“Troja” mbron kėngėt nga politika
Prishtinė, 9 dhjetor – Rock-grupit kosovar “Troja” po i pengon fakti qė kėngėt e tij po dėgjohen nė fushata elektorale tė partive politike, qė garojnė nė zgjedhjet tė cilat nė vend do tė mbahen kėtė tė diel. Kritikat qė pėrmbajnė tekstet e kėngėve tė kėtij grupi duket se po u pėrshtaten mė sė miri opozitarėve qė tė kritikojnė partinė nė pushtet. Frontmeni i kėtij grupi, Bujar Berisha, ka reaguar pėr kėtė, duke dashur t’ia bėjė me dije publikut tė tij se katėrshja trojane nuk ka asnjė parti.
“Ne nuk e kemi nisur kėtė punė pėr tė hyrė nė politikė”, ka thėnė Berisha. Transmetimit tė kėngėve tė tyre nė fushata i jep njė epitet. “Ėshtė uzurpim i pronės private”, thotė ai.
Mega-hiti i kėtij grupi, “Amaneti i Clownit”, ėshtė dėgjuar sė fundi nė Skėnderaj, nė tubimin publik elektoral tė organizuar nga Lidhja Demokratike e Dardanisė (LDD). Nė zgjedhjet e kaluara kishte qenė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ajo qė fushatat e veta i shoqėronte me tingujt e kėngėve tė “Trojės”. Pėr Berishėn e “Trojės” nuk ėshtė aspak i rėndėsishėm fakti se cila parti i lėshon nė tubimet e veta kėngėt e grupit tė tij.
“Pėr ne tė gjitha partitė janė njėsoj, kushdo qė e ka pėrdorur nuk na ka pyetur se a mund ta pėrdorė ose jo”, ka thėnė Berisha. “Nuk e kemi shitur e as nuk po e pėrkrahim asnjė parti. E as nuk po duam tė na e keqpėrdorin emrin tonė nė fushata tė veta, sepse kjo nuk ėshtė aspak fer”, ka shtuar ai.
Por Gani Geci, nėnkryetar i LDD-sė, ka njė “arsye” qė fushatėn e ka shoqėruar me tingujt e trojaneve: “Amenetin e Clownit” thotė se e ka pėr zemėr.
“Ajo fraza ‘kush janė ata qė nuk kanė msu qė njeri nuk ban shpin e vet me vjedh’ ėshtė madhėshtore”, ka thėnė Geci, teksa ka shtuar se nuk e di nėse duhet pyetur dikė pėr tė lėshuar njė DVD.
“Njeriu e lėshon njė kėngė tė cilėn e ka pėr zemėr. Ajo kėngė mė pėlqen shumė. Jam shumė merakli i asaj kėnge, e dėgjoj me endje”, ka shtuar Geci. Geci nuk mendon se me “trojanėt” po hyn nė gjynah. “A e kanė me e shit ata CD-nė? Ne veē po e dėgjojmė kėngėn qė po na pėlqen”, ėshtė shprehur ai.
“Nuk e di qysh ėshtė e rregulluar me ligj e drejta e autorit, mirėpo ne nuk po e pėrdorim atė si slogan tonin. Kemi mundur ta lėshojmė edhe Michael Jacksonin”, ka shtuar ai.
Por Ligji pėr tė drejtat e autorit dhe tė drejtat e pėrafėrta - i miratuar nė Kuvendin e Kosovės nė qershor tė vitit 2006 – e ndalon njė gjė tė tillė, ani pse ky ligj nuk ėshtė funksional nė Kosovė as pėr sė afėrmi.
Nė nenin 29 tė tij pėrcaktohen tė drejtat e paraqitjes publike tė njė vepre artistike.
“E drejta e paraqitjes publike ėshtė e drejtė ekskluzive e autorit tė lejojė a ndalojė qė me mjete teknike t’i komunikohet publikut vepra e tij audiovizuele, vepra fotografike, vepra figurative, vepra e arteve aplikative dhe e dizajnit industrial, vepra koreografike dhe prezantimet e natyrės shkencore apo teknike”, shkruan nė kėtė nen.
Vokalisti i “Trojės” thotė se nuk e kanė ndėrmend qė tė ngrenė padi ndaj atyre qė po pėrdorin kėngėt e tyre pa i pyetur ata, pėr ēka jep edhe arsyen e tij.
“Nuk ka ende gjykata dhe ligj tė fortė, kėshtu qė nuk ia vlen me paditė, por nuk ėshtė mirė me e keqpėrdorur punėn e tjetėrkujt”, ka thėnė Berisha, i cili pranon se kjo nuk ėshtė aspak ndjenjė e mirė pėr ta.
“Nuk ėshtė ndjenjė e mirė kur e dėgjon kėngėn tėnde duke u keqpėrdorur. Kjo na ka qitur nė pozitė shumė tė keqe. Bėrllokun me ta vjedhur dikush tė vjen inati, e lėre mė veprėn”, ka thėnė ai. Berisha kėrkon njė gjė nga politika. “Na lini rehat”, thotė ai. “Nuk ėshtė fer me uzurpu pronėn e huaj”, ka thėnė Berisha.
Nė anėn tjetėr, Skėnder Boshtrakaj, ushtrues i detyre i shefit tė Zyrės pėr tė drejtat autorit dhe tė drejtave tė pėrafėrta nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, thotė se kėngėtarėt duhet tė organizohen vet mė tepėr pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre.
“Ata duhet ta dėgjojnė ligjin, sepse ai u mundėson tė organizohen ashtu si edhe autorėt, interpretuesit, producentėt. Ne jemi kėtu pėr t’iu lehtėsuar punėn atyre”, ka thėnė Boshtrakaj. Me rastin e “Trojės”, Boshtrakaj tėrthorazi shprehet se ėshtė shkelje ligji.
“Ēdo pėrdorim i punės sė dikujt, pa marrė leje paraprakisht ėshtė i jashtė ligjshėm”, ka pėrfunduar ai.
Por edhe vetė zėri i “Trojės”, nė koncertin e fundit tė grupit tė mbajtur mė 6 nėntor, nė Prishtinė, qė pėr qėllimin kishte protestėn ndaj mospėrfshirjes sė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, ishte dėgjuar tė thotė “po marr frymė”. Kjo frazė ėshtė e pėrafėrt me sloganin e partisė FER, por Barisha amnistohet. “Ajo nuk ka pasur lidhje me FER-in, por ka pasur tė bėjė me koncertin qė kemi mbajtur pėr lirinė e lėvizjes”, thotė ai teksa arsyeton edhe ngjashmėrinė e thirrjes sė tij me moton e njė partie. “Por prapė ata (FER v.j.) janė diēka tjetėr; nuk kanė qenė asnjėherė nė pushtet, nuk ėshtė parti e pėrlyer dhe jam i sigurt se ata nuk do ta bėnin njė gjė tė tillė, sepse e di qė ia dinė rėndėsinė pronės sė dikujt”, ka thėnė Berisha. ("Koha ditore")
Krijoni Kontakt