Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Njerezimi ka nevoje per Zotin, thotė Papa

    Papa ka shfrytėzuar shėrbesėn e tij tė Ditės sė Krishtlindjeve pėr t'i bėrė thirrje njerėzve nė vendet e pasura tė dėgjojnė atė qė ai tha se ishte thirrje e dhimbshme pėr ndihmė nga thellėsitė e njerėzimit.

    Ndėrsa i printe shėrbesės nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Romė, Papa Benedikti krahasoi arritjet e shkencės me konfliktin, varfėrinė dhe mjerimin e vazhdueshėm. Ai tha se nė epokėn e internetit dhe tė asaj qė ai e quajti konsum i pafrenueshėm, ishte e turpshme qė njerėzit vazhdonin tė vdisnin nga uria dhe etja, dhe qė kishte tė tjerė qė ishin tė robėruar apo viktima tė urrejtjes racore. Papa poashtu bėri thirrje qė tė bėhen pėrpjekje tė reja pėr paqe nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikė. Njerėzimi, tha ai, nuk mund tė jetojė pa Zot dhe ende kishte nevojė pėr njė shpėtimtar.

    BBC Albanian

    -------

    Si e vleresoni kete deklarate?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    akoma dhe sa papa te tjere do pasojne valle??????????ishin po keta papa qe digjnin shkencetaret vetem se thoshin qe bota rrotullohej apo ku di une gjera si puna e ktyre para shume vitesh,ata te shtetit te vatikanit thone jetoni ne gjendje te varfer qe te jeni sa me afer zotit (ec po e pranojme) po ata vete si rrojne midis tere atyre pallateve mbreterore te bera lyra dhe sterlyra me flori!!!!!!!!!mos ndoshta zoti ka nevoje per floririn e tyre???????!!!!!!!!!!
    kaluan shume vite qe kur jezusi (isai) thirrej profet dhe me vone u quajt biri zotit,zdo vonoje dhe shume kohe qe te quajne keta papat po ashtu bijte e zotit (estagfirullah)
    te me falni qe u gjerova kaq shume
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #3
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    sa qudi, edhe ateistet apelojne per nje jete me te mire

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    A kish ba me besu ne te dyjat?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ky ėshtė mesazhi i plote i Papės Benedikti XVI pėr Krishtlindje!



    “U lind nė botė Shpėtimtari ynė!” Kėtė natė edhe njė herė, dėgjuam rishtas nėpėr Kishat tona kėtė kumt qė pavarėsisht rrjedhjes sė shekujve ruan tė padryshuar freskinė e vet. Ėshtė njė kumt qiellor qė na grish tė mos kemi frikė sepse ka shpėrthyer “njė gėzim i madh qė do tė jetė i krejt popullit” (Lk 2, 10). Ėshtė njė kumt shprese sepse na njofton se atė natė tė para dymijėvjetėve, “u lind nė qytetin e Davidit njė shpėtimtar, qė ėshtė Krishti Zot”. (Lk 2, 11). Atėherė barijve qė kishin fushuar nė kodrėn e Betlehemit, sot neve banorėve tė kėsaj bote, Engjulli i Krishtlindjes na pėrsėrit: “U lind Shpėtimtari. U lind pėr ju! Ejani, ejani Ta adhurojmė!”


    Por a ka ende vlerė e domethėnie njė “Shpėtimtar” pėr mijėvjeēarin e tretė? Ėshtė ende i nevojshėm njė Shpėtimtar pėr njeriun qė ka mbrritur nė Hėnė dhe nė Mars dhe qė pėrgatitet pėr tė pushtuar Gjithėsinė, pėr njeriun qė eksploron pakufi sekretet e natyrės dhe arrin tė deshifrojė deri edhe kodet e mrekullueshme tė gjenomės njerėzore? Ka nevojė pėr njė Shpėtimtar njeriu qė ka shpikur komunikimin interaktiv, qė lundron nė oqeanin virtual tė internetit dhe, falė teknologjive mė moderne e mė tė pėrparuara tė masmediave, e ka shndėrruar Tokėn, kėtė shtėpi tė madhe tė pėrbashkėt nė njė fshat tė vogėl tė globalizuar? Paraqitet si i sigurtė dhe krijues i vetėmjaftueshėm i fatit tė vet, fabrikues entuziast i sukseseve tė padiskutueshme ky njeri i shekullit tė njėzetenjėtė.

