Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Ka vdekur ish presidenti amerikan Ford

    Cnn konfirmon qe ka vdekur ish presidenti Gerald Ford, ai ishte 93 vjec. Ka lindur ne 1913. Ka qene ne kohe te veshtira ne krye te SHBA. Fordi ka qene presidenti i 38te dhe jo i zgjedhur ne popull.

    Ngushellime popullit amerikan per humbjen e ish presidentit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Historia e presidencės sė Gerald Fordit

    Jeffrey Young
    Uashington
    10-03-2006



    Presidenca e Gerald Fordit, i cili shėrbeu nga viti 1974 deri nė fillim tė vitit 1977, ishte rezultat i rrethanave tė jashtėzakonėshme tė njė kohe tė turbullt. Gerald Rudolp Ford ėshtė i vetmi president amerikan qė ka shėrbyer nė atė post pa u zgjedhur.

    Mė 10 tetor tė vitit 1973, nėnpresidenti Spiro Agnew dha dorėheqjen pas akuzave pėr korrupsion. Nė pėrputhje me kushtetutėn, Presidenti Richard Nixon duhej tė emėronte dikė nė atė post. Por zoti Nixon u gjet vet nė mes tė njė skandali, atij tė Watergatit, qė u shkas thirrjeve nga Kongresi dhe publiku amerikan qė ai tė shkarkohej.

    James Cannon, kėshilltar i Presidentit Ford pėr ēėshtjet e brendėshme dhe biograf i tij thotė se nė fakt vendimi se kush do ta zėvendėsonte nėnpresidentin Agnew nuk ishte nė dorė tė Shtėpisė sė Bardhė.

    “Fordi u zgjodh nė postin e nėnpresidentit nga udhėheqėsit kryesorė tė Kongresit, demokratė dhe republikanė, duke e ditur se kishte tė ngjarė qė ai tė bėhej president. Ata ia detyruan kėtė zgjedhje Niksonit, duke i thėnė se kjo ishte njė zgjedhje qė do tė konfirmohej dhe Niksoni nuk kishte alternativė tjetėr, veē caktimit tė Fordit”.

    Nė atė kohė Gerald Fordi ishte udhėheqėsi i republikanėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve me njė pėrvojė 25 vjeēare nė Kongres. Kolegėt e vlerėsonin atė pėr sinqeritetin dhe aftėsinė pėr tė punuar efektivisht me tė dyja partitė politike.

    Nė korrik tė vitit 1974, Kongresi filloi procedurėn pėr shkarkimin e Presidentit Nikson, qė ēoi nė dorėheqjen e tij mė 9 gusht 1974. Nėnpresidenti Gerald Ford u bė president.

    Analisti James Pfiffner nė Universitetin George Mason nė periferi tė Washingtonit thotė se zoti Ford hyri nė Shtpinė e Bardhė i vendosur pėr tė ndryshuar atmosferėn e krijuar nga paraardhėsi i tij.

    “Mėnyra e hapur si ai e trajtoi presidencėn qė nė fillim, pati njė ndikim tė madh. Ai reagoi kundėr Rechard Nixon-it qė e kishte mbajtur nė distancė edhe vetė kabinetin e tij dhe po ashtu kishte mbajtur njė qendrim konfrontues me Kongresin”.

    Njė muaj pasi erdhi nė postin e Presidentit, Gerald Fordi vendosi t’i jepte fund asaj qė e qujti “endėrr tė gjatė tė tmershme kombėtare” tė skandalit tė Watergate-it. Ai e fali ish presidentin pėr tė shmangur ndjekjen e tij penale pasi kishte bindjen se gjykimi i Niksonit do ta ndante dhe dobėsonte edhe mė tej vendin.

    Sekretari i Shtypit i Presidentit Ford, Ron Nessen, thotė se ai pati pėrballė njė mori problemesh tė brendėshme dhe tė jashtėme qė nė fillim tė presidencės sė tij.

    “Qė nė fillim ai pati ēėshtjen e vėshtirė tė faljes sė Nixon-it. Njė sėrė ēėshtjesh tė tjera erdhėn nga pėrfundimi i Luftės sė Vitnamit. Nė skenėn e brendėshme problemi mė i madh ishte ekonomia me njė inflacion tepėr tė lartė. Ajo shėnoi rėnin mė tė ndjeshme qė nga kriza e madhe e viteve 30-tė”.

    Ngecja ekonomike nė vitin 1974 u shkaktua kryesisht nga embargoja e naftės e OPEC-ut, si rezultat i mbėshtetjes amerikane pėr Izraelin nė luftėn e Yom Kippurit tė vitit 1973. Kėshilltari i Presidentit Ford pėr ēėshtjet e brendėshme, James Cannon, thotė se nxjerrja e vendit nga ngecja e dėmtoi tė ardhmen politike tė Presidentit. Atij iu desh tė shkurtonte shpenzimet qeveritare, tė ulte inflacionin, tė ulte interesat bankare nė mėnyrė qė ekonomia tė mėkėmbej, dhe mbi tė gjitha t’i vinte veton njė sėrė projektligjesh, gjė qė nuk ishte shumė popullore.

    Ish kėshilltari i Presidentit Ford pėr Sigurimin Kombėtar, Brent Scowcroft, thotė se tėrheqja e Shteteve tė Bashkuara nga Vietnami i Jugut, qė ra nė vitin 1975, ndihmoi ambicjet e vjetra tė Bashkimit Sovjetik, megjithėse marrėdhėniet mes Washingtonit dhe Moskės ishin pėrmirėsuar.

    “Politika e detantės me Bashkimin Sovjetik, qė filloi me Presidentin Nixon nė vitin 1972, shihej nė shkallė tė gjerė nė 1975 nė pozita jo tė favorshme, nė mos e paefektshme. Me fjalė tė tjera, sovjetikėt e shfrytėzuan atmosferėn e ētensionuar mes Washingtonit dhe Moskės pėr tė ndjekur synimet e tyre tė para detantės”.

    Frenimi i komunizmit, veēanėrisht i elementėve tė mbėshtetur nga Moska, ishte njė ēėshtje me rėndėsi pėr administratėn Ford. Kur Kamboxhia kapi njė anije tregtare amerikane nė vitn 1975, Shtėpia e Bardhė dha urdhėr pėr njė operacion ushtarak shpėtimi pėr t’i treguar botės se Amerika nuk ishte e dobėt. Nė korrik tė po atij viti, Presidenti i Indonezisė, Suharto, kėrkoi mbėshtetjen e Washingtonitr pėr tė shtypur pėrpjeket kundr qeverisė sė tij tė udhėhequera nga komunistėt, siē argumentoi ai. Kjo ishte njė tjetėr ēėshtje shumė e vėshtirė pėr Presidentin.

    Nė fushatėn presidenciale tė vitit 1976, Gerald Fordi konkuroi me Jimmy Carterin, njė ish guvernator i panjohur nė politkėn kombėtare. Gajtė gjithė fushatės zoti Ford i rezistoi zemėrimi tė votuesve pėr faljene Niksonit. Jimmy Cartet fitoi me njė rezultat tė ngushtė ndaj Gerald Fordit, duke i dhėnė kėshtu fund karierės politke tė tė vetmit president tė pazgjedhur.

    Pėr sa i pėrket trashėgimisė sė Gerald Fordit, shumė historianė thonė se atij i pėrket merita pėr uljen e tensioneve nė vend pas njė skadali tronditės tė Shtėpisė sė Bardhė, pas njė krize konomike dhe luftės sė Vietnaimit qė e ndau vendin. Ata thonė se Gerald Fordi vuri intresat e vendit para tė ardhmes sė tij politike.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    Sipas Zerit te Amerikes, kur mori detyrėn, zoti Ford tha:
    ‘Bashkėatdhetarė tė mij, ėndra jonė e keqe dhe e gjatė kombėtare ka marrė fund’.
    Me kete rast, i uroj bashkatdhetarve shqiptare te kene nje president te atille.

  4. #4
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Fordi ka qene nje nga presidentet me te mire te SHBA's.. ka marre persiper gjithe problemet e Nixonit dhe ka ditur si ti ndreqi nje nga nje.

    R.I.P.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  5. #5
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Ngushellimet e mia se ka qene shume Presidentet I mire/keshtu kam degjuar...........kec me vjen shume qe Diq

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sot u varros ish presidenti Ford. Por ajo qe te bene pershtypje respekti dhe nderi qe iu bene ketij burri te madh. President, ish president, senator dhe shume njerez te shquar moren pjese ne kete cerremony te madhe. Dicka shume madheshotre...te vjen keq qe eshte cerremony mortore.

    Mendova te beja nje pyetje: a do vij vall nje dite qe dhe ne shqiptaret ti nderrojme njerzit e shquar sic i nderro Amerika?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2005
    Postime
    11
    Citim Postuar mė parė nga selina_21
    Ngushellimet e mia se ka qene shume Presidentet I mire/keshtu kam degjuar...........kec me vjen shume qe Diq
    te shkuara dhe ty zemer

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2006
    Postime
    56
    Ky eshte nje nga ato raste ku HISTORIA TREGON sepse kur Ford ishte president ishte cilesuar si nje nga presidentet me te keqinj amerikan.Qe nga falja e Nixon deri tek terheqja nga Vietnami sot shihen nen nje spekter tjeter.Po ashtu dhe vitet e tij ne Shtepi te Bardhe.

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc
    Sot u varros ish presidenti Ford. Por ajo qe te bene pershtypje respekti dhe nderi qe iu bene ketij burri te madh. President, ish president, senator dhe shume njerez te shquar moren pjese ne kete cerremony te madhe. Dicka shume madheshotre...te vjen keq qe eshte cerremony mortore.

    Mendova te beja nje pyetje: a do vij vall nje dite qe dhe ne shqiptaret ti nderrojme njerzit e shquar sic i nderro Amerika?
    do vi do vi per nja 20 vjet
    Partizoni

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ka qene nder presidentet qe ka qene me pak ne drejtimin e shtetit por me i miri per mendimin tim pa lene mbrapa dhe KLINTONIN i cili ka bere shume per kombin shqiptar .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sa kam degju ka qen President i mrekullueshem edhe shum i drejt
    Ngushllime
    #VamosArgentina

  12. #12
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    e kemi pas nga michigani. I majtem flamuret gjysme shtize per te ca dite.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga J.G
    Ky eshte nje nga ato raste ku HISTORIA TREGON sepse kur Ford ishte president ishte cilesuar si nje nga presidentet me te keqinj amerikan.Qe nga falja e Nixon deri tek terheqja nga Vietnami sot shihen nen nje spekter tjeter.Po ashtu dhe vitet e tij ne Shtepi te Bardhe.

    Per Nixonin edhe disa dite perpara se te vdiste ai tha : qe nuk kam ndryshuar mendimin se e fala as jam bere pishman biles ne te kunderten akoma me shume jam i vendosur qe kam bere gjene me te mire.

    Normalisht qe presidenti amerikan eshte post qe populli amerikan nuk e koncepton apo deshiron te shikoj neper gjyqe pasi kjo do ja ulte figuren.

  14. #14
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Ngushellime familjes.
    Feel the pump √

  15. #15
    Ftoj Big Paul publikisht qe ta heqe ate flamur qe ka vene nen emer.

    Ajo shenje ne flamur eshte si draper e ēekani qe deshen ti vinin flamurit te kuqt.

    Te fala miqesore, shoqerore, arberore,

    prej xhumakut

    i vete-atashuar ne forum jo prej xhuvelit per ruajtjen e mjedisit forumor.

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti Dr. Rugova u shpall Senator Nderi i Europės
    Nga DriniM nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 12:27
  2. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  3. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46
  4. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •