Nga gërmimet arkeologjike të ditëve të fundit është zbuluar edhe bazamenti i Urës së Kazazëve, pranë Arkivit të Tetovës apo ish shkollës së mjekësisë, e ndërtuar në shekullin e 16-të dhe e rrënuar në vitin 1979. Punimet në këtë projekt i kanë realizuar arkeologë të Qendrës nacionale konservatore të Republikës së Maqedonisë.
Behixhudin Shehabi, historian i artit dhe njëherit drejtor i Qendrën nacionale konzervuse, deklaroi për Monitorin se sipas një udhëpërshkrim të shekullit 19 por edhe sipas dokumentacionit të arkivave turke, Ura e Kazazëve, është ndërtuar nga kazazët apo shtresa e kazazëve, të cilët në kohën e perandorisë osmane kanë qenë punëtor teknik në të ushtrisë osmane, prandaj thirret Ura e Kazazëve. "Kjo është urë njëharkëshe e ndërtuar nga biguri" potencon Behixhudin Shehabi.
Ura e Kazazëve, në Tetovë është rrënuar në vitin 1979 për, siç është thënë, të penguar vërshimin e qytetit nga ujërat e lumit Shkumbin. Projekti për restaurimin e Urës së Kazazëve në Tetovë do të realizohet me ndihmën e Qeverisë së Turqisë. Kjo është paraparë në memorandumin për bashkëpunim bilateral në fushën e tra-shëgimisë kulturore të nënshkruar nga ministrat e kulturës së Maqedonisë dhe Turqisë.Në këtë bashkëpu-nim është përfshirë edhe ndërtimi i Sahat Kullës.
"Pas përfundimit të hulumtimeve arkeologjike, jemi në përgatitje të dizajnimit të projektit, dhe pasi të kryhet projekti, do të dërgohet në Turqi, për miratim dhe besojmë se fund të qershorit duhet të fillojnë punimet për restaurimin e Urës së Kazazëve në Tetovë", tha në fund Behixhudin Shehabi, drejtorë i Qendrën nacionale konservatore.
Krijoni Kontakt