E di qe fundi
mund te vije
Edhe sikur afer gremines
te jem
Dhe gjuha te me prehet
fjale mos te kem
Do flas vetem me nje veprim
Dhe sikur te jem i paralizuar
do te hedh nje shikim
Dhe i verber te jem
me sens do te kerkoj
Te them qe nuk dua t'ja dij
ndryshe nuk kam si ta shpjegoj!
Perbuzja eshte e embel
sherbet ka injorancen
Padituria ben te veten
ne fund vetem fjalet mbeten
Kuptimi eshte nje akt i kote
ndaj " i perbuzur " hesht
qe te harrohem
Ndoshta keshtu
eshte me mire
Kam dashur gjithmone
te shprehem i lire
edhe pse ndeshem
me nje bote te q....!
E embel me duket
zvarritja
Nuk jam i vetmi
i qelluar me gure
mburoje eshte vetvetja
te cilen nuk e fsheh
kurre!
Krijoni Kontakt