Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54

Tema: Vaēe Zela

  1. #21
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Vaēe Zela (foto).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165
    Versioni origjinal i "Rrjedh nė kėngė e ligjėrime" nga Vaēe Zela, kenduar ne Festivalin e 20-te te Kenges ne RTSH ne vitin 1980.




    Teksti

    E i fortė po shndrit ai diell
    dhe burimi kėngėt lugjeve i pėrcjell.
    E i fortė po ngroh ky diell
    edhe trimat nėpėr mend mi sjell,
    mi pėrkėdhel.

    Nga ky diell i kohės sime
    shndrisin shekujt nė agime
    dhe naganti i shqiptarit zjarr flakėron!

    (x2)
    Po ku ka si ti, o Shqipėria ime,
    o fisnikja pėrmbi gur.
    Rrjedh nė kėngė e ligjėrime,
    ballėlarta me flamur!


    E i fortė po bien ai tel
    dhe lahuta tingujt mi ēon larg,
    i pėrcjell.
    E njė flakė po nxjerr ai tel,
    partizanėt nėpėr mend mi sjell,
    po mi sjell.

    Nga ky zė i tokės sime
    flasin shekujt me gjėmime,
    edhe krisma e shqiptarit rrjedh
    brez mė brez.

    (x2)
    Po ku ka si ti, o Shqipėria ime,
    o fisnikja pėrmbi gur.
    Rrjedh nė kėngė e ligjėrime,
    ballėlarta me flamur!



    Think inside the box

  4. #23
    Citim Postuar mė parė nga ramaik Lexo Postimin
    Versioni origjinal i "Rrjedh nė kėngė e ligjėrime" nga Vaēe Zela, kenduar ne Festivalin e 20-te te Kenges ne RTSH ne vitin 1980.

    http://www.youtube.com/watch?v=6EdGt1WlUd0

    Po ku ka si ti, o Shqipėria ime,
    o fisnikja pėrmbi gur.
    Rrjedh nė kėngė e ligjėrime,
    ballėlarta me flamur!
    Nje kenge qe ka hyre ne kenget me te mira shqiptare. Me pelqeu dhe video kushtuar kesaj kengetareje te njohur.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Vace Zela dhe Nexhmie Pagarusha jane 2 bilbilat e muzikes kohore ne Shqiperi
    me karieren dhe me ato c'ka kane dhene per kete muzike mendoj se jane te pa zevendsueshme
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar cool_shqype pėr postimin:

    sirena_adria (07-04-2016)

  7. #25
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Jane vene kohet e fundit ne youtube shume kenge te Vace Zeles.






  8. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    68

    U befte 100 vjec !

    Te fitosh dashurine e nje populli te tere , s'eshte kollaj .
    ...keshtu mendoj edhe une....

  9. #27
    Kur Italia fashiste erdhi nė Shqipėri pėr pushtim, si sot e 71 vite mė parė, e kur disa patriotė dolėn ta prisnin me armė, nė njė familje nė Lushnjė kishte gėzim. Shtėpia e Zelajve do tė gėzohej me njė vajzė. Kohė mė pas kjo vajzė do tė bėhej e njohur e do tė mbahej mend, jo se lindi nė ditėn e pushtimit, po se do tė pushtonte zemrat e popullit tė saj me kėngėn e zėrin e veēantė. Vaēe Zela, e lindur mė 7 prill tė '39-ės, njė vajzė nga Lushnja, qė u bė artistja e popullit, nuk e kishte menduar se tė kėnduarit e kėngės shqipe do ta pėrfshinin nė librin e 500 personaliteteve me mė shumė influencė nė botė, e vetmja shqiptare qė mori kėtė ēmim nga Instituti i Biografive nė Amerikė. Nė Paris ėshtė krahasuar me kėngėtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndėrsa nė Itali me tė madhen Mina.
    Edhe pse prej disa vitesh pėr shkak tė sėmundjes jeton nė Zvicėr me bashkėshortin dhe me vajzėn, miqtė dhe kolegėt nuk e kanė harruar. Tenori shqiptar qė po korr sukses nė operat europiane ka vizituar para disa ditėsh kėngėtaren shqiptare nė shtėpinė e saj nė Zvicėr, sė bashku me pianisten e mirėnjohur Edlira Dedja- Bytyqi, gazetaren e BBC-sė nė Londėr Mirela Shtembari, etj. Ndėrkaq, gjithēka qė Vaēe Zela ka regjistruar nė Radio Tirana ėshtė gati nė njė album tė quajtur "Larg dhe pranė njerėzve". Janė 56 kėngė, ashtu siē janė regjistruar pėr herė tė parė qė prej fillimit tė karrierės nė vitet '60, e deri nė festivalin e fundit nė RTSH. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka pėrgatitur kėtė edicion tė veēantė muzikor me rastin e vitit 2009 "Viti Vaēe Zela", qė pėrkoi me 70-vjetorin e kėngėtares.

    Ballkanweb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #28
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Vaēe Zela: Ėndrra ime mė e madhe ėshtė tė shoh edhe njėherė Shqipėrinė!

    Njė portret special nga Alfred Papuēiu pėr kėngėtaren mė tė madhe shqiptare

    Mė 7 prill, Vaēja jonė kombėtare mbushi 72 vjeē. Ai mėngjes si ēdo vit ėshtė i bukur dhe me diell nė Bazel tė Zvicrės, qytet nė kufi me Gjermaninė dhe Francėn. Tek kutia e postės nė “Burgfelderstrasse 11, 4055, Basel, Suisse” vijnė letra dhe kartolina tė shumta tė tjera nga miq e dashamirės bashkėkombas dhe tė huaj qė pėrgėzojnė Vaēen tonė kombėtare, me rastin e ditėlindjes sė saj. Bashkėshorti i saj fisnik, Pjetėr Rodiqi dhe e bija Irma ja tregojnė Vaēes dhe ajo e pėrmalluar lėshon disa lot nga sytė e saj tė ėmbėl. Telefonat dhe mesazhet kėto ditė nuk kanė reshtur, jo vetėm nga Zvicra, por edhe nga Shqipėria, Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit me numėr: 0041613216186 sapo mbaron njė urim, bie pėrsėri.Ėshtė e qeshur si gjithmonė, e urtė, tepėr e urtė dhe nuk ėshtė mė “zjarr” siē ka qenė vite mė parė, kur ne tė gjithė e mbanim mend kur shpėrthente tek kėndonte kėngėt e bukura pėr Atdheun, dashurinė, vendlindjen…Shpesh dal nė Parkun Gesendorf, pranė apartamentit tim tek “Rruga Lamartinė” nė Gjenevė dhe dėgjoj nė kasetofonin e vogėl kėngėt e Vaēes. Mallėngjehem shumė, por edhe ndjej kėnaqėsi tė veēantė. Sidomos pėr ne nė Diasporė qė na duket sikur kėngėt e saj na afrojnė me Atdheun, Shqipėrinė. Shpesh bisedoj me tė nė telefon, apo edhe me bashkėshortin e saj Pjetrin, vajzėn Irmėn. Vaēja ka njė shėndet tė brishtė, por ėshtė e rrethuar nga njerėzit e saj tė afėrt dhe nga personeli mjekėsor qė tregojnė njė kujdes tė veēantė pėr tė. Kam njė kujtim tė bukur kur ishim nė Bazel dhe me njė grup miqsh i uruam 70 vjetorin e ditėlindjes. Kaluam ēaste shumė tė bukura. Papritur nė tarracėn tonė zbriti nėpėrmjet njė kordoni njė shishe shampanje. Njė komshi qė kishte dėgjuar tek kėndonim e kishte kuptuar se ishte njė ngjarje e shėnuar pėr zonjėn e shtėpisė dhe ai bėri njė gjest tė tillė pėr tė uruar atė. Shpesh troket dera dhe tė tjerė sjellin kuti me ēokollata. Ata ndoshta nuk e dinė se Vaēja ka qenė dhe mbetet pėr ne, Shqipėrinė, Kosovėn pse jo edhe mė tej, kėngėtarja mė e suksesshme, mė e ēiltėra, mė e dashur. Ata kėnaqen kur shohin aty lule shumėngjyrėshe pėr tė cilat kujdeset nė mėnyrė tė veēantė Irma. Ashtu siē kujdeset e motra e Vaēes dhe tė afėrmit e tjerė pėr lulet nė Tiranė, nė apartamentin e saj...
    Me thjeshtėsinė qė e karakterizon dhe me emocion Vaēja mė shprehet se shpreson qė njė ditė kur tė jetė me mirė me shėndet ka dėshirė tė veēantė tė ndodhet nė Shqipėri, nė Lushnjėn ku ka lindur, nė Myzeqe, nė Kosovė, por edhe nė Diasporė, pėr tė takuar bashkėkombėsit e saj. Pjetri dhe unė i themi se sė shpejti do vijė ajo ditė...
    Pėrsėri emocion shihet tek Vaēja. Kujtojmė kėngėt e saj tė paharruara, si ndėr tė tjera “Valsi i lumturisė”, “Natėn vonė”, “Mesnatė”, “Nėnave shqiptare”, “Rrjedh nė kėngė e ligjėrime”, “Nuk e fshehim dashurinė”, “Flakė e borė” etj. Vaēja nisi tė kėndojė kur kishte ishte vetėm 9 vjeēe. Kishte vetėm 23 vjeē kur fitoi ēmimin e parė me kėngėn “Fėmija e parė” me muzikė tė Abdulla Grimcit dhe tekst tė Dionis Bubanit. Pastaj prej vitit 1962 deri mė 1980 fitoi 11 herė ēmimin e Festivalit tė Kėngės nė Radio dhe Televizionin shqiptar. Vazhduan mė tej titujt qė mori ndėr tė tjera “Nderi i Kombit”, “Artiste e Merituar”, “Artiste e Popullit”, “Mjeshtre e Madhe e Punės”, “Qytetare Nderi e Lushnjės”, “Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit”, “Disku i Artė” nga SHBA, “Gruaja e vitit 97-98 nga Kembrixhi i Britanisė sė Madhe, “Mikrofoni i Artė” nga Ministria e Kulturės sė Kosovės, “Cmimi i Karrierės”, Vaēja ėshtė ndėr 500 njerėzit mė me influencė nė botimin e Institutit Biografik Amerikan etj, etj. Kėto trofe ruhen me kujdes nė sallonin e pritjes tė Vaēe Zelės, aty nė apartamentin e saj tė zbukuruar me shije nga e bija, Irma.
    Vaēja ka kėnduar me qindra e qindra kėngė shqiptare, por edhe nė gjuhėn italiane, spanjolle, ruse, rumune, greke etj. Disa nga kėngėt e saj mė tė njohura janė: “Ēelu si mimoza”, “Zunė fushat tė lulėzojnė”, “Qeshu Myzeqe”, “Djaloshi dhe shiu“,“E dua vendin tim,“Ėndrra ime”, “Fėmija i parė”,“Gjyshes“, “Kėngėt e vendit tim”, “Lemza“, “Sot jam 20 vjeē”, “Valsi i lumturisė”, “Nėnė moj do pres gėrshetin”, “ Nuk e fshehim dashurinė”, “ O diell i ri”, “Pėr Arbėrinė”, “Shoqet tona ilegale”, “Shqiponja e lirisė”, “Tė lumtur tė dua”. etj. Kėngėt e saj kompozohen nga kompozitorėt mė tė mirė tė vendit, ndėr tė tjerė si Avni Mula, Feim Ibrahimi, Tish Daija, Pjetėr Gaci, Ferdinand Deda, Baki Kongoli, Agim Prodani, Agim Krajka, Llazar Morcka, Aleksandėr Peci, Abdulla Grimci, Luan Zhegu, Aleksandėr Lalo, Tonin Harapi, Naim Krasniqi etj. Autorėt e teksteve tė kėtyre kėngėve janė: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Robert Shvarc, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Zhuljana Jorganxhi, Gjoke Beci, Adelina Mamaqi, Kudret Isai, Gjergj Zheji, Kol Jakova, Sulejman Mato. I pasur ėshtė repertori i Vaēes edhe nė interpretimin e kėngėve tė huaja, ndėr tė tjera: “Sei stato il primo amore”, “Esperanto”, “Gjinkalla” (ruse), “Na u prish karroca” (rumune), “Gjithė bota je ti” (Greke), “Granada” (spanjolle) e sa e sa tė tjera.Kujton kėngėn e kėnduar prej saj “Firence stanotte” nė Pallatin e Sportit nė Milano, kur mori duartrokitje tė stuhishme nga publiku italian, apo nė turneun nė Norvegji kur i kėrkuan tė kėndojė nė gjuhėn norvegjeze njė kėngė tė tyre dhe ajo shpalosi talentin e saj qė ngjalli emocione tė shumta. Vaēja kujton me nostalgji kur ishte nė Prishtinė vite mė parė dhe megjithėse ka kėnduar nė shumė salla tė botės i ka bėrė pėrshtypje publiku i mrekullueshėm i Kosovės. Pėrmallohet me kėngėn “Jetė na dhuruat”, tė kėnduar nga Naim Krasniqi, me tekst tė poetit Ekrem Kryeziu, dedikuar Vaēes nė Fest’98, kur ajo ishte ftuar nga organizatorėt, si kryetare e Jurisė.

    Irma Rodiqi, e bija e Vaēes kujdeset me gjithė dėshirė tė fotografojė tė ėmėn nė kėtė ditė tė shėnuar, pėr t’u pėrgjigjur kėrkesave tė shumta tė Medias nė Zvicėr, por edhe nė Shqipėri, Kosovė dhe Diasporė. Vaēja buzėqesh dhe ėshtė tepėr e lumtur. Ashtu siē buzėqesh nė kėtė fotografi tė freskėt, qė po ju paraqesim, tė Vaēes sonė tė mirė. Pranė ka edhe mesazhet e shumta tė miqve dhe dashamirėsve tė saj. Kujton me respekt shkrimtarin Dritėro Agolli, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur pėr tė:” Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela, si artiste e madhe, hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarėn e kėngės shqiptare dhe u bė nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė. Ajo kėngėn e zgjoi dhe e bėri njė organizėm tė gjallė, ku lėvizėn e vibruan tė gjitha molekulat dhe celulat. Nė kėtė organizėm ajo nuk la asnjė pjesėz tė fjetur dhe tė dremitur. Edhe lashtėsinė e kėngėve popullore e afroi dhe e bėri tė sotme dhe moderne. Edhe krijimet e kompozitorėve i pasuroi dhe ua rriti vlerat. Me mjeshtėrinė e njė kėngėtareje tė shquar ua rriti dėshirėn kompozitorėve pėr tė krijuar kėngė dhe ua nxiti zellin nė njė garė tė madhe artistike, ashtu siē hyjnė nė garė vrapuesit nė njė stadium madhėshtor”.

    ..Kur e pyetėn kritiken Zana Shuteriqi pėr mendimin e shprehur prej saj qė, e konsideron Vaēe Zelėn njė Edith Piaf tė kėngės shqiptare, ajo u pėrgjigj: “Natyrisht, unė kam patur parasysh kėngėtaren franceze si vlerė kombėtare qė arriti me muzikėn e lehtė tė vendit tė saj. Edhe sot emri i saj pėrmendet si pikė referimi edhe pse kanė dalė kėngėtarė tė rinj. Prandaj, duke parė te Vaēe Zela tė njėjtėn vlerė historike, si fenomen artistik, dhe po atė glorifikim tė personalitetit tė saj, e kam konsideruar kėngėtaren tonė si njė Edith Piaf tė muzikės shqiptare“. Ndėrsa As. Prof. Nexhat A. Agolli qė ka bėrė njė punė tė shkėlqyer me monografinė e tij me titull “Vaēe Zela- magjia e kėngės shqiptare” ndėr tė tjera shprehet: “Vaēe Zela ishte njė nga kėngėtaret mė nė zė tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi,e cila pushtoi skenėn shqiptare. Fillimisht me kėngėn popullore dhe, krahas saj, nė vazhdimėsi, edhe me kėngėn e muzikės sė lehtė. Nė tė dy kėto zhanre muzikore, ajo arriti njė kulm qė nuk do tė shlyhet nga kujtesa artistike. Njė yllėsi qė ndriēoi mendjen muzikore shqiptare pėr afėr dyzet vjet radhazi me zėrin e saj aq tė ngrohtė e tė gjithėpushtetshėm. Dy zėra nė kohė tė ndryshme tė fenomenit Vaēe: nė tė parėn, adoleshente dhe nė tė dytėn, madhore. Mes tyre njė periudhė e gjatė, e shtrirė nė kohė dhe nė hapėsirė mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin kėngėtarja jonė e shquar. Njė lėvizje drejtvizore, e pangjashme me atė tė tokės rreth vetes dhe diellit, por me njė trajektore mė tė gjatė, do tė thoja kozmike. Nė kufijtė e kėsaj trajektoreje ne pėrjetuam zėrin e saj tė magjishėm”. “Interpretim brilant”, “talent i lindur”, “vokal i shkėlqyer”, “Kėngėtare e rrallė”, “mahnitėse” janė disa nga vlerėsimet pėr interpretimin artistik tė Vaēe Zelės...Njė pasdite ajo hapi letrat e shumta qė merr ēdo ditė. Janė letra edhe nga njerėz tė panjohur qė shprehin ēiltėr ato qė ndjejnė kur dėgjojnė akoma kėngėt e saj tė regjistruara. Takimet me njerėzit janė emocionuese, direkte dhe tė sinqerta pėr Vaēen. Njė personalitet i tillė shumė i respektuar, flet me modesti pėr veten, e mė tepėr flet pėr tė tjerėt. Ato shpesh pėrmbajnė njė rrėfim, duke patur parasysh klimėn e intimitetit qė krijohet nga vetė ajo, besimit, duke i lėnė shpesh pėrgjegjėsinė intervistuesit, pa dashur tė rishikojė pėrsėri tekstin qė ai ka shkruar. Shpesh, fjalėt e Pjetrit dhe Irmės japin mundėsi tė thellohesh mė tepėr nė personalitetin e pasur dhe kompleks tė kėngėtares sonė tė shquar.

    Megjithėse ėshtė e rrethuar nga bashkėshorti, e bija dhe tė afėrm qė i vijnė herė pas here, ajo shprehet me mall pėr vendlindjen. Ka tre vėllezėr dhe dy motra qė jetojnė nė Tiranė. Ajo ka qenė e lidhur shumė me familjen. Ishte mė e madhja dhe gjithmonė ka patur dėshirė t’i kishte pranė ata. Dhe ashtu i mbajti deri sa jetoi nė Shqipėri...

    Jam takuar edhe herė tė tjera me Vaēen, Pjetrin dhe Irmėn, edhe nė veprimtari midis bashkatdhetarėsh ku ajo na ka nderuar me pjesėmarrjen e saj. Mė kujtohet dita e 9 majit 2009 qė do tė mbetet nė kujtesė tė mbi 200 shqiptarėve nė Zvicėr. Legjenda e muzikės sė lehtė shqiptare, Vaēe Zela erdhi nė Nėshatel, e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, pėrkthyesi i talentuar i disa librave tė autorėve zviceranė dhe tė huaj, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, Pjeter Rodiqi dhe e bija, Irma Rodiqi, ekonomiste e shquar e Institutit tė Statistikave nė Bazel tė Zvicrės dhe poete. Po ashtu edhe nė Gjenevė, ku pėr nder tė saj u shfaq edhe njė dokumentar i bukur. Aty ishte edhe kėngėtarja e shquar nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Vaēja dukej se e kishte mposhtur sėmundjen qė e shoqėron prej vitesh. Ishte hera e parė qe Vaēe Zela, "Artiste e Popullit" dhe "Nder i Kombit", me gjithė gjendjen e saj shėndetėsore jo tė mirė, mori pjesė nė dy aktivitete kulturore. Hyrja e saj nė sallėn e madhe u prit me ovacione, qė vazhduan mė tepėr se 20 minuta, shoqėruar me tingujt e kėngėve tė paharruara tė perlės sė muzikės shqiptare. E emocionuar, artistja jonė e shquar, por tepėr modeste dhe fisnike, pranoi tė dalė nė fotografi, si kujtim i bukur i kėsaj mbrėmje tė veēantė, me tė gjithė pjesėmarrėsit. Tepėr e emocionuar, ajo shprehu kėnaqėsinė e saj me fjalėt "sot ju mė shtuat jetėn time, me njė dekadė dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė pritje madhėshtore". "Ju dhe tė gjithė bashkėkombėsit e mi, mė keni frymėzuar qė tė kėndoj dhe tė jap njė ndihmesė modeste pėr kėngėn nė gjuhėn shqipe, sė bashku me tė gjithė atė armatė kėngėtarėsh tė suksesshėm, qė po japin njė kontribut tė madh pėr te gėzuar shqiptarėt, si dhe pėr tė ēuar se bashku me tej, demokracinė e vendosur ne Shqipėri", pohoi kėngėtarja e madhe. Me njė modesti te shquar, diva qė mbushi 70 vjet ato ditė tė prillit 2009, shtoi se ndoshta nuk e meritonte nderin e madh, duke e cilėsuar si "Personalitet te vitit 2009" nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe duke marrė njėkohėsisht kėnaqėsinė e gjithė atyre telefonatave nga Shqipėria, apo Kosova.
    Me atė rast, unė realizova njė intervistė me Vaēen tonė mbarėkombėtare, ku ndėr tė tjera mė tha: “7 prilli ka qenė njė ditė e veēantė. E kam tė vėshtirė t'jua pėrshkruaj emocionet e asaj dite. Kam marrė telefonata tė pafundme, tė cilat kanė filluar nė orėn 07:00 tė mėngjesit dhe kanė pėrfunduar rreth mesit tė natės. Mė kanė marrė tė njohur dhe tė panjohur nė telefon. Mė ka prekur shumė edhe telefonata e njė shkolle fillore. Ata zėra fėmijėsh qė mė uronin tė gjithė nė kor ditėlindjen. Po jo vetėm telefonatat; nuk pushonte sė rėni edhe zilja e derės. Korrierė njeri pas tjetrit, qė sillnin buqeta me lule. Nuk di t'u them sa buqeta mė kanė ardhur nga Shqipėria, njė buqetė me 70 trėndafila nga Franca, tė tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende tė tjera. Ka qenė njė ditė e paharruar. Natyrisht edhe shpallja "Personalitet i Vitit" ishte njė nder i rrallė pėr mua. Tė gjitha kėto unė kam fatin e madh t'i pėrjetoj pėr sė gjalli, prandaj dhe i jam aq mirėnjohėse atij vendi, qė mė rriti, mė bėri atė qė jam dhe qė mbi tė gjitha mė nderon edhe sot, megjithėse mungoj prej gati njė ēerek shekulli nga skena shqiptare. Kėtė gjė di ta bėj vetėm populli ynė i mrekullueshėm. Isha vetėm nėntė vjeēe kur fillova tė kėndoj pėr herė tė parė dhe mė hipėn nė njė karrige, mė veshėn njė fustan nuseje. E vetmja gjė qė nuk gjetėn dot ishin njė palė kėpucė, kėshtu qė herėn e parė kam kėnduar zbathur. Por nuk u kuptua, sepse i leva kėmbėt me shkumės. Edhe sot qesh, kur mė kujtohet ajo ditė”.
    Kur e pyes se si e zgjodhi profesionin e saj si kėngėtare, ajo mė pėrgjigjet me thjeshtėsinė qė e karakterizon: “Nė mėnyrėn mė tė natyrshme. Ajo ishte gjėja qė mund tė bėja mė mirė se gjithēka tjetėr. Nė fakt unė rrjedh nga njė familje qė e ka dashur shumė kėngėn. Nėna ime ka pasur zė tė bukur, kėshtu qė edhe unė jam rritur me dashurinė pėr kėngėn. Megjithatė, prindėrit donin qė unė tė mėsoja diēka tjetėr, sepse kėnga nuk u dukej zanat.
    Kur e pyes Vaēen se a ka ndonjė kujtim tė bukur nga jeta teatrale, pasi shkollėn e lartė e ka mbaruar pėr teatėr, ajo mė thekson: “Unė kam luajtur vetėm nė njė pjesė teatrale. Nė fakt unė kisha vetėm njė qėllim, tė bėhesha kėngėtare e zonja. Por meqenėse u zhgėnjeva njėherė, sepse nuk mė pranuan nė Liceun Artistik, duke mė quajtur tė paaftė dhe doja me ēdo kusht tė studioja, mendova se Shkolla e Lartė pėr Teatėr, do tė mė ndihmonte pėr tė interpretuar mė mire kėngėn. Kam kaluar njė jetė tė tėrė nė skenė, rreth 40 vjet. Nuk di t’ju them se cila kėngė mė pėlqen mė shumė, sepse unė kam dashur me shpirt ēdo kėngė qė kam kėnduar. Natyrisht kam qenė shumė kėrkuese. Jo rrallė i kam munduar kolegėt e mi kompozitorė dhe poetė, sepse nuk pranoja tė kėndoja asnjė frazė, jo mė kėngė, qė nuk mė "ngjiste". Sa net pa gjumė kanė kaluar prej meje, por mė pas ma falnin mundin qe u krijoja, sepse bindeshin qė kisha pasur tė drejtė. Kur kam kėnduar pėr herė tė parė nė Kosovė nė vitin 1979, kanė qenė emocione tė rralla, tė papėrsėritshme. Por kam edhe kujtime tė tjera tė bukura. Nuk di ē'tė pėrmend mė parė. Nė Norvegji mė dhanė dy orė para koncertit, njė kėngė norvegjeze pėr ta kėnduar. Mendoni sa e vėshtirė ėshtė tė mėsosh pėr dy orė, njė kėngė nė njė gjuhė qė nuk e njeh. Pasi kėndova strofėn e parė, pėr njė moment harrova tekstin. Por pa kaluar as njė minutė, sikur ta kishin bėrė tė gjithė me fjalė: 2000 spektatorė ngrihen njėherazi nė kėmbė dhe vazhdojnė sė bashku me mua tė kėndojnė kėngėn. Qė njė emocion aq i madh sa kolegėt e mi mė vonė, mė thoshin qė ti bėre enkas sikur harrove fjalėt. Njė tjetėr kujtim i bukur ėshtė koncerti nė Firence, kur kam kėnduar kėngėn italiane "Firenze stanotte". Janė disa kėngė qė lėnė gjurmė tė thella nė publikun vendas, i cili me njė lloj fanatizmi ruan interpretimin e kėngėtarėve vendas dhe e ka shumė tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur, tė pranojė se njė i huaj mund t'i kėndojė kėngėt e tyre mė mirė. Unė kam pasur fatin ta pėrjetoj njė gjė tė tille. Edhe atje ėshtė ngritur i gjithė publiku nė kėmbė, duke kėnduar se bashku me mua”.
    Duke parė ato lule shumėngjyrėshe nė tarracėn e madhe tė apartamentit tė saj e pyes Vaēen: Sėmundja ju ka ndarė nga skena, i them unė, por jo nga hobi juaj pėr lulet. A kujdeseni pėr to?
    Vaēja duke buzėqeshur mė thotė: “Sa do tė doja ta bėja njė gjė tė tillė, por pėr shkak tė gjendjes sime shėndetėsore tani e kam tė pamundur. Vajza ime Irma, e cila ka trashėguar edhe ajo pasionin pėr lulet, kujdeset sot pėr to. Pėrpara se tė sėmuresha kaloja orė tė tėra nė bahēe, saqė fqinjėt e mi zviceranė mė quajnė "zonja me gishtat jeshile" dhe me shaka thonė se ata duhet tė paguajnė pėr atė pamje tė bukur, qė shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet qė shesin lule mė njohin dhe kur shkoj shitėsit, si me shaka mė thonė, “Oh zonjė, u bė kohė e gjatė, gati njė javė qė s’ju kemi parė”.
    E pyes: “Vajza juaj, Irma ka zgjedhur ekonominė si profesion. A do tė kishit dėshirė qė ajo tė ishte bėrė kėngėtare?”.
    “Jo, mė pėrgjigjet Vaēja, kėtė nuk e kam dashur kurrė. Pastaj, ajo pėr sa i pėrket profesionit ka trashėguar mė shumė nga i ati, prej tė cilit ka pasur edhe prirjen pėr shkencat ekzakte”. Lidhur me mesazhin qė mund tė japė pėr brezat e rinj tė kėngėtarėve shqiptarė ajo pėrgjigjet: “E kam tė vėshtirė tė luaj rolin e mėsueses nė distancė, por do t’u lutesha qė tė ruajnė me ēdo kusht identitetin kombėtar, qė ėshtė gjėja mė e vyer qė kemi”.
    A keni dėshirė tė ktheheni ndonjėherė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė pėrgjithėsi nė Shqipėri?
    - Oh, kjo ėshtė njė pyetje qė mė mirė mos tė ma kishit bėrė, sepse mė mbush me trishtim. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Do tė doja me gjithė shpirt tė shkelja edhe njėherė rrugicėn ku kam lindur dhe kam kėnduar pėr herė tė parė. Tė shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime. Lus Zotin ēdo ditė, qė tė ma realizojė kėtė dėshirė, sepse Shqipėria pėr mua ka qenė dhe mbetet vendi qė mė ka falur emocione tė jashtėzakonshme, qė mė ka bėrė tė ndjehem njeriu mė i lumtur nė botė. Prandaj, ua them me gjithė shpirt; jam aq krenare qė jam shqiptare, se ai vend mė mungon mė shumė se gjithēka tjetėr.

    Tirana Observer

  11. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Pėr: Vaēe Zela

    VACE ZELA - ZERI I DASHURISE

    Me shume e ndryshe per DIVEN SHQIPTARE .....


  12. #30
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Ndėrron jetė kėngėtarja e madhe Vaēe Zela!!

    Tiranė, 6 shkurt 2014.

    Ka ndėrruar jetė nė moshėn 75 vjeēare kėngėtarja e mirėnjohur Vaēe Zela.



    Kėngėtarja e identifikuar si “Mbretėresha e Kėngės Shqiptare”, ndėrroi jetė nė Bazel tė Zvicrės si pasojė e njė sėmundje tė gjatė nga e cila vuante.Trupi i saj i pajetė pritet tė vijė ditėn e nesėrme nė vendin tonė, duke plotėsuar kėshtu amanetin e saj pėr tu prehur nė Shqipėri.

    Zela u zbulua rastėsisht nė moshė tė re nė Lushnjė, ku prej aty nisi tė marrė jetė suksesi i saj.Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara edhe sot nga publiku, ndėrsa Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992.Vaēe Zela ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės nė Radio dhe mė vonė nė Radiotelevizion qė prej organizimit tė parė tė tyre, duke fituar plot 12 ēmime tė para, njė rekord i paarritur deri mė sot.Vaēe Zela ėshtė fituesja e parė e Festivalit tė Parė. Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur; numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj.Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave. Prej disa vitesh ajo jetonte nė ZvicėrPo ashtu theksojmė se Vaēe Zela ėshtė e vetmja femėr shqiptare e nderuar nė tė gjallė me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor.”

    Pėr nder tė kėngėtares, viti 2009 ėshtė shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si “Viti Vaēe Zela”. Sė fundi, edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.

    Ngushėllimet pėr artisten:

    Jozefina Topalli

    E dashura e Shqiptarėve !

    Iku Vaēe Zela, mbeti zėri i saj! I kėndoi me dashuri pa kufi vendit tė saj si askush tjetėr! I gėzoi jetėt e shqiptarėve me magjinė e zėrit tė saj, kur nuk kishte asnjė gėzim pėr to! Ajo ishte e dashura e shqiptarėve!

    Kastriot Islami

    Tė dashur miq, sot ėshtė njė ditė trishtimi...Ndahet nga jeta bilbili i kėngės shqipe Vaēe Zela, pėr tu bėrė e pavdekshme.Kėngėtarja mė popullore dhe mė e dashur, Mbretėresha e kėngės shqiptare, qė do tė mbetet nė mendjen e ēdo shqiptari kudo nė botė...Zėri i saj i fuqishėm, i ėmbėl e kėmbyes, Zėri i Artė i Shqipėrisė, do tė jetojė pėrjetė...Vaēe Zela, kėngėtarja mė e madhe e tė gjithė kohėrave, padyshim meriton tė vendoset nė krye tė Panteonit tė Kėngės Shqiptare...U prehtė e qetė dhe nė paqe....

    Noa.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AlbaneZ : 06-02-2014 mė 05:21

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •