Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Muntaz Dhrami - Skulpturė - Monumenti i Lasgushit

    Poradeci, lirik deri nė detaj


    Qyteti i Pogradecit priti dje monumentin e poetit tė tij tė madh Lasgush Poradeci. Vjen kėtė dimėr Poradeci pėr tė ngelur gjithmon buzė shėtitores dhe bregut tė liqenit ku ēapitej ēdo ditė ēapngadalė dhe i menduar. Vinte nė Pogradec nė pranverė nė shtėpinė e tij dhe largohej pėr nė Tiranė, kur binte dėbora e parė nė qytet.

    Sapo makina solli monumentin, qindra qytetarė mbėrritėn pėr ta parė. Kureshtja lidhet edhe me njė tjetėr arsye. Pėrpara disa vjetėsh njė skulptor nga Korēa, Vladimir Kaēaku dhe aktori Llazi Sėrbo realizuan njė vepėr e cila nuk u pėlqye nga pogradecarėt tė cilėt ngulėn kėmbė qė kjo vepėr e dobėt tė mos ekspozohej. Kėshtu ndodhi qė 10 milionė lekėt e Bashkisė tė shkonin dėm dhe vepra, tashmė e dėmtuar krejt, tė ngelej magazinave tė Pallatit tė Kulturės. Pėr kėtė arsye, kryetari i Bashkisė, Artan Shkėmbi, ia besoi monumentin e poetit, njė emri tė njohur tė skulpturės Muntaz Dhramit i cili pas shumė bocetesh dhe diskutimesh me njė kėshill artistik krijuesish arriti tek varianti pėrfundimtar. Tashmė monumenti qėndron i mbuluar dhe ėshtė gjithēka gati pėr nesėr kur do tė zhvillohen njė sėrė aktivitetesh dhe mė pas nė mesditė pritet tė bėhet pėrurimi. Monumenti ėshtė i lartė 3 m e 40 cm dhe ka kushtuar 90 milionė lekė.


    E kishit menduar mė parė tė realizonit njė monument pėr Lasgush Poradecin, apo ideja lindi bashkė me propozimin e bashkiakut tė Pogradecit?

    Ideja pėr njė monument kushtuar Lagush Poradecit ėshtė e hershme. Unė jam njė adhurues i mjeshtrit tė lirikave tė rralla, qė nė bankat e shkollės. Poezitė e tij i lexoja dhe nuk ngopesha. Mund t’ju them nė mėnyrė figurative se poezitė e tij i ngjanin njė kroi me ujė mali tė pastėr, dehės, qė pije dhe nuk ngopeshe kurrė. Por ngacmimin mė tė madh e kam patur pas leximit tė librit tė Petraq Kolevicės “Lasgushi mė ka thėnė”. Aty gjeta njė sharm krejt tė veēantė dhe e sintetizova mendimin dhe vepra u krijua gradualisht nė mendjen time


    Po figurativisht tek kjo vepėr si do zbėrtheheshin tė gjitha kėto qė thatė?

    Duket qartė bota e shqetėsuar e poetit. Por njėherazi ėshtė edhe shumė njerėzor dhe i dashur me qytetin e tij. Nė kėtė monument kam kompozuar dhe punuar aksesorė deri nė detaje. Ky njeri nuk e shiti shpirtin pėr t’i thurur lavde diktaturės. Letrat qė ka nė njėrin xhep tė palltos flasin dhe ato. Bastuni, qeni tek kėmbėt… Por mbi tė gjitha siē shihet ėshtė njė Lasgush burrėror, jo i ngritur mbi ndonjė piedestal. Ai ėshtė i vendosur mbi tapetin e barit. Ėshtė nė lėvizje tė brėndshme. Pikėrisht nė kėmbėt e tij janė tė stilizuara dallgėt e liqenit dhe lulet. Dhe desha tė shtoj se pėr realizimin e kėtij monumenti kam shumė vizatime dhe skica, mė pas dhe 12 bocete deri sa arrita tek kjo vepėr qė shohim sė bashku.


    A ju duket kjo vendosje mė e mira?

    Pa dyshim njė rol tė dorės sė parė luan edhe vendosja e monumentit. Tek kjo vendosje primare ishte bregu i liqenit qė poeti i ka kėnduar me aq dashuri dhe vėshtrimi nga Mali i Thatė, tek vė re “shqiponjėn e arratisur” dhe burimet e Drinit nė drejtim tė Shėn Naumit. Ėshtė shumė domethėnėse …


    Ishte njė ide nga krijuesit dhe intelektualėt e Pogradecit, qė monumenti i poetit tė bėhej bashkė me atė tė Mitrush Kutelit, por ju e keni kundėrshtuar, pse?

    Po ėshtė e vėrtetė qė unė nuk isha dakord dhe pėr kėtė kam sjellė argumentet e mija. Ėshtė fakt qė Pogradeci ka dy maja tė larta qė do ta thosha mė shkoqur hipėn nė njė majė dhe shikon Lasgush Pogradecin dhe hipėn nė njė majė tjetėr dhe shikon mjeshtrin tjetėr tė prozės, Mitrush Kutelin. Dy gjeni qė janė dy kulme tė rėndėsishme tė letėrsisė shqipe nuk mund tė rrinin nė njė vend. Unė kam propozuar qė pak metra mė tutje vitin tjetėr qė ėshtė 100- vjetori i lindjes sė Kutelit tė ngrihet njė monument tjetėr, i madh kushtuar tij. Dhe nė mes tyre tė ketė njė shatėrvan tė stilizuar me pllaka bakri dhe aty tė jepen tė incizuara gjatė gjithė ditės poezi tė Lasgushit apo nga krijimtaria e Kutelit. Kjo mendoj unė ėshtė mė e mira. Ėshtė bėrė dhe projekti dhe besoj se do tė realizohet vitin tjetėr.


    A do ta realizoni ju edhe monumentin e Kutelit ?

    Nuk e di, shpresoj. Dhe nėse kjo do tė mė ngarkohet mua do ta bėj me shumė dashuri.


    Pėrgatiti Bardhyl Berberi pėr Shekullin

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    Montazi dhe Kristaqi mos jane ata qe bene bustin e Enverit ???????????

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di, nga gazeta e morra materialin. Por, tani jam kurrioze tė di nėse janė ata?!

  4. #4
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga xxxl
    Montazi dhe Kristaqi mos jane ata qe bene bustin e Enverit ???????????
    ... dhe nėse janė ata, ēfarė duhet bėrė... tė mos pranojnė veprėn e Muntaz Dhramit pėr Lasgush Poradecin??!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mumtaz apo Muntaz..

    Un e di Mumtaz..
    E pse vepra e Llazit dhe atij Ladit te mos ekspozohet..
    Ka parqe poradeci e aty mund te vihet edhe kjo e ktyre dyve edhe diku tjater e mumtazit..
    dy te ngrena sbejn keq.. thot populli.. pra as dy buste sbejn keq..
    harrimi eshte i keq..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Me M apo me N nuk ka rendesi Brar ,I HARUARI poeti me i madh shqiptar Lasgush Poradeci me ne fund u kujtua .Kjo eshte me e pakta qe mund te behej per te.

  7. #7
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Une e njoh personalisht, Muntaz Dhrami, dhe ju pelqen apo jo ai eshte nje mjeshter, dhe shtermberimet e emrit te tije ( me falni por eshte injorance)
    C`fare rendesie ka se bustin e kujt ka bere?
    A eshte artist i merituar?A ka duar te arta?
    Jam shume i gezuar qe populli me kulture , i Pogradecit ,ka nje nga bustet e njerit te bijeve te tije me te njohur.
    Nje kryeveper per , nje kryepoet.
    Me respekt Nick.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    muntaz dhrami. artist karierist.nen hijen e haderit dhe rames.i sherbeu vetem propagandes komuniste dhe asnjehere talenteve te reja shqiptare.i pa talentuar.
    ka qene gjithmone pengese per artin e mirfillte dhe te lire.per mua eshte inkuizitori komunist i artisteve (piktore dhe skulptore) te vertete shqiptar. nuk ja vlen fare te diskutohet si artist .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga xxxl
    Montazi dhe Kristaqi mos jane ata qe bene bustin e Enverit ???????????

    Muntaz Dhrami ka bere bustin e Enverit ne Gjirokaster. Fajin nuk e ka artisti po sistemi. Talenti i njejte mbetet ne cdo sistem. Busti ishte plotesisht i arrire.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Citim Postuar mė parė nga xxxl
    Montazi dhe Kristaqi mos jane ata qe bene bustin e Enverit ???????????
    Jane ata qe kane bere edhe te Skenderit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •