Shqiptarët vazhdojnë të kenë më merak automjetin e tyre sesa vet jetën ose pasurinë (psh, shtëpinë). Konfirimi zyrtar vjen nga Autoriteti i Mikëqyrjes Financiare nëpërmjet raportit të saj për periudhën Janar-Shtator ’06. Në këtë periudhë primet e shkruara në portofolin motorik rezultuan 2,350,528 mijë lekë, kundrejt 2,218,470 mijë lekë që i takojnë të njëjtës periudhë të vitit 2005, duke pësuar një rritje prej 132,058 mijë lekë. Ndërsa për kompanitë e sigurimit të ardhurat për sigurimin e pasurisë dhe të jetës rezultojnë me rënie në masën 18.91 përqind.Gjithsesi, sipas raportit të AMF-së për tregun e sigurimeve, konkretisht për primet, vërehet se tek sigurimi motorik (automjeti) zë peshën kryesore në të gjithë volumin e primeve të shkruara të aktivitetit sigurues dhe përbëjnë 72,68 përqind të të ardhurave totale të aktivitetit sigurues gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2006, kundrejt 70,31 përqind që zinin në të njëjtën periudhë të vitit 2005. Peshën kryesore në të ardhurat e portofolit motorik e zunë të ardhurat nga TPL e brendshme dhe Kartonit Jeshil. Të ardhurat nga primet e sigurimit TPL gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2006 rezultuan në 54,01 përqind të të ardhurave të sigurimit motorik, nga 56,30 përqind që zinin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kartoni Jeshil
Të ardhurat e siguruara nga kartoni jeshil zunë 20,86 përqind të të ardhurave të portofolit motorik, kundrejt 20,01 përqind të të ardhurave që i takojnë të njëjtës periudhë të vitit 2005. Sipas Autoritetit, ky portofol shënoi një rritje në volumin e primeve të shkruara bruto në masën 10,45 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2005, ndërsa numri i kontratave të lidhura ka një rritje në masën 10,26 përqind. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2006 të ardhurat nga primet e portofolit të pasurisë rezultuan 542,345 mijë lekë, kundrejt 668,859 mijë lekë që i takojnë të njëjtës periudhë të vitit 2005, duke pësuar një rënie në masën 18,91 përqind.
Pasuria
Gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2006 Sigurimi i Pasurisë përbën 16,77 përqind të të ardhurave të përgjithshme të aktivitetit sigurues, nga 21,19 përqind që ishte në në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Peshen kryesore në portofolin e sigurimit të pasurisë gjatë periudhës Janar-Shtator 2006 e zuri sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyres si dhe sigurimi i garancisë. Raporti dëme/prime në sigurimin e pasurisë gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2006 rezultoi 15,09 përqind nga 19,27 përqind, që zinte në periudhën Janar-Shtator të vitit 2005.
Volumi i primeve të shkruara në periudhën Janar-Shtator ‘06, sipas shoqërive të sigurimit (në 000 lekë)
Shoqëria - Primet e shkruara - Pesha specifike
Kodi:
Sigal 503,086 23.29%
Sigma 465,313 21.54%
Iinsig 37,161 15.61%
Atlantik 290,682 13.46%
Intersig 227,210 10.52%
Interalbanian 127,444 5.90%
Albsig 139,954 6.48%
Eurosig 69,385 3.21%
Gjithsej 2,160,236 100.00%
Gazeta SOT
Krijoni Kontakt