FIA dënoi sot skuderinë e McLaren duke i hequr pikët e konstruktorëve dhe vendosur një gjobë prej 100 milion dollarë.
FIA ka publikuar motivet që e çuan në marrjen e vendimit për të gjobitur McLaren dhe për ti hequr gjithë pikët në renditjen për konstruktorë. Në zbulimin e provave del emri i Alonsos, i cili kishte kontaktuar me e-mail me Pedro de la Rosë-n, ku vërtetohet se ata ishin në dijeni të vjedhjes së informacioneve nga Ferrari. Kjo ka qënë dhe prova kryesore që tashmë McLaren duhet të vuajë dënimin që i shkatërroi një pjesë të mirë të sezonit.
Top-Channel
Krijoni Kontakt