Merkato: Fiore te Livorno, Xhiakomaci te Palermo
Masimo Makerone ėshtė kthyer nga Midėllsbrou te Siena dhe sulmuesi shprehet: "Do ta nis nga Siena ku kam gjithė besimin e duhur, qė ndėrkohė mė mungonte nė Angli. Pėrvoja ime nė Angli nuk doli me sukses, sepse futbolli atje ėshtė shumė ndryshe nga ai italian, sepse pėrqendrohen mė tepėr tek ana fizike, por ka edhe shumė zakone ndryshe, pėrfshi edhe atė tė ushqimit. Por nė radhė tė parė mė mungonte besimi, qė jam i sigurt se do ta kem te Siena, njė skuadėr e rėndėsishme, tė cilėn e njoh mirė."
Ndėrkohė, Livorno ka marrė nga ekipi i Torinos mesfushorin Stefano Fiore, i cili ėshtė transferuar me formulėn e huazimit te toskanėt. Livorno do tė marrė pėrsipėr tė shlyejė detyrimet financiare ndaj lojtarit deri nė fund tė kampionatit. "Demi" njėkohėsisht ka marrė edhe mbrojtėsin Ēezare Bovo, i cili ka kaluar nė formė huaje nga Palermo. Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur drejtori sportiv i klubit siēilian, Rino Foski. Skuadra e Zakeronit ka siguruar edhe anėsorin e majtė, Franēesko Koko, nga Interi.
Sakaq, Fiorentina ka blerė nė mėnyrė tė plotė nga Bazeli mesfushorin Zdravko Kuzmanoviē. Futbollisti 20-vjeēar ka nėnshkruar me klubin vjollcė njė kontratė deri mė 30 qershor 2011. Lojtari pritet gjatė ditės pėr vizitat mjekėsore.
Ėshtė zyrtarizuar kėmbimi mes mesfushorėsh midis Palermos dhe Leēes. Te puljezėt ka kaluar hua Xhiani Munari, i cili nuk ka luajtur asnjė ndeshje me fanellėn e siēilianėve (kishte mbėrritur nė verė nga Verona), nė vend tė tij ka kaluar te skuadra rozė Guliermo Xhiakomaci, uruguajani nga Montevideo qė luante te verdhekuqtė qė prej vitit 2002.
Sė fundmi, Milani ka bėrė tė ditur se Rikardo Oliveira do tė qėndrojė te kuqezinjtė deri nė fund tė sezonit, sepse klubi milanez e ka cilėsuar tė "rrezikshėm" kalimin e tij hua te Reali nė kėtė fazė tė sezonit.
Krijoni Kontakt