Sic dihet shume cifute marrin donacione dhe shperblime nga firmat gjermane dhe shteti gjerman per te vdekurit e tyre ne kampet e perqendrimit ne Aushvic, Dakao etj.
Doja te dija nga ndonje shqiptar qe banon ne Gjermani se cfare ligji apo shperblimesh ka qeveria gjermane per shqiptaret qe kane vdekur ne kampe perqendrimi te permendura me lart.
Kush mund te me japi nje informacion qofte dhe duke pyetur ne ndonje instuticion zyrtar gjerman per kete.
German Foundation Act (GFA) Ligji gjerman i 12 gushtit 1999 per demshperblimet
Fondacioni gjerman Remembrance, Responsibility and Future(Erinnerung, Verantwortlichkeit und Zukunft)
5.1 bilion demshperblim per pronat e konfiskuara padrejtsisht nga nazistet,konfiskim parash ne bankat
ne Gjermani,France,Austri,Poloni, etj,qe u perkisnin te burgosurve, demshperblim per punen si skllav ne kampe dhe vrasjet,djegiet ne kampe.
Demshperblimi behet nga shteti gjerman,bankat dhe kompanite gjermane qe ne kohen e luftes perdoren si punetore skllever,te burgosur te kampeve,si kompania wolksvagen.Per te kerkuar demshperblim,nuk mund ta besh vete,duke derguar nje cope leter ne ambasada apo ndonje zyre ne Gjermani.Kjo kerkon nje firme avokatie,nje grup avokatesh,ose Ministrine e Drejtesise ne Tirane qe te grumbulloje letra dokumenta kerkese nga gjithe qytetaret qe u jane vrare te afermit nga nazistet ne kampet e perqendrimit,jane shpronesuar,vjedhur konfiskuar para ne banke.Pasi akumulohen gjithe kerkesat krijohet lista e personave,krijohet nje dokument qe quhet Class action suit qe eshte nje akt padi masive per demshperblim te personave ne liste.Firma ligjore ben kerkim per prova fakte ne arshivat ne Gjermani.Pasi ka grumbulluar gjithe faktet dhe bere gati materialin,hedh zarat,ia paraqit dokumentin gjykates nderkombetare te Hages.Materiali i kalon qeverise gjermane.Kjo e ve ne pozita shtetin gjerman,mundet qe te mblidhet parlamenti per te pare dhe nxjerr ligj te vecante per demshperblim per Shqiperine.Dy figura me poshte,jane bere pak demshperblime per Shqiperine,nga shteti gjerman per 259 familje shqiptare.
Faqe qe lidhen me demshperblimet per sklleverit e punes,demet vjedhjet e parave,prones
Swiss Banks http://www.swissbankclaims.com
Denshperblimet jane per ato qe kane punuar ne kampe perqendrimi dhe qe jane gjalle .Mirepo pyetja ime ishte per ato qe kane vdekur ne kampet e perqendrimit.
Krijoni Kontakt