Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nostradamus Thaqi!!


    me daten 8 akuzon qeverin se perdor maskat neper rruge
    e me daten 21 arrestohen dy ish-veterane te luftes ne AAK se jane te `dyshuarit`e atyre qe dalin me maska neper rruge.
    Edhe,cka eshte me e keqja ata te dy jane Drenas!!

    A nuk i "kendon" Thaqi trimave t`Drenices aa?Si behet kjo pune!


    Pse nuk prek askush koken pak, e te konkludoj se kjo e tera nuk eshte asgje tjeter perpos perpeqi i Thaqit &Jakupit&Sorres dhe atyre
    qe deshirojne me `vet-vendos`se kush do haj mishin e pjekur e kush do e haje ashtu me gjake,te papjekur!

    Pse nuk ngriten ne kembe keta veteranet e luftes kunder kesaj akuze te padrejte e te rrejshme
    ashtu siq bene per veteranet e tjere,per Limen,per hamomin e hyren kur akuzoheshin per vrasjen e shqiptareve?

    A nuk i bie edhe kesaj here hijee rende UÇK-es aaa?

    Pse kesaj here rrahin shuplaka Thaqistat,te gezuar si femiu kur i sjell babadimri dhurata

    Te gjithe keta,qe ne keto momente kerkojne doreheqjen e kesaj qeverije
    ata,siq i quen Brari ,kanibalet/vampiar e nates ,te gjithe
    jane KUNDER PA`VRASIS SE KOSOVES.Me falni ,deshta me thane PAMVARSIS SE KOSOVES.


    PIKE
    Edhe topi nuk e luen.

  2. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Opozita: qeveria bën veprime të kundërligjshme

    Shërbimi policor i Kosovës ka ndërmarrë në një fshat të Drenicës, në Shtuticë, ku ka kapur armatime dhe municion.

    Aksioni ka rezultuar me kapjen e mbi 100 predhave artilerie të kalibrit 75 milimetra, dy armëve automatike, mitralozëve, një sasie municioni dhe një numri uniformash ushtarake.

    Policia ka arrestuar të paktën tre persona.

    Thuhet se në mesin e tyre ka edhe zyrtarë të AAK-së, njëri prej të cilëve kryetar i degës së kësaj partie në Drenas dhe njëkohësisht këshilltar i ministrit Ibrahim Selmanaj, që vjen nga rradhët e AAK-së.

    Një zëdhënës i policisë nuk ka dhënë shumë detaje por ka thënë se po zhvillohen hetimet për t'u parë qëllimi i grumbullimit të këtij armatimi dhe destinacioni i tij.

    Vetë AAK-ja e ka dënuar këtë akt dhe e ka përjashtuar nga partia Naim Bazajn, kryetar i AAK-së në Drenas, duke u distancuar nga veprimet e tilla që i ka cilësuar kriminale.

    Ajo ka paralajmëruar masa të tilla edhe ndaj të gjithë të tjerëve që eventualisht implikohen në veprime të kundërligjshme.

    Naim Maloku, Shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se partia e tij e përgëzon policinë për aksionin e suksesshëm.

    Ministri Ibrahim Selmanaj, këshilltari i të cilit është kapur në flagrancë, e ka shkarkuar këshilltarin e tij Naim Bazaj, ndërkohë që ka deklaruar se ai personalisht nuk ndjen përgjegjësi për aktin.

    "Duhet ta kuptojmë qartë detyrën e këshilltarit dhe kohën sa zoti Bazaj ka qenë këshilltar imi në ministri. Mund të them se ai ka qenë mjaft i përgjegjshëm në punë. Në pjesën tjetër të angazhimit të tij duket se nuk ka qenë kështu", tha zoti Selmanaj.

    "Unë si ministër e kam marrë një vendim të drejtpërdrejtë dhe zoti Bazaj është pezulluar nga puna derisa ne të kemi një informacion të plotë zyrtar se çfarë ka ndodhur me zotin Bazaj dhe pastaj do të veprojmë në bazë të këtyre informatave", tha ministri Selmanaj.

    Ai tha se i kuptonte shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, por shtoi se veprimet e zotit Bazaj nuk kishin asgjë të përbashkët as me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, as me Ministrinë e Punës.

    "Kam përshtypjen se opozita po i shfrytëzon incidentet e tilla si pjesë të një fushate të një lufte politike", tha Ibrahim Selmanaj.

    Mirëpo të gjitha këto sqarime nuk kanë mjaftuar.

    Opozita e ka sulmuar ashpër qeverinë për përzierje në veprime të kundërligjshme.

    Jakup Krasniqi, shef i grupit parlamentar të PDK-së në opozitë, ka thënë se partitë e koalicionit qeveritar janë fajtore sepse nuk e kanë dëgjuar "zërin e arsyes" të grupit parlamentar të PDK-së.

    Ai ka thënë se qeveria nuk mund të thotë se nuk është përgjegjëse për incidentet e fundit, nga se ajo ka qenë e implikuar në këto operacione të jashtëligjshme.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Alush Gashi, ndërkaq, ka thënë se vlerësimet e grupit të PDK-së janë krejtësisht të papranueshme, nga se janë të motivuara politikisht.

    "Ato janë të papranueshme sepse akoma nuk kemi një version të policisë për ngjarjen", tha z. Gashi.

    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, duke u përgjigjur në akuzat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe partisë ORA, ka deklaruar se ai i kupton shqetësimet e opozitës, por ka thënë se incidenti me armët është i izoluar dhe nuk ka asnjë lidhje me qeverinë.

    Ai kërkoi që raste të tilla mos të përdorën për qëllime politike.

    "Këto janë akte kriminale të shkaktuara nga kriminelë dhe unë e distancoj veten dhe qevrinë nga akte të tilla. Nuk bën që për shkak të një anëtari të padisiplinuar të fajsohet krejt familja", ka thënë z.Çeku.

    Debati për sigurinë dhe incidentet e fundit ka vazhduar me tone të ashpra në parlament në mënyrë që në fund të vendoset që parlamenti i Kosovës në një afat sa më të shkurtër të ketë një seancë të posaçme për sigurinë, me gjasë në njërën nga mbledhjet e para të vitit të ardhshëm.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    ai qe e keqperdor Drenicen legjendare eshte tradhtari i kombit,po thaqi nuk eshte edhe qaq i zoti rtp,se ni pordh qe bejhet thaqi,e vrane hashimin e beri thaqi,e prishi ldken thaqi,e mbyti rugoven me burg shtepiak thaqi,le bre vlla se qe i erdh dita per kryeminister,po kurgju ska me ndryshu ne Kosove,me mendt e tona e me politikane tone ej medet per ne,i mrine jam evlia edhe 30 vite keshtu ka me na shku ne Kosove,e mas anej

  4. #14
    Edhe shpresen per nji t'ardhme ma te mire e te bashkueme kombtare nuk kena pse me lshu - ajo asht axhende e perhershme deri sa te realizohen - me hymjen ne europe, para ose mas asaj.

    Shpresen duhet me e mbajte gjalle - ne mos ky brez, brezi tjeter ka me e realizu, se e kena me hymn kombetar, se kombe shuhen permbi dhe, por Shqypnia do te rroje, se per ate perpiqen Shqiptaret e vertete.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    adresa e ketyre armeve eshte ne tmk,pritni edhe pak dhe do dali krejt e verteta
    dhe tek e fundit,pse quditeni me keto arme,qdo vendi qe i mungon liria duhet te ket arm,drenica i ka marr er dikun qe akoma eshte koha e armeve,por nuk i kuptoj perse keto arm perdoren per politik,ky eshte turpi i politikes shqiptare.Ta din te gjith se nuk do te mashtrohemi leht,bashksia nderkombtare duhet urgjentisht te dali me qendrim se pamvarsia e kosoves nuk ka alternativ,kurse jakup kastraveci qe qierret ne kuvend duhet te ket turp sepse shoket e tij te deri djeshum te luftes jan burgos,perse i gezohen keta jasht toksor,kur u burgos lima e ter kosova ishte me te kurse tani kur jan burgos keta me keto arm dalin e lehin si qakej turp.Armet do zhduken vetem ateher kur kosova do behet shtet dhe deri ateher eshte fat qe kemi njerz qe mendojn per arm.Dikush pyeti per ken jan keto arm nese keta njerz nuk e din per ken ateher keta jetojn ne endrra.Jam i bindur qe perendimit me keto arm i eshte dhen sinjal bindes se shqiptaret nuk ekan ndermend te pajtohen me qfardo zgjedhje.Por fatkeqesia jon qendron tek ne shqiptaret ne vend qe mos te behet zhurm,politikuajt tan lehin jo jan te keti krahi e jo te ati,kurse une jam i bindur se keto arm jan te TMK e tmk-ja eshte e jona o jakup sarillani .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Greqi - Hackerat shqiptare sulmojne faqet zyrtare dhe jozyrtare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 10:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •