-
Pėr: Vaēe Zela
Me trishtoi shume ky lajm i hidhur
Shpirti iu prehte ne paqe dhe ngushellime familjes per humbjen e madhe te DIVES se muzikes Shqiptare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AlbaneZ : 06-02-2014 mė 05:22
-
-
i/e regjistruar
Audio: Vizioni i gruas vaēe zela
Autore: Flora Durmishi
Realizimi teknik: Sabedin Ferataj
Une dhe gjenerata ime u lindem dhe u rritem me me zerin dhe kengen e Vace Zeles. Vacja, ka vene standarde ne interpretimin e kenges te cilat ende askush nuk po i arrin dot dhe veshtire se do te arrihen. Ajo eshte krahasuar me Edith Piaf, Mina etj. Vacja eshte perfshire ne librin e 500 personaliteteve me me shume influence ne bote.
Gjate karrieres se saj ka marre shume cmime. Po vecojme: Artiste e Merituar(1973), Artiste e Popullit (1977), Mjeshtre e Madhe e Punes, Qytetare Nderi e Lushnjes dhe cmimi me I larte Nderi I Kombit
Vace Zela u shua me 5 shkurt 2014.
Vace Zela do te shnderrohet ne mit. Dhe, miti per te do te jetoje pafundesisht.
Ne kete emision per Vace Zelen flasin:
Agim Pepa, Hysni Zela, Nexhmije Pagarusha, Dritero Agolli, Liliana Cavolli, Tish Daija, prof. dr.Rexhep Munishi, Rikard Larja, Mirush Kabashi, Naim Krasniqi./rockshqip.com
Ketu mund t'a ndegjoni audion:
Audio: Vizioni i Gruas - Vaēe Zela
-
-
Pėr: Vaēe Zela
VAĒE ZELA DHE IDENTITETI KOMBETAR
Nga Alfred Papuēiu
Pjetri dhe Irma mė njoftojnė se Vaēja jonė kombėtare u largua nga kjo jetė.
Thellėsisht tė pikėlluar, por njėkohėsisht duke ruajtur kujtimet mė tė mira, ju bėjmė me dije qė sot nė orėn 01:50 mbas njė lufte tė gjatė e tė mundimshme me sėmundjen tinzare u nda nga kjo jetė bashkėshortja dhe nėna jonė VAĒE ZELA 07.04.1939-05.02.2014. Irma& Pjetėr
Njė trishtim i madh pėr tė gjithė ne qė e kemi njohur nga afėr atė njeri tė madh, por tepėr tė thjeshtė.
Mė kujtohet ai mėngjez, si ēdo vit ishtė i bukur dhe me diell nė Bazel tė Zvicrės, qytet nė kufi me Gjermaninė dhe Francėn. Vaēja kishte ditėlindjen. Tek kutia e postės nė “Burgfelderstrasse 11, 4055, Basel, Suisse” vinin letra dhe kartolina tė shumta tė tjera nga miq e dashamirės bashkėkombas dhe tė huaj qė pėrgėzonin Vaēen tonė kombėtare, me rastin e ditėlindjes sė saj. Bashkėshorti i saj fisnik, Pjetėr Rodiqi dhe e bija Irma ja tregonin Vaēes dhe ajo e pėrmalluar lėshonte disa lotė nga sytė e saj tė ėmbėl. Telefonat dhe mesazhet ato ditė nuk rreshtin, jo vetėm nga Zvicra, por edhe nga Shqipėria, Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit me numėr: 0041613216186 sapo mbaronte njė urim, binte pėrsėri.
Ashtu dua ta kujtoj edhe tani atė artiste te shquar, mikeshė e jona dhe e mijra bashkėatdhetarėve nė Zvicėr e gjetiu. Ishtė e qeshur si gjithmonė, e urtė, tepėr e urtė dhe nuk ishtė mė « zjarr » siē kishte qėnė vite mė parė, kur ne tė gjithė e mbanim mend kur shpėrthente tek kėndonte kėngėt e bukura pėr Atdheun, dashurinė, vendlindjen…
Shpesh kam dalė nė Parkun Gesendorf, pranė apartamentit tim tek “Rruga Lamartinė” nė Gjenevė dhe dėgjoj nė kasetofonin e vogėl kėngėt e Vaēes. Mallėngjehem shumė, por edhe ndjej kėnaqėsi tė veēantė. Sidomos pėr ne nė Diasporė qė na duket sikur kėngėt e saj na afrojnė me Atdheun, Shqipėrinė.
Shpesh bisedoja me tė nė telefon, apo edhe me bashkėshortin e saj Pjetrin, vajzėn Irmėn. Vaēja kishte njė shėndet tė brishtė, por ishtė e rrethuar nga njerėzit e saj tė afėrt dhe nga personeli mjekėsor qė tregonin njė kujdes tė veēantė pėr tė.
Kam njė kujtim tė bukur kur ishim nė Bazel dhe me njė grup miqsh i uruam 70 vjetorin e ditėlindjes. Kaluam ēaste shumė tė bukura. Papritur nė taracėn tonė zbriti nėpėrmjet njė kordoni njė shishe shampanje. Njė komshi qė kishte dėgjuar tek kėndonim e kishte kuptuar se ishte njė ngjarje e shėnuar pėr zonjėn e shtėpisė dhe ai bėri njė gjest tė tillė pėr tė uruar atė. Shpesh trokiste dera dhe tė tjerė sillnin kuti me ēokollata. Ata ndoshta nuk e dinin se Vaēja ka qėnė dhe mbetet pėr ne, Shqipėrinė, Kosovėn pse jo edhe mė tej, kėngėtarja mė e suksesėshme, mė e ēiltėra, mė e dashur. Ata kėnaqen kur shohin aty lule shumėngjyrėshe pėr tė cilat kujdeset nė mėnyrė tė veēantė Irma. Ashtu siē kujdeset e motra e Vaēes dhe tė afėrmit e tjerė pėr lulet nė Tiranė, nė apartamentin e saj...
Me thjeshtėsinė qė e karakterizonte dhe me emocion Vaēja mė shprehej se shpresonte qė njė ditė kur tė ishte me mirė me shėndet kishte dėshirė tė veēantė tė ndodhej nė Shqipėri, nė Lushnjėn ku kishte lindur, nė Myzeqe, nė Kosovė, por edhe nė Diasporė, pėr tė takuar bashkėkombasit e saj. Pjetri dhe unė i thoshim se sė shpejti do vijė ajo ditė...
Pėrsėri emocion shihej tek Vaēja. Kujtonim kėngėt e saj tė paharruara, si ndėr tė tjera “Valsi i lumturisė”, “Natėn vonė”, “Mesnatė”, “Nėnave shqiptare”, “Rrjedh nė kėngė e ligjėrime”, “Nuk e fshehim dashurinė”, “Flakė e borė” etj. Vaēja nisi tė kėndojė kur kishte ishte vetėm 9 vjeēe. Kishte vetėm 23 vjeē kur fitoi ēmimin e parė me kėngėn “Fėmija e parė” me muzikė tė Abdulla Grimcit dhe tekst tė Dionis Bubanit. Pastaj prej vitit 1962 deri mė 1980 fitoi 11 herė ēmimin e Festivalit tė Kėngės nė Radio dhe Televizionin shqiptar. Vazhduan mė tej titujt qė mori ndėr tė tjera “Nderi i Kombit”, “Artiste e Merituar”, “Artiste e Popullit”, “Mjeshtre e Madhe e Punės”, “Qytetare Nderi e Lushnjės”, “Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit”, “Disku i Artė” nga SHBA, “Gruaja e vitit 97-98 nga Kembrixhi i Britanisė sė Madhe, “Mikrofoni i Artė” nga Ministria e Kulturės sė Kosovės, “Cmimi i Karrierės”, Vaēja ėshtė ndėr 500 njerėzit mė me influencė nė botimin e Institutit Biografik Amerikan etj etj. Kėto trofe ruhen me kujdes nė sallonin e pritjes tė Vaēe Zelės, aty nė apartamentin e saj tė zbuluruar me shije nga e bija, Irma.Vaēja ka kėnduar me qindra e qindra kėngė shqiptare, por edhe nė gjuhėn italiane, spanjolle, ruse, rumune, greke etj. Disa nga kėngėt e saj mė tė njohura janė: “Ēelu si mimoza”, “Zunė fushat tė lulėzojnė”, “Qeshu Myzeqe”, “Djaloshi dhe shiu“,“E dua vendin tim,“Ėndrra ime”, “Fėmija i parė”,“Gjyshes“, “Kėngėt e vendit tim”, “Lemza“, “Sot jam 20 vjeē”, “Valsi i lumturisė”, “Nėnė moj do pres gėrshetin”, “ Nuk e fshehim dashurinė”, “ O diell i ri”, “Pėr Arbėrinė”, “Shoqet tona ilegale”, “Shqiponja e lirisė”, “Tė lumtur tė dua”. etj. Kėngėt e saj kompozohen nga kompozitorėt mė tė mirė tė vendit, ndėr tė tjerė si Avni Mula, Feim Ibrahimi, Tish Daija, Pjetėr Gaci, Ferdinand Deda, Baki Kongoli, Agim Prodani, Agim Krajka, Llazar Morcka, Aleksandėr Peci, Abdulla Grimci, Luan Zhegu, Aleksandėr Lalo, Tonin Harapi, Naim Krasniqi etj. Autorėt e teksteve tė kėtyre kėngėve janė: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Robert Shvarc, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Zhuljana Jorganxhi, Gjoke Beci, Adelina Mamaqi, Kudret Isai, Gjergj Zheji, Kol Jakova, Sulejman Mato. I pasur ėshtė repertori i Vaēes edhe nė interpretimin e kėngėve tė huaja, ndėr tė tjera: “Sei stato il primo amore”, “Esperanto”, “Gjinkalla” (ruse), “Na u prish karroca” (rumune), “Gjithė bota je ti” (Greke), “Granada” (spanjolle) e sa e sa tė tjera.Kujtonte kėngėn e kėnduar prej saj “Firence stanotte” nė Pallatin e Sportit nė Milano, kur mori duatrokitje tė stuhishme nga publiku italian, apo nė turneun nė Norvegji kur i kėrkuan tė kėndojė nė gjuhėn norvegjeze njė kėngė tė tyre dhe ajo shpalosi talentin e saj qė ngjalli emocione tė shumta. Vaēja kujtonte me nostalgji kur ishte nė Prishtinė vite mė parė dhe megjithėse kishte kėnduar nė shumė salla tė botės i kishte bėrė pėrshtypje publiku i mrekulleushėm i Kosovės. Pėrmallohej me kėngėn “Jetė na dhuruat”, tė kėnduar nga Naim Krasniqi, me teskt tė poetit Ekrem Kryeziu, dedikuar Vaēes nė Fest’98, kur ajo ishte ftuar nga organizatorėt, si kryetare e Jurisė.
Irma Rodiqi, e bija e Vaēes kujdesej me gjithė dėshirė tė fotografonte tė jėmėn nė atė ditė tė shėnuar, pėr t’u pėrgjigjur kėrkesave tė shumta tė Medias nė Zvicėr, por edhe nė Shqipėri, Kosovė dhe Diasporė. Vaēja buzėqeshte dhe ishtė tepėr e lumtur. Ashtu siē buzėqesh nė kėtė fotografi tė freskėt, qė po ju paraqesim, tė Vaēes sonė tė mirė. Pranė ka edhe mesazhet e shumta tė miqve dhe dashamirėsve tė saj. Kujtonte me respekt shkrimtarin Dritėro Agolli, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur pėr tė:” Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela, si artiste e madhe, hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarėn e kėngės shqiptare dhe u bė nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė. Ajo kėngėn e zgjoi dhe e bėri njė organizėm tė gjallė, ku lėvizėn e vibruan tė gjitha molekulat dhe celulat. Nė kėtė organizėm ajo nuk la asnjė pjesėz tė fjetur dhe tė dremitur. Edhe lashtėsinė e e kėngėve popullore e afroi dhe e bėri tė sotme dhe moderne.Edhe krijimet e kompozitorėve i pasuroi dhe ua rriti vlerat. Me mjeshtėrinė e njė kėngėtareje tė shquar ua rriti dėshirėn kompozitorėve pėr tė krijuar kėngė dhe ua nxiti zellin nė njė garė tė madhe artistike, ashtu siē hyjnė nė garė vrapuesit nė njė stadium madhėshtor”.
..Kur e pyetėn kritiken Zana Shuteriqi pėr mendimin e shprehur prej saj qė, e konsideron Vaēe Zelėn njė Edith Piaf tė kėngės shqiptare, ajo u pėrgjigj: „Natyrisht, unė kam patur parasysh kėngėtaren franceze si vlerė kombėtare qė arriti me muzikėn e lehtė tė vendit tė saj. Edhe sot emri i saj pėrmendet si pikė referimi edhe pse kanė dalė kėngėtarė tė rinj. Prandaj, duke parė te Vaēe Zela tė njėjtėn vlerė historike, si fenomen artistik, dhe po atė glorifikim tė personalitetit tė saj, e kam konsideruar kėngėtaren tonė si njė Edith Piaf tė muzikės shqiptare“. Ndėrsa As. Prof. Nexhat A. Agolli qė ka bėrė njė punė tė shkėlqyer me monografinė e tij me titull “Vaēe Zela- magjia e kėngės shqiptare” ndėr tė tjera shprehet: « Vaēe Zela ishte njė nga kėngėtaret mė nė zė tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi,e cila pushtoi skenėn shqiptare : fillimisht me kėngėn popullore dhe, krahas saj, nė vazhdimėsi, edhe me kėngėn e muzikės sė lehtė. Nė tė dy kėto zhanre muzikore, ajo arriti njė kulm qė nuk do tė shlyhet nga kujtesa artistike. Njė yllėsi qė ndriēoi mendjen muzikore shqiptare pėr afėr dyzet vjet radhazi me zėrin e saj aq tė ngrohtė e tė gjithpushtetshėm. Dy zėra nė kohė tė ndryshme tė fenomenit Vaēe : nė tė parėn, adoleshente dhe nė tė dytėn, madhore. Mes tyre njė periudhė e gjatė, e shtrirė nė kohė dhe nė hapėsirė mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin kėngėtarja jonė e shquar. Njė lėvizje drejtvizore, e pangjashme me atė tė tokės rreth vetes dhe diellit, por me njė trajektore mė tė gjatė, do tė thoja kozmike. Nė kufijtė e kėsaj trajektoreje ne pėrjetuam zėrin e saj tė magjishėm”. “Interpretim brilant”, “talent i lindur”, “vokal i shkėlqyer”, “Kėngėtare e rrallė”, “mahnitėse” janė disa nga vlerėsimet pėr interpretimin artistik tė Vaēe Zelės...Njė pasdite ajo hapi letrat e shumta qė merrte ēdo ditė. Janė letra edhe nga njerėz tė panjohur qė shprehnin ēiltėr ato qė ndjejnė kur dėgjojnė akoma kėngėt e saj tė rregjistruara. Takimet me njerėzit janė emocionuese, direkte dhe tė sinqerta pėr Vaēen. Njė personalitet i tillė shumė i respektuar, fliste me modesti pėr veten, e mė tepėr fliste pėr tė tjerėt. Ato shpesh pėrmbajnė njė rrėfim, duke patur parasysh klimėn e intimitetit qė krijohet nga vetė ajo, besimit, duke i lėnė shpesh pėrgjegjėsinė intervistuesit, pa dashur tė rishikojė pėrsėri tekstin qė ai ka shkruar. Shpesh, fjalėt e Pjetrit dhe Irmės japin mundėsi tė thellohesh mė tepėr nė personalitetin e pasur dhe kompleks tė kėngėtares sonė tė shquar.
Megjithėse ishtė e rrethuar nga bashkėshorti, e bija dhe tė afėrm qė i vinin herė pas here, ajo shprehet me mall pėr vendlindjen. Ka tre vėllezėr dhe dy motra qė jetojnė nė Tiranė. Ajo ka qenė e lidhur shumė me familjen. Ishte mė e madhja dhe gjithmonė ka patur dėshirė t’i kishte pranė ata. Dhe ashtu i mbajti deri sa jetoi nė Shqipėri...
Jam takuar edhe herė tė tjera me Vaēen, Pjetrin dhe Irmėn, edhe nė veprimtari midis bashkėatdhetarėsh ku ajo na ka nderuar me pjesėmarrjen e saj. Mė kujtohet dita e 9 majit 2009 qė do te mbetet nė kujtesė tė mbi 200 shqiptarėve nė Zvicėr. Legjenda e muzikės sė lehtė shqiptare, Vaēe Zela erdhi nė Nėshatel, e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, pėrkthyesi i talentuar i disa librave tė autorėve zviceranė dhe tė huaj, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, Pjeter Rodiqi dhe e bija, Irma Rodiqi, ekonomiste e shquar e Institutit tė Statistikave nė Bazel tė Zvicrės dhe poete. Po ashtu edhe nė Gjenevė, ku pėr nder tė saj u shfaq edhe njė dokumentar i bukur. Aty ishte edhe kėngėtarja e shquar nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Vaēja dukej se e kishte mposhtur sėmundjen qė e shoqėron prej vitesh. Ishte hera e parė qe Vaēe Zela, "Artiste e Popullit" dhe "Nder i Kombit", me gjithė gjendjen e saj shėndetėsore jo tė mirė, mori pjesė nė dy aktivitete kulturore. Hyrja e saj nė sallėn e madhe u prit me ovacione, qė vazhduan mė tepėr se 20 minuta, shoqėruar me tingujt e kėngėve tė paharruara tė perlės sė muzikės shqiptare. E emocionuar, artistja jonė e shquar, por teper modeste dhe fisnike, pranoi tė dalė nė fotografi, si kujtim i bukur i kėsaj mbrėmje tė veēantė, me tė gjithė pjesėmarrėsit. Tepėr e emocionuar, ajo shprehu kėnaqėsine e saj me fjalėt "sot ju mė shtuat jetėn time, me njė dekadė dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė pritje madhėshtore". "Ju dhe tė gjithė bashkėkombėsit e mi, mė keni frymėzuar qė tė kėndoj dhe tė jap njė ndihmesė modeste pėr kėngėn nė gjuhėn shqipe, sė bashku me tė gjithė atė armatė kėngėtarėsh tė suksesshėm, qė po japin njė kontribut tė madh pėr te gezuar shqiptaret, si dhe per te ēuar se bashku me tej, demokracine e vendosur ne Shqiperi", pohoi kengetarja e madhe. Me nje modesti te shquar, diva qe mbushi 70 vjet ato ditė tė prillit 2009, shtoi se ndoshta nuk e meritonte nderin e madh, duke e cilesuar si "Personalitet te vitit 2009" nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe duke marrė njėkohėsisht kėnaqėsinė e gjithė atyre telefonatave nga Shqipėria, apo Kosova.
Me atė rast, unė realizova njė intervistė me Vaēen tone mbarėkombėtare, ku ndėr tė tjera mė tha: “
“7 prilli ka qėnė njė ditė e veēantė. E kam tė vėshtirė t'jua pėrshkruaj emocionet e asaj dite. Kam marrė telefonata tė pafundme, tė cilat kanė filluar ne oren 07:00 tė mėngjesit dhe kanė pėrfunduar rreth mesit tė natės. Mė kanė marrė tė njohur dhe tė panjohur nė telefon. Mė ka prekur shumė edhe telefonata e njė shkolle fillore. Ata zėra fėmijėsh qė mė uronin tė gjithė nė kor ditėlindjen. Po jo vetėm telefonatat; nuk pushonte sė ėeni edhe zilja e derės. Korierė njeri pas tjetrit, qė sillnin buqeta me lule. Nuk di t'u them sa buqeta mė kanė ardhur nga Shqipėria, njė buqetė me 70 trėndafila nga Franca, tė tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende tė tjera. Ka qėnė njė ditė e paharruar. Natyrisht edhe shpallja "Personalitet i Vitit" ishte njė nder i rrallė pėr mua. Tė gjitha kėto une kam fatin e madh t'i pėrjetoj pėr sė gjalli, prandaj dhe i jam aq mirėnjohėse atij vendi, qė mė rriti, mė bėri atė qė jam dhe qė mbi tė gjitha mė nderon edhe sot, megjithese mungoj prej gati nje ēerek shekulli nga skena shqiptare. Kėėe gjė di ta bėj vetėm populli ynė i mrekullueshėm. Isha vetėm nėntė vjeēe kur fillova tė kėndoj pėr herė tė parė dhe mė hipėn nė njė karrige, mė veshėn njė fustan nuseje. E vetmja gjė qė nuk gjetėn dot ishin njė palė kėpucė, kėshtu qė herėn e parė kam kėnduar zbathur. Por nuk u kuptua, sepse i leva kėmbėt me shkumės. Edhe sot qesh, kur mė kujtohet ajo ditė”.
Kur e pyes se si e zgjodhi profesionin e saj si kėngėtare, ajo mė pėrgjigjet me thjeshtėsinė qė e karakterizon : « Nė mėnyrėn mė tė natyrshme. Ajo ishte gjėja qė mund tė bėja mė mirė se gjithēka tjeter. Nė fakt unė rrjedh nga njė familje qė e ka dashur shumė kengen. Nėna ime ka pasur zė tė bukur, kėshtu qė edhe unė jam rritur me dashurinė pėr kėngėn. Megjithatė, prindėrit donin qė unė tė mėsoja diēka tjetėr, sepse kėnga nuk u dukej zanat.
Kur e pyes Vaēen se a ka ndonjė kujtim tė bukur nga jeta teatrale, pasi shkollėn e lartė e ka mbaruar pėr teatėr, ajo mė thekson: “ Unė kam luajtur vetėm nė njė pjesė teatrale. Nė fakt unė kisha vetėm njė qėllim, tė bėhesha kėngėtare e zonja. Por meqėnėse u zhgenjeva njėherė, sepse nuk mė pranuan nė Liceun Artistik, duke mė quajtur tė paaftė dhe doja me ēdo kusht tė studioja, mendova se Shkolla e Lartė pėr Teatėr, do tė mė ndihmonte pėr tė interpretuar mė mire kėngėn. Kam kaluar njė jetė tė tėrė nė skenė, rreth 40 vjet. Nuk di t’ju them se cila kėngė mė pėlqen mė shumė, sepse unė kam dashur me shpirt ēdo kėngė qė kam kėnduar. Natyrisht kam qėnė shumė kėrkuese. Jo rrallė i kam munduar kolegėt e mi kompozitorė dhe poetė, sepse nuk pranoja tė kėndoja asnje frazė, jo mė kėngė, qė nuk mė "ngjiste". Sa net pa gjumė kanė kaluar prej meje, por mė pas ma falnin mundin qe u krijoja, sepse bindeshin qė kisha pasur tė drejtė. Kur kam kėnduar pėr herė tė parė nė Kosovė nė vitin 1979, kanė qėnė emocione tė rralla, tė papėrsėritshme. Por kam edhe kujtime tė tjera tė bukura. Nuk di ē'tė pėrmend mė parė. Nė Norvegji mė dhanė dy orė para koncertit, njė kėngė norvegjeze pėr ta kėnduar. Mendoni sa e vėėhtire ėshtė tė mėsosh pėr dy orė, njė kėngė nė njė gjuhė qė nuk e njeh. Pasi kėndova strofėn e parė, pėr njė moment harrova tekstin. Por pa kaluar as njė minutė, sikur ta kishin bėrė tė gjithė me fjalė : 2000 spektatorė ngrihen njėherazi nė kėmbė dhe vazhdojnė sė bashku me mua tė kėndojnė kėngėn. Qe nje emocion aq i madh sa kolegėt e mi mė vonė, mė thoshin qė ti bėre enkas sikur harrove fjalėt. Njė tjetėr kujtim i bukur ėshtė koncerti nė Firence, kur kam kėnduar kėngėn italiane "Firenze stanotte". Jane disa kėngė qė lėnė gjurmė tė thella nė publikun vendas, i cili me njė lloj fanatizmi ruan interpretimin e kėngėtarėve vendas dhe e ka shumė tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur, tė pranojė se nje i huaj mund t'i kėndojė kėngėt e tyre mė mirė. Unė kam pasur fatin ta pėrjetoj njė gjė tė tille. Edhe atje eshte ngritur i gjithe publiku ne kembe, duke kenduar se bashku me mua »
Duke parė ato lule shumėngjyrėshe nė tarracėn e madhe tė apartamentit tė saj e pyesja Vaēen : Sėmundja ju ka ndarė nga skena, i them unė, por jo nga hobi juaj pėr lulet. A kujdeseni pėr to ?
Vaēja duke buzėqeshur mė thotė : « Sa do tė doja ta bėja njė gjė tė tillė, por pėr shkak tė gjendjes sime shėndetėsore tani e kam tė pamundur. Vajza ime Irma, e cila ka trashėguar edhe ajo pasionin pėr lulet, kujdeset sot pėr to. Pėrpara se tė sėmuresha kaloja orė tė tėra nė bahēe, saqė fqinjėt e mi zviceranė mė quajnė "zonja me gishtat jeshile" dhe me shaka thonė se ata duhet tė paguajnė pėr atė pamje tė bukur, qė shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet qė shesin lule mė njohin dhe kur shkoj shitėsit, si me shaka mė thonė, "Oh zonjė, u bė kohė e gjatė, gati njė javė qė s’ju kemi parė »".
E pyes : « Vajza juaj, Irma ka zgjedhur ekonominė si profesion. A do tė kishit dėshirė qė ajo tė ishte bėrė kėngėtare ? ». « Jo, mė pėrgjigjet Vaēja, kėtė nuk e kam dashur kurrė. Pastaj, ajo pėr sa i pėrket profesionit ka trashėguar mė shumė nga i jati, prej tė cilit ka pasur edhe prirjen pėr shkencat ekzakte ». Lidhur me mesazhin qė mund tė japė pėr brezat e rinj tė kėngėtarėve shqiptarė ajo pėrgjigjet : « E kam tė vėshtirė tė luaj rolin e mėsueses nė distancė, por do t’u lutesha qė tė ruajnė me ēdo kusht identitetin kombėtar, qė ėshtė gjėja mė e vyer qė kemi »
A keni dėshirė tė ktheheni ndonjėherė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė pėrgjithėsi nė Shqipėri ?
- Oh, kjo ėshtė njė pyetje qė mė mirė mos tė ma kishit bėrė, sepse mė mbush me trishtim. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Do tė doja me gjithė shpirt tė shkelja edhe njėherė rrugicėn ku kam lindur dhe kam kėnduar pėr herė tė parė. Tė shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime. Lus Zotin ēdo ditė, qė tė ma realizojė kėtė dėshirė, sepse Shqipėria pėr mua ka qėnė dhe mbetet vendi qė mė ka falur emocione tė jashtėzakonshme, qė mė ka bėrė tė ndjehem njeriu mė i lumtur nė bote. Prandaj, ua them me gjithe shpirt; jam aq krenare qė jam shqiptare, se ai vend mė mungon mė shumė se gjithēka tjetėr.
Vaēja jonė kombėtare u largua nga kjo jetė por na la pėrgjithmonė dėshirėn e zjarrtė pėr tė ruajtur identitetin kombėtar, si dhe vlerat e vyera tė Kombit tonė.
http://www.fjalaelire.com/blogu/21154.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-02-2014 mė 23:58
-
-
Pėr: Vaēe Zela
Rrėfim ekskluziv i bashkėshortit dhe vajzės sė Vaēe Zelės
Nga Zenepe Luka - " Koha Jone "
Bashkėshorti, Pjetėr Rodiqi: Vaēja nuk u vlerėsua siē e meritonte
Kėngėtarja e madhe shqiptare, Nderi i Kombit Vaēe Zela kėtė 7 prill do tė mbushte 77 vjeē. Kjo datė solli nė jetė kėngėtaren mė tė madhe shqiptare, yllin e muzikės sė lehtė, Vaēe Zelėn e paharruar. Teksa radhisim kėto rreshta pėr kėngėtaren e madhe, qė nė tė vėrtetė janė sa njė shkronjė pėr jetėn dhe karrierėn e saj, shpresojmė qė Ministria e Kulturės, Ansambli i Kėngėve dhe Valleve, tė kujtojnė dhe nderojnė kėtė personalitet tė shquar tė kėngės, qė i ka bėrė nder Kombit. Janė tė pafundme vlerėsimet qė janė bėrė pėr kėtė kėngėtare tė rrallė tė muzikės shqiptare. Por nė kėtė ditė, kemi vendosur ta sjellim Vaēen pėrmes rrėfimit tė dy prej njerėzve mė tė afėrt. Burrit tė saj, Pjetėr Rodiqi i cili flet pėr herė tė parė dhe vajzės, Irma. Janė rrėfime tė rralla, qė sjellin para nesh Vaēen e madhe si artiste, por zbulojnė dhe njė pjesė tė jetės sė saj qė pak ja kemi njohur. Rrėfime qė tė emocionojnė pasi tregojnė se Vaēja ishte e madhėshtore dhe tepėr njerėzore jo vetėm nė skenė, por edhe nė jetėn e saj private.
Z. Rodiqi, mė 7 prill kėngėtarja e shquar, Nderi i Kombit Vaēe Zela ka 77- vjetorin e lindjes, si do ta pėrjetoni kėtė datė tė shėnuar, ndėrsa bashkėshortja juaj mungon prej dy vjetėsh?
Tė them tė drejtėn ėshtė intervista e parė qė jap nė jetėn time, unė bashkėshorti i Vaēe Zelės. Kam folur nė momentin e dhimbshėm, kur u nda nga jeta, por nė kėtė herė tė parė, sigurisht i mbushur me dhimbje pėr mungesėn e saj, vendosa tė zbrazem, teksa pashė pyetjet qė mė dėrguat. Po u mbushėn dy vjet qė Vaēja nuk ėshtė mė dhe iku plot 2 muaj para se tė festonte 75- vjetorin e lindjes. 7 prilli ėshtė dita e lindjes, ndėrsa unė ndjej thellė nė shpirt mungesėn e saj. Nuk mund ta zėvendėsoj me askėnd, por jam i detyruar tė ambientohem me mungesėn e saj. Nė ditėn e lindjes do tė shkoj tek varri, ti dėrgoj lule tė freskėta, qė ajo i kishte dobėsi, do tė rri gjatė atje. Ēfarė mund tė bėj tjetėr? Por, pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se kur jam nė Shqipėri ndjehem mė i qetė, kur shkoj nė Zvicėr, dhimbja peshon dyfish, sidoqė kam njė vajzė tė mrekullueshme, qė bėn tė pamundurėn, pėr ta minimizuar mungesėn. Ina jonė, vajza, qė ēelikosi dashurinė tonė e i dha kuptim jetės, e ndjen shumė mė tepėr se unė ikjen e nėnės saj. Babė e bijė bėjmė tė pamundurėn pėr tė qetėsuar njėri tjetrin, sidoqė, tė qetė nuk mund tė jemi kurrė.
Cilat kanė qenė amanetet, qė ju ka lėnė dhe e kujtoni bisedėn e fundit me Vaēen?
Nė fakt Vaēja pėr shkaqe tė gjendjes sė saj tė rėnduar shėndetėsore, nė ēastet e fundit tė jetės, e kishte objektivisht tė pamundur, tė pėrcillte ndonjė amanet. Kryeamaneti i saj, qė gjatė kohės qė u sėmur, ishte tė prehej nė Shqipėri. Bisedėn e fundit nuk e kujtoj, por, nuk mė hiqen nga mėndja sytė e saj, qė u fikėn nė orėn 1 pas mesnate tė 6 shkurtit tė vitit 2014 u mbyllėn pėr tė mos u parė mė kurrė, ndėrsa vajza klithi na dhimbja. Fatmirėsisht atė natė, si ēdo natė tjetėr, nė shtėpinė tonė ishin mbi 15 bashkatdhetarė, qė na ngushėllonin e dhe bashkė gdhimė atė natė tė zezė, qė na bėri blozė shpirtin, sidoqė ishim tė pėrgatitur pasi gjendja shėndetėsore nė vite, sa vinte e rėndohej. Pas ikjes, dhoma e Vaēes ėshtė shndėrruar nė muze.
Ēfarė pėrmban?
Dhoma ėshtė nė atė gjendje si e ka lėnė Vaēja, asgjė nuk ėshtė prekur as rrobat e varura nė dollap, sirtarėt. Ajo qė ėshtė shtuar ėshtė njė qiri, qė nuk shuhet asnjėherė. Njė qiri i tillė ndriēon portretin e saj edhe nė shtėpinė qė kemi nė Tiranė. Vaēja i ka pasur dobėsi lulet dhe ato nuk janė lėvizur nga vendi, veēse bėhet kujdes i veēantė, qė tė mos thahen. Prekem sa herė shkoj tek varri, gjej buqeta lulesh tė freskėta. Gjej po atė mal lulesh, qė u vendos mbi varrin e saj ditėn e pėrcjelljes dhe ky fakt na qetėson shpirtin e para pėr respektin qė kanė bashkėkombėsit dhe tjetra se mes lulesh, do tė jetė i qetė edhe shpirti i saj.
Pėrveēse njė zė i papėrsėritshėm, ēfarė ju ka tėrhequr tjetėr te bashkėshortja juaj Vaēe Zela?
Ishte prototipi i njeriut modest, atė e veēonte vetėm zėri nga gratė e thjeshta. E di kush ishin miket e saj mė tė ngushta. Rrobaqepėsja, gardėrobistja. Nuk di tė ketė pasur mike tė afėrt ndonjė artiste. Ka qenė njė amvisė e pėrkryer. Kur u martua me mua, sdinte tė fėrgonte njė kokėrr vezė, por e mėsoi nėna ime. Pėr njė kohė tė shkurtėr u bė kuzhiniere e jashtėzakonshme, ēfarė i zinte syri, i bėnte dora. Me nėnėn shkonte shumė, ajo krenohej me nusen qė kishte, madje e ndiqte mė shumė se sa unė nėpėr koncerte.
Si kanė qenė raportet tuaja, thuhet se keni qenė pak xheloz pėr Vaēen. Ėshtė e vėrtetė?
Pėr tė qenė i sinqertė, dua tju them, se nuk e kam pasur tė lehtė tė kisha nė krah, njė grua tė shquar, njė kėngėtare tė famshme e mbi tė gjitha njė grua tė menēur. Edhe unė, si tė gjithė shqiptarėt, qė janė maskilistė dhe nuk mund tė rrinė pa e shprehur kėtė ndjesi. Po, jam bėrė edhe xheloz, por kurrė dhe asnjėherė nuk mendova qoftė edhe njė ēast, tė divorcoheshim.
Meqė ra fjala pėr xhelozinė, e dini ēfarė thoshte miku ynė, pėrkthyesi Robert Zhvarc, qė edhe ai kishte njė grua tė menēur, motrėn e Prokop Mimės. Kjo kategori grash, janė si ajo kėpuca qė tė vret tėrė kohėn. Nuk mund ta mohoj, qė kam qenė xheloz, nga ana tjetėr, duhet tė shtoj se jam ndjerė shumė krenar midis dy ndjesive, dashurisė dhe xhelozisė ndaj Vaēes time tė shtrenjtė.
Kalova jetėn me njė grua tepėr tė menēur, mė e menēur se aftėsia e saj artistike. Po, po. Pavarėsisht se ēfarė pėrfaqėsonte, Vaēja ishte dhe mbeti pėrjetėsisht modeste tė vriste me modestinė e saj
.
Nė ērrethana jeni njohur me Vaēe Zelėn, ju magjepsi zėri i saj? Ndėrkohė, duam tė njohim lexuesin se kush ėshtė Pjetėr Rodiqi, pasi shumėkush ju njeh si shtetas austriak?
Unė jam shqiptar, pavarėsisht se nėna ka qenė austriake. Babai im ėshtė nga Janjeva e Kosovės, qė ėshtė edhe vendlindja e Shtjefėn Gjeēovit, me tė cilin jemi farefis, por edhe vendlindja e Pjetėr Bogdanit. Im atė studioi pėr ekonomi nė Vjenė, ku njohu vjenezen, me tė cilėn u martua dhe lindi mua dhe motrėn. Prindėrit tėrė kohėn kanė jetuar me mua dhe Vaēen. Mė pyesni si jam njohur me Vaēen. Unė bėja shėrbimin ushtarak nė Lushnjė, qė kishte njė shtėpi kulture modeste. Por me Vaēen jam njohur nė bilardo, pa e ditur se ēfarė zėri kishte.
Nė Bilardo?
Pse ēuditeni. E njoha nė bilardo, madje duke bėrė njė lojė me tė. Kujtoj qė mė mundi. Ishte vajzė e shkathėt, simpatike, pastaj kur e ndoqa nė shfaqje te kėndonte mė magjepsi. Unė isha 27 vjeē, kurse Vaēja 24. Bėhet fjalė nė vitin 1963. Nuk bėmė dasmė tradicionale, dashuria pėr ne tė dy, ishte gjithēka. Jetuam bashkė 52 vjet. Pastaj aktiviteti i saj artistik startoi nė Estradėn e Ushtarit dhe mė pas nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve. Mė vret ndėrgjegjja, sidomos pas ndarjes nga jeta dhe shpesh bėj njė autokritikė, qė tashmė, nuk i vlen askujt, qė nuk e ndiqja Vaēen nė koncertet, qė bėnte nė Shqipėri. Mė shumė shkonte nėna ime, qė e vlerėsonte shumė si kėngėtare, por edhe pėr virtytet qė kishte.
Mendoni se Vaēe Zela ėshtė shpėrblyer pėr atė ēka i dha Kombit tė saj?
Vaēja punonte shumė, nuk ishte thjeshtė talenti, zėri, por ajo i pėrkushtohej punės, kjo, falė edhe modestisė, qė e kish kolonėn e karakterit tė saj. Megjithė vėshtirėsitė qė kishte, ajo nuk u ankua kurrė, por unė e them me plot gojėn, se nuk ėshtė trajtuar ashtu si e meritonte. Madje, ishte qėndrim arbitrar ndaj saj, qė e brengosi, pse jo dhe qė ndikoi edhe nė sėmundjen, qė e vuajti pėr shumė vite.
Pėr ēfarė qėndrimi arbitrar konkretisht e keni fjalėn?
Ditėn qė mbushi 45 vjeē e larguan nga puna, e nxorėn nė pension. Ajo ishte nė kulmin e karrierės sė saj dhe kjo e vrau shumė. Nuk e mbajtėn as edhe njė ditė mė shumė. Ishte pikėrisht 7 prilli i vitit 1984, qė nė vend tė festonte ditėlindjen, u brengos. Zėri i saj, heshti. Sigurisht, ishte ligji, por Ajo u brengos shumė. Kjo ėshtė brenga e vetme e Vaēes, aq mė tepėr, qė ikja e saj krijoi boshllėk nė Ansambėl..
Pas viteve 90-tė, nuk pati rast tė kėndonte?
Po, organizoi njė spektakėl tė madh nė vitin 1993, kur ishim nė Zvicėr, duke dhėnė shfaqje nė tė gjitha qytetet, ku vetė Ajo kėndoi mbi 20 kėngė. Kjo ishte e fundit, pasi mė pas u rėndua nga gjendja shėndetėsore
Pse u vendosėt nė Zvicėr dhe a ka treguar kujdes shteti shqiptar pėr shėndetin e Vaēes?
U vendosėm nė Zvicėr, pasi nė vitin 1993, na mbeti Irma, vajza atje. Ajo punon nė Institutin e Studimeve Statistikore ėshtė bashkėpunėtore shkencore. Nuk mund tė ktheheshim mė nė Shqipėri pasi Vaēja u rėndua edhe mė shumė. Dua tė theksoj se malli qė, kishte pėr Shqipėrinė, e shpejtoi vdekjen e saj. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet themi, se shteti shqiptar ėshtė kujdesur pėr shėndetin e Vaēes, u dėrgua nė Hungari, nė Vjenė, ashtu edhe kur ishim nė Zvicėr. Mirėnjohje tė thellė i shprehim Qeverisė Rama, pėr organizimin nė mėnyrėn mė madhėshtore tė ceremonisė sė varrimit tė Vaēes. Mirėnjohje tė gjithė shqiptarėve, qė u rreshtuan nė atė kortezh gjigant njerėzish dhe mjetesh, me buqeta e kurora lulesh nė krah e lot nė sy
Si e kaloni kohėn, kur vini nė Tiranė?
Bėj rrallė vizita tek tė afėrmit, qė nuk mungojnė tė vijnė nė shtėpinė tonė bosh. Kohėn mė tė madhe e kaloj pranė varrit tė Vaēes nė Sharrė, por rend edhe nė Lushnjėn e saj dhe timen, ku lindi dashuria jonė dhe qėndroj i heshtur, pėrpara bustit tė saj, vendos lule, i hedh njė vėshtrim Pallatit tė Kulturės, qė ka emrin Vace Zela dhe kthehem i mbytur nga kujtimet
Ju faleminderit z. Peter Rodiqi!
Faleminderit ju dhe gazetės Koha Jonė,pėr kėtė intervistė tė parė tė jetės sime
http://www.kohajone.com/2016/04/07/r...se-vace-zeles/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-04-2016 mė 07:07
-
-
Pėr: Vaēe Zela
Flet Irma Rodiqi, e bija e Vaēe Zelės - “Amaneti i fundit i nėnės sime”
Si ndjehet Irma nė ditėlindjen e nėnės sė saj, Vaēe Zela, kur ajo nuk ėshtė mė?
Eh, si mund tė ndjehem, mė mungon nė ēdo minutė tė jetės sime, nė njė ditė si kjo e 7 prillit, akoma edhe mė shumė. Vazhdojnė tė mos rreshtin telefonatat si atėherė kur ishte gjallė. Qė kur dal pėr nė punė, gjej vazot me lule, qė i lėnė komshinjtė para derės, tė tjera qė i sjell postieri. Tė gjithė mė thonė, pėr ne ajo ka veē ditėlindje. Kjo ma mbush zemrėn plot e ma lehtėson sado pak kėtė dhimbje tė pafund.
Pėrpiqem gjithmonė edhe kur moti i ftohtė i Zvicrės jo gjithmonė ma lejon, ta bėj gati bahēen pėr ditėlindjen e saj. Por mė mungon ajo, qė me orė tė tėra shtypte hundėn pas xhamit tė dritares, pėr tė parė se ē’po bėja, se babi nuk e linte tė dilte nė tarracė nga frika se mos ftohej. Dikur edhe ai dorėzohej dhe pasi e vishte trashė e sillte nė tarracė, ku nuk lodhej sė prituri deri sa ta kryeja.
Mė lutej t’u ndėrroja vendin vazove dhe jo njėherė. Mė kėrkonte falur e unė mėrzitesha se janė goxha tė rėnda tė rėnda ato tė uruarat. Dje u largova pak mė herėt nga puna se kishte ngelur ende mjaft pėr tė bėrė. Mė mungonte ajo qė mė lutej t’u ndėrroja vendin vazove, por kėtė herė isha unė, qė e bėja pėr tė. Punova deri sa u err krejt. Kur mbarova erdhi e zonja e shtėpisė me njė tufė me lule e mė tha: “E ke bėrė kaq tė bukur, por meqė nuk kanė ēelur akoma shumė lule, unė tė solla njė tufė pėr mamin. Tė jesh e bindur, qė ajo vazhdon ta shohė, ndonėse nga njė dimension tjetėr”. Pėrpiqem edhe unė ta besoj qė ėshtė kėshtu, por jo gjithmonė ia dal mbanė.
Cilat kanė qenė lidhjet e tua me nėnėn e shtrenjtė?
Ajo ka qenė dhe mbetet gjėja mė shtrenjtė, dhurata mė e madhe e jetės sime. Ishte jo vetėm njė nėnė ideale, njė grua e sakrificės, por edhe shoqja ime mė e mirė. Ka lėnė pas njė boshllėk, qė nuk do tė mund tė mbushet pėr sa kohė tė jetoj.
Tė ka lėnė ndonjė amanet dhe njeh ndonjė brengė tė saj?
Amaneti i saj i ishte tė prehej nė Atdhe, ndėrsa brenga e vetme ishte, qė nuk mundi tė vijė edhe njė herė nė Shqipėrinė e saj tė dashur. Rronte me atė ėndėrr, qė pėr fat tė keq ngeli e tillė.
Ēfarė virtyte tė Vaēe Zelės, trashėgon e bija, Irma?
Ju kėrkoj ndjesė, por kjo ėshtė njė pyetje pėr tė cilėn nuk mund t‘ju pėrgjigjem, pikėrisht pėr faktin qė kam trashėguar prej saj virtytin e saj mė tė ēmuar, thjeshtėsinė.
Ishte dhe mbetet ikona e kėngės
Pėr Vaēe Zelėn janė shkruar libra, botuar e kėnduar elegji, pas ndarjes nga jeta mė 6 shkurt tė vitit 2014, ėshtė ngritur njė Shtatore nė qytetin e lindjes, Lushnje. Janė vendosur emra rrugėsh pėr tė sjellė nė vėmendje tė brezave zėrin e saj brilant.
Ishte dhe mbetet njė kėngėtare ikonė e skenės Ajo e filloi karrierėn e saj nė moshė tė re dhe nė vitin 1962 ishte e para qė fitoi Festivalin e Kėngės. Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur; numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada etj.. Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave. Fituese 12 herė e festivalit, Vaēeja fitoi famė gjatė epokės komuniste dhe iu dha titulli “Artist i Merituar” nė vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” nė vitin 1977. Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992, kur sapo kishte mbushur 53 vjeēe…
Ėshtė nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit” mė 24 dhjetor 2002 nga ish -Presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor”.
Vaēe Zela, pėr ēdo shqiptar ka qenė e mbetet njė artiste qė ka bėrė epokė. Ka qenė e madhe qė kur ishte e vogėl. Njė kėngėtare e madhe dhe njė aktore e zonja. Interpretimi i saj ka qenė kupola e interpretimit. Zėri dhe interpretimi i Vaēe Zelės pasqyrojnė shpirtin, fisnikėrinė, madje mund tė pohosh me plot gojėn edhe karakterin e popullit tonė. Vaēe Zela ėshtė njė institucion mė vete.”
http://www.kohajone.com/2016/04/07/r...se-vace-zeles/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-04-2016 mė 07:18
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2017 mė 12:19
-
-
Pėr: Vaēe Zela
Mbretereshe e Kenges Shqipe !
-
-
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt