PARA TEJE DUA TE VDES
Une
para teje dua te vdes.
Apo kujton se ai qe vjen mbrapa
do ta gjeje ate qe iken?
Une se besoj.
Me mire
te me djegesh,
te me futesh ne nje vazo
dhe mbi oxhak te dhomes tende ta vendosesh.
Vazoja te jete prej qelqi
e tejdukshme,
te jete prej xhami te bardhe
qe brenda saj te mund te me shohesh mua
Besoj se e kupton sakrificen time:
hoqa dore se qenuri toke
hoqa dore se qeni lule
vetem per te qendruar prane teje.
Dhe behem pluhur
prane teje jetoj.
Me pas, kur te vdesesh edhe ti
ne vazon time do te vish.
Dhe aty bashke do te jetojme
hiri yt ne hirin tim
deri sa nje nuse harrakate
apo nipi plangprishes
qe aty te na heqin…
Por
ne
deri atehere
do te perzihemi aq shume me njeri tjetrin,
sa dhe ne plehrat ku do na hedhin
grimcat tona
prane njera tjetres do te bien.
Se bashku do te kridhemi ne toke.
Dhe nese nje dite nga lageshtia
ne kete cope toke
nje lule e eger do te mbije,
ne maje te saj dy lule do celin patjeter:
njera
ti
dhe njera
une.
Une jam me optimist
Une akoma nje femije kam per te lindur
Jete mbart brenda meje.
Gjaku me zien.
Shume, ama shume do te jetoj
Por me ty sebashku.
Por dhe vdekja mua s’me frikson.
Vetem se shume e merziteshme po me duket
menyra e varrimit tone.
Megjithese deri kur te vdes une
Them se kjo do te ndryshoje.
A ka ndonje mundesi te dalesh nga burgu ne ditet e sotme?
Nga brenda nje ze:
ndoshta - me thote
po kontribuoj edhe une ne kete kend me perkthimin e nje prej poezive te Hikmet qe me pelqen shume. Shpirti dhe idealizmi i ketij njeriu eshte me te vertete per tu patur zili. nuk e di po zor se has njerez te tille ne ditet e sotme. me shume mundesi kane qene kushtet dhe zhvillimet politike dhe kulturore te asaj periudhe qe ka nxjerre njerez te tille. Nderime poetit dhe bashkekohesve te tij Latine.
P.S.meqenese jam amator besoj se mund te kete edhe mosperputhje me origjinalin keshtu qe po postoj edhe origjinalin ne turqisht ne menyre qe ndonje prej anetareve te forumit (mesa kam vene re numri i turqishtfolesve ne forum s'eshte i vogel) te kontribuonte per nje perkthim sa me te mire.
Krijoni Kontakt