Shqiperia do ti bashkohet inisiatives italiane per vendosjen e moratoriumit per denimin me vdekje ne Kombet e Bashkuara. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha gjate takimit me zv/ministrin e jashtem italian Krucaneli. Sic ben te ditur agjensia italiane e lajmeve ANSA, kryeministri Berisha i ka deklaruar zyrtarit italian se Shqiperia eshte gati te votoje moratoriumin ne Kombet e Bashkuara.
Nisma per nje moratorium per denimin me vdekje eshte dorezuar nga qeveria italiane vetem pak dite pas ekzekutimit te Sadam Hyseinit ne Irak. Kjo eshte hera e pare qe qeveria Berisha shprehet zyrtarisht per kete moratorium qe ka ngjallur debate brenda OKB.
(balkanweb)Zberthim i veprave te shquara berishake
Zv/ministri i jashtem italian, ne kuadrin e lobingut qe qeveria italiane ka ndermarre per moratoriumin e denimit me vdekje ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, ka ardhur me mision per te siguruar mbeshtetjen dhe voten perkatese te qeverise Shqiptare; ai nuk eshte takuar as me homologun e vet, as edhe me Mustafajn, duke e ditur se asnjeri prej tyre nuk pyetet per ndonje gje te ketille pervec njeshit.
Kesaj radhe nuk behet fjale si perdridhet bishti me rastin e premtimit dhe pastaj braktisjes se pozicionit te premtuar nga kryeministri paraardhes nano, i cili tjetersoj i premtonte perfaqsuesit gjerman, e tjetersoj atij italian per qendrimin e qeverise ndaj reformes dhe perberjens se Keshillit te Sigurimit.
Teatralizmi dhe bufonata e qeverise Shqiptare kete radhe vijon me berishen, i cili kujton se do te fitoje ndonje gje ne se i bashkohet ose jo nismes italiane, te cilet (mes tyre edhe Prodi) e njeh fort mire marreveshjet me berishe.
Per moratoriumin e OKB-se votuan Shqiptaret duke sjelle perseri berishen ne pushtet - Shqiperise, sipas bufonit berisha, merret me probleme te medha nderkombetare, dhe ky eshte nje problem teper i rendesishem, dhe vota jone eshte vendimtare; pasi e hoqen denimin me vdekje ne Shqiperi, i paskesh ardhur botes radha per ta hequr ate denim me voten tone plumb per armikun.
Njekohesisht me shfaqjen e qendrimit, shprehja zyrtarisht e berishes per kete moratorium ka ndikuar fuqishem ne shuarjen e debateve brenda OKB-se, zhbllokimin e situates dhe rikthimin e normalitetit ne punimet plenare dhe komisione te Kombeve te Bashkuara.
Nderkohe, parashikohet qe para godines se misionit Shqiptar prane OKB-se ne New York te kryhen manifestime te fuqishme te shoqatave amerikane dhe mbare-nderkombetare te lirive dhe drejtave te njeriut dhe qe e mbeshtesin dhe e kundershtojne kete hap qe OKB pritet te ndermarre.
Pritet te vijne trumba-trumba telegrame urimi e pergezimi nga te kater anet e botes, per ē'tensionimin qe berisha i ka bere ketij problemi aq sensitiv per ekzistencen e njerezimit.
Ne kembim te kesaj levizje te menēur dhe largpamese te udheheqesit berisha, pritet qe Keshilli i Sigurimit te beje nje vend extra per Shqiperine, duke e shtuar momentalisht numrin ne 16 vende perberese te atij Keshilli.
Krijoni Kontakt