Papa ka shfrytėzuar shėrbesėn e tij tė Ditės sė Krishtlindjeve pėr t'i bėrė thirrje njerėzve nė vendet e pasura tė dėgjojnė atė qė ai tha se ishte thirrje e dhimbshme pėr ndihmė nga thellėsitė e njerėzimit.
Ndėrsa i printe shėrbesės nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Romė, Papa Benedikti krahasoi arritjet e shkencės me konfliktin, varfėrinė dhe mjerimin e vazhdueshėm. Ai tha se nė epokėn e internetit dhe tė asaj qė ai e quajti konsum i pafrenueshėm, ishte e turpshme qė njerėzit vazhdonin tė vdisnin nga uria dhe etja, dhe qė kishte tė tjerė qė ishin tė robėruar apo viktima tė urrejtjes racore. Papa poashtu bėri thirrje qė tė bėhen pėrpjekje tė reja pėr paqe nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikė. Njerėzimi, tha ai, nuk mund tė jetojė pa Zot dhe ende kishte nevojė pėr njė shpėtimtar.
BBC Albanian
-------
Si e vleresoni kete deklarate?
Krijoni Kontakt