Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Burrat në gjyq: Si na rrahin gratë

    E rrallë/ Gjyqtarët kryeqytetas kanë në duar paditë. Njëri prej viktimave kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim

    Burrat në gjyq: Si na rrahin gratë

    Ankohen për dhunën që ushtrojnë bashkëshortet e tyre në shtëpi



    Gratë rrahin burrat dhe përfundojnë në gjykatë. Janë dy raste të tilla që ndodhen në duart e gjyqtarëve kryeqytetas, ku burrat të dhunuar nga bashkëshortet e tyre kanë parë si zgjidhje vetëm përballjen me to përpara togave të zeza. Rasti i parë i përket dy bashkëshortëve B.S. dhe F.S., 40 dhe 38 vjeç, banorë në Allias. Para gjyqtarit të çështjes, 40-vjeçari ka pohuar se bashkëshortja e tij ushtronte dhunë në mënyrë sistematike ndaj tij që nga koha e martesës, rreth 15 vjet më parë. Por, për hir të dy fëmijëve të tyre, ai ishte përpjekur të rregullonte marrëdhëniet me të. Megjithatë, asgjë nuk kishte funksionuar mirë, derisa në muajin gusht të këtij viti, bashkëshortja e kishte qëlluar disa herë atë përpara fëmijëve dhe nënës së tij. I ndodhur në një pozitë të tillë, ai e ka denoncuar në polici, por aty nuk i kanë pranuar denoncimin duke e drejtuar në prokurori. Prokurorët e kryeqytetit e kanë klasifikuar dhunën ndaj 40-vjeçarit si kundërvajtje penale dhe pasi i kanë dokumentuar gjithë ngjarjen e kanë dërguar atë në gjykatë për ta vazhduar çështjen me të dëmtuar-akuzues.

    Tri ditë më parë, para gjyqtarit të çështjes, 40-vjeçari i shoqëruar nga avokati i tij e tregoi sërish historinë, madje duke treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Përballë dëshmisë së bashkëshortit, 38-vjeçarja u shpreh se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe se ai e kishte nisur procesin penal, në mënyrë që të zhvillonte një proces divorci më pas. Seanca e parë e këtij procesi ishte caktuar të zhvillohej dy javë më parë, por mungesa e avokatit mbrojtës të 40-vjeçarit bëri që të shtyhej. Në seancën e tri ditëve më parë, ai pohoi se nuk do paraqitej pa avokat, pasi kishte frikë.

    Rasti i dytë i dhunës ndaj bashkëshortit, ka nisur të shqyrtohet në gjykatën e kryeqytetit, rreth dy muaj më parë. Dy palët ndërgjyqëse janë banorë të Saukut. Inicialet e të dyve janë M.L. dhe M.L. dhe kanë gati 6 vjet martesë. I dëmtuari akuzues veç, deklarimit fajtor të bashkëshortes së tij, kërkon nga ajo edhe 100 mijë lekë të reja dëmshpërblim moral për fyerjet dhe sharjet që ka përdorur ndaj tij. Sipas tij, rasti i fundit kur bashkëshortja ka ushtruar dhunë ndaj tij ka ndodhur në verë pranë qendrës së lagjes. Pasi ishin kthyer nga Tirana dhe po ecnin drejt shtëpisë, ata kanë shkëmbyer disa sharje, derisa bashkëshortja e ka qëlluar me shpulla. Grindjen e kanë parë disa prej fqinjëve të tyre, të cilët kanë ndërhyrë për t‘i ndarë. Pas kësaj, ata i janë drejtuar gjykatës për divorc, ndërkohë, bashkëshorti e ka paditur edhe penalisht bashkëshorten e tij.



    Ligji


    Rrahjet ndiqen vetëm në gjyqe me të dëmtuar-akuzues


    Sipas ligjeve në fuqi, rrahjet në familje klasifikohen si kundërvajtje penale. Duke qenë të tilla, rolet e policisë dhe prokurorisë janë gjithmonë pasive, për vetë faktin se këto çështje mund të ndiqen vetëm me të dëmtuar-akuzues në gjykatë. ligjet parashikojnë se në raste të tilla kur paditës heq dorë ose nuk paraqitet në seancë gjyqësore në kohën e caktuar më parë nga gjykata padia pushohet. Proceset e tilla, zakonisht zgjasin shumë, pasi njoftimi i palës së paditur kërkon kohë të gjatë. Disa seanca të tjera duhen për të shqyrtuar provat e dy palëve, ndërkohë, në proces asiston edhe një përfaqësues i prokurorisë, i cili ka rol dytësor në të. Në të vetmet momente kur shprehet prokurori është fundi i procesit, ku ai i kërkon gjykatës vetëm deklarimin ose jo fajtor dhe masën e dënimit për të paditurin. Ndërsa gjykata në raste të tilla jep zakonisht dënime me kusht ose me gjobë. Në të dyja rastet konkrete, bashkëshortet që kanë rrahur burrat e tyre ka gjasa të amnistohen nga ligji i fundit që do nxjerrë Kuvendi.


    Gazeta Shqip

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Na akuzojnë për maskilistë.
    Interesant.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga pllugu
    Na akuzojnë për maskilistë.
    Interesant.
    Ani cka?! Lë të na rrahin ndonjëherë edhe publikisht dhe të na tregojnë se" nuk jeni ju burrat ata që vendosni për gjërat e kësaj bote, nuk jeni ju ata që kinse drejtoni, nuk jeni ju ata që dhunoni, por ne drejtojmë, në kurdisim gjërat, në i dhunojmë burrat!" Femra është ajo që e shfrytëzon mashkullin e jo mashkulli femrën, thoshte disi kështu Dostojevski!
    Historikisht gratë nuk kanë luftuar, por ama burrat kanë luftuar për to! Hera, Athena, Afrodita e vunë në lojë Paridin e bukur dhe pastaj për shkak të tij e hndësjhkuan keq fatin e Trojës, dhem pastaj, për një Helenë të bukur që lë burrin e vetë, u vran aq djem të rinj nën muret e Trojës! Akili i madh desh i cmend kur ia rrembyen Brizeiden, robinën e luftës....Dhe të gjitha luftërat e kësaj bote janë bërë, në njëfarë mënyre, për shkak të femrave...
    Nuk jam antifeminist dhe gjithmonë e kam urrejtur dhe quajtur primitive dhunën ndaj femrave, si qenje më e "dobtë", por ama edhe, me ca shpulla që na i japin fytyrës", mos kujtoni se erdhi kohë e tyre! Jo koha e tyre ishte gjithmonë!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Sa mir qe ja bejn , te isha una do e rrihja mjes drek dark , para edhe pas buke ..........

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA
    Sa mir qe ja bejn , te isha una do e rrihja mjes drek dark , para edhe pas buke ..........
    Lol, Teto Rita ........ .

    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Ani cka?! Lë të na rrahin ndonjëherë edhe publikisht dhe të na tregojnë se" nuk jeni ju burrat ata që vendosni për gjërat e kësaj bote, nuk jeni ju ata që kinse drejtoni, nuk jeni ju ata që dhunoni, por ne drejtojmë, në kurdisim gjërat, në i dhunojmë burrat!" Femra është ajo që e shfrytëzon mashkullin e jo mashkulli femrën, thoshte disi kështu Dostojevski!
    Historikisht gratë nuk kanë luftuar, por ama burrat kanë luftuar për to! Hera, Athena, Afrodita e vunë në lojë Paridin e bukur dhe pastaj për shkak të tij e hndësjhkuan keq fatin e Trojës, dhem pastaj, për një Helenë të bukur që lë burrin e vetë, u vran aq djem të rinj nën muret e Trojës! Akili i madh desh i cmend kur ia rrembyen Brizeiden, robinën e luftës....Dhe të gjitha luftërat e kësaj bote janë bërë, në njëfarë mënyre, për shkak të femrave...
    Nuk jam antifeminist dhe gjithmonë e kam urrejtur dhe quajtur primitive dhunën ndaj femrave, si qenje më e "dobtë", por ama edhe, me ca shpulla që na i japin fytyrës", mos kujtoni se erdhi kohë e tyre! Jo koha e tyre ishte gjithmonë!
    Ti Dardan, me vertete beson se u nisen me kuc e me mac gjithe ata burra per nje Helene? lol. Tani vertete e ka "kenduar" bukur Ymeri i shkrete Iliaden, por po te lexosh midis rreshtave, e merr vesh nga calon gomari lol. Edhe mos ia fut kot per luftrat, se s'jane nise nga femrat, por nga mendja e meshkujve

    Nje gje me ben pershtypje, dua te di sa femra vene ne polici dhe denoncojne partneret e tyre per dhune?! Ndersa keta humbamenot paskan vajt me vrap, lol. Qysh u prish kjo dynja keshtu .... .

    PS: Se harrova te them, jam kunder dhunes ne pergjithesi dhe ne vecanti.

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Dhe pa permendur ketu dhunen e vazhdueshme psikologjike...
    Mjaft me, shteti duhet te veproje, duam te drejtat tona!!!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Dhe pa permendur ketu dhunen e vazhdueshme psikologjike...
    Mjaft me, shteti duhet te veproje, duam te drejtat tona!!!
    Ankoheni ju qe i keni mbajtur grat me dhun per vite me rradh , po mir po jua bejn grat, ishalla ju fusin me bo edhe punet e shpis mas dajakut ,ene te shifni ca osht jeta ..........

    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Lol, Teto Rita ........ .
    Kur duhet duhet, se perndryshe na vejn perfund kto , ene ka burr none ti luj ka veni .
    Ndryshuar për herë të fundit nga WALCHIRIA : 23-12-2006 më 16:15

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA
    Ankoheni ju qe i keni mbajtur grat me dhun per vite me rradh , po mir po jua bejn grat, ishalla ju fusin me bo edhe punet e shpis mas dajakut ,ene te shifni ca osht jeta ..........
    Loool, ke parasysh, mbasi mbaron dajakun, i jep pecin ne dore, e i thua "bej petet e byrekut tani, zuzar" ..... .

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Loool, ke parasysh, mbasi mbaron dajakun, i jep pecin ne dore, e i thua "bej petet e byrekut tani, zuzar" ..... .

    Vec kaq mi , masnej laj cik comentot me leck , ka bo cuni .... ndrroja cik diapers , ene e funit po jo me pak e rendesishme ,me bej cik masazh se jom lodh tu pa tv shtrems .....

  10. #10
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    no pain no gain, e ka thene dhe Roki.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  3. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45
  4. Si ka mundesi qe myslymanet martohen me gjakun e tyre??
    Nga ALBA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 05-05-2003, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •