Mendova te hap nje teme qe ka lidhje me shpendet dhe kafshet,shtepiake apo te egra.Nuk me ka rene rasti te has ndonje teme te tille,dhe mendova se do te ishte me interes te kishim nje teme te tille.Gjithkush mund te sjelli pervojat e veta ne lidhje me shpendet apo kafshet qe mbajne ne shtepi.
Une sot me pak fjale desha te flas per kanarinat.Kam mbajtur kanarina dhe zogj te tjere qe kur kam qene 5 vjec.Sot jam 35 dhe vazhdoj te kem te njejtin pasion si dikur kur isha i vogel.Aktualisht kam 10 kanarina te rritura dy te vegjel 4 javesh,nje tjeter 3-4 dite dhe nje femer ne veze.Kush ka kanarina mund te shkembeje mendime ketu.Kush do te filloje te mbaje dhe nuk e ka idene,me gjithe qef do te jepja te gjitha keshillat e nevojshme per te mbajtur kanarina.Kam shume histori me zogjt,por ndoshta nje here tjeter.Tani per tani le te shohim nese ndokush ka interesa ne kete fushe.Perderisa nuk ka nje hapesire te vecante per tema te ketilla, atehere mendova ta hap ketu.
Krijoni Kontakt