Europa e Lire, E hënë, 8. Janar, 2007
STEFANI:"KRIZA ZGJEDHORE - DËSHMI E PAAFTËSISË SË KLASËS POLITIKE"
Andrea STEFANI, analist politik nga Tirana
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Stefani, aktualisht në Shqipëri situata parazgjedhore paraqitet e vështirë, mazhoranca dhe opozita nuk po bien dakort për cështjen e certifikatave. Sipas jush cila është arsyeja reale?
ANDREA STEFANI
Arsyeja është një këmbëngulje e qeverisë Berisha për të mos pranuar një kërkesë të arsyeshme të opozitës, për të regjistruar të gjitha certifikatat që do të përdoren nga votuesit në zgjedhje. Në këtë mënyrë nuk do të ketë votues që votojnë disa herë me të njejtat certifikata, siç ka ndodhur në të kaluarën, gjë e cila do të conte në deformim të rezultatit të zgjedhjeve, ose më saktë në manipulimin e tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, disa analistë thonë se opozita synon të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si e shihni ju këtë qëndrim?
ANDREA STEFANI
Kjo nuk është e vërtetë. Është e saktë që opozita ka thënë që do të kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo ka qenë në vazhdën e të gjitha opozitave në përgjithësi, dhe nuk është diçka antidemokratike të kërkosh zgjedhje të parakohshme. Përgjithësisht kjo është një tendencë për të fshehur problemin kryesor që është pikërisht organizimi i zgjedhjeve me standarte, të lira e të ndershme. Nuk duhet ngatërruar këmbëngulja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme me aspiratat që mund të ketë ajo për zgjedhje të parakohshme. Këtu sot problemi shtrohet që të kontabilizohen certifikatat dhe të mos ketë votues që votojnë dy-tre herë duke përdorur certifikata fallso.
RADIO EVROPA E LIRË
Mendoni se kriza e tanishme zgjedhore është pasojë e mosdemokratizimit të mjaftueshëm brenda partive kryesore politike në Shqipëri?
ANDREA STEFANI
Padyshim, fakti që ne kemi përshembull në Partinë Demokratike një lider që është zgjedhur në fillim të tranzicionit dhe vazhdon tani duke u futur në vitin e shtatëmbëdhjetë, megjithë disfatat që ka pësuar qeverisja e kësaj partie, megjithë përmbysjen e shtetit, dëshmon se demokracia brenda kësaj partie nuk ka funksionuar. Në çdo vend tjetër lidertë duhet të ishin ndërruar, duhet të ishte ndërruar edhe lideri Berisha që ka kaq vjet që drejton këtë parti. Kriza e tashme në një dozë shumë të madhe i dedikohet tendencave autoritare që ka ky lider, i cili do të sundojë insitucionet, do të sundojë e manaxhojë edhe votën e lirë.
RADIO EVROPA E LIRË
Po në Partinë Socialiste z. Stefani?
ANDREA STEFANI
Partia Socialiste ka ndërruar lidershipin. Nano është larguar dhe kemi sot një lider tjetër, nuk është më ajo situatë. Madje do të thoja që në Partinë Socialiste pavarësisht nga rrënjët e konklikteve ka pasur korrente që janë përplasur dhe ju e dini fare mirë që fitorja e 3 korrikut nga Partia Demokratike i dedikohet në një masë të konsiderueshme çarjes në gjirin e të majtës. Ndërkohë që në Partinë Demokratike ne vazhdojmë të kemi një bllok monolit i cili komandohet si një ushtri e vëtetë dhe e disiplinuar nga njëshi.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa dhe a mund të dëmtojë imazhin e Shqipërisë kriza elektorale?
ANDREA STEFANI
Jashtëzakonisht, sepse tregon paaftësinë që ka klasa politike. Pamundësia për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë të mos biesh dakort për rregullat e lojës në një demokraci. Kjo tregon se antagonizmi publik dominon mbi të mirën publike që është demokracia.
Intervistoi: Klodi MESHI
andrea stefani eshte pathologjik anti-berish.. sikurse edvini pandush brace kicoben blushi e mu.taf nano e cup gjinushi.. dhe ate gjen europa e lire te analizoje punet e shqiperise..
te gjenin nje te lire te pakten..
..
jan mbledhur armiqt e sales tek Europa e Lire, dhe
sala gjen shpetim tek nano padrino i mafjes, buzuk i krimit, financues i zhvatjes, bashkautor i dushkut, rrapit, trapit, krushkut me tupana, dil ke thana, se t'pa hana, jan te dy hajna, hiena, ...
Nuk ke çfar ban or sal, mblodhe peshtymat qe hodhe dhe i gelltite per tu bere kryeminister pas fisnikerise elektorale Shqiptare te 3 krrikut, te cilet ti nxitove ta shkelesh me kembe ne bel, çok gjyzel, me xhuvel...
Nuk po mundesh me e majte ate pozite, dhe gelltite edhe gelboqen nano, se nuk te ka mbetur gje tjeter ... si doktor duhet ta ngjallesh enverin per te vijuar fitorjet makabre ...
kuterbim masturbimi te ndersjellte politik ...
pas fatosit, kryeministri sali do te takohet me ramizin ... po s'i doli gjo, me nexhin.
Sot, dita e fundit e negociatave maxhorance-opozite ne presidence. Moisiu pret Meten dhe Ramen
Ora 15:45
TIRANE (12 janar) -Sot eshte dita e fundit e negociatave mes maxhorances dhe opozites ne presidence per zgjedhjet vendore. Burime nga presidenca kane bere te ditur se eshte pikerisht sot, shansi i fundit i partive per gjetjen e konsensusit dhe per t’i hapur rruge mbajtjes se zgjedhjeve ne 18 shkurt. Ne funksion te kesaj, kreu i shtetit ka nisur negociatat vec e vec me kreun e LSI-se, Ilir Meta dhe ate te PS-se, Edi Rama. Sipas Burimeve, mesohet qe Meta te jete shprehur se mbeshtet zgjedhjen e Presidentit per krizen.
Mesohet se kreu i shtetit ka zhvilluar takime edhe me eksponente te maxhorances, ndersa pritet thirrje ne nje tryeze te te gjitha paleve. Kane mbetur vetem 6 dite nga afati limit per dekretimin e nje date te re per zgjedhjet vendore brenda afateve kushtetuese. Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin ne 18 shkurt sic kane rene dakort palet, atehere afati I fundit per dekretimin e nje date te re nga presidenti Moisiu eshte 18 janar.
Vete presidenti ka deklaruar se nuk do te dekretoje asnje date tjeter pertej afateve kushtetuese. Prej disa ditesh institucioni i presidences eshte kthyer ne qender e negociatave mes mazhoraces dhe opozites per te gjetur variantin e pranueshem per te dyja palet.
(Balkanweb)
Krijoni Kontakt