Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537

    Prokuroria rrëzon akuzat e rënda për Gëzimin e “Kashtës”

    Antimafia, prangoset miku i Fatos Nanos.

    Nese ka ministri ne eficense te plote dhe me kurajo, eshte sot per sot Ministria e Brendshme. Arrestimet e fundit duhet qe jo vetem mazhoranca, por edhe partite e opozites t'i mbeshtesin publikisht.


    SHKATERROHET GRUPI I GEZIMIT TE "KASHTES"

    Policia prangos Gezim Salillarin si kryetar i nje bande te trafikut nderkombetar te droges.
    Ne oret e para te dites se djeshme, forcat e policise se Durresit kane ndermarre nje aksion me qellim goditjen e nje grupi kriminal te trafikimit nderkombetar te droges. Finalizimi i ketij aksioni ka vene nen pranga Gezim Salillarin, i njohur ndryshe si Gezimi i "Kashtes", pronar i nje lokali luksoz ne stabilimentin e vilave ne plazhin e Durresit, Artur Vaqon, i njohur si "Tur Labi" dhe i maskuar nen nje identitet te rreme si Bujar Bitri, si dhe Bajram Sukajn per akuzat "trafik nderkombetar droge" dhe "pjesemarrje ne organizata kriminale".

    Sipas burimeve zyrtare te policise, te tre te akuzuarit ishin banues ne qytetin e Durresit nga ku dhe drejtonin punen e tyre. Ilir Sukaj, 39 vjec, akuzohet per veprat penale si "pjesetar i nje organizate kriminale", "marrjen e sendeve te vjedhura", "trafik te mjeteve motorike", "armembajtje pa leje", si dhe "pjestar i trafikimit te droges" se llojit heroine. Gezim Salillari, 40 vjec, akuzohet per vepren penale te "pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim trafikim droge".

    Gjithashtu, Artur Vaqo, 32 vjec, lindur ne Vlore, akuzohet per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike", "marrje te sendeve te vjedhura", "armembajtje pa leje" dhe "trafikim droge". Praktikat per Ilir Sukajn dhe Gezim Salillarin i jane derguar per shqyrtim Prokurorise se Pergjithshme, ne majin e vitit 2002.
    D. Harizaj


    Marre nga K J
    Ndryshuar për herë të fundit nga MICHI : 27-04-2006 më 23:40

  2. #2
    Sipas mendimit tim demokracia ne shqiperi eshte si nje foshnje qe njeh gjerat vetem duke u perplasur me to. Klasa politike shqiptare eshte prape ajo qe ishte ne kohen e komunizmit, pa ndryshime, pa oksigjen te paster. Dhe si mund keta pleq me lek, te qendrojne akoma ne fuqi? Natyrisht me lidhjet me boten e ekonomise, dhe, pse jo, me boten e krimit.
    Nese nuk do te jete nje "turnover" i gjere ne boten politike shqipetare, atehere, nuk mund te habitemi per lidhjet me krimin e organizuar. Kemi nevoje per forca te reja, per "koka" te reja, per nje mentalitet modern dhe perfundimisht i larget nga kendveshtrimi "miqesor" dhe enverist i jetes.
    "Pushtimi fillon nga syte." I. Kadare.

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Droga, pranga mikut të politikanëve

    Policia e Durrësit i ka vënë prangat Gëzim Salillarit, Artur Vaqos dhe Ilir Sukajt për trafik ndërkombëtar droge

    Ndroqi: Praktika për Gëzim Salillarin i është referuar prokurorisë që në 2 maj të vitit 2002

    TIRANE- Arrestohet për trafik ndërkombëtar droge Gëzim Salillari, emri i të cilit u lakua së tepërmi nga ish-kryeministri Fatos Nano në mbledhjet e KPD-së së fundvitit 2001. I njohuri si Gëzimi i Kashtës u arrestua mëngjesin e djeshëm së bashku me Artur Vaqon me pseudonimin Tur Labi dhe Ilir Sukajn. Një urdhër-arresti i firmosur nga autoritetet italiane rreth 5 vjet të shkuara ka çuar dje në pranga Salillarin, i njohur për lidhjet e tij me politikanë të së majtës, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e krijimit të organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim, pjesëmarrje në organizata kriminale si dhe trafikim të mjeteve motorike. Salillari mësohet se është ndaluar në kompleksin e tij turistik në afërsi të plazhit të Durrësit, ndërsa dy miqtë e tij janë arrestuar në banesat e tyre, në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Tre të akuzuari për trafik droge janë shoqëruar në mjediset e policisë së Durrësit, ndërsa pak kohë më pas është vendosur edhe arrestimi i tyre. Disa orë pas arrestimeve të mësipërme, të kryera nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme, zëdhënësi i këtij dikasteri, Altin Ndroqi, konfirmoi arrestimet gjatë një konference për shtyp.
    Operacioni
    Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 4:00, efektivat e drejtorisë së policisë së Durrësit kanë trokitur në banesat e dy miqve të Gëzimit të Kashtës, në afërsi të stacionit të Trenit dhe në lagjen 17. Pasi policia është siguruar se të dy të kërkuarit e saj ndodheshin në banesa, kanë kryer edhe bllokimin dhe shoqërimin e tyre në ambientet e drejtorisë së Policisë Durrësit. Rreth 4 orë më vonë, forcat e policisë kanë zbarkuar në lagjen e plazhit, në kompleksin e Gëzim Salillarit, duke i vënë atij prangat. Burimet e policisë së qytetit të Durrësit pohuan se në të tri rastet, asnjë prej të kërkuarve nuk ka bërë rezistencë ndaj aksionit të arrestimit dhe u janë bindur urdhrave të policisë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesave të tre personave të mësipërm, policia nuk ka gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme. Po kështu mësohet se veç apartamenteve të banimit të personave të mësipërm, policia ka ushtruar kontrolle edhe në disa ambiente të njohura si prona të tyre në qytetin bregdetar të Durrësit.
    Akuzat
    Ndaj tre personave të arrestuar mëngjesin e djeshëm nga policia e qytetit të Durrësit, organet italiane të drejtësisë kanë ngritur akuza për organizim dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrje në grupe kriminale. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, personat e mësipërm dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës, nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke e shpërndarë atë në rajone të ndryshme të këtij vendi. Dyshohet se paratë e fituara nga trafiku i drogës në drejtim të Italisë personat e mësipërm i kanë investuar në Shqipëri. Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Brendshme, Gëzim Salillari, i njohur edhe si Gëzimi i Kashtës, është pronar i një lokali luksoz në stabilimentin e vilave qeveritare në plazhin e Durrësit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, praktika për Gëzim Salillarin i është referuar prokurorisë që më datën 2 maj të vitit 2002. Burimet zyrtare sqarojnë se për Artur Vaqon, i njohur edhe si Tur Labi, organet e drejtësisë kanë ngritur akuzën e “trafikimit të mjeteve motorike”, “mbajtje të sendeve të vjedhura”, “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik droge”. Ky i fundit kishte tentuar të fshihej me identitetin e rremë, Bujar Bitri. Ndërkaq, personi i tretë i arrestuar nga policia mëngjesin e djeshëm, Ilir Sukaj, mësohet se është referuar në prokurori që në datën 11 korrik të vitit 2002, dy muaj pas referimit të parë në ngarkim të Gëzim Salillarit.


    AUTOMJETI

    Salillari u shoqërua pak ditë më parë

    TIRANË- Një javë më parë, policia e Durrësit ka bllokuar një automjet të markës “Volkswagen” tip “Phaeton”, e cila ishte në përdorimin e Gëzim Salillarit. Pas verifikimit të kryer nga policia kriminale e qytetit të Durrësit në bashkëpunim me sektorin e Interpolit, ka rezultuar se automjeti i mësipërm, i cili përdorej nga Salillari ishte i vjedhur jashtë vendit. Për këtë rast, policia ka nisur ndaj këtij të fundit procedimin penal në gjendje të lirë, duke referuar njëkohësisht edhe materialin përkatës në prokurorinë e rrethit. Për këtë dyshim, Gëzim Salillari është shoqëruar vetëm pak ditë më parë në policinë e Durrësit, por ka qëndruar veçse pak orë aty. Pasi është marrë në pyetje për automjetin luksoz që përdorte, Salillari është lënë i lirë, ndërkohë që i është bërë e ditur se po hetohej për makinën që rezultoi e vjedhur në Itali. Burimet nga policia e Durrësit pohojnë se në këtë rast, Salillari mësohet se nuk e ka pritur qetësisht vizitën e policisë në banesën e tij. Ai ka replikuar me punonjësit e policisë, por më pas u është bindur atyre dhe ka shkuar në polici, ku edhe është marrë në pyetje për makinën luksoze që përdorte.

    Policia italiane ka goditur organizatën shqiptare në vitin 2001. Tetë anëtarë u kthyen në Shqipëri

    “Organizata e Salillarit, lidhje me Kamorrën”

    Organizata kriminale në të cilën bënin pjesë Gëzim Salillari, por edhe i arrestuari tjetër Artur Vaqo, është goditur nga policia italiane që prej vitit 2001. Në mes të marsit të atij viti, prokurorët e antimafias së Barit, Giovanni Giorgio dhe Giovanni Colangelo kanë deklaruar fillimin e hetimeve për një klan mafioz shqiptar, i cili kishte lidhje të forta edhe me klanet pulieze si dhe me Kamorrën. Prokuroria rajonale e antimafias në atë kohë nxorri 27 urdhër-arreste për atë që e quajti “Klani Hasan”. Sipas hetimeve të prokurorisë së Barit, shqiptarët që bënin pjesë në këtë klan kishin zaptuar tregun e heroinës në rajon. Madje me paratë e fituara nga trafiqet ata kishin blerë disa prona të paluajtshme dhe lokale në zonën e Emilia Romanës. Këto pasuri i janë sekuestruar nga policia italiane së bashku me një klub nate “Monster Pub” në Rimini si dhe një numër të madh makinash. Nga hetimet e prokurorisë italiane ka rezultuar se trafiku i heroinës kryhej kryesisht në linjën Durrës- Bari. Droga fshihej në makina të tonazhit të madh, të cilat transportonin mallra të ndryshme. Sapo dilnin nga porti i Barit, makinat parkoheshin në zonën e Modunjos në Bari, ku merreshin në dorëzim nga mafiozët lokalë. Droga shpërndahej kryesisht në krahinat e Pulias, Kampanjës dhe Emilia Romanës. Pas këtij operacioni policia italiane pohoi se tetë persona të tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë, kishin mundur që të iknin nga Italia dhe të ktheheshin në Shqipëri përpara arrestimit. Ndërkohë, prokurorët italianë kanë vënë theksin edhe në faktin që ky klan i fuqishëm kriminal kishte si rival të vetëm Lulëzim Berishën, një tjetër person të akuzuar për trafik heroine në Itali.

    28/04/2006
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    3
    U kap Bare, Berisha, Kashta dhe shume te tjere. Mendoni se kjo qeveri po lufton vertet krimin e organizuar, apo po eleminon konkurencen e krimineleve te djathte. Ne qytetin tim jane kthyer pas kapjes se Bares, kriminele shume te rrezikshem, te cilet shetisin lirshem rrugeve pa i bezdizur njeri.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Koha Jone


    E Premte, 28 Prill 2006


    MINISTRIA E BRENDSHME DHE ARRESTIMET E FUNDIT

    E frikshme kur rri e mendon se sa grupe kriminale te rrezikshme kane qene mes nesh me nje suport te jashtezakonshem politik. Te gjithe te kerkuar nga policia dhe Interpoli e per cudi ata rrinin ne mes te Durresit, ne hotel "Rogner" e hotel "Sheraton", te veshur shik me kollare te shtrenjta e duke pire kafe me politikane apo drejtues te larte te nomeklatures se kaluar. Mundet dhe me ndonje te mazhorances se sotme.

    Arrestimi i djeshem, sic quhet Gezimi i "Kashtes", pronar i nje restoranti luksoz ne bllokun e udheheqjes ne Durres, ku rrinte duke ngrene ish kryeministri Nano apo ish ministri i Brendshem, Igli Toska, e nje mori zyrtaresh te tjere te larte qe paguheshin per te kapur bandat dhe krimin, te jep sinjalin e kuq ku thuhet "Nuk mban me, por duhet qe sirenat e policise te uturojne duke arrestuar perdite nga nje e me shume nga soji i tyre"!

    Jo me kot nderkombetaret, qe kane informacion per kedo politikan, e rendisnin Shqiperine ne vendet me krim te organizuar qe ka gelltitur politiken dhe me korrupsion galopant. Ndaj ka nevoje qe te mbeshtetet kryeministri Berisha ne kete nisme kunder krimit te organizuar. I vetmi njeri qe mund t'i shkaterroje keto banda kriminale dhe kete sistem korrupsioni te vendosur nga disa ish zyrtare te larte socialiste.

    Natyrisht qe zoti Berisha duhet kontrolluar nga politika e ndershme se mos e kalon masen, duke bere edhe politike me keto arrestime, por duke pare se cfare bandash paskan bere namin ne keto vite ne Shqiperi dhe qe rrinin te pashqetesuar nga shteti edhe ia vlen ta mbyllesh nje sy perballe furise se zotit Berisha per te qene protagonist ne gjithcka.

    Tmerresisht frikesuese per vendin dhe te ardhmen e shqiptareve paskan qene disa vite drejtimi te PS se, kur shikon e fakton se keto kapobanda rrinin te qeta e pa shqetesim ne mes te kryeqytetit dhe Durresit, nderkohe qe kerkoheshin nga Interpoli. Aq me keq qe banda e djeshme e kapur nga policia i sherbente duke ngrene e pire ish kryeministrit Nano, ish ministrit te Rendit Publik, Igli Toska, dhe ata "kerkoheshin nga policia per t'u arrestuar"!

    A ka me ironi e fatkeqesi per kete vend nese do te vazhdonte te ishte nen hyqmin e ketyre bandave dhe disa te tjerave qe priten te arrestohen. Ka pergjegjesi shteti dhe ish pushteti, ashtu si ne keto raste ka pergjegjesi edhe prokurori i Pergjithshem, zoti Sollaku. Edhe ne qofte perfshire ne aventurat e tyre (qe pak besohet te jete e vertete), perseri paaftesia per t'i zbuluar e arrestuar eshte nje gisht tregues edhe per akuzen shqiptare.

    Ministria e Brendshme, pervec vullnetit politik te kryeministrit ne keto arrestime, ka edhe nje treshe drejtuese te vendosur per te futur ne burg cdo bande apo grupim kriminal. Ministri Olldashi, zv. Gjergji Lezhja dhe drejtori i Pergjithshem i Policise Kriminale, Agron Kuliqi, jane kupola e kesaj ministrie te cilet ne perfeksion punojne per arrestime te bandave. Por edhe nje pyetje lind vetvetiu: Po Bajram Ibraj, drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, pse nuk i arrestoi keto banda, pasi edhe ne kohen e Nanos ishte drejtor, por edhe sot vazhdon te jete ne krye te Policise se Shtetit?

    Zoti Ibraj ne kohen e ish kryeministrit Nano nuk kishte mbeshtetje per t'i arrestuar apo nuk donte t'i arrestonte?

    Nese ka ministri ne eficense te plote dhe me kurajo, eshte sot per sot Ministria e Brendshme. Arrestimet e fundit duhet qe jo vetem mazhoranca, por edhe partite e opozites t'i mbeshtesin publikisht. Socialistet e thjeshte dhe intelektualet e majte nuk kane asgje te perbashket me krimin, ndaj duhet qe udheheqja e partive te majta te deklarohen ne mbeshtetje te kesaj lufte qe po ben momentalisht Ministria e Brendshme. Nese nuk e bejne, dyshimet bien edhe mbi to dhe kjo kushton politikisht per elektoratin e tyre.

    Alban Mati (alias Nikoll Lesi )

  6. #6
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Uroj qe gjithe keto goditje ndaj krimit mos te jene thjesht nje pastrim territori nga bandat e Nanos per tu hapurr rrugen bandave te Berishes...

  7. #7
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537

    Gezimi I "kashtes", Perplajse Mes Sollakut Dhe Bumcit

    GEZIMI I "KASHTES", PERPLAJSE MES SOLLAKUT DHE BUMCIT

    Arrestimet e dy diteve me pare ne Durres jane kthyer ne nje konflikt te ri ministri prokurori. Prokuroria: Ministri i coroditur, i padisiplinuar dhe i motivuar politikisht
    Arrestimet e bujshme te bera dy dite me pare ne qytetin bregdetar te Durresit jane kthyer ne nje konflikt te ri mes Ministrise se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme.

    Pasi dy dite me pare prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, ne nje emision televiziv ka deklaruar se per personat e arrestuar nga policia nuk ka patur nje urdher arresti, dje ka ardhur dhe reagimi i Ministrise se Drejtesise, ku sqarohen rrethanat e kapjes se tyre dhe se cfare urdhri ekzistonte per ta. Keshtu, Drejtoria e Bashkepunimit Gjyqesor Nderkombetar i ka derguar dje paradite nje shkrese Prokurorise se Pergjithshme ne lidhje me shtetasit Artur Vaqo alias Artur Vako, Ilir Sukaj, Gezim Salillari ne pergjigje te shkreses se tyre me protokoll nr.1136/1prot, date 27.04.2006 ardhur prane Arkivit te Ministrise se Drejtesise ne oren 16:15, date 27.04.06, ne lidhje me procedimin penal nr. 294/2004 te Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane, ne ngarkim te shtetasve Artur Vaqo alias Artur Vako, etj. Keshtu, ministria i ka derguar dje te gjithe materialin e ardhur nga Ministria e Drejtesise e Republikes se Italise ne ekzekutim te leterporosive te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres ne lidhje me procedimet penale nr.59/2002, dhe nr. 582/2002 ne ngarkim te shtetasve shqiptare Artur Vaqo alias Artur Vako, Ilir Sukaj dhe Gezim Salillari, etj.

    "Sqarojme se aktet ne ekzekutim te leterporosive te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres jane percjelle prane Prokurorise se Pergjithshme me shkresen tone nr. 684, date 31.01.2006. Keto akte nuk jane pranuar prej prokurorise dhe i jane kthyer mbrapsht Ministrise se Drejtesise", thuhet ne materialin e depozituar dje nga ministria prane prokurorise.

    Prokuroria e Pergjithshme
    Pas kesaj ka qene i menjehershem reagimi i ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme duke i komentuar si jo te sakta ato cfare ka derguar Ministria e Drejtesise ne drejtim te ketij institucioni. "Veprimet tona jane teresisht ne perputhje me ligjin, natyrisht te nje karakteri sekret", thuhet ne njoftimin e organit te akuzes duke bere me dije nga ana tjeter se jane te detyruar t'i pergjigjen publikisht ministrit Aldo Bumci, duke e akuzuar ministrin si profesionalisht te coroditur dhe te padisiplinuar e me tej politikisht te motivuar dhe keqdashes.

    "Pavaresisht karakterit spekulativ e zhurmeberes te ndalimit te shtetasve Artur Vaqo e te tjere, informojme opinionin publik se Prokuroria Shqiptare ka ndjekur dhe ndjek me konseguence dhe perpikmeri ligjore cdo aktivitet kriminal te provuar, me synim te vetem ndeshkimin e autoreve dhe berjen e drejtesise", sqarohet nga Prokuroria e Pergjithshme. Sa i takon rastit ne fjale, ky institucion sqaron se "kemi ndermarre menjehere veprimet tona proceduriale te inicimit te procedimit penal dhe ne provueshmerine e akteve te siperpermendura, u kemi kerkuar me leterporosi percjelljen e akteve autoriteteve italiane".

    Prokuroria sqaron se kane kerkuar nga Ministria e Drejtesise percjelljen e akteve, te informuar nga homologet italiane. "Ministria e Drejtesise ne menyre spekulative dhe te pavertete me shkresen e dates 4.4.2006, na eshte pergjigjur se do te vazhdojme te kerkojme nga autoritetet italiane percjelljen e akteve, duke nenkuptuar se keto akte nuk kishin mberritur ende.

    Prej kohesh i kemi bere te njohur Ministrise se Drejtesise problematiken e perkthimit te materaleve qe vijne me leterporosi si dhe nevojen e koordinimit sa me te mire te punes per transmetimin zyrtar te tyre", thuhet ne njoftimin zyrtar te prokurorise duke shtuar: "Ne vend qe ministri i Drejtesise dhe stafi i tij te mendojne rrugedaljen e kesaj problematike, perpiqen politikisht ta shfrytezojne ate ne dem te interesave te institucionit te prokurorise, te sigurise dhe jetes se prokuroreve e shtetit ne teresi dhe ne dobi te interesit te nje kapitali politik teresisht provizor, ne dobi te individit minister".

    Marre nga KJ.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Mohohen akuzat, lihen ne burg biznesmenet e Durresit

    E Hene, 01 Maj 2006

    TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda vendosi dje masen e sigurise "burg pa afat" per tre te pandehurit Gezim Salillari, i njohur si Gezimi i Kashtes, Artur Vaco dhe Ilir Sukajn. Ata akuzohen per veprat penale " trafik nderkombetare droge" dhe "pjesemarrje ne organizata kriminale". Ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura, prokuroret kane ngritur akuzat, te cilat kishin te benin me krijimin, financimin dhe drejtimin e organizatave kriminale si dhe pjesemarrje ne trafikun nderkombetare te lendeve te forta narkotike. Perfaqesuesit e prokurorise, paraqiten perpara gjykates se Krimeve te Renda dhe nje vendim te drejtesise italiane ne shkallen e trete te gjyqesorit, te rrezuar nga dy gjykatat e shkalleve pasuese.

    Nga burimet e gjykates per Krime te Renda, mesohet se avokatet e tre te pandehurve kane hedhur poshte akuzat e ngritura nga prokuroria. Mbrojtja ka dale me pretendimin se ndaj klienteve te tyre nuk ka prova per implikim ne akuzat e parashtruara. Sipas saj, kjo ceshtje eshte nje keqkuptim procedurial i prokuroreve. Prokuroret kane vepruar ne hapesire por jo ne kohe per arrestimin, duke mos qene te informuar, ishte deklarimi i mbrojtjes.

    Salillari, Vaco dhe Sukaj u arrestuan kater dite me pare ne qytetin e Durresit, ne baze te nje udher arresti nderkombetare gjate nje aksioni policor, organizuar nga policia e shtetit dhe ajo e qytetit bregdetare. Bashke me Salillarin, drejtesia italiane kishte shpallur ne kerkim dhe 18 persona per te cilet eshte vendosur hetimi ne mungese.

    Korrieri

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ANED
    U kap Bare, Berisha, Kashta dhe shume te tjere. Mendoni se kjo qeveri po lufton vertet krimin e organizuar, apo po eleminon konkurencen e krimineleve te djathte.

    Si gjithmone!



    Ne Shqiperia keshtu shkojne gjithmone keto gjera, hiqen disa qe te vijn disa te tjere!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    na ruajte zoti nga kriminele te majte e te djathte

    megjithate kriminelet nje emer kane dhe nje fund duhet te kene:

    te vihen para drejtesise
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •