Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Kryeministri krijon oligopolin e TV

    Kryeministri krijon oligopolin e TV



    Nga Vezhguesi

    Pasi ka dhënë tashmë fakte se nuk ka ndërmend të luftojë monopolet ekonomike të krijuara nga socialistët (maksimumi t’i zëvendësojë me emra të rinj), Sali Berisha po krijon një deformim të ri të tregut dhe të politikës, që as socialistët nuk e kishin menduar ndonjëherë: krijimi i një oligopoli informacioni. Për një vend si Shqipëria, ku ekzistojnë 35 gazeta dhe 50 televizione mund të duket si një pohim paradoksal, por është ekzaktësisht ajo që po ndodh nën indiferencën totale (të paktën deri më sot) të vëzhguesve ndërkombëtarë, të analistëve shqiptarë dhe madje dhe të opozitës. formacionit të kontrolluar nga Berisha, konsiston në krijimin e një poli të fuqishëm televiziv që vërtitet rreth të njëjtëve persona, madje dhe rreth të njëjtës kompani. Le të shohim etapat e krijimit të këtij oligopoli.
    * * *
    ETAPA E PARE

    – Krijimi i ologopolit nis si projekt menjëherë pas zgjedhjeve të 3 korrikut, kur nis lufta brenda grupit “Klan” për të marrë kontrollin e netëorkut të vetëm privat kombëtar (TVA prej kohësh është një televizion e paaftë të bëjë asnjë formë konkurrence). Në atë kohë pronësia e “Klanit” ishte e ndarë mes 3 aksionerëve, njëri besnik i Sali Berishës, dy më pranë Partisë Socialiste. Sot ortakët e lidhur me opozitën u detyruan të largohen dhe grupi “Klan” është i kontrolluar plotësisht nga ortaku mik i Sali Berishës dhe nga e shoqja, të cilët kanë më shumë se 60 përqind të aksioneve.

    ETAPA E DYTE

    – Në treg është një kanal i dytë televiziv kombëtar: TVSH. Faza e dytë për krijimin e oligopolit berishian është vënia nën kontroll edhe e këtij televizioni duke filluar që nga Këshilli drejtues: Berisha e bën këtë duke modifikuar ligjin dhe duke zgjedhur anëtarë të rinj, besnikë të tij. Por ndodh diçka e paparashikuar: Fatos Lubonja zgjidhet kryetar. Ndoshta Berisha mendonte se opozita e fortë që Fatos Lubonja kishte bërë kundër Fatos Nanos, do të kthehej automatikisht në dashuri të Lubonjës për qeverinë e re. Por Lubonja është një intelektual i pastër, në kuptimin që në kulturën e tij është normale të kundërshtojë atë që është në pushtet. Kështu Lubonja, që nuk pranon të bëhet shërbëtor i Berishës, detyrohet të japë dorëheqjen dhe në vend të tij vjen një njeri shumë besnik i Berishës: Mero Baze, që është mik i ngushtë edhe i ortakut që kontrollon “Klanin”. Me hyrjen e Mero Bazes ngjitet në 4 ndër 7, numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH të cilët janë të lidhur zyrtarisht me partinë demokratike: edhe kontrolli ndaj këtij televizioni është në duar të Berishës.

    ETAPA E TRETE

    – Edhe Këshilli rregullator i televizioneve (KKRT) u rinovua nga Berisha përmes modifikimit të ligjit. Edhe këtu krijohet e njëjta formulë e oligopolit: një nga pesë anëtarët është i lidhur drejtpërdrejtë familjarisht me grupin e “Klanit”, dy të tjerë janë të lidhur direkt ose indirekt me PD. Oligopoli televiziv me të paktën 3 vota në 5 gjithësej, kontrollon edhe KKRT.
    KKRT është organizmi që vendos dhënien e licensave të reja ose heqjen e tyre, është organizmi që kontrollon pagesën e të drejtave televizive dhe respektimin e rregullave të konkurrencës mes operatorëve televizivë: paradoksi qëndron në faktin se rregullat e lojës vendosen dhe aplikohen nga një organizëm i kontrolluar nga dy lojtarë më të rëndësishëm. KKRT ka kaluar nga kontrolli i partive në kontrollin e lobit mediatik të krijuar nga kryeministri.

    ETAPA E KATERT

    – Këshilli i RTSH emëron drejtorin e ri të përgjithshëm. Po kush është? Petrit Beci, drejtor programacioni në TV Klan, tjetër njeri besnik i ortakut mazhoritar.

    OLIGOPOLI MERR FORME

    – Në këtë moment oligopoli e ka marrë tashmë formën e tij: dy televizionet e vetme kombëtare të vendit, një publike dhe tjetra private, janë shkrirë tashmë në një ndërthurje miqësish, farefisi e marrëdhëniesh personale, politike dhe ideologjike. Gërshetimi Klan-TVSH-KKRT ka krijuar faktikisht një qendër pushteti politiko-informativ që nuk ka precedentë në historinë e Shqipërisë. Një përqëndrim që krijon deformim total të rregullave të tregut dhe të konkurrencës së ndershme. Kush mund të përjashtojë që duke filluar nga sot, për shembull, “Klani” të mos përdorë strukturën teknike të televizionit publik (duke filluar nga rrjeti i frekuencës së lartë) duke përfituar kështu një avantazh të pandershëm në krahasim me konkurrentët e tjerë privatë?
    Një situatë de-facto akoma dhe më e rëndë nëse konsiderohet që tashmë, ndërsa Berisha i jep “karta bianca” polit të ri të informacionit, grupi “Top Channel” (i vetmi që është në gjendje dhe ka forcë të balancojë qoftë dhe pjesërisht superfuqinë e oligopolit të ri) sulmohet publikisht nga kryeministri që ka urdhëruar që në 30 ditë të ndryshojë seli. Por nuk mbaron këtu.

    ETAPA E PESTE

    – Për të përforcuar rolin e vet në fushën e informacionit, oligopoli po projekton këto ditë çeljen e një kanali të ri televiziv totalisht me lajme. Studiot e televizionit të ri, sipas shumë burimeve, po ngrihen në këto momente në ambientet e televizionit “Klan” (por po përgatiten studio edhe në Durrës) edhe pse ligji pengon haptazi që pronari i një kanali privat kombëtar të kontrollojë direkt apo indirekt të tjera radio apo televizione, qoftë edhe lokale. Një javë më parë (pra dy muaj para zgjedhjeve) KKRT “tashmë e pavarur” ka shpallur papritur një konkurs për të dhënë një licencë të re në Tiranë dhe Durrës (kanali 48): thonë që konkursi është hapur qëllimisht për t’u fituar nga hallka e fundit e oligopolit të qeverisë, një televizion që akoma pa lindur, po blen aparaturat dhe po ngre studiot. Konkursi do të mbyllet mëngjesin e 11 dhjetorit, kur KKRT, pikërisht një muaj para zgjedhjeve, do të marrë vendimin. Ka ndonjë dyshim se ç’vendim do të marrë Këshilli?


    vezhguesi@hotmail.com


    Ballkan Web

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mediat shqiptare denoncojnë njëra-tjetrën mbi lidhjet me KKRT

    Meqense nuk di te kopjoj artikuj tek Tema e Bazes dhe GSH e malltez bollinos.. kush mundet te sjelle ketu nje shkrim te enkel demit ne Tema dhe te Malltezes (virusi Baze) ne GSH.. e ta ndjekim se eshte interesant ..

    Klani sic duket spo i bindet si te tjerat media edvinit dhe jan shqetsuar mafia.. e kan kurdisur alben.. e bollinos..

    bujrum..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Brari, per te na lehtesuar punen te na kishe dhene link.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Per mikun Brari !

    Nga " Gazeta Shqiptare "


    25/12/2006 - 08:21


    Të vjetërit" kundër "të rinjve". Në një interpretim të asaj çka po quhet përfundimisht Skandali KKRT, Sefedin Çela godet ashpër pasardhësit e tij në detyrë. "Vendimi për hapjen e tenderit për dhënien e licencave për operatorët lokalë në zonën e kryeqytetit, me pikë transmetimi në malin e Dajtit është i dyshimtë". Vetë Çela nuk ka asnjë dyshim se KKRT-ja e Biankut-Dodës, ka gabuar në procedurat për dhënien e licensës së re televizive. Gjatë një interviste për "Gazetën", Çela u shpreh se ky vendim, i cili anulon vendimin e marrë nga KKRT-ja në majin e vitit 2003, duhet të ishte argumentuar qartë nga anëtarët e KKRT-së së re. "Kur anulohet një vendim, duhet të nisesh nga kushtet në të cilat po e merr këtë vendim, duke pasur edhe argumente shtesë", - u shpreh Çela. Por ai nënvizoi se "janë të njëjtat kushte me ato të vitit 2003, kur u vendos nga po nga KKRT-ja ngrirja e procesit të licensimit mungon harta e frekuencave. Ish-kreu i KKRT-së u shpreh se KKRT-ja aktuale duhet që të bëjë transparente mënyrën sesi ka arritur në vendimin e saj. "Duhet të shpjegojnë mbi ç'baza është marrë, a kanë pasur konsulencë në vendimmarrjen e tyre", thotë Çela. Sipas tij, krerët e rinj të KKRT-së duhet të shpjegojnë sa frekuenca janë të lira dhe sa licenca lokale mund të jepen. Çela është i prerë dhe kur thotë se KKRT-ja nuk mund të anulojë vendimin e 2003-it, vetëm sepse ka pasur një kërkesë nga një subjekt privat, duke pranuar jo vetëm faktin se ka ndodhur një skandal, por dhe duke treguar të gjithë elementët që e bëjnë të tillë vendimin e KKRT-së.
    Zoti Çela, gjatë kohës që ju keni qenë në krye të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, ky institucion ka marrë vendimin për pezullimin e dhënies së licencave për operatorët lokalë, për zonën e Tiranës. Cila ishte arsyeja e këtij vendimi?
    Këshilli i Kombëtar i Radio-Televizioneve, në vitin 2003 ka marrë një vendim për anulimin e procesit të dhënies së licencave për Tiranën, për shpërndarjen e frekuencave nga mali i Dajtit, si dhe për rrafshnaltën veri-perëndimore të Shqipërisë. Një vendim i tillë është marrë pas një konsultimi të bërë me të gjitha shoqatat mediatike, elektronike në vendin tonë, me strukturat ndërkombëtare si dhe me specialistët teknikë të kësaj fushe. Qëllimi ishte përmirësimi i situatës në të cilën ndodhej gjendja e frekuencave në këto zona.
    A ka të drejtë KKRT-ja e re të shfuqizojë një vendim të tillë, dhe nëse po, në çfarë kushtesh bëhet një gjë e tillë?
    KKRT-ja e re ka plotësisht të drejtën për të anuluar një vendim të marrë nga KKRT-ja e kaluar, por një gjë e tillë duhet të bëhet duke dhënë edhe argumentet. Pra KKRT-ja mund të ndryshojë këtë vendim, vetëm pasi të jenë plotësuar ato defekte, të cilat ne na detyruan që të marrim këtë vendim. Kur anulohet një vendim, duhet të nisesh nga kushtet në të cilat po e merr këtë vendim, duke pasur edhe argumente shtesë.
    Si mendoni, a ka pasur kjo KKRT argumentet e duhura për të marrë një vendim të tillë?
    Për fat të keq, KKRT-ja nuk ka shpallur asnjë gjë të tillë. Nuk ka bërë të ditur asnjë argumentim për vendimin e marrë dhe mbi të gjitha, nuk ka asnjë përmirësim të situatës, që të mund të thuhet se janë realizuar kushtet për të lejuar dhënien e licencave për operatorët televizivë lokalë. Janë të njëjtat kushte me ato të vitit 2003, ku mungon harta e frekuencave, ku asnjë prej rekomandimeve të bëra nga Helsinki nuk është realizuar. Por nuk është vetëm kaq. KKRT-ja nuk ka bërë asnjë konsultim para se të merrte një vendim të tillë, me asnjë prej grupeve të interesit, apo me ekspertët e kësaj fushe. Nuk bëhet publike asgjë, se mbi çfarë bazash është marrë ky vendim.
    A është procedurë normale kjo që është ndjekur nga KKRT-ja?
    Kjo procedurë nuk është normale, pasi nuk thuhet askund se çfarë ka ndryshuar në situatën e frekuencave, për të marrë një vendim të tillë. Po kështu nuk thuhet se sa frekuenca janë të lira dhe se sa licenca lokale mund të jepen. Pasi KKRT-ja nuk mund të anulojë vendimin e 2003-it, vetëm sepse ka pasur një kërkesë nga një subjekt privat. Ajo duhet të bëjë një konsultim, para se të marrë një vendim të tillë, dhe më pas të japë të gjitha sqarimet, duke futur edhe argumentet shtesë që duhet të ketë për anulimin e vendimit të marrë nga KKRT-ja e vitit 2003.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Per Brarin ( speciale )

    Gazeta " Tema "



    Ka ardh` vëzhguesi prej katun`i



    Enkel Demi



    Gjatë gjithë këtyre ditëve kam lexuar në “Gazetën Shqiptare” nëpërkëmbjen që po i bëhet kryeredaktorit të televizionit “Klan”, pasi ka kryer një faj të madh. Ai është martuar këtu e dymbëdhjetë vjet më parë me Mesila Dodën (jo Doden). At’botë Mesila studionte filozofi në Vatikan, ndërsa unë isha reporter në një të përditshme. Kur u martuam, patëm fat të keq, pasi punonjësja e gjendjes civile nuk ishte orakull që të na bënte me dije se do vite më vonë, unë do të isha kryeredaktor i televizionit “Klan” dhe gruaja ime nënkryetare e KKRT-së. Ndaj, gjatë gjithë kësaj periudhe që më kanë paditur në gazetë, reflektova gjatë dhe kam marrë ca vendime.

    Së pari, që për hir të gazetës, nuk do të ndahem me gruan, edhe sikur të ma kërkojë Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë. Më vjen keq, por më bie më mbarë kështu.

    Së dyti, që nuk do të heq dorë nga profesioni.

    Së treti, që nuk do të kërcej vallen e budallait që këto kohë po e lozin ca në gazetë, ca gjetkë.

    Tani, pas kaq kohësh, besoj se gëzoj të drejtën të jap shpjegime në lidhje me pozicionin tim në “Klan” dhe disa hetime gazetareske që kam bërë.

    Fillimisht, mora një vendim të vështirë, për të cilin m’u desh pak kohë. Derisa të bëhet një interpretim i ligjit për konfliktin e interesit, do të heq dorë nga detyra e kryeredaktorit të televizionit “Klan”. Kam zgjidhur kontratën me këtë televizion dhe punëdhënësin tim. Theksoj që kam hequr dorë nga detyra ime si kryeredaktor. Në asnjë moment nuk heq dorë nga ushtrimi i profesionit të gazetarit. Do të vazhdoj të respektoj kontratat e mia, publicitare, agjencitë që prodhojnë programe apo punë të tjera që mund të më ofrohen.

    Paralelisht do të bëj hetime si gazetar i lirë, reportazhe e kështu me radhë. Kam dëshirë që të jap një kontribut modest sesi është deformuar media shqiptare nga njerëz, të cilët janë mësuar të vënë gjoba në adresë të zyrtarëve të shtetit, kompanive të mëdha në vend, rasti i AMC-së është nga më tipikët, apo i “Regency Casino”. Do të të publikoj fakte për dhënie me qira të ambienteve shtetërore për ngritjen e mediave politike.



    * * *



    Për herë të parë dje, ndoqa në adresë time një intervistë në “News 24” të kryeinspektores, Fatmira Laskaj. Në mënyrë korrekte zonja sqaroi pozicionin tim dhe dëshirën për ta verifikuar atë më tej. Besoj se ky vullnet i mbarë për të rrëfyer publikisht se ku jemi me konfliktin e interesit, të tregohet për gjyqtarë, politikanë apo njerëz të tjerë, të zgjedhur dhe kërkesat e tjera, të bëra nga gazetarët në institucionin e saj të kënaqen po kaq shpejt, sa u kënaq “News 24”, e cila kohët e fundit ka përveshur llërët ndaj familjes Demi.

    Meqë në numrat e fundit të gazetës gruaja ime akuzohej se nuk mund të marrë vendime në dëm të “Klan”-it, pasi në këtë mënyrë merr vendime në dëmin tim, po e vazhdoj këtu.

    Kryeredaktori në një media nuk bën pjesë në grupet e interesit të vetë medias. Këtë e di dhe bufi. Asnjë kryeredaktor nuk bën vaki të thirret në mbledhjet e aksionerëve, të ndajë të mirat materiale që vijnë nga dividenti ose të paguajë borxhe, nëse ka. Kjo gjë nuk ndodh vetëm në “Klan”, por edhe në “News 24”, “Gazetën Shqiptare”, “Balkan Web”, “RASH” e gjetkë. Kryeredaktorët janë gazetarë, të cilët në ditën e tyre rutinë organizojnë një redaksi me njerëz, në mënyrë që të përcjellin sa më shpejt dhe saktë lajme te publiku. Kryeredaktorët pranojnë politikën editoriale të medias ku bëjnë pjesë. Nëse kjo politikë nuk u shkon për shtat, ose duhet të largohen nga detyra, ose duhet të bëhen bythecë. Unë kam zgjedhur rrugën e parë, ndërsa në vitet e mia të “Klan”-it, politika editoriale më ka shkuar për shtat, ndaj nuk jam qarë. Me këtë shpjegim të thjeshtë m’u desh të sqaroja lexuesit e ngratë, të cilët ndoshta nuk e dinë që kryeredaktori në një media nuk ka pushtetin e aksionerit apo pronarit, ndaj çdo vendim i KKRT-së në dëm të “Klan”-it, nuk është në dëmin tim, madje as që më hyn fare në xhep.

    Ndaj, unë jam i sigurt që, edhe sikur të vazhdoj të jem kryeredaktor i televizionit “Klan”, nuk krijoj kurrfarë konflikti interesi, nëse zonja Laskaj dhe inspektorët e saj përdorin logjikën e vërtetë të ligjit dhe jo atë të rregullit të treshit që njeh “Vëzhguesi” i Shqiptares. Pasi, sipas këtij njeriu hije, që ka turp nga emri që i kanë vënë prindërit, meqë unë jam kryeredaktor, i bie të kem lidhur besë me pronarin. Jam i njëjti person që kam punuar në disa gazeta, radio dhe televizione, jo prej besës, por prej kontratave që më ofronin. Kështu i kam ushqyer fëmijët dhe jo duke i vënë gjoba Oktapodhasit.

    Është tjetër punë që ndoshta në këtë moment KKRT-ja nuk ka se çfarë vendimi të marrë kundër “Klan”-it, përderisa është nga të paktët televizione që paguan rregullisht detyrimet dhe operon në një terren, ku piratët gëlojnë dhe askush nuk ia mbron licencën. Fjala vjen, “News 24” mësohet se transmeton jashtë zonës së licencimit, pra piratërisht në Krujë, Kurbin dhe Lezhë. Kjo do të thotë se me taksa më të ulëta, “News 24” shtrihet në zonën e televizoneve kombëtare që paguajnë shumëfishin. Në këtë rast, “News 24” vjedh ditës për diell dhe askush nuk vë ujin në zjarr. KKRT-ja nëse hesht, duhet akuzuar për mefshtësi ose lojë të ulët në dëm të operatorëve të tjerë, të rregullt.

    Meqë Armand Shkullaku drejton prej vitesh Shoqatën e gazetarëve profesionistë (edhe kur nuk ishte në “Klan”), po me rregull treshi ai ka propozuar si kandidate në KKRT Mesila Dodën, pse është gruaja ime dhe të gjithë punonim në “Klan”. Gazetarët bëjnë pjesë në shoqata dhe grupime si kudo në botë. Unë dhe Mesila prej kohësh jemi anëtarësuar në Shoqatën e gazetarëve profesionistë. Ndërsa ka plot organizata të tjera, të cilat kanë anëtarë dhe në raste si KKRT-ja kanë të drejtën e propozimeve të kandidaturave, të cilat kalojnë në sitën e Komisionit të Medias dhe më pas aprovohen në Kuvend. Nuk dimë që në Komisionin e Medias apo në Parlament të ketë të punësuar në “Klan”, në mënyrë që të bënim lidhje të shkurtër me ne, pasi ata dhanë votën në shumicë dërrmuese.

    Këtë, “News 24” e dinte edhe ditën që e ftoi gruan time do kohë më parë në një intervistë në studio dhe vinte në dukje të tjera merita. Këtë e di edhe sot, që kandidatja e zgjedhur ka një përvojë të gjatë në media, edukimin e duhur dhe e shkëputur nga paragjykimet e politikës.



    * * *



    Gjatë këtyre ditëve që “Gazeta Shqiptare” ka treguar vullnet të arrirë për të më vënë në dukje ofiqin, më ka rekomanduar të hetoj, nëse në “Klan” po ngrihet një televizion i ri, i cili quhet “Ora”. Në ambientet e “Klan”-it ka shumë televizorë dhe monitorë, por unë nuk hasa që ndonjërit t’i ishte vënë emri “Ora”. Po të ndodhte, do bëhesha i gjallë.

    Megjithatë, më tërhoqi mëria e gazetës dhe “News 24” ndaj çeljes së një mediumi të ri. Është ndoshta rasti i vetëm që një televizion, radio apo gazetë të qahet se po çlirohet tregu. Media, antimonopolistja më e madhe, mërzitet se operatorë të rinj po hyjnë në treg, madje tentojnë të marrin licencë, jo si në Krujë e gjetkë. Në këto sulme më ka bërë përshtypje një shifër që është përdorur herëpashere. “KKRT-ja i fal “Klan”-it një frekuencë, e cila kushton gjysmë milioni euro?!” Të them të drejtën një shifër e tillë m’u duk alarmante, ndaj veç kontrollit të monitorëve të “Klan”-it u interesova sa kushtonte një licencë. Për të shmangur konfliktin e interesit nuk pyeta gruan që kam në shtëpi, por një ish-anëtar të KKRT-së. Më bëri me dije se frekuenca është pronë shtetërore. Ajo iu jepet në përdorim operatorëve, nuk mund të shitet prej tyre dhe tarifa është vetëm 50 milionë lekë të vjetra. Goxha diferencë me gjysmë milioni euro që shkruhet në gazetë. Kjo më cyti të shkoj më tej për të mësuar këtë arsye. Atëherë, zbulohet që një media mjaft e interesuar në këtë betejë të paprinciptë është në shitje. Dhe shitësi vetëm frekuencën e ka vlerësuar gjysmë milioni euro, megjithëse nuk është pronë e tij. Por mbyllja hermetike e tregut, mosqasja në të e asnjë operatori të ri, rrit artificialisht çmimin e frekuencave, duke krijuar situatë monopol, aq shumë të dënueshme këto kohë nga vetë “Gazeta Shqiptare”. Në kohën kur dikush tjetër hyn në treg, shitësi e ka të vështirë të bindë blerësin se frekuencat, ku ngrihen gazeta të faqosura në ekran, vlejnë kaq shumë. Kjo është arsyeja e gjithë kësaj stuhie. Asnjë arsye politike, asnjë arsye interesi klanor, thjesht një mashtruesi të vogël po i prishet pazari kallp. Unë që jam i prekur pa lidhje në këtë luftë rrenacakësh, do të njoftoj kompaninë e interesuar për blerje dhe studion e saj legale se janë duke blerë një licencë me çmim të lojtur, e cila në fakt është pronë shtetërore dhe e asnjë individi shqiptar, italian apo arab qoftë.



    * * *



    Por këto kohë, shkrimet e gazetës, të lexuara me pathos në “News” nuk kanë qenë fare pa vlerë për mua, megjithë përvojën e gjatë që kam në shtypin shqiptar. E përsëris që kam mësuar se nuk duhet të merresh me të marrë, pasi nga vallja e budallait zor se del. Por, në të njëjtën kohë jam zbavitur me shpikjet e reja që janë bërë në zanatin tim. Kështu, kam mësuar që për herë të parë në historinë e gazetarisë botërore dikush mund të qëndisë një letër të hapur, të cilën ia poston një njeriu konkret si Ledi Bianku, por letrën e nënshkruan me pseudonim, të cilin e ka të përkthyer në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Edhe në këtë letër përmendej pozicioni im në “Klan” si kompromentues për aktivitetin e KKRT-së. Thashë t’i përgjigjem letrës me letër, por nuk më shkonte. Çfarë të shkruaja: Letër për zotin Vëzhgues? Shkonte më mirë fjala vjen: Letër për zotin Bolino. Ose nga e keqja, zotit Car.Bo., megjithëse tingëllimi në shqip është tejet vlerësues në këtë rast. Por, këtij Vëzhguesit, të cilit i ka humbur vula, nuk kam çfarë t’i bëj. Është e pamoralshme të merresh me njerëz që fshihen pas gardhit për të sharë të tjerët.

    Ndaj vendosa ta lë këtë punën e përgjigjes flakë për flakë, edhe prej faktit se perversiteti që mbulon nganjëherë botën e medias në Shqipëri është shumë i madh, sa të ngjall krupën. Çfarë pret nga do njerëz që për të shtuar ndonjë copë më shumë gazete, nxjerrin në trotuar fëmijë që shesin, paçka se mund të jetë nxehtë, ftohtë, shi apo borë? Ndërsa prokuroria dhe policia nuk lëvizi gishtin për shfrytëzimin e të miturëve në mes të Tiranës.

    Përse organet e akuzës nuk u sensibilizuan, kur televizioni “Klan” publikoi që në suplementin e “Gazetës Shqiptare”, “Telegazeta”, botoheshin takime kurvërie të minoreneve kundrejt pagesave? Këta njerëz duheshin trajtuar jo më pak, por si trafikantë të prostitucionit. Dhe tani bëhet çështje, “faji” i vetëm që ka një gazetar që ushtron profesionin, që jeton me pagën dhe honoraret e tij. Thua se ky është krimi më i rëndë, megjithëse në Tiranë po ngrihen pallate, media, falë trafikut të drogës, të njerëzve.

    Ç’më duhet të kërkoj nga një soj i tillë njerëzish, që për të mbytur frikën e tyre nga konkurrenca nuk kanë lënë njerëz pa pështyrë në gazetë, duke nisur nga llogaritaret, rojet e shoferët e “Klan”-it, të cilët më shumë sesa politika editoriale, kanë interes për ditën e pagës.

    Dhe e fundit gjë që mësova nga ky lëngim i gjatë në gazetë i Vëzhguesit, është se katundari mbetet i tillë, qoftë dhe me kombësi italiane. Për këtë nuk e kam fajin unë dhe as qytetarët e Shijakut.

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    24/12/2006

    Alba Malltezi

    Eshte nje virus qe prej vitesh i vertitet mediave shqiptare. Eshte virusi "baze" dhe ka keto karakteristika: shpifjen, genjeshtrat, manipulimet, ofendimet, sulmet personale dhe degradimin e antiviruseve ne shtypin e lire. Si çdo virus gjen periudhen me te pershtatshme, individet me te dobet, terrenin me fertil per te infektuar e shtuar pacientet. Virusi "baze", i cili ne gjithe keto vite ka jetuar, si çdo virus, ne mjedise te ndotura, mes plehrave dhe rastesisht ndonje editoriali te mire, deri tani mbahej i izoluar, jo me shume nga komuniteti i gazetareve sesa nga lexuesit, te cilet e kishin denuar te rrinte aty, ne nje qoshe, ne nje te perditshme qe s"vlente nje lek e qe s"shiste e nuk shet me shume se 300 kopje ne treg. Si çdo virus, edhe virusi "baze" shquhet nga djallezia, pabesia, zgjuarsia; ai prej vitesh vertitej ne mjediset e opozites shqiptare. Kryeministri aktual, per shembull, eshte mbartes i virusit "baze" qysh kur ishte ne opozite pa qene i semure prej tij, por portator i rrezikshem per te tjeret. Pas 3 korrikut te 2005, virusi "baze" gjeti terren te pershtatshem: individe dhe biznese shendetlige qe e pane si nje shpetim. Ai virus, disa hallexhinjve iu duk si peniciline dhe i kerkuan ndihme. Keshtu ndonje media kombetare, ndonje kazino, ndonje firme nafte, ndonje gazetar eshte infektuar tashme prej virusit dhe te pavetedijshem e perhapin kudo duke rrezikuar seriozisht median shendetlige shqiptare. Simptomat me te dukshme te infektimit nga virusi "baze" i kishte Enkeli, deri para 3 korrikut 2005 nje gazetar qe te pakten kutite i hapte mire, por qe tashme prej muajsh gjendet ne ethe profesionale me simptomat e genjeshtres, mashtrimit, ofendimeve, korrupsionit, degradimit: tipike e pasojave te infeksionit nga virusi "baze". Por per fat te mire, ka gazetare edhe pse te pakte ne numer, qe ketij virusi ia kane gjetur prej kohesh antibiotikun: ndershmeria, profesionalizmi, serioziteti, e verteta, jane vdekja e sigurte e tij.

    ------

    hahaha, kush flet; Bronchoalveolar carcinoma
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dirty.. cdeshe te thuash..me...ahaha kush flet..

    fall nuk do hedhim ta gjejme.. tundu..shkruaj..

    thx qe i sollet shkrimet qe kerkova..
    vazhdoni ne se dalin tjera rreth ktij debati..

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Brari
    dirty.. cdeshe te thuash..me...ahaha kush flet..
    Brari, dua te them qe A. Malltezi eshte personifikimi i atij virusi per te cilin ajo flet.

    shkrimet e A. Malltezit kane gjithmone nje titull skandali (per te terhequr lexuesin) dhe nje permbajtje te shkurter dhe te thjeshte (per lexuesin e lodhur nga media).

    dhe eshte pikerisht me kete amballazh te "pafajshem" ajo dergon shpifjen/genjeshtrat/manipulimet/ofendimet/sulmet personale.

    ne shkrimin konkret sulmin ndaj "Enkelit" (qe personalish nuk e di kush eshte)

    para nje viti kam lexuar shume shkrime te A.Malltezit mbi nje subjekt qe e njihja mire dhe nga afer, dhe jam habitur nga aftesia e zonjes (apo shoqes) ne fjale per te deformuar realitetin evident.

    perveç kesaj nuk kam ndonje revelacion per te bere mbi A.Malltezin.
    Por, jame shume kurjoz ti shof ndonje fotografi, imazhi qe kam krijuar ne koke i afrohet shume imazhit te Lajes (nuk e mbaj me mend titullin e filmit).

    gezuar festat
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Per mendimin tim te gjithe kta pronaret e medias qe e kane nisur karieren si gazetar jane Plera me P te madhe plus jane te koruptuar servile dhe kundra interesave te publikut
    keni ber ndonjehere pyetjen ku i gjeten leket
    Nolinot bazet frangajt leserat eco...???

    per mendimin tim 100 here me te ndershem jane ata pronar mediash qe te pakten i kane bere leket me bizneset e tyre
    shum me teper jane ata garant te interesit publik sesa frangaj eco
    te pakten ata nuk shiten per nje reklame
    le qe creklame them une se per nje reklame shitet bolino
    frangaj qe kur u lidh me berishen e ka rit shume piacen
    i mori tv Klan me dhune bashkepronareve te tjere dhe tani po na ngref tv te ri
    vend i cudirave ky Shqiperia
    Besoj se ato tregimet se mund te jemi nje vend ku behen eksperimente nuk jane s.f.

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    njemik,

    per momentin ka nje problem ekujlibri me tre partite kryesore ne shqiperi.
    dy prej tyre jane shume te pasura, e treta jo.
    dy prej tyre kane median ne dore, e treta jo.
    ajo qe po ndodh eshte qe kjo e fundit po perpiqet te barazohet.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •