Ivica Antevski
Dikund ndërmjet hidhërimit të shoqërisë anemike dhe akademike dhe revoltit të deshekullarizimit cka po i ndodhë shoqërisë u ula dhe në fletoren time publikova dhjetë arsyet për cka dua të largohet Kryqi nga Vodno. Dhe derisa diskutohej , tensioni rritej , në pah dul edhe aryeja e njëmbëdhjetë :ajo e cila e shtyu Ricard Daukins në dokumentarin e tij kur flet për religjionin të përdor terme si “ virus” dhe “burim i të keqës”? . Religjioni radikal ajo e cila Daukins e emërton si “ fe militante”! Komentuesit anonim në faqe të ndryshme të internetit filluan me fyerje të pandashme për të gjithë ata që ishin kundër ndërtimit të Kryqit në Vodno. “ Ai kryq t`i të ka sjellë në këtë botë ....Gjyshet tua tatuonin kryq në ballë që turku të mos i nguc, “ “ T`i je turp dhe humbës i popullit tënd “ , “ Vllah i mykt , qytetar i klasës SH të mos numëroj. Të bëhet sapun nga ti , “ Partnerët dhe tjerët t`i linin këto me camcakëz në dorë edhe dy vite , tash as ato , e as ne nuk do të kishim problem për atë që Kryqi a duhet ose nuk duhet , dhe dicka më thotë se do të ishim më religjioz!”.... kështu komentonin më radikalët. Ajo më së shumti më frikoi. Nëpër blog faqet e internetit relativisht shkruanin njerëzit më të rinjë. Cka do të ndodhë nëse kështu të edukuar ato do të rriten? Shekullarizmi dhe Europa do të kenë një ardhmëri të zezë edhe pse janë deklaruar nëpër të gjitha aktet shtetërore.
Ja 10 arsyet e mia pse lindi ky hidhërimi im:
- 1. Provokim “ për Shiptarite” – Jam i bindur se një numër i madh i shkaqeve për ndërtimin ose mbështetjen e ndërtimit të Kryqit në Vodno është për “ inat të Shiptarite” , “ të shohin ato se kush është gazdë këtu “. Argument i cili është valid njejtë si në kurorëzim që është valid argumenti “ të dihet se kush në shtëpi do të vesh pantallona”. Mendoj se është edhe aq argument më i gjërë që të c`montohet monstrumi për shkak se simbolizon intolerim , ksenofobi dhe shkon kundër qëllimeve për një jetë të qetë.
- 2. Kryqet ndërtohen brenda- Mendoj se Kryqi në Vodno është simbol i kic-krishterëve , të besimtarëve-religjioz , të farisejëve , e jo të atyre që janë krishter të vërtetë . Krishterizmi nuk shpjegohet me madhësinë e Kryqeve , por me rëndësi në këtë fe është madhësia e mirësisë që e posedon. Kryqet nuk ndërtohen në kodra , ato ndërtohen brenda në krishterin. Ekziston një pasus në Bibël në të cilën i preferohet krishterit që kur të agjëroj ta fshyej fytyrën dhe të mos krenohet me të. Ndërsa Kryqi është bash kjo , krenimi me fenë.
- 3. Simbol i fundamentalizmit- Duke u nisur nga arsyeja paraprake , ai erekcion në Vodno për mua simbolizon pjesën më të keqe të të gjitha religjioneve –politik , lugativ , fundamentalist , përdhunuesin , ajo për të cilën Inkuzicioni ka djegur , papa ka thirur në luftëra kryqtare , ajo pjesë e religjionit për arsye pse edhe sot ekzistojnë vetvrasës....
- 4. Dyfëtyrësi është- A nuk është pak e dyfytyrshme të harxhosh në Kryqe? A nuk është më mirë që ato para cka janë dhënë për Kryqin të shfrytëzohen për kuzhina popullore , shkolla .... edhe një shkollë besimi ka më shumë kuptim sesa turpi në Vodno. Njoh disa krishter të cilët turpërohen nga objekti në Vodno.
- 5. Religjioni nuk është biznes – Nëse Kryqi në Vodno është ndërtuar si atraksion turistik , mendoj se të gjithë priftërinjtë që mbledhin para për atë qëllim duhet t`i lënë mantelat dhe të fillojnë biznes. Vetëm nuk e di se sa është i mirë biznes plani i tyre.
- 6. Kryqi nuk është simbol neutral- Secili krahasim më kullën e Ajfelit ose me disa monumente tjera nuk ka bazë. Kryqi nuk është simbol neutral . Me të nuk mund të identifikohet shumica. Dy të tretat e popullsisë së Maqedonisë janë krishter dhe dy të tretat e tyre deklarohen si besimtar dhe ato që deklarohen si besimtar dijnë se cka do të thotë krishterimi . Ajo don të thotë se ne gjysmën e popullsisë së Maqedonisë ai simbol nuk i vlenë asgjë , dhe shumica edhe e iritojnë.
- 7. Kthimi në mesjet- Religjioni dhe fanatizmi , mbajtja mbas traditës dhe vetëbesimi , në shumë më asoaciojnë në mesjet , në romantizëm , në errësirë , në injorancë , në padituri. Kryqe , simbole të luftërave ( vrasës masovik) dhe diktator ( Skenderbeu , Aleksandër Makedonski...) cfarë sistem vlerash ndërtojmë ne?
- 8. Hekur pa asnjë vlerë – Kryqi në Vodno nuk ka asnjë vlerë , përvec atij negativ . Kërkimi për c`montimin e tij nuk devalvon asgjë. Nuk ka traditë , nuk ka asgjë të lidhur me të cka do të kishte vlerë historike ose kulturore – thjeshtë thënë ajo është vetëmse hekur pa vlerë.
- 9. Një simbol diskutabil në planin estetik- Për estetikën mund të diskutohet . Mua nuk më pëlqen Kryqi . Mendoj se nëse do të duhej të ndërtohej dic atëherë të ndërtohej dicka më e bukur. Mirëpo puntorëve nuk i ka interesuar që të ndërtojnë dicka të bukur por të ndërtojnë një Kryq. Një nga dizajnerët e Kryqit është i njohur me emrin “ Vllajko”.
- 10. Nuk e ka vendin aty – Mendoj se nuk e ka vendin aty se kur e shikoj Vodnon dua të shoh një kodër , të vërtetë, të pastërt , natyrore . Nuk dua Kryqi të më ndërhyj në peizazh , të ma kontaminoj shikimin.
Përkthehu dhe përshtati nga maqedonishtja: Hamdi Nuhiju , Kumanovë
Matriali është huazuar nga gazeta ditore Shpic , e enjte 14 12 2006.
Krijoni Kontakt