    Duket por nuk ėshtė kėshtu. Ende vdiset nga uria dhe etja, nga sėmundjet dhe varfėria nė kėtė kohė tė bollėkut dhe tė konsumizmit tė shfrenuar. Ka prap qė janė skllevėr, tė shfrytėzuar dhe tė fyer nė dinjitet, ka qė janė viktima tė urrejtjes raciale dhe fetare, tė penguar nga mostoleranca, diskriminimet, ndėrhyrjet politike dhe detyrimet fizike dhe morale nė tė ushtruarit e lirė tė besimit fetar. Ka prej atyre qė shohin trupin e vet dhe tė tė dashurve tė vet, veēanėrisht fėmijė, tė martirizuar nga pėrdorimi i armėve, nga terrorizmi dhe nga ēdo lloj tjetėr dhune nė njė epokė kur tė gjithė thėrrasin dhe shpallin progresin, solidaritetin dhe paqen me tė gjithė. E ēfarė tė thuash pėr ata, qė pa shpresė, janė tė shtrėnguar tė lėnė shtėpinė dhe atdheun e vet pėr tė kėrkuar dikund tjetėr kushte jetese tė denja pėr njė njeri? Ēfarė tė bėjmė pėr tė ndihmuar ata qė janė mashtruar nga profetė tė lumturisė sė lehtė, ata qė janė tė brishtė nė marrėdhėnie dhe tė paaftė tė marrin pėrgjegjėsi tė pėrgjithmonshme pėr tė tashmen dhe pėr tė ardhmen, e qė gjinden duke ecur nė tunelin e vetmisė dhe shpesh pėrfundojnė skllevėr tė alkoolit apo tė drogės? Ēfarė tė mendojmė pėr ata qė zgjedhin vdekjen duke besuar se po himnizojnė jetėn?


    Si tė mos dėgjojmė se pikėrisht nga fundi i kėtij njerėzimi dėfryes dhe tė dėshpėruar lartėsohet njė lutje sfilitėse pėr ndihmė? Ėshtė Krishtlindje. Sot hyn nė botė “drita e vėrtetė qė ndriēon ēdo njeri” (Gjn 1,9). “Fjala u bė njeri dhe erdhi tė jetojė nė mesin tonė” (ibid. 1,14), shpall Ungjilltari Gjon. Sot, pikėrisht sot, Krishti vjen pėrsėri “nė mes tė njerėzve tė tij” atyre qė e presin u jep “fuqinė tė bėhen bijtė e Zotit”, u jep pra mundėsinė tė shohin lavdinė hyjnore dhe tė bashkėndajnė gėzimin e Dashurisė, qė nė Betlehem u bė njeri pėr ne. Sot, edhe sot, “Shpėtimtari ynė u lind nė botė” sepse e di se kemi nevojė pėr Tė. Pavarėsisht formave tė ndryshme tė progresit, qenia njerėzore ka mbetur po ajo e gjithmonshmja: njė liri e nderur nė mes tė sė mirės dhe tė sė keqes. Dhe ėshtė pikėrisht aty nė intimitetin vet, nė atė qė Bibla e quan “zemėr”, ku ajo ka gjithnjė nevojė “tė shpėtohet”. Dhe nė epokėn e tanishme postmoderne, mbase ka mė shumė nevojė pėr njė Shpėtimtar, sepse mė e ndėrlikuar ėshtė bėrė shoqėria nė tė cilėn jeton dhe mė tinzare janė bėrė kėrcėnimet pėr integritetin e saj personal dhe moral. Kush mund ta mbrojė pėrveē Atij qė e do aq sa tė sakrifikojė nė kryq tė njėlindurin Bir si Shpėtimtar tė botės?


    “Salvator noster”, Krishti ėshtė Shpėtimtari edhe i njeriu tė sotėm. Kush do ta bėjė tė tingėllojė nė ēdo skaj tė botės nė mėnyrė tė besueshme kėtė mesazh shprese? Kush do tė punojė qė tė njihet, tutelohet e tė promovohet e mira e plotė e qenies njerėzore, si kusht paqeje, duke respektuar ēdo burrė dhe ēdo grua nė dinjitetin e vet? Kush do tė ndihmojė qė tė kuptohet se me vullnet tė mirė, arsye dhe moderim ėshtė e mundur qė tė shmanget ashpėrsimi i konflikteve dhe qė pėrkundrazi tė gjinden zgjidhje tė drejta? Me shqetėsim tė madh mendoj, nė kėto ditė festash, pėr zonėn e Lindjes sė Mesme, shenjuar nga kriza tė rėnda dhe konflikte tė panumėrta, dhe uroj qė tė ketė hapje ndaj perspektivave tė paqes sė drejtė dhe tė gjatė, duke respektuar tė drejtat e patjetėrsueshme tė popujve qė e pėrbėjnė.
    Lė nė duart e Foshnjės sė Betlehemit shenjat e rifillimit tė dialogut ndėrmjet Izrealitėve dhe Palestinezėve, dėshmitarė tė tė cilave kemi qenė kėto ditė dhe shpresėn e zhvillimeve tė mėtejshme ngushllimtare.

    Kam besim se pas aq shumė viktimash, shkatėrrimi dhe pasigurie tė mbijetojė dhe tė tė pėrparojė njė Liban demokratik, i hapur ndaj tė tjerėve, nė dialog me kulturat dhe besimet fetare. U bėj thirrje atyre qė kanė nė dorė fatet e Irakut, qė tė ndalojė dhuna mizore qė po pėrgjak vendin dhe qė ēdo banori t’i sigurohet njė ekzistencė normale. Lus Zotin qė nė Sri Lankė tė dėgjohet nga palėt nė konflikt gulēimi i popullatave pėr njė tė ardhme vėllazėrimi dhe solidaritetit; Qė nė Darfur dhe kudo nė Afrikė t’u jepet fund konflikteve vėllavrasėse dhe qė tė mbyllėn plagėt e hapura nė trupin e atij Kontinenti, tė konsolidohen proceset e ripajtimit tė demokracisė dhe tė zhvillimit. Bėftė Krishti Fėmijė, Princ i Paqes, qė tė shuhen ato vatra tensioni qė e bėjnė tė ardhmen tė pasigurtė nė pjesė tė tjera tė botės, nė Evropė si edhe nė Amerikė Latine.

    “Salvator noster”: kjo ėshtė shpresa jonė; ky ėshtė kumti qė Kisha bėn tė tingėllojė edhe nė Krishtlindjen e sotshme. Me mishėrimin, na kujton Koncili II i Vatikanit, Biri i Zotit u bashkua nė njė farė mėnyre me ēdo njeri (cfr Gaudim et Spes, 22). Prandaj Lindja e Kokės ėshtė edhe Lindja e Trupit, siē vinte nė dukje Papa Shėn Luani i Madh. Nė Betlehem lindi njė popull i krishterė, korp mistik i Krishtit nė tė cilin ēdo anėtar ėshtė i lidhur me tjetrin intimisht me njė solidaritet total. Shpėtimtari ynė ka lindur pėr tė gjithė. Duhet ta shpallim jo vetėm me fjalė por edhe me krejt jetėn tonė duke i dhėnė botės dėshmi pėr bashkėsi tė lidhura e tė hapura, nė tė cilat mbretėron vėllazėria dhe falja, mikpritja dhe shėrbimi i ndėrsjelltė, drejtėsia, e vėrteta, drejtėsia dhe dashuria.


    Bashkėsi e shpėtuar nga Krishti. Kjo ėshtė natyra e vėrtetė e Kishės, qė ushqehet me Fjalėn e tij dhe me Korpin e tij eukaristik. Vetėm duke rizbuluar dhantinė e marrė Kisha mund t’u dėshmojė tė gjithėve Krishtin Shpėtimtar. E bėn me entuziazėm dhe pasion, duke respektuar ēdo traditė kulturore dhe fetare; e bėn me gėzim duke ditur se Ai qė kumton nuk na heq asgjė nga ajo ēka ėshtė me tė vėrtetė njerėzore, por e ēon nė pėrmbushjen e vet tė vėrtetė. Nė tė vėrtetė, Krishti vjen vetėm pėr tė shkatėrruar tė keqen, vetėm mėkatin; pjesa tjetėr, krejt pjesėn tjetėr ai e lartėson dhe e pėrsos. Krishti nuk na shpėton nga njerėzia jonė por pėrmes saj; nuk na shpėton nga bota, por ka ardhur nė botė nė mėnyrė qė bota tė shpėtojė nėpėrmjet Tij (cfr Gjn 3,17)


    Tė dashur vėllezėr dhe motra, kudo qė jeni, le t’ju mbėrrijė ky mesazh gėzimi dhe shprese: Zoti ėshtė bėrė njeri nė Jezu Krishtin, ka lindur nga Maria Virgjėr dhe lindet rishtas sot nė Kishė. Ėshtė Ai qė ju sjell tė gjithėve dashurinė e Atit Hyjnor. Ėshtė Ai Shpėtimtari i botės! Mos kini frikė, hapjani zemrėn, priteni qė Mbretėria e Tij e dashurisė dhe e paqes tė bėhet trashėgimi e pėrbashkėt e tė gjithėve.


    Gėzuar Krishtlindjen!
    NoName
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 27-12-2006 mė 01:33

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    njerezimi ka nevoje per zotin sepse papa konsideron veten zedhenesin e zotit ne toke.
    pra njerezit kane nevoje per zotin sepse papa ka nevoje te mbaje nen kembet e veta njerezimin , dhe kesaj rradhe jo duke perdorur arme por ideologjine dhe injorancen(qe quhet ndryshe besim i verber) me te cilen e mbajti te nenshtruar evropen per 2 mijevjeēare.

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pershendetje.....


    Mendoj Qe Kjo Deklarate Nuk Eshte E Drejte Sado Qe Eshte E Thene Nga Papa Vete ....po Edhe Papa Mund Ta Gaboje Apo Jo......lool
    Nuk Jam Dakort Me Faktin Qe Eshte Shkenca Ajo Qe Mund Te Quhet Dicka E Pafrenuar Dhe Te Mbaje Pergjegjesi Per Mjerimin Dhe Mizerjen Ne Bote...
    Mendoj Se KEmi Ardhur Deri Ketu Nga Ana E Teknollogjise Prej Shkences Po Jo Prej Zotit...
    Cfare Po Ben Zoti Vete Kundra Mjerimit ...luftes Dhe Kurimit Te Semundjeve....
    Po Papa Ka Te Drejte Kur Kerkon Paqe..shume Te Drejte ..po Jo Te Beje Fajtore Shkencen Dhe Vepren E Saj Te Larte....
    Personalisht Jam Katolike Po Besoj Me Shume Te Shkenca Se Te Zoti...
    Sepse Vete Ajo Me Jep Pershtypjen Dhe Bindjen E Ekzistences Se Botes...



    Besoni Te Zoti Po Mos Shani Shkencen Ju Lutem...



    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Njerezimi ka nevoje per Zotin, thotė Papa?

    Njerezimi ka nevoje per Zotin, thotė Papa?
    A jeni te droguar ju a si?
    Njerezimi ka nevoje per arsim, pune, sherbim shendetsor, mbrojtje ligjore!
    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe shume komunitete e kane mbijetesen shume te veshtire dhe nga ana tjeter u vihet dhe barre fetare sikur mos te kishin mjaft halle!
    Hajde milet hajde!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    ...
    Personalisht Jam Katolike Po Besoj Me Shume Te Shkenca Se Te Zoti...
    Sepse Vete Ajo Me Jep Pershtypjen Dhe Bindjen E Ekzistences Se Botes...



    Besoni Te Zoti Po Mos Shani Shkencen
    je katolike po e beson shkencen ma shume se zotin

    tash e kam te qart pse njerzit kaq shume dite per dite po e perqafojn islamin.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953
    Edhe e vėrteta, po doli nga goja e njė gėnjeshtari, nuk ėshtė e vėrtetė!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Studimi, zemra ka nevoje per 7 ore gjume
    Nga white-knight nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 08:10
  3. Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 17:22
  4. Pse po mplaket njerėzimi?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 15:48
  5. Ndihme per njerzit qe kane nevoje per ndihme.
    Nga Elti... nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 19:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •