Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Zbulohet “shtëpia publike”, në pranga pronarja

    (Marre nga Shekulli)

    Zbulohet një lokal që përdorej për qëllime prostitucioni dhe prangoset pronarja, e cila ushtronte detyrën e tutores së femrave që shfrytëzoheshin. Në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, policia e sektorit kundër trafiqeve, në bashkëpunim me policinë kriminale dhe atë të rendit, kanë vënë në pranga 38-vjeçaren Salush Subashi, banore e lagjes “1 Maj” të rrethit të Kuçovës, me akuzën për “shfrytëzim prostitucioni”, “mbajtje e lokalit për shfrytëzim prostitucioni”. Për realizimin e këtij aksioni është lëshuar një fletë-arresti nga prokuroria e rrethit, e cila, është bërë pas denoncimit të 22-vjeçares, Marsela B., e cila ka akuzuar Subashin se e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.

    Operacioni

    Sipas burimeve zytare të policisë, Subashi është pronare e një lokali të marrë me qera në lagjen “Metehor” që ndodhet në anë të rrugës kombëtare Ura-Vajgurore – Kuçovës. Prej disa ditësh ekspertë të zyrës së anti-trafiqeve kishin mbajtur nën vëzhgim restorantin, ku u konstatua se ai përdorej për qëllime prostitucioni. Kjo bëri që forcat policore të ndërmarrin një kontroll të imtësishëm, ku raportohet zyrtarisht se janë gjetur të fshehura në një nga sirtarët e dhomave rreh 70 copë prezevantiva, të cilët përdoreshin nga klientët. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se për pronaren e këtij lokali ka pasur edhe një denoncim në organin e prokurorisë të rrethit nga vetë kamerierja, të cilën pronarja e shfrytëzonte për qëllime prostitucioni. Dhe në këtë rast ka qenë vetë prokurori i rrethit Xhemal Saliaj, ai që ka lëshuar fletë-arrestin. Pas përpilimit të dosjes është bërë edhe aksioni, i cili rezultoi me prangosjen e 38-vjeçares Subashi

    Hetimi

    Grupi që po vëzhgonte lokalin kishte parë që hynin e dilnin nga lokali që ndodhet buzë rrugës shumë meshkuj. Më pas policia ka bashkëpunuar edhe me disa nga klientët, të cilit kanë deponuar se kamarierja Marsela B., përveç punës që bënte, detyrohej nga pronarja që bënte edhe punën e prostitutës. Menjëherë sapo është thirrur nga organet hetimore, 22- vjeçarja ka dëshmuar për përdorimin e këtij lokali për qëllime prostitucioni si dhe aktivitetin e saj 6-mujor. “E denoncova sepse pronarja jo vetëm më shfrytëzonte, por ka marrë më shumë lekë nga puna ime”, - pohon viktima, e cila ka deponuar në polici në qershor të këtij viti.

    Marsela ka punuar për dy javë në detyrën e caktuar, si kameriere dhe më pas, ajo është detyruar nga pronarja që të bëjë edhe detyrën e prostitutës në lokal. Fillimisht e ka pranuar ta bënte një punë të tillë, pasi ishte në gjendje të vështirë. “Për çdo klient merrnim 10 mijë lekë, të cilat i ndanim me pronaren”, - mësohet t’i ketë thënë viktima grupit hetimor. Sipas burimeve zyrtare, 22-vjeçarja shkonte çdo ditë me 15-20 klientë. Brenda një kohe të shkurtër, Subashi krijoi një klientelë shumë madhe. Ndërkohë “viktima”, pas denoncimit, është shoqëruar në një nga qendrat e rehabilimit, ku pritet të qendrojë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Më në fund, ekspertët e policisë në zyrën e Antri-trafiqeve, në bashkëpunim me policinë kriminale më në fund shoqëruan dje në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Beratit pronaren e lokalit, Salush Subashi, e cila rrezikon të dënohet deri në 7 vjet burg për veprat penale që akuzohet.

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Marsela ka punuar për dy javë në detyrën e caktuar, si kameriere dhe më pas, ajo është detyruar nga pronarja që të bëjë edhe detyrën e prostitutës në lokal. Fillimisht e ka pranuar ta bënte një punë të tillë, pasi ishte në gjendje të vështirë.
    Është kënaqësi: edhe fiton para edhe bën qejf me gjininë e kundërt.

    Ndërkohë “viktima”, pas denoncimit, është shoqëruar në një nga qendrat e rehabilimit............
    ........... ku pritet të qëndrojë derisa të forcohet sërish për të bërë një klientelë edhe më të madhe.

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga pllugu
    Është kënaqësi: edhe fiton para edhe bën qejf me gjininë e kundërt.
    E pra, kenaqesi e madhe te shesesh trupin per 10 dollare .

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E pra, kenaqesi e madhe te shesesh trupin per 10 dollare .
    Nuk është ndonjë gjë e madhe, së paku ka hequr shpenzimet ditore, pastaj dhe ka provuar djem të ndryshëm se nuk janë të gjithë djemt njësoj.
    Me rëndësi se vajza është duke u rehabilituar nga traumat që ka pasur për shkak të ushtrimit të prostitucionit me vetëdëshirë.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    duke e pare foton e kesaj te mjeres qe punonte per 10 euro ne gazete sot ne mengjes, me erdhi keq. Gjeti krisht me kapur policia dhe gazeta e Koqos per te bere publicitet.

    Ajo sihte nje viktime qe duhet te jeapesh leke qe te te hiqet sysh.

    Ne doni prosti, dilni ne bellok te Tiranes.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Paskemi qene popull koti, a DISKRETITOHET nje femer!!!!!!!!!! turp o gazetare te poshter injorante, ,,,,,,,,,,,,, mos bofshi hajer kurre

  7. #7
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    duke e pare foton e kesaj te mjeres qe punonte per 10 euro ne gazete sot ne mengjes, me erdhi keq. Gjeti krisht me kapur policia dhe gazeta e Koqos per te bere publicitet.

    Ajo sihte nje viktime qe duhet te jeapesh leke qe te te hiqet sysh.

    Ne doni prosti, dilni ne bellok te Tiranes.
    Mos u ngatarro jo ne bllok po ke 9 katshet.. te lutem cuno ki parasysh zonat e akulloreve... :P
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    ................................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga conman : 26-12-2006 më 19:01

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    [QUOTE=Lioness](Marre nga Shekulli)

    Operacioni

    i. Kjo bëri që forcat policore të ndërmarrin një kontroll të imtësishëm, ku raportohet zyrtarisht se janë gjetur të fshehura në një nga sirtarët e dhomave rreh 70 copë prezevantiva, të cilët përdoreshin nga klientët. QUOTE]

    ku*va ka pasur dhe do kete gjithnje, e rendesishme eshte qe populli eshte sensibilizuar dhe ka filluar te perdor kondomat

Tema të Ngjashme

  1. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •