Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35

Tema: Nazim Hikmet

  1. #21
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    ***

    Oh sa kam deshir ta dish
    Ta puth e ta puth doren tende
    E pran teje te bie pak me pas
    Dhe vdekjen ta pres me aq endje

    C`me duhen ditet qe vine?
    Asgje s`me hyn me ne sy
    Dielli prap boten do ndrije
    Por i verber do jem un` paty

    Sa vite u bene,sa vite
    U desheme askush s`e mor vesh
    Pra cohu tani,ty te lutem
    Nje fjale ma thuaj,a me qesh

    Mes jetes time kalove
    Si yllin qe terrin e ndrit!...
    Pra cohu tani ti e vdekur
    Me doren e ftoht me vrit

    Se jeta pa ty do me jete
    Nje nate e mbetur pa yll
    Me vrit pra me doren e ftohte
    Qe syte prane teje ti mbyll

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Vendndodhja
    Anadoll
    Postime
    35
    Urime! Kush ika perkthyer keto dhe nga cila gjuhe?
    Nje dite sinjor kapiteni ciganen ne rruge e takoi

  3. #23
    Nazim Hikmet ka vertet poezi te bukura qe i kam lexuar me pare ne gjuhe te huaj. U gezova kur pata rastin te gjej nje permbledhje me poezi te tij perkthyer ne shqip nga Besnik Mustafaj. Libri titullohet “Peisazhe njerezore”. Me sa lexova, edhe nje pjese e poezive te sjella ne kete teme i perkasin kesaj permbledhjeje.

    Shkeputur nga “Letra dhe poema” (1942-1946)

    3.

    Do te them dicka
    ……….me rendesi thelbesore.
    Natyra e njeriut nderron
    ……….kur ai nderron vend.
    Ketu une e dua tmerresisht
    gjumin qe vjen si nje dore mike
    te hape drynat e portes sime
    dhe te permbyse muret qe me rrethojne.
    Si ne ate krahasimin e rendomte
    une i jepem gjumit.
    Si drita qe rreshqet ne ujerat e qeta.
    Shoh endrra te mrekullueshme.
    Jam gjithnje jashte,
    bota eshte e kthjellet, bota eshte e bukur.
    Dhe asnjehere s’e pashe veten
    aty te burgosur.
    Dhe asnjehere neper endrra
    s’u rrezova nga majemali i humnerave.
    Po zgjimet i paske te tmerrshme, do te thuash ti.
    Jo, e shtrenjta ime,
    jam aq trim sa endrren ta shoh gjithnje si enderr…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Ninulla

    I
    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell tani gjumin nga koshptet pėr ty
    Ah, pėr sytė e tu geshtenjė me pjergulla tė blerta!
    Fli, bukuroshja ime, fli
    Fli buzagaz pėr ėngjėjt,
    nani - nani!

    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell tani gjumin nga deti pėr ty
    Njė gjumė tė thellė e tė freskėt, tė lehtė si bletė.
    Fli, bukuroshja ime, fli,
    Nėn velat e fryra prej erės,
    nani - nani!

    Fli, bukuroshja ime, fli!
    Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet pėr ty
    Njė gjumė tė rruztė si prej kadifeje,
    Fli, bukuroshja ime, fli
    Te kryet e shtratit tėnd zemra ime, rri zgjuar
    nani - nani!

    II
    Shpirti im
    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė
    Dhe, siē fundosesh nė ujė
    Zhytu nė gjumė, zhveshur e me tė bardha veshur
    Mė e bukura ėndėrr tė pret,
    nani - nani!

    Shpirti im
    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė,
    Dhe braktise veten si nė krahėt e mi shtrėnguar
    nani - nani!

    Mua as nė gjumė mos mė harro
    nani - nani!


    Mbylli sytė ngadalė-ngadalė
    Sytė e tu jeshilė tė thellė ku digjet njė zjarr
    nani-nani, shpirti im,
    nani - nani!

    Pėkthyer nga Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Edhe njė herė pėr ty

    Dashuroj te ti
    riskun e anijes qė udhėton drejt polit
    Dashuroj te ti
    guximin e eksploratorėve tė mėdhenj,
    Dashuroj te ti tė largėtėn,
    Dashuroj te ti tė pamundurėn.
    Hyj nė sytė e tu si nė njė pyll
    ku veē dielli hyn,
    Dhe unė, i mbytyr nė djersė, i uritur e zemėrak,
    Me zjarrminė e gjahtarit
    kėrkoj trupin tėnd.

    Dashuroj te ti tė pamundurėn,
    Por aspak dėshpėrimin.

    Dhe !

    Ti je skllavėria dhe liria ime,
    Ti je trupi im qė digjet
    Si trupi i zhveshur i netėve tė verės.
    Ti je vėndi im,
    Ti, me hullitė e blerta tė syve tė zinj,
    Ti, kaq e bukur, ngadhnjimtare,
    Je malli im
    Krejt e paarritshme nė ēastin kur tė mbaj nė krahė.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Ti s'je mė kėtu...

    Ti s'je mė kėtu,
    U shkretua njė prej qyteteve mė tė bukur tė botės,
    U zbraz, si dorashka kur ti e ke hequr prej dore,
    U fik, si fiken pasqyrat kur s'tė shohin ty.
    ............................
    ...........................
    ......................

    Po e lė me kaq, ndoshta, Shigjeta shkruan pjesėn tjetėr

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Je skllaveria ime, je liria ime (Nazim Hikmet)

    Je skllaveria ime, je liria ime,
    je mishi im qe digjet,
    si mishi i zhveshet i neteve te veres,
    je atdheu im,
    ti, me rreflekset jeshil te syve te tu,
    ti, e lartesuar e fitimtare,
    je nostalgjia ime,
    kur te di te padepertueshme,
    ne te njejtin moment
    ne te cilin te rrembej.

  8. #28
    Polemikė

    Ti sheh veē horizontin qė shndritet
    unė dhe natėn e shoh
    ti nuk sheh gjė tjetėr veē natės
    unė dhe horizontin qė shndritet

    30 gusht 1958

    perktheu Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #29
    I

    Rri aty siē je nė dritėn e pajetė
    Qė dielli ta hedh mbi fustanin e blertė
    Dhe ja si plaga ime u ēel qė kėtė ēast
    Dhe shėrbėtori yt i tėri kullon gjak.

    II

    Mendja ime nuk rresht e nuk rresht
    Tė rikrijoj ty me gjithė ē'ke
    Dhe me duart qė mė dot nuk tė prek
    Ta mbuloj bardhėsinė me njė fustan tė blertė


    Anija

    S'ėshtė zemra, medet, po njė kėpucė lėkurbualli
    Qė ecėn pa pushim,
    .................Ecėn e s'griset kurrė;
    Njė kėpucė qė shkon para nėpėr rrugėt plot gurė
    Para Varnės kalon njė anije
    "Oi, fijet e argjendta tė Detit tė Zi",
    Njė anije nė udhė pėr nė Bosfor,
    Nazimi anijen e pėrkėdhel ėmbėlsisht
    ........................Dhe ndien t'i digjen duart

    perktheu Besnik Mustafaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-05-2009 mė 23:55
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    Nga ky qytet si do te dalim


    Para meje gjithe portat e tij rrine mbyllur,
    gjithe perdet jane ulur,
    as edhe nje kuadrat i kalter,
    as edhe nje grusht yje.
    Mos qenka e thene te na zere vdekja ketu?
    Nga ky qytet si do te dalim,
    .........................trendafili im?

    3 gusht 1959


    perktheu Besnik Mustafaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Nazim Hikmet
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •