Intro

Nuk ka dhe nuk ka per te pasur nje autoritet te mbarepranuar ne menyre perfundimtare qe t’ja percaktoje vlerat muzikes ; kjo eshte pak por e sigurte. Ka pasur megjithate vazhdimisht perpjekje te ketilla prej subjektesh te caktuara, nder te cilat me prestigjozet jane Rolling Stone, Time dhe ABC, sikurse mediat elektronike si Pitchfork Media apo BestEverAlbums.com. Natyrisht qe secila prej renditjeve eshte lehtesisht e kritikueshme ne vetvete, dhe kritikat ne fakt u jane bere, por ne teresine e vete, ato shfaqin disa prirje per t’ja dhene nje kornize muzikes. Nder keto prirje dallohet sesi ne krye te listave qendrojne pak a shume te njejtat albume me ndryshime te vogla tek tuk. Behet fjale per “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” te The Beatles, “Highway 61 Revisited” te Bob Dylan, “Pet Sounds” nga The Beach Boys, “Revolver” serish nga The Beatles dhe disa te tjere. Pikasen gjithashtu periudhat perkatese, nga The Beach Boys dhe The Beatles tek Pink Floyd, U2, Radiohead e me tutje.

Lucy in

Nje prej ketyre albumeve, “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, debutoi ne vitin 1967. Se bashku me “Pet Sounds”, albumi qendron ne themel te rrymes “psychedelic rock”, ose per ta thene si wikipedia – vete rryma me perkufizim. Dhe nuk eshte pak, pse pikerisht kjo rryme nenkupton jo vetem perla te asaj kohe, por kultivimin e nje sere pasardhesish, nder te cilet me kryesoret Pink Floyd, qe pasi e praktikuan “psychedelic” ne fillimet e veta, arriten ta perparojne ne “progressive rock” me “The Dark Side of the Moon” ; nje efekt domino si te thuash qe e sjell produktin deri sot.

Nder kenget me perfaqesuese te albumit, “Lucy in the Sky with Diamonds” paraqet referenca dhe nenkuptime te qarta drejt droges LSD, por asnjehere ne menyre literale ( eksplicite ). Vete Lennon eshte perpjekur madje ti beje bisht ketij fakti. Kjo ka fare pak rendesi gjithsesi, sepse Lucy eshte nje shtylle e albumit, i cili eshte nga ana e vete nje triumf i rockut, muzikes, jetes shpirterore, mireqenies dhe vetedijes njerezore. Dhe kete kenge, BBC e ndaloi te publikohej per te mbrojtur publikun nga dhuna verbalo-akustike e droges.

the Paranoid

Por ka edhe nje album tjeter 31 vjet me vone, “OK Computer” nga Radiohead, qe sipas renditjeve te siperpermendura qendron ne krye te viteve 90 dhe nder 10 apo 20 me te miret e gjithe koherave. Natyrisht qe ka vend per kritika, por serish, mbetet fakti qe albumi eshte sot nder emblemat e rockut modern. Sidomos kenga me perfaqesuese e tij, “Paranoid Android”, nje triptik miks plus coda qe pasqyron me se miri paranojat moderne ; nje kenge e “semure” per nje kohe te semure. MTV e vendosi ne heavy rotation dhe BBC kesaj rradhe i rezistoi vetvetes, duke e shperndare ne “Radio 1″.

Mirepo nuk ishte e thene – me publikimin e videos erdhen problemet. Per shkak te skenave nudo ( megjithese te animuara ) , MTV e paraqiti kete te censuruar. “Ironike – u shpreh aso kohe Greenwood – nuk censuruan veteprerjen e kraheve por sirenat topless.” Dhe ne fakt ironike eshte vertete. po te mendosh qe sirenat, topless jane me perkufizim, por jo per MTV-ne, e cila mesa duket kerkon ti mbuloje. Kjo histori ma kujton Tom & Jerry, qe shetisnin dac gjithe kohes, e i vishnin mbathjet vec per plazh.

TV

Ironia megjithate shkon pertej kesaj, duke ju afruar sarkazmes si nivel siperor. Dua te them, televizioni, eshte ketu e shume vjet shperndaresi me i madh i dhunes, droges, seksit, frikes, luftes dhe perversionit ne historine moderne. Jo vetem kaq, por i gjithe ky presion i dhunshem qendron shpesh ne thelb te produktit, pra percillet si qellim ne vetvete, dhe jo efekt anesor i detyrueshem per tu gelltitur.

Nga njera ane, censurohen droga e Lucyt dhe gjokset e Paranoid, qe megjithe karakteristikat e ndryshme mes tyre, te dyja tentojne drejt mesazheve artistikisht te mbuluara, por promovohet Sex and the City, apo Rihanna, Scarface, apo Bieber, apo njeriu qe kap fantazmat me rrjeta fluturash. I kuptueshem eshte pershembull censurimi i “How do u want it”, apo videos “S&M” ne France, si rrjedhoje e drejteperdrejte e tentatives per material bruto, shprehur ne seksualitet apo dhune, mirepo asfare mesazhi nuk kerkojne keto te percojne vec dhunes e seksit vete si te tille. Nuk mundet pra te jete e njejta gje, dhe nuk eshte e njejta gje.

BBC eshte BBC, por pikerisht per kete duhet te vendose standard. BBC2 shfaqte jo shume kohe me pare “programe per te rritur” ne oret e vona, sikurse perthith spektator me programe bajate mainstream te tipit “The dark side of teenage sex”. Pra BBC nuk eshte TV ARTE, ndaj gabimi me Lucyn qendron qe c’ke me te. Aq me teper, sikurse e permenda me lart, qe teksti ne asnje moment nuk shprehet ne forme eksplicite ndaj droges.

Po me videon e Paranoid ? Ka nje ndertim shume te thjeshte animimi i videos, qe do te thote : gradualitetin drejt neverise. Artistikisht kriptik, mesazhi i nje video-je qe permban ne rreth 6 minuta – perfaqesues te deshperuar te BE-se, police gay qe puthen, gango dhe cuba pubesh, peshk me cica, nje lavire te degraduar qe ta perplas gjoksin fytyres, nje burre qe kercen “belly dancing” me nje koke qe i del prej barkut, nje biznesmen te luajtur mendsh, demitizimin e engjellit ne nje loje ping-pongu, sirena permbi peme, veteprerje gjymtyresh – nuk mund te jete vecse distancimi prej nje ambjenti te semure dhe neverites, pertej te cilit te mund te marresh fryme.

Coda

Pra ketu ka nje mekat sipas meje, qe TV vete ja ka faturuar vetes. Ndoshta kosto nuk ka pasur, perkundrazi, prirjet e konsumatorit jane shpesh te cuditshme. “Sindroma Herostratus”, “Cause célčbre”, “Forbidden success”, jane te gjitha koncepte qe e permbysin llogjiken e thjeshte, ndoshta per te shkuar ne thelb te individit, perversioni i tij. E thene ndryshe, censura jo rralle sjell edhe sukses, dhe kete tregu e njeh, madje akoma me teper, e shfrytezon. E vetmja gje per t’u thene mund te ishte – Mos qofte ky rasti ! – dhe mos qofte ky rasti sepse do te ishte teresisht e panevojshme, kundrejt vlerave qe vevetiu e fitojne vendin e vet ne histori.

19 qershor 2011

Per me shume, ju mirepres ne blogun Peshperima