Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    poezi qe duhen liruar

    sa per ti lexuar prap...


    Vrasja e Drerit Postimi #1 Nga Dreri!

    * * *
    Ai kerceu..
    Kurore e brireve
    Sa hija e vjeshtes,
    se mrizit ne koder te livadhit
    Gladiatoret ulen armet
    Ne arene ra heshtja
    Mbreteresha pa, per nen vetull
    Nje re te thinjur ne nje qoshe te qiellit
    Sa erdh reja e u be ne gri
    Ajo mprehu gishtin tregues
    per te thyer heshtjen.
    Urdheroi.......
    Te vritet Dreri

    * * *

    U zgjua pergjumshem
    sikur ka pare endrrat e mia
    Erdhi ne kete rruge
    Ku gjithcka hesht
    Kane rene disa gjethe
    Si mesazhe te zhubrosura dashurie
    Kjo dite u ul prane meje.
    Piu pak nga kafja ime e idhet
    Dhe shkrarraviti ngeshem
    mbi muret e filxhanit,
    disa iluzione per neser

    * * *
    DJALOSHARE
    ........
    Njoha dikur nje vajze te bukur
    Ishte fantazem ,
    ishte kukull
    Une merrja cdo dite prej saj
    pak rreze dielli ne skaj reje
    Dhe ndjeja te formohej portreti i saj
    gjithnje e me shume brenda meje
    Me qe nuk arrija ta kapja per dore
    E gjuaja gjithnje me topa bore

    * * *
    Duke rendur prapa nje metafore
    Si pas nje fluture dikur ne adoloshencen e pare
    Ca pika si shi rane mbi fletore
    Ne diapzan fjalesh degjove zerin e saj

    Tashme shume kohe kane kaluar
    Imazhi i saj akoma me mban gjalle
    Dhe e pyes veten i penduar
    Ku shkoi flutur e bukur valle..???


    __________________

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Mace,

    Ti gjithmone te huton; je si nje ere qe asnjehere nuk e gjen dot nga do te fryje,nga do te shkoje,c'dallge do te ngreje, c'gjethe do te shkunde...

    Sa me teper te lexoj, aq me teper bindem se ti je nje nga ata qe "sodisin yjet"; Lumterisht!

    Cfare mund te te uroj ? nuk e di...ndofta nje dite te larget kur mbesa te vije nga shkolla e te me lexoje nje poezi te Elindes , do t'i thoshja me mall : ne e quanim Mace.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Bravo Pelin.

    Nga te gjithe njerezit qe mundohen te kuptojne macen ti me duket se ja ke arritur qellimit. Vetem mos e tepro shume me keto analizat se i ka gati thonjte te te ējerre.

    si nje ere qe asnjehere nuk e gjen dot nga do te fryje,nga do te shkoje,c'dallge do te ngreje, c'gjethe do te shkunde...
    Edi

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    eshte hera e pare qe dikush me njeh kaq afer.
    u kenaqaaaaaaaa.
    flm te dyve!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    liri ne shpirt
    paska qene e kurthuar
    ne mure e ne gjemba
    paska qene strehur
    shpirt o shpirt
    lirine kur e kishe ti
    dashu o dashuri nej zjarr
    kur te ngrohu ty
    kjo erresire qenka ftohur
    edhe djelli me rreze e paskan
    gruposur

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh' si u lirua vetem fjala.
    ai eshte peng i heshtjes ende.
    megjithese flasim pothuaj cdo dite
    lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    sa poet jeni mer amon

    liri liri akoma ska arrit te ket kush ate liri

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Pėrgjigje Pyetjeve Materialiste!
    Nga Omari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 23:19
  4. Shaktarrohet njė rrjet i fuqishėm trafikantėsh droge nė RSH
    Nga drini_nė_TR nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •