Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22

    Dr. Polena, pioner i kirurgjisė shqiptare

    “Dr.Polena, mjeshtri i harruar i kirurgjisė shqiptare...”

    Vetėm pak metra larg kinema “Moravės”, nė qendėr tė Korēės, ėshtė njė shtėpi dominuese me njė stil krejt tė veēantė. Kubeja e stėrmadhe e valėzuar e ēatisė me beton e ēelik, ka pėrpara njė oborr tė madh tė mbushur mė lule erėmira, tė rrethuar me dyer dhe kangjella tė stilizuara prej hekuri. Ėshtė shtėpia e doktor Polenės.

    Nuk ka njeri nė Korēė, qė tė mos ketė dėgjuar mbi doktor Polenėn. Tek kjo rrugicė dhe kjo shtėpi, qė nga vitet ‘48 kishte radhė tė gjata pėr t’u mjekuar nga doktor Polena. Gjeografia e kėtyre njerėzve, qė kishin nevojė pėr duart e arta tė doktor Polenės, shtrihet nga Mokra e Gora, nga Skrapari dhe e gjithė Shqipėria e Mesme, e madje edhe nga Veriu i vendit. Ajo shtėpi bujare i kishte dyert e hapura pėr tė gjithė njerėzit nė nevojė, nga fėmijėt e vegjėl e deri tek pleqtė. Emri i doktor Polenės ishte kthyer nė simbol tė shėrimit dhe lehtėsimit tė dhimbjeve.

    Doktor Mirosh Markaj, bashkėkohės me doktor Polenėn, shprehet se Polena ishte njė burrė me njė shtat mesatar, me njė fytyrė tė imėt, por shumė ekspresive. Nė pamjen e parė tė jepte pėrshtypjen e njė njeriu krejt tė zakonshėm, por prapa kėsaj pamje fshihej njė forcė e madhe e brendshme gati magjike, e veēanėrisht njė talent i jashtėzakonshėm nė Kirurgji. Polena aplikoi metodat mė bashkėkohore duke i pėrdorur ato me shumė sukses nė operacionet e tij.

    Kush ishte familja Polena?

    Doktor Sotir Polena, ka qenė djali i Kostandin Polenės. Babai i tij, kishte kryer studimet e larta nė Athinė pėr Kirurgji, Gjinekologji dhe Farmakologji. Babai i doktor Polenės, ishte kirurgu i parė obstetrik nė spitalin e Korēės, qė u hap nga amerikanėt nė vitin 1916. Babai i tij, Kostandini, solli nė jetė 9 fėmijė, tė cilėt i sollėn edhe gėzim edhe dhimbje tė mėdha. Nė fund tė shekullit tė kaluar, Korēa ėshtė pėrfshirė nga njė epidemi, duke i rrėmbyer doktorit dy fėmijėt e parė. Dikujt do t’i duket paradoksale, thotė Adhoni, djali i doktor Polenės por, shton ai, gjatė epidemisė gjyshi solli vaksina nga Athina dhe shpėtoi qindra fėmijė, kurse pėr dy fėmijėt e tij nuk i teproi asnjė. Ata vdiqėn tė dy. Kėtė gjest e shoqja e tij do t’ia kujtonte gjithė jetėn dhe nuk ia fali asnjėherė. Ndėrsa gjyshi iu pėrgjigj se “edhe ata fėmijė qė shpėtuan, ishin tė mijtė”. Fatkeqėsitė do tė vazhdonin njėra pas tjetrės. Tragjedia do tė vazhdonte me vdekjen e djalit tjetėr, Themistokliut, i cili studionte pėr Drejtėsi nė SHBA. Vjen pėr pushime nė Korēė dhe helmohet mė 10 nėntor tė vitit 1909, nga pushtuesit turq. Vetėm pas pak kohėsh, vdekja i rrėmben dhe dy fėmijė tė tjerė; vdes papritur djali 17-vjeēar, Vasili dhe e bija 20-vjeēare, Helena. Nga 9 fėmijėt e doktor Kostandinit, ngelėn vetėm dy djemtė: Nikua dhe Sotiri. Nikua, nė vitin 1924 mbaroi nė Athinė me sukses, Universitetin pėr Mjekėsi. Nikoja, ėshtė i pari qė solli nė Korēė aparatin Rotgen. Ai fejohet me Julinė, me njė vajzė nga familja me emėr, Fundo. Por, ndėrsa ēifti priste me padurim ditėn e dasmės, ku kishin shkuar nė Pogradec, nė datėn 30 mars 1930 dhe po shėtisnin me njė varkė nė liqen, me disa miq nga Greqia, aksidentalisht iu pėrmbyset varka dhe mbyten tė gjithė nė liqen. Njė tragjedi e vėrtetė pėr Korēėn dhe pėr familjet Polena dhe Fundo. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqėsitė e njėpasnjėshme, vdes babai fatkeq i doktor Polenės, Kostandini. Adhoni, djali i doktor Polenės, thotė se i ka thėnė nėna e tij, Kori, se kur u martua me babanė, nė shtėpinė e tij gjithēka nxinte... Por, jeta vazhdonte...

    Kush ishte doktor Polena

    I lindur nė Korēė, mė 5 gusht 1902 dhe mė pas vazhdon gjimnazin grek, po nė Korēė, ndėrsa vitin e fundit e kreu nė Follorinė tė Greqisė. Mė pas, vazhdon studimet e larta nė Mynih tė Gjermanisė, nga viti 1922-1927, ndėrsa nga viti 1927 -1928 mbaron doktoratėn nė Universitetin e famshėm tė Bavarisė, “Ludvigo Maksimilan. “Ndonėse kam disa orė qė qėndroj nė familjen e doktor Polenės, ėshtė e pamundur tė shfletosh tė gjithė atė arkiv familjar tė Sotir Polenės. Diploma e dr.Polenės, me rezultate tė shkėlqyera, e vlerėsuar maksimalisht; po ashtu edhe doktorata. Tetė vjet tė qėndrimit nė Gjermani, e formuan doktor Polenėn jo vetėm si mjek, por edhe si njė erudit tė shquar.

    Nga viti 1930 deri nė vitin 1933 punon nė klinikėn e tij private dhe mė pas, nė harkun kohor nga viti 1933 -1962, pėr 30 vjet rresht, punon si drejtor i Spitalit tė Korēės dhe njėkohėsisht si kirurgu numėr njė i kėtij spitali. Adhoni mė afron njė album tjetėr me foto. Unė jam mjek, thotė Adhoni, por gjithė kėto dokumente, vėrtetojnė se babai im kryente operacione tė shkallės sė lartė, qė edhe sot nuk kryhen...

    Ja, shiko kėtė foto, ėshtė babai mė njė bari nga Vlora, qė nė Tiranė nuk e operuan, duke ia prerė shpresat. Babai i kreu atij njė operacion tė shkallės sė lartė, duke i shpėtuar jetėn. Ja foto me tė sėmurė para operacionit dhe pas tij. Janė fragmente nga ato copėza jete tė dr.Polenės, qė familja i ka ruajtur me fanatizėm. Fotot qė kam pėrpara, janė operacione tė dr.Polenės. qė tregojnė bisturinė e dr.Polenės qė u pėrlesh me vdekjen dhe doli fitimtare me tė gjitha organet qė operoi, duke filluar qė nga koka, sytė, hundėt, veshėt, operacione okulistike, otorino-laringologjike, operacione nė gjoks, nė mushkėri, nė mėlēinė e zezė, nė shpretkė, tiroide etj. Nuk mund tė numėrohen operacionet e suksesshme tė dr.Polenės, nė 40 vjet karrierė. Talenti i tij spikat edhe nė Neurokirurgji, qepja e venave, kirurgjia torkale, ortopedia, deri tek ndėrhyrjet e guximshme gjinekologjike tek nėnat shtatzėne. Doktor Polena, gjithēka e arriti me aq sukses me virtuozitetin e tija, duke kaluar vėshtirėsitė e prapambetjes sė teknologjisė, duke u radhitur i pari nė kirurgjinė e vendit tonė. Emri dhe fama e dr.Polenės i kaloi kufijtė e Shqipėrisė. Mjekė dhe specialistė tė njohur nga Europa, kanė shprehur respektin e veēantė, duke e futur nė manualet e tyre tė operacioneve tė jashtėzakonshme qė ai ka aplikuar. Atij i ishin ngjitur njė sėrė epitetesh si “njeri me zemėr tė madhe”, “Kirurgu me duar tė rrufeshme”, duke u futur nė historikun e mjekėsisė Europiane dhe tė asaj shqiptare.

    Ndershmėria dhe atdhedashuria e dr.Polenės

    Ndershmėria dhe atdhedashuria dhe pėrkushtimi ishin virtytet kryesore tė dr.Polenės. Ai respektonte me rigorozitet, parimet e babait tė mjekėsisė, Hipokratit: “Para Zotit dhe mjekut, tė gjithė njerėzit janė tė barabartė.

    Doktor Polena punoi nė sisteme tė ndryshme shoqėrore politike, mes trazirave, luftėrave, por ai mbeti i njėjti njeri nė tė gjitha ndryshimet: Polena duarartė dhe i dashur me tė gjithė njėlloj, nga pastruesit e thjeshtė deri tek burrat e shtetit, ishin tė barabartė. Armiku i vetėm i dr.Polenės ishte vetėm vdekja, nga thonjtė e sė cilės shkėputi shumė njerėz. Me kurajo dhe atdhetari, dr.Polena gjatė luftės kuroi shumė djem e vajza qė luftonin pushtuesit fashistė dhe nazistė. Nė Korēė, tė moshuarit tregojnė se nė ditėt e fundit tė pushtimit gjerman, Polena, me shumė takt e shpėtoi qytetin e Korēės nga njė masakėr dhe nga djegia e tij prej gjermanėve. Ai shkoi tek oficerėt e lartė gjermanė dhe bisedoi me ata me gjermanishten e tij tė shkėlqyer dhe inteligjencėn e tij, qė qyteti tė mos masakrohej, siē ishte planifikuar prej nazistėve gjermanė. Por, dr.Polena ishte edhe njė atdhetar i madh. Nė vitin 1928, kur mbaroi shkėlqyeshėm nė Mynih iu afrua njė klinikė prestigjioze, por ai u kthye nė atdhe, duke iu kthyer njė pėrgjigje lakonike: “Unė jam shqiptar dhe salla ime e operacionit do tė jetė atje”.

    Tepėr i emocionuar, djali i vogėl i dr.Polenės, Adhoni, tregon momentet e vėshtira tė jetės sė dr.Polenės. Nė verėn e vitit 1966, tregon Adhoni, vdekja filloi t’i numėrojė ditėt babait, si rezultat i njė plage qė i ishte bėrė nė dorė nga pėrdorimi i bisturisė. Shkon nė Vjenė pėr kurim, por metastazat e kancerit i kishin pushtuar krahun dhe mė pas i pushtuan edhe trupin. Dhe dr.Polena, nė 40 vjet qė kishte shpėtuar mijėra e mijėra jetė njerėzish, mbylli sytė pėrgjithmonė, nė kryeqytetin austriak tė Vjenės. Adhoni, i pėrlotur tregon njė detaj intim nga ajo ditė, kur babai i tij erdhi i vdekur nga Vjena. Nė xhepin e xhaketės, tregon Adhoni, i gjeta njė letėr ku me shkrimin e tij, kishte shkruar ca vargje tė shkrimtarit tė madh indian, Rabindrand Tagares:

    “Fjeta dhe ėndėrrova, se jeta ėshtė gėzim,/ U zgjova dhe pashė se jeta ėshtė detyrė,/ Veprova sipas saj dhe nxora njė pėrfundim: Detyra ėshtė gėzim”.

    Korēa nuk ka parė njė funeral aq madhėshtor, si ai i doktor Polenės nė vitin 1966. Nga Pallati i Kulturės, ku u bėnė homazhet, i gjithė qyteti ishte i pėrlotur. Njė funeral madhėshtor pėr mjekun e madh e bujar dhe tė pakursyer, qė tė varfrit i mjekoi falas dhe familjeve tė fukarenjve, iu paguante pajat pėr vajzat dhe nuset. E tėrė Korēa ka marrė pjesė nė atė funeral tė paparė ndonjėherė. Korēa qė ishte mburrur me dr.Polenėn dhe Polena krenohej pėr Korēėn...


    Tė veēanta nga jeta e dr. Sotir Polenės

    Hobi kryesor i dr.Polenės, ka qenė arkitektura. Nė bibliotekėn e tij, ruhen me kujdes nga familja 149 vėllime tė veprės sė plotė tė Gėtes nė gjermanisht, tė Shilerit, tė Frojdit, Niēes, Hajnes, Dantes. Adhuronte Bethovenin, i binte pianos; pianoja ndodhet ende nė shtėpi. Tre fėmijėt e dr.Polenės u bėnė mjekė: Rea, vajza e madhe, gjinekologe, ndodhet nė Elbasan; Ida, vajza e dytė, mjeke radiologe e talentuar dhe i biri, Adhoni vazhdon tė punojė nė Spitalin Obstetrik tė Korēės si gjinekolog. Po kėshtu nip i tij, Sotiri i ri, pasi ka mbaruar edhe ai Mjekėsi, ka shkuar jashtė pėr specializim; po kėshtu ka vazhduar nė rrugėn e mjekėsisė Elda dhe ka devijuar nga ky trung familjar mjekėsh, vetėm kėngėtarja e talentuar, Shirli Polena.

    Dr.Polena ka patur njė kopsht zoologjik me tė gjitha llojet e kafshėve, duke filluar nga pėllumbat, qentė e racės, lepuj, kuaj, palloj, deri tek njė ujk qė e mbante nė kafaz.

    Mė 17 shtator 1999, Korēa e ka shpallur “Qytetar Nderi” dhe vetėm kaq ka bėrė Korēa, pėr dr. Polenėn.

    Bardhyl Berberi
    20-12-2006
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •