Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Defektet me orar, vėndi pa drita...

    Kolapsi energjetik ka pėrfshirė gjithė vendin pėrveē Gjirokastrės. Ndėrprejet nė orare fikse. Temperatura nė Tiranė 19 gradė, KESH thotė ėshtė rritur konsumi


    Shqipėria ėshtė pėrfundimisht nė krizė energjetike dhe njė lajm tė tilė nuk e pohon vetėm Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Dje Tirana dhe e gjithė Shqipėria ka kaluar ditėn me ndėrprerjet mė tė mėdha tė energjisė elektrike ndėrsa Korporata nuk njofton minimalisht qytetarėt pėr oraret. Madje burimet zyrtare tė KESH nuk e pranojnė se ndėrprerjet janė sipas njė grafiku tė caktuar pavarėsisht se ndėprerja e energjisė bėhen nė orare fikse dhe po ashtu edhe kur vijnė dritat oraret “respektohen”. Burimet nga KESH bėjnė me dije se i gjithė operacioni synon kufizimin e konsumit pasi po ulet gjithnjė e mė shumė niveli i hidrocentraleve nga mungesa e rreshjeve dhe importi i enenergjisė po bėhet mė i kushtueshėm pėr tė gjithė rajonin. Ndėrsa zyrtarisht KESH njofton se ndėrprejet e energjisė vijnė pėr shkak tė remonteve ose tė mbingarkesės sė rrjetit.

    Ndėprerje me dhe pa orar

    Por nė fakt “koincidenca” e orarave dhe ndėrprerjet masive gjatė katėr ditėve tė fundit tė energjisė nė Tiranė e hedhin poshtė kėtė deklaratė. Dje Tirana nė pjesėn qendrore tė saj ka vuajtur mungesėn e energjisė nga ora 17.00 deri nė orėn 19.00 dhe mė pas oraret e kufizimeve janė alternuar sipas zonave. Elektricistėt e KESH janė porositur tė mos deklarojnė orare tė qarta kufizimesh pėr tė krijuar idenė se gjitha ndėrprerjet vijnė pėr shkak tė mbingarkesės sė rrjetit. Por nė fakt katėr ditėt e fundit kur dhe Tirana ėshtė pėrfshirė nga errėsira e zgjatur me 3 orė paradite dhe 2 orė pasdite, temperaturat kanė shėnuar rritje. Qė nėnkupton se konsumi ėshtė ulur krahasuar me njė jave mė parė. Dje nė Tiranė, sipas tė dhėnave tė CNN temperatura nė orėn 14.00 kur u bė dhe ndėrprerja e energjisė nė shumicėn e zonave tė Tiranės madhe dhe te ish-Blloku, ishte 19 gradė celsius. Qė nėnkupton se shqetėsimi i drejtorit tė KESH se konsumi ėshtė rritur pėr shkak tė pėrdorimit tė energjisė pėr ngrohje nuk ka vend. Temperatura 19 gradė ėshtė shumė pranė normales dhe nuk ka asnjė lidhje me realitetin.

    Rėnia e prodhimit

    Por problemi kryesor duket se mbetet rėnia e shpejtė e nivelit tė Fierzės dhe e ardhmja e zymtė e prodhimit vendas tė energjisė kur megjithėse jemi nė javėn e parė tė dhjetorit rreshjet mungojnė prej mė shumė se dy muajsh. Edhe tranzitimi i energjisė nga Kosova ėshtė nė sasitė e fundit pasi 10 ditė mė parė drejtori i pėrgjithshėm i KESH pėr tė kundėrshtuar opozitėn se nuk po importojmė dot, deklaroi se kemi importuar ¾ e energjisė sė depozituar nė Kosovė. Duke zbuluar pa dashje njė fakt qė edhe kėsaj energjie tė “huazuar” gjatė verės dhe qė po kthehet nė dimėr po i vjen fundi. Njė zgjidhje qė pritet tė zbusė deri diku situatėn ėshtė nėnshkrimi i tre kontratave afatshkurtėr me kompaninė sllovene Istrabens Gorenje, atė greke PPC dhe zviceranen EFT. Por pėrsėri problem mbeten linjat e transmetimit dhe rritja e pritshme e konsumit me rėnien e temperaturave dhe sipas tė gjitha gjasave pėrsėritja e kolapsit energjetik tė vitit tė kaluar ėshtė e pashmangshme.

    Rrethet nė errėsirė

    Mė tė prekura nga kriza e energjisė janė rrethet veri-lindore ku ndėrprerjet pėr qytetet shkojnė deri nė 6 orė ndėrsa nė fshatra deri nė 8 orė duke iu afruar orėve tė errėsirės sė vitit tė kaluar. Korrespondentėt tanė nė veri njoftojnė se Kukėsi, Peshkopia, Kurbini dhe Lezha kalojnė nga 8 deri nė 12 orė pa drita. Gjendja ėshtė mė e rėndė nė zonat rurale ku energjia mungon mė shumė se gjysmėn e ditės. Ndėrsa sipas korrepondentit tonė nė Elbasan, dritat mungojnė rreth 7 orė nė ditė nė qytet ndėrkohė qė nė fshat mungesa e energjisė elektrike shkon deri nė 12 orė nė ditė. Edhe nga rrethet vjen lajmi se oraret e ndėrprerjes janė tė papėrcaktuara dhe konsumatorėt janė tė papėrgatitur pėr tė pėrballuar zėvendėsimin me burime alternative. Nė Fier mungojnė dritat rreth 2 orė nė qytet dhe 6-8 orė nė fshat. Arsyeja ėshtė remonti nė nėnstacionin e Babicės nė Vlorė. Ky nėnstacion furnizon tė gjithė jugun si pasojė e kėtij remonti jugu i vendit vuan mungesėn e dritave.


    Ruli mban me drita zonėn e vet

    Ndoshta pėr koinēidencė por zona elektorale e Ministrit tė Energjetikės nuk ka mungesa energjie. Nė rrethin e Gjirokastrės nuk ka patur ndėrprerje tė planifikuara tė energjisė elektrike nga ana e KESH-it. Nė qytetin e Gjirokastrės dhe fshatrat e rrethit KESH nuk ka patur stakime tė planifikuara duke siguruar mundėsinė e furnizimit pa ndėrprerje me energji. Sipas drejtorit tė KESH nė Gjirokastėr Adrian Kokalari “ deri tani KESH nuk ka planifikuar ndėrprerje tė energjisė nė qytetin e Gjirokastrės dhe fshatrat e rrethit duke bėrė tė mundur mospasjen e ndėrprerjeve nė furnizimin me energji tė konsumatorėve”.” Edhe mungesa e defekteve teknike nė rrjet dhe gadishmėria e tij kanė bėrė qė kosumatorėt e rrethit tė Gjirokastrės tė furnizohen pa problem me energji elektrike”, pohon drejtori Kokalari.



    nga shtypi i dites

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Defektet" me orar, vendi pa drita
    Ka Than Baba kemi shtet ne jo, po skemi thojn ca opo kemi shtet dhe shtet te fuqishem fare me plot rezerva


    E Degjenerun Shqiprin Pa drrita Familjar ,Plot me halle me Probleme Te smur naper Shpia Edhe Pa Drrita ah ah i vete per Mrekulli dita !!!!

    PS: Femijet e 9 Vjecares Bejn Detyrat me qirir ne vitin 2006, Turp kush e mer vesh !!!

    Na RRoft Kjo Politik qe kemi se po i menaxhon Interesat E Shqiperis. per Mrekulli ne drejtim te humneres !!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Dritat, sytė nga Zoti dhe importi

    Beli: Situata e reshjeve e njėjtė me atė tė vitit 1953


    Korporata Elektroenergjetike ėshtė dorėzuar mė nė fund, duke pranuar situatėn e vėshtirė energjetike nė tė cilėn ndodhet vendi nė prag tė fundvitit. Vlerėsimet e KESH-it, konstatojnė se Shqipėria ndodhet nė tė njėjtat kushte hidrike me ato tė vitit 1953. Alarmin e ka dhėnė vetė drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės, Andi Beli, gjatė njė konference pėr shtyp, ku u ėshtė pėrgjigjur tė gjitha pikėpyetjeve, lidhur me kufizimet e energjisė dhe parashikimet pėr muajt nė vazhdim. Sipas tij, "faktorėt qė sollėn verifikimin e kėtyre kushteve tė vėshtira energjetike nuk janė tė lidhur vetėm me reshjet qė kėtė vit po vonojnė jashtė ēdo parashikimi tė mundshėm (kėto kushte nuk verifikoheshin qė nga viti 1953), por janė tė lidhur dhe me probleme tė paparashikuara, tė lidhura me rrugėt e transmetimit dhe burimet e energjisė". Por, shqetėsimi mė i madh i Korporatės Elektroenergjetike, nuk ėshtė vetėm situata e reshjeve, por kontratat e pagarantuara tė importit tė energjisė, tė cilat, sipas drejtorit tė KESH-it, nuk po respektohen nga kompanitė fituese. "Tė gjitha kontratat afatgjata tė vendeve fqinje kanė pėsuar goditje nga kjo situatė dhe pothuajse tė gjitha kompanitė nuk po i respektojnė ato, duke krijuar vėshtirėsi nė furnizimin me energji", ėshtė shprehur Beli. Sipas tij, ekziston njė reduktim i ndjeshėm i burimeve tė energjisė nė vendet me kosto tė lirė tė prodhimit si Rumania e Bullgaria. "Kėto vende nė mėnyrė tė paparashikuar po eksportojnė nė rajon shumė mė pak se vitin e kaluar dhe pėr mė tepėr rrugėt e transmetimit janė krejtėsisht tė zėna jo vetėm nga energjia e eksportuar, por edhe nga energjia qė vetė kėto vende po transitojnė ose importojnė pėr veten e tyre", ka theksuar drejtori i KESH-it.

    Importi

    Andi Beli ka parashtruar si rrugėzgjidhje tė vetme sigurimin e tė paktėn 6 milionė kW/h energji nė ditė nė mėnyrė qė kufizimet tė mbeten nė nivelet e tanishme dhe vendi tė mos zhytet nė njė kolaps energjetik. "Duhet tė arrijmė tė sigurojmė nga importi mbi 6 milionė kW/h nė ditė qė sė bashku me prodhimin vendas tė pėrballojmė konsumin. Jemi nė mbi 21 milionė kW/h energji konsum nė ditė dhe me njė pėrllogaritje tė thjeshtė tė rezervave tė kaskadės sė Drinit, i gjithė sistemi jonė energjetik zbrazet brenda 60 ditėve", ėshtė shprehur Beli. Sipas tij, "nuk ėshtė problem marrja e importit nga linjat e interkonjeksionit, pasi dihet qė linja mė e mirė ėshtė ajo me Greqinė, nė njė kohė qė kemi dhe njė linjė, qė ėshtė pothuaj e pazėnė, ajo e Malit tė Zi". Beli theksoi se tė gjitha pėrpjekjet po bėhen qė pjesa mė e madhe e energjisė tė merret nga Mali i Zi dhe Greqia, ndėrkohė qė linja me Kosovėn ėshtė pothuaj e siguruar. Paralelisht me kėto pėrpjekje, KESH-i do tė bėjė tė mundur qė ajo pjesė e lirė e energjisė qė ka mbetur nė linjat e Kosovės tė mund tė shfrytėzohet.

    Kontratat

    Tabela e fituesve pėr tenderin e energjisė tė shpallur pak ditė mė parė nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregon se pėr tremujorin e parė tė vitit qė vjen, vendi i ka tė gjitha shanset pėr t‘u zhytur nė njė kolaps tė rėndė energjetik. E gjitha kjo teorikisht, pasi ėshtė ende herėt pėr tė parashikuar se si do tė ndikojnė tė gjithė faktorėt nė situatėn e furnizimit me energji.

    KESH-i ka arritur qė nė fillim tė dimrit tė ketė nė tavolinė njė sasi energjie tė pagarantuar prej rreth 1.4 milionė mW/h energji, afro 800 milionė kW/h mė pak nga ēfarė ka kėrkuar. Nga kjo sasi energjie qė do tė vijė nga importi, vetėm 270 milionė kW/h (sasi e pagarantuar) ėshtė pėr tre muajt e parė tė vitit, tė cilėt konsiderohen edhe mė kritikėt, pėr shkak tė temperaturave tė ulėta dhe konsumit maksimal.







    Gazeta Shqip

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Do te kete kohe dhe me te keqija,por nuk dua te zgjatem tani,keto tipat kishin dhene nje lajmerim se shqiperia do te kete drita edhe 15 dite,me pas do te merrnin nga greqia,apo maqedonia,pse nuk kane filluar??..po lejne njerezit te ngrijne e semuren?

  5. #5
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    O zot kur degjoj kshu me iken gjaku ke kembet...

    Boh.. te mjeret ju andej, ne qe jemi knej ankoemi se punojme e s'rrim lokaleve - i kemi harruar ato ngrofjet me levenza/batanije... body heat, e studimet me llampa e me qirinj me ore te tera... apo dhe festat qe i gatunim gjerat me furnella e bombula gazi.. o zot.. 10 vjet ktej na bejn ti kujtojm me nostalgji si histori te bukura gjasme po kur mendoj qe kam gjyshe e kusherinj andej qe i vuajn sot e ksaj dite me vjen plasja.

    Kta te shtetit tone duhen hedhur ne ere jan per tju piiiip robt.. si s'ju vjen keq se mire turp e seder qe skan!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Seiti nxjerr nga "dollapi" oraret e kufizimeve

    Kriza e dritave,kufizime deri ne 18 ore

    Drejtori i Divizionit tė Shpėrndarjes nė KESH-, Seit Dollapi, ka vendosur mė nė fund tė bėjė publike oraret e kufizimeve tė energjisė elektrike qė korporata po aplikon nė tė gjithė vendin. Sipas tė dhėnave zyrtare, kufizimet e dritave do tė variojnė minimalisht nga 2 orė deri nė 11 orė nė qendrat urbane dhe nga 6 orė deri nė 18 orė nė zonat rurale. Oraret e kufizimeve janė pothuajse tė njėjta me ato tė vitit tė kaluar, gjė qė do tė thotė se vendi praktikisht ka filluar tė pėrjetojė njė krizė tė rėnduar energjetike, qė pritet tė ketė pasoja tė dėmshme nė ekonominė e vendit. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Divizioni i Shpėrndarjes nė KESH, mė tė privilegjuara duket se janė disa qytete nė skajin jugor tė vendit, tė cilat nuk rezultojnė me kufizime tė energjisė elektrike. Ndėr to ėshtė qyteti i Gjirokastrės, zonė elektorale e ministrit tė Energjetikės, Genc Ruli dhe qyteti i Sarandės, zonė elektorale e ish-kryeministrit Fatos Nano. Mė tė diskriminuara duket tė jenė zonat verilindore dhe juglindore tė vendit, nė tė cilat kufizimet nuk janė mė poshtė se 6 orė nė ditė. Rekordin e arrin qyteti i Kukėsit, me 11 orė kufizime nė ditė, ndėrkohė qė fshatrat e kėsaj zone janė deri nė 18 orė pa drita. Ajo qė ėshtė edhe mė shqetėsuese ėshtė fakti se lista zyrtare e ndėrprerjeve nuk korrespondon me kufizimet reale qė KESH-i po aplikon nė tė gjithė territorin e Republikės. Kėshtu, qyteteve mė tė mėdha tė vendit u janė ulur nė letėr orėt e kufizimeve, ndėrkohė qė praktikisht qendrat e mėdha urbane po pėrjetojnė errėsirėn me orare tė zgjatura. Diferenca nė disa raste shkon nė disa orė, ku Tiranės i ėshtė hequr 1 orė, Durrėsit 5 orė, Korēės 1 orė, Kukėsit 1 orė, Fierit 2 orė. Situata pritet tė rėndohet nė ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė akoma mė kritike pritet situata nė 3 muajt e parė tė vitit tė ardhshėm. Publikimi i listės sė ndėrprerjeve ka ardhur njė ditė mbas deklaratave tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė KESH-it, Andi Beli, sipas tė cilit vendi ėshtė nė vėshtirėsi tė madhe energjetike, pėr shkak tė thatėsirės hidrike tė ngjashme me atė tė vitit 1953. Por shqetėsimi mė i madh i Korporatės Elektroenergjetike, nuk ėshtė vetėm situata e reshjeve, por kontratat e pagarantuara tė importit tė energjisė, tė cilat, sipas drejtorit tė KESH-it, nuk po respektohen nga kompanitė fituese. Kriza energjetike qė prej disa ditėsh ka dhėnė shenjat e para kronike tė rishfaqjes sė saj pikėrisht nė fillim tė periudhės sė dimrit. Krahasuar me muajt e fundit, furnizimi me energji elektrike po vė gjithmonė e mė shumė nė vėshtirėsi drejtuesit e korporatės, tė cilėt do tė duhet tė menaxhojnė rezervat e mbetura energjetike, si dhe sasinė qė do tė importohet nga jashtė.

    Harta e ndėrprerjeve sipas KESH-it


    Tirana 4 orė

    Durrės 2 orė

    Kavajė 2 orė

    Krujė 4 orė

    Fier 2 orė

    Patos 2 orė

    Ballsh 2 orė

    Vlorė 2 orė

    Korēė 6 orė

    Bilisht 6 orė

    Kolonjė 6 orė

    Pogradec 6 orė

    Elbasan 6 orė

    Gramsh 6 orė

    Librazhd 6 orė

    Peqin 6 orė

    Berat 2 orė

    Skrapar 2 orė

    Kuēovė 2 orė

    Lushnjė 2 orė

    Tropojė 4 orė

    Kukės 11 orė

    Has 11 orė

    Pukė 3,30 orė

    Shkodėr 9 orė

    Lezhė 6,30 orė

    Dibėr 6 orė

    Delvinė nuk ka

    Gjirok. nuk ka

    Sarandė nuk ka

    Pėrmet nuk ka


    Kufizimet e dritave do tė variojnė minimalisht nga 2 orė deri nė 11 orė nė qendrat urbane dhe nga 6 orė deri nė 18 orė nė zonat rurale


    Diferenca

    Lista zyrtare e ndėrprerjeve nuk korrespondon me kufizimet reale qė KESH-i po aplikon nė tė gjithė territorin e Republikės. Kėshtu, qyteteve mė tė mėdha tė vendit u janė ulur nė letėr orėt e kufizimeve, ndėrkohė qė praktikisht qendrat e mėdha urbane po pėrjetojnė errėsirėn me orare tė zgjatura. Diferenca nė disa raste shkon nė disa orė, pa marrė parasysh fshatrat


    Tė privilegjuar

    Pa kufizime janė qyteti i Gjirokastrės, zonė elektorale e ministrit tė Energjetikės, Genc Ruli dhe qyteti i Sarandės, zonė elektorale e ish-kryeministrit Fatos Nano


    Tė diskriminuar

    Mė tė diskriminuara duket tė jenė zonat verilindore dhe juglindore tė vendit, nė tė cilat kufizimet nuk janė mė poshtė se 6 orė nė ditė pėr qytetin dhe 8 pėr fshatin


    Situata

    Situata pritet tė rėndohet nė ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė akoma mė kritike duken tre muajt e parė tė vitit tė ardhshėm, pėr shkak tė mbylljes sė centraleve nė Bullgari



    Gazeta Shqip

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Berisha kete bomb e ka patur me vete ne xhep qe kur eshte bere kryeminister. Mire vjet qahej sala qe ata qe ishin perpara e shteruan ujin. Difektet jane justifikim. Po si kete vit zoti kryeminister? Une se kuptoj pse tani kujtohen te gjithe per drita dhe pse nuk ka projekt per te ardhmen?

    16 vjet demokraci. Cfare turpi - per politikanet shqiptare qe e lejne ne terr popullin shqiptar. Sjellin kompani te huaja per fushata elektorale kurse per drita as qe duan ta dijne. Nuk duhet marr si politike puna dritave. Une mendoj jane qarqe te caktuara qe ne kto 15 vjete fitojne miliona dollar nga shit-blerja e energjise dhe po kto qarqe e pengojne investimin ne fushen energjetike.

    Sa mund te ec nje shoqeri kur ska drita? Kete shikojne ne shqiperi sa te perparuar jemi. Tmerr eshte te jetosh pa drita. Une kam ikur ne maj nga shqiperia dhe dritat mund te ken qene nje nder arsyjet qe jam larguar nga shqiperia.

  8. #8
    Regjimi kleptokratik i Nanos me shoke, dhe Edveri ne Bashkine e Tiranes, bashke kane vjedhur dritat, duke e lene regjimin e Berishes ne terr.

    Ne mos dritat, kane vjedhur ujin, si qemoti, kur gjermeni dogji kruan e vetem qe kesh fshati ine, qe me vone u be kooperativist, diku malor, diku kodrinor, diku i tipit te larte, diku me drejtim blegtoral, diku tjater edhe ... bujqesor.

    Berisha nashi do te ngarkoje GOP-in per te gjetur shkaktaret e erresires, dhe fatura per kundershtaret e tij pulatike eshte gati - ndersa poplli ashtu e do - mungoi ujin, mungoi buken, qe te thone baba.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Dritat, vendi nė prag tė kolapsit

    Fierza nė grahmat e fundit. Liqeni, vetėm 14 metra larg pikės kritike


    Pas KESH-it dhe qeverisė, edhe liqeni i Fierzės duket se ėshtė dorėzuar pėrpara errėsirės, e cila ka mbuluar vendin qė nė fillim tė muajit dhjetor. Nga tė dhėnat mė tė fundit, pėr nivelin e Fierzės del se vendi ėshtė nė prag tė njė kolapsi tė pashmangshėm energjetik. Paralajmėrimi i para disaditėsh, bėrė nga drejtori i Korporatės Elektroenergjetike, Andi Beli, sipas tė cilit, Shqipėria mund tė garantojė drita nga prodhimi i brendshėm vetėm pėr 60 ditėt e ardhshme, ėshtė reduktuar nė njė kohė rekord, duke shkuar vetėm nė 30 ditė. Kjo, pėr arsye se intensiteti me tė cilin po zbrazet liqeni i Fierzės bėn qė ai tė shkojė nė pikėn e vdekjes brenda 1 muaji nga dita e sotme. Njoftimet mė tė fundit nga salla operative e H/C tė Fierzės tregojnė pėr njė rėnie tė vazhdueshme tė nivelit tė ujit nė liqen. Kuota e shėnuar tė premten ka qenė 259 m mbi nivelin e detit, rreth 15 metėr nga kuota e pashfrytėzueshme. Qė tė evitoheshin tė gjitha kufizimet, duhej qė nė radhė tė parė tė kishte nė kaskadėn e Drinit njė nivel prurjesh tė paktėn deri nė 250 m kub nė sekondė. Prurjet e lumit kanė shėnuar tė premten 42 m3/sek, kuota mė e ulėt e dekadave tė fundit, pas situatės sė ngjashme tė vitit 2001

    Nė atė kohė, kriza e energjisė u shoqėrua edhe me krizė qeveritare. Ndėrkohė, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka njoftuar se aktualisht rėnia e nivelit tė Fierzės ulet me 35 cm nė ditė nga 44 cm qė ky nivel ulej gjatė javės sė kaluar. Sipas KESH-it, nisur nga konsumi nė rritje, sasia ditore e rėnies sė nivelit duhej tė ishte mė e lartė, nėse nevojat nuk do tė plotėsoheshin nga importi i energjisė elektrike, qė ėshtė siguruar dhe po vazhdon tė sigurohet, siē dhe ėshtė bėrė vazhdimisht publike. Hidrocentrali punon me tri turbina, nė njė orar mjaft tė limituar, vetėm disa orė nė ditė, thanė burime tė kėtij institucioni. Furnizimi i zonės sė verilindjes bėhet me njė reduktim tė paparė, vetėm 12 orė drita pėr qytetin, ndėrsa 6 orė pėr fshatin. Rėnia e nivelit tė liqenit ėshtė 35 cm nė 24 orė dhe kjo do tė thotė qė po shkohet drejt rėnies sė prodhimit tė energjisė. Specialistėt e hidrocentralit shprehen se rezervat pėr energji janė edhe pėr 30 ditė. Nė ditėt nė vazhdim pritet qė ulja e nivelit tė liqenit tė jetė mė e shpejtė. Liqeni i Fierzės, qė ėshtė edhe mė i madhi, shėrben si rregullator i furnizimit me ujė tė dy hidrocentraleve tė tjera nė kaskadėn e Drinit, tė Komanit dhe tė Vaut tė Dejės. Sasia e garantuar e energjisė nuk shkon mė shumė se 11,8 milionė kW/h nė ditė, nga tė cilat 9 milionė kW/h ėshtė prodhim i brendshėm dhe vetėm 2,8 milionė kW/h energji e siguruar nga importi, ndėrkohė qė vendi konsumon minimalisht nė ditė njė sasi energjie prej 18 milionė kW/h. Evitimi i njė krize tė mundshme energjetike nė muajt e parė tė dimrit detyroi qeverinė shqiptare qė t‘i kėrkonte KESH-it harxhimin e tė gjitha rezervave tė energjisė, tė krijuara gjatė muajve tė verės. Nė kėtė mėnyrė, korporata nuk ka ngurruar tė vėrė nė dispozicion tė konsumatorėve tė gjithė energjinė elektrike, qė kishte rezervuar gjatė verės, me qėllim qė tė mos ndihej mungesa e energjisė, pėr shkak tė rritjes sė konsumit tė saj. Kjo, natyrisht qė ka njė risk tė lartė pėr periudhėn nė vazhdim, kohė nė tė cilėn pritet tė rritet ndjeshėm kėrkesa pėr energji elektrike.

    gazeta shqip

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kufizime te kesaj mase do i kuptoja dhe pranoja ne 92-94 kur ne sistemin elektrik qe ishte planifikuar vetem per dy llamba, gjysem televizori dhe gjysem frigoriferi u dynden kaloriferet, stufat elektrike etj etj. Por dhe tani pas 16 vjetesh nje gjendje e tille eshte turpi dhe deshtimi me i madh i qeverise se sotme, por jo me pak dhe i te gjitha atyre qe kane ardhur e kane ikur nga 91 e kendej. Sidomos kur mendon qe deri para nje muaj deklarohej se kete dimer nuk do kete dimer pervec stakimeve ne rast tejnxehje linjash dhe ndreqje defektesh. Dreqi ta haje, problemet me energjine elektrike dihen: sistem i kohes se babaqemos me shume humbje ne rrjet, ngarkese e madhe sepse pjesa derrmuese ngrohet dhe gatuan me korrent, mosarketimi ne nivelin e duhur dhe perfundimisht prodhimi i energjise nen nivelin e konsumit.

    16 vjet nuk u gjetka nje zgjidhje per kete dreq problemi dritash. Te fusin masivisht gazin e lengesht si gjithe rajoni (per mos me thene bota). Vetem ne shqiptaret perdorim korrent per per tu ngrohur e per te gatuar. Kaq vjet qe vetem flasin per privatizimin e shperndarjes prape asgje. Shteti po ja fut fatura aforfe dhe aplikon denimin kolektiv (dhe ketu vlojne interesat politike po le ta marrim te mireqene): filan qytet ka 60% arketim, do kete 8 ore nderprerje. Se ctaksirate kane ata qe e paguajne ne menyre te rregullt nga ai qytet, hajde merre vesh. Eshte turp qe ne fund te 2006 per te denuar mospaguesit e energjise duhet te ndeshkohet kolektivisht lagja, qyteti apo qarku! Kaq vjet qe vetem flitet dhe nuk eshte ndertuar asnje burim tjeter energjie, per dhenien e hidrocentraleve lokale me koncesion u fol shume vjet, por duket qe paska ngelur vetem te fjalet si perhere. Fakti qe paskemi dimer te thate kete vit nuk duhet te perbeje shfajesim te mjaftueshem per pushtetin qe te laje duart e tja plasi kufizimeve 6-8 ore ne dite. Sipas kesaj mendje zgjidhja e vetme eshte qe te marrim nga nje daulle dhe te kercejme valle indiane per te prure shiun.

    Opozita diletante dhe kokemushke ne vend qe te shfrytezoje kete fakt, sic i takon normalisht te beje, e ka mendjen te hyje ne konflikt qofte dhe me nderkombetaret e te shtyje zgjedhjet, e jo te kritikoje, akuzoje dhe hetoje aty ku i duhet te veproje si opozite. Mekanizmat e tjere shoqerore si OJQ-te zaten jane bere vetem shtojca te politikes, keshtu qe kur vjen puna per drita, uje e rruge nuk e merr njeri mundimin te protestoje. Ama po qe puna per mitingje elektorale te pakten 100 mije vete mblidhen per here te sheshi Nene Tereza apo Skenderbej si per PS-ne dhe per PD-ne. Shtoji kesaj dhe apatine tone si popull qe na eshte rrenjosur ne gen nga 50 vjet diktature dhe na e perfocoi 97-98 dhe arrijme te mendimi dominues: "Si jeni me drita? Jo keq, kete dimer vetem 2 ore paradreke, 2 ore pasdreke na i heqin".

    Te shpresojme qe lajmet per ndertimin e gazsjellesve te perfolur keto muaj, ngritja e TEC-it dhe privatizimi i shperndarjes do arrije ta stabilizoje sadopak gjendjen ne te ardhmen, por per 2-3 vitet ne vazhdim nuk duket ndonje zgjidhje tjeter vec daulleve dhe valleve te shiut. Medet per ato qe jane ne Shqiperi.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Përhapet dhuna në dhjetra qytete të Francës
    Nga Lunesta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •