Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Interviste me regjisorin Srdjan Karanovic

    Srdjan Karanovic: Jam jugosllav. Mė vjen turp pėr luftėn

    (Marre nga Shekulli)

    Intervistė me regjisorin serb Srdjan Karanovic. Pėrvoja e tij nė ish-Jugosllavi, lufta nė kinemanė e tij dhe projekti i ardhshėm, njė histori erotike me emrin “Besa”

    Tirana ka kinemanė amerikane Millenium, ka edhe njė kinema shkolle, nė ish-Kinostudio ku ēdo tė enjte shfaqen filma autorė qė s’mund t’i gjesh tjetėrkund, vetėm me porosi nga jashtė. Pėr tė shkuar deri aty duhet menduar kthimi vonė nė mbrėmje. Linjat urbane mbyllen shpejt, taksistėt bėhen gjahtarė klientėsh nė ato orė. Ēmimi i naftės bie, i taksistėve tanė jo. Megjithatė ndryshe nuk zbret dot prapė nė qytet. Ėshtė privilegj i rretheve tė ngushta diskutimi nga mesnata pėr kinemanė, politikėn nė kulturė dhe luftėn politike. Ndryshe, kultura nė Tiranė ngjason me rrugėt e saj: sapo ndėrtohen tė voglat, aq sa pėr tė mos futur baltėn nė shtėpi, prishen, pėr t’u ndėrtuar rrugė mė tė mėdha dhe, deri atėherė nuk i dihet.

    Kėshtu qė diskutimi pėr kulturėn nuk shkon pėrtej kontaktit njohės nga ana jonė, atij qė me tė parė na rrėzon paragjykimet pėr artist tė madh apo tė vogėl, pėr tė ngritur po aty njė tjetėr paragjykim. Duke mos pasur ballafaqime tė thella me kultura tė tjera, mungesa e tė cilave tė ēon o nė pretendime delirante o inferiore. Aq sa kjo pasqyrohet dhe nė deklaratat e tė huajve qė bien nė konstatimet e turistėve pėr bujarinė e shqiptarėve. Kohėt e fundit kanė lėvizur ndjeshėm kontaktet mes artistėve serbė e shqiptarė. Pas trupės kombėtare tė teatrit tė Beogradit, Goran Paskaljeviēit dhe njė tjetėr Gorani, ėshtė Srdjan Karanoviē-i regjisori i dytė serb qė njihet me Tiranėn. Nė takimin me Karanoviē-in nė shkollėn e filmit “Marubi”, dikush seriozisht tha se janė kėto kontakte qė do tė zbusin konflikte tė shkuara dhe ato tė mundshmet. Po ky dikushi, u kujtua se jemi njė vend qė s’kemi pasur kurrė konflikt me tė tjerė, nuk kemi pėrbėrė kurrė rrezik pėr fqinjin. Na ka mjaftuar e tepruar konflikti me veten.

    Njohja me kinemanė qė bėn Srdjan Karanovic-i, u projektuan tre filma tė tij nė “Marubi”, ishte sa didaktike me studentėt e filmit, aq dhe njerėzore pas shfaqjes sė filmit “Shkreptima dashurie”. Por as njėra, as tjetra, duke qenė njohje pėr herė tė parė me mikun, nuk lė vend pėr kritika tė cilat do ishin tė pakuptimta pėr publikun e gjerė qė gjatė gjithė vitit nuk ndodh qė tė marrė njė informacion tė tretur mirė pėr kinemanė e fqinjėve tanė, i bombarduar siē ėshtė nga stars cinema. Me kėtė film nė vitin 2003 Karanovic-i ka konkurruar nė festivale tė kategorive tė para si ai i Venecias dhe i Torontos. Kritika e quan njė nga filmat mė delikatė pėr luftėn nė ish-Jugosllavi ku dashuria pėr jetėn mund tė shpėtojė duke kėrcyer nga trupat e fantazmave, viktima tė luftės apo ushtarė tė saj qofshin. Kjo ėshtė e vėrtetė, por sa ia ka arritur kėsaj Karanoviē-i, ėshtė tjetėr.

    Regjisori dhe skenaristi 62-vjeēar e ka nisur karrierėn me filma tė shkurtėr dhe programe televizive. Ai u formua nė shkollėn e Pragės ku studioi nė vitet ’70 dhe sot vlerėsohet si figurė e njohur e kėsaj shkolle ndėr regjisorėt e ish-Jugosllavisė. Pak filma ka bėrė: “Aroma e luleve tė egra” 1977 me tė cilin ka futuar Ēmimin e Kritikės nė Festivalin e Kanės nė 1978, “Kurora e Petrijas” 1980, “Gjahu i shoqėrisė”, “Njė film pa emėr”, ka bashkėpunuar me regjisorin e njohur serb Rajko Grlic. Ka qenė lektor nė Universitetin Kolumbia tė Nju Jorkut. Si profesor vizitor dha disa ditė leksione dhe nė shkollėn “Marubi”. Se ē’mendon pėr ish-Jugosllavinė, luftėn dhe projektet e ardhshme qė ka tė ngjarė ta sjellin prapė nė Shqipėri, ėshtė nė intervistė mė poshtė.

    Profesor cila ėshtė pėrvoja e jetės suaj nė ish-Jugosllavi, sa ju kanė vlejtur gjendjet zinxhir tė luftės pėr tė treguar histori nė kinema?

    Ėshtė njė histori e gjatė pėr t’u treguar. Sot unė po pėrfaqėsoj kėtu Serbinė si kineast, dhe mė quajnė serb. Por ndeshmėrisht jua them se ndihem mė shumė si njė ish-jugosllav. Nė fakt kėshtu jam prezantuar jashtė Serbisė, si njė ish-jugosllav.
    PMa kthejnė shpesh tė tjerėt qė ky nacionalitet nuk ekziston. Po, iu them, ndoshta nuk ekziston zyrtarisht, emocionalisht dhe thellė nė emocionet, ekziston qė ē’ke me tė. Gjithmonė e kam dashur Jugosllavinė dhe jam ndjerė tmerrėsisht keq kur u shkėrrmoq. Kam qenė i tronditur dhe i trazuar nga gjithė lutėrat civile, nė Kroaci, Bosnjė dhe mė pas nė Kosovė dhe mendoj se kjo s’duhej tė na ndodhte tė gjithėve ne. Kam nostalgji pėr Jugosllavinė, por aspak pėr komunizmin. Kur them nostalgji pėr Jugosllavinė, kam parasysh atė multikulturė magjepsėse, tė pėrzier tė vendeve tė ndryshme, kam nostalgji pėr peizazhet, pėr njerėzit qė kam njohur, nė Slloveni, nė Maqedoni, nė Kosovė. Kam shumė miq nė kėto vende dhe nėse nuk arrij t’i takoj i kujtoj gjithnjė.

    Pamė komedinė tuaj dramatike pėr pasluftėn ku vetėm lufta nuk dukej. A nuk mendoni se sot ėshtė krijuar nė rajonin tonė gati njė modė pėr tė bėrė filma pėr luftėn?

    Gjithnjė kam menduar jo vetėm pas luftėrave nė ish-Jugosllavi, por edhe para tyre, qė jeta vazhdon, njerėzit bien nė dashuri, si nė Luftėn e Parė dhe tė Dytė Botėrore dhe nė qindra luftėra tė tjera civile, lokale. Kam menduar se kėto luftėra tė ndyra e tė turpshme, disa prej tė cilave i kemi pasur nė ish-Jugosllavi, kanė qenė gjithashtu pėr disa njerėz edhe njė shans pėr tė dashuruar dhe pėr t’u dashuruar. Kjo ėshtė arsyeja qė unė kam gjetur atė perspektivė pėr personazhet e filmit tim. Edhe pse ajo ishte njė tragjedi shumė, shumė e thellė, ne tė gjithė duhet tė jetojmė, brenda saj dhe pas barbarisė sė saj. Ka akoma shpresė, jeta qė kemi para mund tė jetė e trishtueshme, por ėshtė edhe ajo jeta me gėzim, dashuri, martesė.

    Vėshtirė ta mendosh pas “Shkrepėtima dashurie” se nė cilėn anė jeni.

    Kjo ėshtė njė pyetje pak personale. Shumica e miqve tė mi mendojnė se unė jam pesimisti mė i madh i mundshėm, por ndoshta unė “falsifikoj” me kinemanė, jam munduar tė jem dhe tė hiqem si optimist.

    Duke marrė shkas po nga filmi juaj, besoni se ka pasur tė kėqija qė i kanė ardhur rajonit nga konfliktet e identiteteve fetare?

    Ballkani ėshtė pjesa mė interesante e globit qė unė njoh. Kam jetuar nė vende tė ndryshme, por e dua Ballkanin mė shumė se ēdo pjesė tjetėr. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse ndodhem nė Tiranė. Kam dashur tė vij kohė mė parė, por s’kam pasur mundėsi. Ne ballkanasit apo mė saktė historia e Ballkanit tonė ėshtė diēka e ēmendur, vėrtet tarallake, por nga ana tjetėr, nėse i mbyllim sytė, dhe i harrojmė barbaritė, konfliktet, tragjeditė qė na kanė kushtuar jo pak tė gjithėve, gjejmė akoma njė pasuri kulturore, tronditėse nė kėtė pjesė tė botės ku zien njė shpresė e zjarrtė.

    Lidhet ardhja nė Tiranė me njohjet e drejtpėrdrejta tė artistėve shqiptarė dhe kinemasė sė saj? Apo ndonjė projekt?

    Fatkeqėsisht nuk e njoh shumė kinemanė shqiptare, pėr arsye se pėr shumė vite ne kemi qenė dy vende fqinjė qė jemi sjellė sikur tė ishim dy pjesė tė njė universi. Jam shumė i gėzuar qė tashmė dy vendet tona kanė nisur tė bashkėpunojnė nė shumė drejtime, nė kulturė, le tė shpresojmė nė ekonomi dhe shumė shpejt kemi pėr tė mėsuar sėrish diēka shumė tė rėndėsishme pėr njėri-tjetrin. Po, kam dhe njė projekt, por s’kam paranė akoma. Ky projekt qė quhet “Besa”, fjalė juaja. Do tė jetė njė film jo i zakontė erotik edhe pa pasur skena dashurie, edhe pa u prekur, mes dy njerėzve. Ėshtė historia mes njė burri shqiptar dhe njė gruaje sllovene nė Serbi, nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore. Ėshtė herėt tė them pėr bashkėpunimin me artistė shqiptarė, sepse jam akoma duke mbledhur tė holla. Nėse i gjej, atėherė tė shohim. Nėse jo, do tė vazhdoj tė jem profesor i artit tė kinemasė dhe do tė dal nė pension.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    mbiemnin e paska shume karakteristik ky fare karanovic ||| sa karat ja ka dhone Tironse - kulturse t'Tironse? |||

    karat: njesia si kallxon sa ka ari ni sen |
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •