje nenkryetar bashkie, apo ndonje vile e ndonje truall—fundja se mos nxirrte gje nga xhepi i tij.
Ne pamje te pare, duket sikur blerje-shitjet e ndodhura, kane forcuar berishistet.
Forca e trete
Por dardha e ka bishtin mbrapa: berishizmin me te gjithe “pseudo te djathtet” rreth tij, po i mbyt zullumi i vet, po demaskohen perfundimisht, duke afruar ardhjen e forces se trete. Kesaj here eshte krijuar nje boshllek i plote per te djathten: te djathtet nuk kane ku hedhin voten, as duke bere kompromiset me te skajshme me bindjet e tyre doktrinore. Ky boshllek krijon nje trysni negative (thithje) aq te madhe, saqe do te mbushet, se s’ben, me krijimin e asaj forces se trete, te djathtes se vertete shqiptare.
Krijoni Kontakt