Pėrkujtojmė Pater Dedėn e madh nė 159-vjetorin e ditėlindjes



Mbushen 159 vjet nga data 21 dhjetor 1847, kur lindi misionari jezuit, Atė Domeniko Pazi, qė mbeti pėrjetėsisht nė kujtesėn e popullit shqiptar me emrin Patėr Deda i Madh.

E quajtėn kėshtu jo vetėm sepse kishte shtat vigan, por kryesisht sepse vigan kishte shpirtin, kulturėn, dashurinė, vėllazėrimin. Pėr ta pėrshkruar si duhet portretin e tij, duhet tė lexosh tre vėllimet e veprės monumentale "Albania". E, si ta kesh kryer sė lexuari, do tė kujtohesh se jeta e kėtij misionari tė ndritur ėshtė krejtėsisht e shkrirė me jetėn e popullit shqiptar. Ishte ai qė themeloi misionin e famshėm shėtitės tė jezuitėve, i cili i ngjitej shkrepave e majeve tė maleve shqiptare, mbuluar me dėborėn e pėrjetshme e ulej rreth vatrave malėsore, ku vrisnin njėlloj ngrica e arma, pėr tė zbutur jetėn e pėr tė pajtuar gjaqet. Rreth kėtij misioni, kudo i shkelte kėmba, mblidheshin burra e gra, pleq e fėmijė, pėr tė dėgjuar fjalėn e Krishtit, pėr tė falur e pėr t'u pajtuar nė emėr tė tij. Patėr Deda e shkriu njė pjesė tė mirė tė jetės ndėrmjet kėtyre njerėzve, pėr t'u kthyer herė pas here nė Kolegjin Saverian nė Shkodėr, ku kishte qenė i pari rektor e ku kishte botuar shumė tekste pėr shkollat shqipe.

Nė netėt e errėta tė bjeshkėve, nėn dritėn e pishtarit, ai ulej pėrdhé e shkruante mbresat e ditės, tė ditėve, historinė e atij vendi e atyre njerėzve tė thjeshtė, tė ngatėrresave, armiqėsive, gjaqeve, pajtimit e paqes qė binte ndėr vatrat ku hynte Kryqi. Shkruante historinė e luftės e tė paqes, tė njerėzve e tė Kishės. Kur kthehej pastaj nė Shkodėr, e pėrpunonte materialin, tė cilin sa qe gjallė nuk mundi ta shihte tė botuar. Duke ecur nė gjurmėt e tij, shkrimet e Patėr Dedės sė Madh, i pėrpunoi dhe i botoi sivėllau, Atė Kordinjano, duke na lėnė trashėgim tre vėllimet e "Albanisė". Nuk ėshtė lehtė ta njohėsh e ta tregosh jetėn e misionarit tė madh jezuit. Ne vetėm sa e kujtuam sot, me mirėnjohje tė thellė, nė 159 vjetorin e lindjes.