Lezhe, zjarr ne çisterna nafte, plagosen tre zjarrfikes
07:41 17/12/06
3 çisterna nafte jane perfshire nga flaket ne Shengjin.
Ministri i brendshem sokol Olldashi ka shkuar ne mesdite ne vengjraje ku eshte takuar me pushtetare vendore, me drejtues te forcave zharrfikese dhe perfaqesues te drejtorise se emergjencave civile.
Pas zjarrit qe mendohet se ka nisur ne oret e para te mengjesit, u perfshine ne flake 2 depozita, ndersa nje e trete e mbushur me benzol shpertheu pak para mesdites.
Menjehere pas shperthimit te zjarrit ne mengjes policia kishte marre te gjitha masat per te evakuar banoret prane zones se rrezikuar per te shmangur nje katastrofe te mundshme.
25 zjarrfikese nga disa rrethe te vendit kane shkuar ne vengjarje, megjithate per disa kohe ato e kane pasur thuajse te pamundur te afrohen tek vatra e zjarrit.
Behet e ditur se 4 punonjes zjarrfikes jane plagosur ne lufte me flaket.
Nje prej tyre eshte derguar ne spitalin e Lezhes, nje ne Tirane, kurse 2 te tjere kane lene spitalin pasi jane mjekuar.
Sipas korrespondenteve tane ne vendngjarje, shkak i zjarrit mund te jete bere nje rrjedhje nafte qe ishte vene re prej disa ditesh ne nje prej depozitave te naftes.
Ne 3 cisternat qe jane perfshire nga flaket jane djegur rreth 10,5 milione litra nafte dhe benzol.
Zjarrfikeset aktualisht po mbajne nen kontroll 2 depozita te tjera, nderkohe qe mesohet se drejtim i eres eshte favorizues pasi po largon flaket nga depozitat fqinje.
A.P
Krijoni Kontakt