Historia e brezit HIP HOP
Hip-Hop ka tashmė mėse 25-vjet si rrymė muzikore dhe kulturale qė pėrshkon dejet dhe damarėt e Amerikės e qė ka pėrfshirė breza rinorė nė veshje, kulturė, muzik dhe mėnyrė origjinale tė jetuari dhe shprehuri ndryshe, nė mbarė planetin. Kjo rrymė muzikore e prejardhur prej rhythm and blues, soul music, pėrzier disa herė me funk dhe rock'n roll, si tė thuash ėshtė rryma mė radikale nė tė cilėn thyen urat e lidhjes etike. Prej kėtu ngrihet ngrehina kulturore e Hip Hop. Nė fundin e viteve '70 dhe fillimet e '80-ės, nė jug tė lagjes Bronx tė populluar kryesisht nga popullsia me ngjyrė nė New York, lindi rryma kulturale muzikore qė studiuesi Jeff Chang do e quaj " brezi hip hop". Bazat filozofike tė kėsaj rryme janė tė ngritura mbi veprėn e Lyndon Johnson "Great Society" ku protestohet dhe njėkohėsisht jepen ide revolucionarizuese se si popullata e Amerikės duhet tė jetė nė raport me njė shoqeri sa mė demokratike konstitucionale ku barasvlersimi i vlerave humane tė jetė i njėjtė pėr tė gjithė. Si tė thuash kjo lloj kulture nėpėrmjet zėrit tė protestės nė muzikė u bė shpresa (anglisht hope) e njė brezi tė tėrė rinor. Nė fillimet e veta Hip Hop nuk shtrihej gjeografikisht mė tepėr se shtat milje rreth e qark lagjes Bronx. Kėsaj lagje tė varfėr njujorkeze ku nė dekadat e fundit ka humbur 600 000 punė manifakturale, 750 000 banues qė janė larguar prej aty, dhe 43 000 shtėpi tė braktisura. Nė katėr fėmijė tre prej tyre e kanė braktisur shkollėn e mesme. Ligji bėhej prej formacioneve tė gangsterave tė njohur si Savage Nomads apo Black Spades tė cilat e ndanė lagjen nė grupime tė pėrgjakshme bllok mė bllok. E gjithė kjo situatė, gjithmon sipas Jeff Chang solli edhe shprehjen e njohur: ...nėse blues lindi prej kushteve tė kėqia dhe diskriminuese tė popullsisė me ngjyrė tė Amerikės sė atyre viteve, atėherė Hip Hop lindi nga papunėsia dhe ligji i xhunglės qė mbizotėronte rrugėve tė dekadave tė brezave tė sotėm. Nė kėtė kohė dolėn edhe pionierėt e parė DJ Kool Herc dhe Grandmaster Flash, si dhe stili i kruarjes sė disqeve nėn autopolantė tė fuqishėm mbi voltazhor. Johnny Apleseed ish kryetar i bandės sė gangsterėve Afrika Bambaataa ishte i pari raper qė kapėrceu kufijt e lagjes Bronx pėr t'u hedhur nė qendėr tė Manhattan duke e zgjeruar dhe inspiruar mė tej rrymėn e cila filloi tė gjej vetveten nė poetėt raper, break dancers dhe graffiti artist qė pikturonin ilegalisht trenat dhe ndėrtesat nė New York. Nė vitin 1979 nė New Jersey studioja e vetquajtur Sugar Hill Gang nxori albumin e parė rape nė historinė e muzikės i cili u shit mė tepėr se njė milion kopje nė mbar Amerikėn duke e futur definitivisht Hip Hop nė industrinė muzikore. Jesse Jackson, Chuck D dhe Ice Cube janė tė parėt lider serioz tė getove, tė ngarkuar poetikisht me misionin e denoncimit tė padrejsive dhe influencave politike nė Amerikė, qė kanė shitur mė tepėr albume dhe janė tė parėt protagonist tė populluar nė historine e kėsaj kulture muzikore. Por zhvillimi i vėrtetė do tė vinte nga qyteti i Los Angelos me botimin e njėzet faqeve manifest hip hop tė shkruara nga Rodney King, si dhe dalja e revistės "The Source" prej sė cilės u bėnė tė njohura figura madhore udhėheqėsish tė gangsta rapers si Dr. Dre dhe Snoop Dogg qė aktualisht janė edhe kėnėautorėt e kėngėve dhe albumeve mė tė shitura tė kėsaj rryme nė industri. Me Dre dhe Snoop hip hop nga protestė e getos u shndėrua nė zėrin e periferive qė ėshtė krenar pėr prejardhjen e vet duke e ngritur kėshtu rrymėn nė njė shkallė mė tė lartė graviteti filozofik. Kėshtu qė nė kulturėn hip hop filluan tė shfaqeshin G-tė e mėdhaja tė arit apo diamantit tė varuara nė qafė ose nė unaza, ConArt, Chevrolet, Pendleton, Zig-Zag, Seagram, Remy, Hennsey, Tanqueray, Desert, Eagle, Dogg Pound, Deth row, simbole tė ngadhnjimit dhe lirisė, ngritjes materiale dhe luftės pėr tė fituar barazi. Nė New York raper si Jay-Z dhe P.Dedy tė shndėruar nė milionerė e ngritėn nivelin e kulturės hip hop madje edhe nė sferat politike.
Do tė ishte shumė i cunguar ky shkrim po qe se nuk do evidentonim njėrėn nga figurat mė madhore si pėrfundim. E kam fjalėn pėr shfaqjen dhe rrolin e Eminem nė linjat kulturore tė hip hop. Pa kėtė djalosh tė ēuditshėm poet, raper i talentuar, protestues provokativ dhe revolucionar njėkohėsisht kjo lloj kulture nuk do tė kishte kuptim. Jo vetėm pėr talentin e padiskutueshėm tė Eminem por edhe pėr faktin provokativ qė ai ėshtė dhe ngelet i pari raper i racės sė bardhė. Ujrat e llogjikės sė kėtij fakti tė shpien drejt burimit se protesta ekziston nė njė forėm mė tė gjerė sociale, jo vetėm nga popullata me ngjyrė. Kėshtu kjo rrymė mori zgjerimin dhe popullim social nė sy tė admiruesve dhe brezave tė tė gjitha racave dhe tė gjitha vendeve e kombeve gjithandej nėpėr botė. U bė si tė thuash zėdhėnėse e zėrit tė protestės.
Pėrgatiti: F. Ilia
Krijoni Kontakt