Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 80
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Projekti i Parlamentit

    Projekti i Parlamentit te ri identik me ate te vitit 1921



    Para 2 javesh e ca e pashe ket projektin per parlamentin e me duket interesant si projekt dhe jam shume dakort qe nuk planifikuan nje me modern sepse keto plehra politikane nuk e meritojne:D
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Bujanoc, Prishtinė
    Postime
    4
    Arkitektura dhe politika nuk kane ndoj gje shume te perbashket sepse politikanet shkojne e vine e arkitektura mbetet dhe eshte nje deshmi e zhvillimit kulturor te nje shoqerie neper kohe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DonAlda
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Postime
    104
    Si? Ky projekti i Parlamentit te ri eshte identik me ate te vitit 1921-PSE? Thashe se tani eshte viti 2007!

    Avancimi i arkitektures Shqiptare, sidomos me objekte publike si parlamenti, tregon se kush jemi ne si popull dhe perparimin e kultures tone. Nje projekt qe shkon mbrapa ne kohe, nuk e shfrytezon kete cast delikat. Perkundrazi!

  4. #4
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Edhe une u shokova kur e mora vesh. Mesa duket edhe elita shqiptare e ka te veshtire te beje hapa perpara, drejt se rese, imagjino populli i thjeshte, turma. Ne vend qe te themi "per fat te mire dhe te keq kemi shume pak gjera per te ruajtur nga e kaluara" vazhdojme te biem ne nje eklektizem te pavend..........
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Parlamentit tone i rrofte ndertesa...! Me teper se sa forma e nderteses, mua me shqeteson me teper forma qe merr kuvendimi ne ate ndertese.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Tamam! Pseudo-dialoget qe behen atje me ngjajne me shume me ato skenat e bishave ne stepe qe caktojne territorin qe duan te kontrollojne duke ..urrosur neper cepa.......
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk po me pelqen ki projekt..

    shum arkaik..

    ne jemi vend i ngrohte e catite nuk jan domosdoshmeri sikurse po themi ne finland apo petersburg.. e skandinavi ku bie bore 6-8 muj dimer..


    me mire le te marrin institutin e arteve sepse ajo salle eshte tahmėm per parlament dhe njekohesisht jashte ka paraqitje serioze.. dhe kombinon me folen e haxhi moisiut aty plus me universitetin si dhe me kryeministrine si stil..

    dhe ate qe eshte sot tja japin teatrit kombetar ..

  8. #8
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Mire, te gjithave ua gjete vendin o Brar, po pazar nuk na bere....

    Jo te gjitha tipologjite e objekteve mund te pershtaten per njera tjetren dhe te adaptohen per cdo lloj funksioni, ose pastaj do te te shkonte me lire te ndertoje dy objekte te reja....
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per kete projekt une kam degjuar qe jane tek rreth 200 studio arkitekture shqiptare e te huaja qe konkurrojne.
    Shtypi sikur nuk eshte ndjere lidhur me kete gje. A dihet gje, se kur fillon skualifikimi, pra kur ngushtohet rrethi i konkurrenteve?

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dita, nga data 23 Tetor gjeri mė 22 Dhjetor ka qenė ftesa e parė pėr konkurrim ku ftoheshin tė gjitha studiot ose atelietė e projektimit tė cilat kishin nė CV-tė tyre disa pėrvoja projektimi dhe kritere nė mėnyrė qė tė hynin nė konkurs. Mė shumė e shtjellon formulari zyrtar i Kuvendit (theksoj kuvendi dhe jo parlamenti) tė Shqipėrisė:

    NJOFTIMI PĖR SHPALLJEN E KONKURSIT NDĖRKOMBĖTAR

    REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
    KUVENDI




    KONKURS NDERKOMBETAR
    PER
    PROJEKTIMIN E KOMPLEKSIT TE RI PARLAMENTAR
    TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE




    Tirane, Tetor 2006




    1- Intitucionet organizuese.

    Kuvendi i Republikes se Shqiperise, shpall Konkursin Nderkombetar te arkitektures per hartimin e Projektit te Kompleksit te Ri Parlamentar.

    2- Qellimi i Konkursit

    Qellimi i Konkursit Nderkombetar per Projektin e Kompleksit te Ri Paralamentar eshte perzgjedhja e ideve dhe zgjidhjeve urbanistike, arkitekturore dhe hapsinore te Kompleksit te Ri Paralamentar.
    Konkursi do ti sherbeje hartimit te nje projekti sa me funksional, me zgjidhje te arrire vellimore dhe arkitektonike, te denje per rendesine e funksionit te tij, per nje prezantim te denje te vepres se re ne marredheniet me institucionet homologe, si dhe ti jape vlera urbanistike e arkitektonike Kryeqytetit e vecanerisht aksit qendror te tij.

    3- Pjesemarrja

    Konkursi nderkombetar eshte u hapur per te gjithe arkitektet dhe projektuesit, te ēdo vendi, te cilet jane regjistruar ne urdherat, shoqatat dhe regjistrat profesionale te shteteve perkates, me qellim qe te vertetojne kapacitetet e tyre per ushtrimin e profesionit te projektuesit.
    Mund te marrin pjese projektues te veēante, bashkime projektuesish, shoqeri ose studio projektimi, te cilet duhet te percaktojne drejtuesin e grupit te projektimit dhe perfaqesuesin e tyre legal.
    Nje projektues nuk mund te marre pjese me shume se ne nje grup projektimi.

    4- Lloji i Konkursit

    Konkursi zhvillohet si nje Konkurs me perzgjedhje (parakualifikim) te konkurenteve, duke respektuar rregullat nderkombetare te pranuara per Konkurset e arkitektures. Si baze per rregulloren e Konkursit jane te rekomandimeve per Konkurset Nderkombetare te Arkitektures dhe urbanistikes qe jane miratuar nga Konferenca e Pergjitheshme e UNESKO-s, ne vitin 1978 dhe ndryshimet e bera gjate kongreseseve dhe konferencave boterore te arkitektures.


    Konkursi Nderkombetar per Projektin do te zhvillohet nepermjet fazave te meposhtme :

    • Faza e perzgjedhjes se konkurenteve nepermjet kualifikimit, nga Komisioni i Vleresimit dhe hartimi i nje short – liste me dhjete studio projektimi, ne baze te dokumentave te derguara nga pjesemaresit. Perzgjedhja do te bazohet ne eksperincen ne pjesmarrjen ne Konkurse te ngjashme, si dhe projektimin dhe realizimin e objekteve te ngjashme.
    • Ne fazen e dyte konkurentet, studiot e kualifikuara sipas short – listes, do te marrin materialet e nevojeshme per hartimin e Projekteve. Materializimi i ideve te pjesmareseve do te jete, ne formen e nje skice – ideje te zgjeruar. Keto projekte do te gjykohen nga Juria e Konkursit, e cili do te zgjedhe Projektin fitues.

    5- Kriteret e vleresimit te Konkusit

    Projektet e paraqitura do te vleresohen nga Komisioni i Konkursit ne baze te ketyre kritereve kryesore :

    1. Cilesia estetike dhe arkitekturore e projektit: e shprehur nepermjet te gjithe struktures se
    godines, cilesia dhe layouti i shperndarjes se hapesirave, menyra e realizimit dhe
    plotesimi i kerkesave te Detyres se Projektimit; vleresimi deri 30 pike ;
    2. Vlera e projektit ne lidhje me rivleresimin e zones se ndertimit, impakti i projektit ne strukturen urbane dhe lidhja me godinat ekzistuese, zgjidhja e rrjetit rrugor dhe hyrjeve ne objekt, sistemimi i hapesirave te hapura ; vleresimi deri 35 pike.
    3. Karakteristikat e projektit nga pikepamja e fleksibilitetit te hapsirave te brendeshme ne lidhje me plotesimin e kerkesave funksionale ; vleresimi deri 10 pike;
    4. Te rejat ne ndertim dhe ne impiante, veēanerisht per futjen e materialeve dhe teknologjive eklogjike, si dhe ne kontrollin e kostove te administrimit dhe mirembajtjes, si dhe te kursimit te energjise; vleresimi deri 20 pike.
    5. Koha dhe kostoja e realizimit te vepres ; vleresimi deri 5 pike.
    Gjithsej 100 pike.


    6. Procedura dhe dokumentacioni

    Paraqitja e kerkesave per pjesemarjen ne Konkurs do te jete ne periudhen nga 23 Tetor 2006 deri me 22 Dhjetor 2006 Kerkesat duhet te paraqiten ne Sekretarine e Konkursit ne adresen sipas Pikes 10 nepermjet postes, e-mail, fax ose edhe direkt.
    Ne kerkesen per pjesmarje duhet te perfshihen te dhenat e meposhteme
    1. Nje leter per shprehjen e interesit per te marre pjese ne konkurs.
    2. Dokumentat legale qe konfirmojne plotesimin e kritereve te percaktuara per
    pjesemarjen marrjen ne Konkurs. Aktin e rregjistrimit ne urdherat, shoqatat dhe
    rregjistrat profesionale dhe ligjore te shteteve perkates. Drejtuesin e grupit te
    projektimit dhe perfaqesuesin e tyre legal.
    3. Profilin e studios se projektimit.
    4. CV e anetareve kryesore te grupit te projektimit.
    5. Deshmite e pjesmarjes ne Konkurse te ketij lloji.
    6. Deshmi te ēmimeve te fituara n.q.s. ekzistojne.
    7. Kataloge ose materiale grafike dhe foto te projekteve te realizuara nga studioja e projektimit.
    8. Referenza bankare dhe bilanci financiar i vitit te fundit.


    7. CMIMET

    Ne perfundim te Konkursit, Juria e Konkursit Nderkombetar do te percaktoje tre fituesit e tij, me ēmim te pare, te dyte dhe te trete, si me poshte:
    1. Cmimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e pare, me nje vlere prej 60 000 EURO.
    2. Cmimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e dyte, me nje vlere prej 30 000 EURO.
    3. Cmimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e trete, me nje vlere prej 15 000 EURO.
    Perveē tre projekteve fitues do te vleresohen edhe projektet e tjere te klasifikuar te short-listes, me rimborsimin e shpenzimve deri ne vleren 3000 Euro per secilin.

    8. Perberja e Jurise
    Juria e Konkursit do te perbehet nga shtate anetare efektive dhe dy anetare rezerve.
    Anetaret e Jurise do te jene 5 ( pese ) Arkitekte te huaj, personalitete te njohur te arkitetktures nderkombetare dhe 2 ( dy ) Arkitekte te njohur te arkitektures shqiptare.

    9. Kalendari I Konkursit.
    • Botimi i njoftimit per shprehje interesi 10 dite
    • Shprehje e interesit 60 dite
    • Shqyrtimi i kerkesave dhe hartimi i Short – list 20 dite
    • Shpallja e Short – list dhe dergimi i dokumentacionit
    Pjesmareseve ne fazen e dyte 20 dite

    10. Per informacione te tjera

    Personat, ose subjektet e interesuar per pjesemarjen ne konkurs, mund ti drejtohen Sekretarise Teknike te Konkursit per marrjen e informacioneve te tjera.
    Sekretaria Teknike e Konkursit Nderkombetar ka kete adrese :
    Kuvendi i Shqiperise, Bulevardi Deshmoret e Kombit, Tirane, Albania.
    Tel. + 00 355 4 264887
    Tel. + 00 355 4 221764
    Fax + 00 355 4 221764
    E-mail : competitionsecretariat@parlament.al
    E-mail : ricardmarku@parlament.al
    Adresen e website te Parlamentit Shqiptar : http : //www.parlament.al
    Orari i punes: nga e hena deri te premte, nga ora 9.00 deri ne oren 13.00.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Unė do thoja NUK KA MUNDĖSI tė jetė ajo qė ka postuar Frodo pamja e Kuvendit tė ri tė Shqipėrisė, pėr dy arsye thelbėsore:

    1. Pamja qė ka paraqitur Frodo nuk i pėrputhet njollės sė pėrcaktuar nė planin urbanistik rregullues tė Tiranės.
    2. Nėse do vendosej qė tė kopjohej identik godina e parė e Kuvendit tė Shqipėrisė, e qė sot ėshtė Teatri i Kukllave pranė Bankės sė Shqipėrisė, atėherė pse duhej tė bėhej gjithė kjo ftesė ndėrkombėtare pėr konkursin e projekti-idesė sė Kuvendit tė ri.

    Pėr mua nuk ka fare kuptim.


    Do informohem pėr ecurinė e projekti-idesė sė Kuvendit tė ri, dhe nėse gjejė ndonjė pamje do ta postoj kėtu.


    Pėrshėndetje!
    Drini Nosi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •