Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 98
  1. #61
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    2.Lulzim Zeneli
    10.Adem Salihaj
    Mbase keta dy i ka, si duhet me shum, sepse keta dy qe jane, mendojne per me larg dhe besojm ne punen e tyre, une pervete tani per tani kam heq dore nga LDK, dmth nga Partia e Fytyres me te bukur ne Kosova/Europe Eqrem Kryeziut.

    49.Fadil Geci
    51.Gani Geci
    117.Arben Geci
    Keta per rast nevoje i duhen, per cdo gje.

    PS: I uroj Daci-t pune te mbar dhe hallall se kishe qen si afer te ndjerit Dr.Rugova, punen si ka bere ai ke premtuar dhe ti se do ta besh, atehere te shohim se si do ja beje.

    Tung
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Kjo parti ka me pas fatin e partise s'Qoses, dmth. ne zgjedhjet e ardhshme ska me mujt mu fut as ne kuvend hic. Me kit potez tash i celet udha procedimit t'ankesave per korrupcion nga auditoret per Dacin kur u kon kryetar i Kuvendit. Me kit sen i bahet nder pak edhe LDK-se qi ja ka heq qafe kta rebelat Geci se edhe ata sdijshin ndryshe qysh me i largu pej politikes. Nuk ka politika ven per boksera e trobllmejkera po per intelektuala te mecum, qi kan tru e jo gjyksa. Pej ktyne (megjithse shumicen spo i njoh) po m'dhimet vec Lulzim Zeneli se osht ni kuader i ri me pervoje t'mir politike dhe profesori Berim Ramosaj deridiku, por edhe kta shpejt kur ta shohin qi kjo parti s'osht kurrgjo iu bashkohen partive tjera, vecanrisht partis s'Pacollit ose Ores s'Surroit.

    Me kit parti, n'zgjedhjet e ardhshme, kan me deshtu edhe AAK-ja, e shum parti t'vogla te na. Partit e vetme qi kan t'ardhme, jan LDK-ja qi vec dihet, AKR e Pacollit qi ne t'ardhmen ka me ja mujt edhe PDK-se dhe PDK-ja ka mu ba pjese e AKR-se heret a vone, dhe ORA e Surroit. Tjerat kan me kon parti satelite t'vogla me ka ni a dy deputet a hic a. Ky o menimi jem natyrisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardaniaRock : 14-01-2007 mė 07:18

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Kėshilli Themelues i Partisė

    1.Nexhat Daci
    110.Arian Daci



    49.Fadil Geci
    51.Gani Geci
    117.Arben Geci



    5.Sali Gashi
    6.Shefki Gashi
    35.Blerim Gashi
    57.Haki Gashi
    93.Naim Gashi
    103.Avni Gash
    109.Shkumbim Gashi
    112.Bekim Gash
    121.Astrit Gashi


    8.Hafiz Krasniqi
    11.Sahit Krasniqi
    95.Zylfije Krasniqi
    102.Galdim Krasniqi
    124.Shpresa Krasniqi


    61.Shaban Halim
    62.Sylejman Shasivari
    65.Sebiha Demaj


    1.Nexhat Daci
    110.Arian Daci- djali i dacit

    Daci -maci-maqorri perpos
    kaubojve vllazerve Geci e ka mbush me familarizem te Gashve e Krasniqve Haaaa
    Dhe keta kriminel e bashkepuntor te milloshit gjenden ne listen e keshillit themelues te bandes se dacit-macit-maqokut
    61.Shaban Halimi-I ftuar nga krimineli millosheviq ne tubimin e Gazimestanit me 1989.
    62.Sylejman Shasivari-Shefka Shasivari e Burgosur per korrupcion, vjedhje dhe mashtrime.
    63.Milazim Maraj-Vellau i Rame Mares. Milaim Maraj, pronari i kafe-barit “Teuta”(Rugova) ne Vrelle eshte arrestuar per shfrytezim te vajzes se mitur.
    Ne posedim te tij jane gjetur edhe dy arme pa leje. Ai eshte liruar menjehere nga prokurori pasiqe ishtė vellai i keshilltarit per siguri te Presidences Rame Marajt.
    65.Sebiha Demaj-Jusif Demaj i burgosur per korrupcion dhe keqperdorim ne Kuvendin e Kosoves - ish sekretar i Nexhat Dacit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 14-01-2007 mė 07:30
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Citim Postuar mė parė nga DardaniaRock
    Kjo parti ka me pas fatin e partise s'Qoses, dmth. ne zgjedhjet e ardhshme ska me mujt mu fut as ne kuvend hic. Me kit potez tash i celet udha procedimit t'ankesave per korrupcion nga auditoret per Dacin kur u kon kryetar i Kuvendit. Me kit sen i bahet nder pak edhe LDK-se qi ja ka heq qafe kta rebelat Geci se edhe ata sdijshin ndryshe qysh me i largu pej politikes. Nuk ka politika ven per boksera e trobllmejkera po per intelektuala te mecum, qi kan tru e jo gjyksa. Pej ktyne (megjithse shumicen spo i njoh) po m'dhimet vec Lulzim Zeneli se osht ni kuader i ri me pervoje t'mir politike dhe profesori Berim Ramosaj deridiku, por edhe kta shpejt kur ta shohin qi kjo parti s'osht kurrgjo iu bashkohen partive tjera, vecanrisht partis s'Pacollit ose Ores s'Surroit.

    Me kit parti, n'zgjedhjet e ardhshme, kan me deshtu edhe AAK-ja, e shum parti t'vogla te na. Partit e vetme qi kan t'ardhme, jan LDK-ja qi vec dihet, AKR e Pacollit qi ne t'ardhmen ka me ja mujt edhe PDK-se dhe PDK-ja ka mu ba pjese e AKR-se heret a vone, dhe ORA e Surroit. Tjerat kan me kon parti satelite t'vogla me ka ni a dy deputet a hic a. Ky o menimi jem natyrisht.
    Nuk ben te flasesh shum sepse e teprom.

    Si thua ti? se kjo Parti qe ka daci do te biej? Si po mendon? te ia japim Voten Eqrem Kryeziut? mo mire ia jap voten Povratakit se sa atij. Nuk e merito ai jo vote por as ne kuvend, as ne rruge me len, ai vec se ne katund me len ben sepse ashtu dhe frizuren e ka.

    E sa per PDK, ate harroje per sot e 700 vjet ska shonc me marr. Kur te vdes thaēi atehere ndoshta.

    PS: Tani per tani jan bere shum parti por aty smund te dihet se kush e mer dhe se kush se mer.

    Dhe une mendoj qe Pacolli dhe Daci kan per te bere ndonje gje, ka per te mare njeri nga keta dy.

    Tung
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Express
    E diel, 14 janar 2007

    Shthurja nė nivel lokal

    Formimi i Lidhjes Demokratike tė Dacit ka bartur ashpėrsinė e pėrēarjes nė nivelin lokal tė anėtarėsisė sė LDK-sė. Nė Gjilan tė gjithė anėtarėt e Kryesisė sė Degės sė Gjilanit, pėrveē Lutfi Hazirit, kanė kaluar nė LD. Nė Prizren Eqrem Kryeziu ka paralajmėruar largimin e gjithė drejtorėve “destruktiv” tė Komunės, qė nėnkupton pėrkrahėsit e Dacit. Ndėrsa, nė Ferizaj Adem Salihaj vazhdon ta mbajė peng Degėn e LDK-sė. Ithtarėt e Fatmir Sejdiut pėr tė hėnėn paralajmėrojnė vendosjen nė tė njėjtat zyra.

    Vrapi pėr zyrat

    Ferizaj, 13 janar — Sikur tė mos ketė ndodhur asgjė me LDK-nė, Adem Salihaj ka vazhduarve me tė vjetrėn. Ai tė shtunėn ka udhėhequr mbledhjen e kryesisė sė Degės sė LDK-sė, ku ka munguar vetėm Sanije Aliaj, njėherit anėtare e Kryesisė Qendrore tė LDK-sė dhe deputete nė parlamentin e Kosovės. Njėsoj Salihaj ka udhėhequr edhe takimin me kryetarėt e Nėndegėve. Nė kėtė takim Salihaj ka kėrkuar nga nėnkryetarėt e Nėndegėve qė tė votojnė pėr njohjen e Kėshillit iniciues tė partisė sė re, pėrkatėsisht LD-sė sė Dacit. Me shumicė absolute kryetarėt e nėndegėve kanė votuar pėr njohjen e partisė sė re. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe kryetarėt e nėndegėve qė pėrkrahin kryetarin e komunės, Faik Graincėn, pėrkatėsisht Fatmir Sejdiun. Ata kanė kundėrshtuar njė votim tė tillė, por kanė mbetur nė pakicė. “Ademi na tha se deri mė 17 shkurt, kur do tė mbahet Kongresi i LD-sė, kėshtu do tė vazhdohet me LDK-nė.

    Kėrkoj nga ne qė edhe me shkrim tė deklarohemi nė pėrkrahje tė partisė sė re. Ai na ftoj qė javėn e ardhshme tė marrim pjesė nė manifestimin qė do tė mbahet nė Pallatin e Kulturės pėr nder tė njėvjetorit tė vdekjes sė Presidentit Rugova”, tha pėr “Express” kryetari i Nėndegės sė Koshares, Hajrullah Ademi. Tė shtunėn gjithashtu ėshtė mbajtur takimi i kryesisė sė Forumit Rinor tė Degės sė LDK-sė. Edhe tė rinjtė me shumicė kanė pėrkrahur themelimin e Kėshillit Inicues tė LD-sė. “Unė kundėrshtova njė gjė tė tillė.

    Jemi 6 veta nga kryesia 12 anėtarėshe qė nuk pėrkrahim subjektin e ri”, tha anėtari i kryesisė sė Forumit Shkėlzen Selmani. Ismail Nazifi, i cili qė para njė viti me Nėndegėn e tij kishte ngrirė marrėdhėniet me Degėn e LDKsė, shkaku i politikės sė Adem Salihajt, tha pėr “Express” se ata dalngadal janė duke u strukturuar. “Nėndega jonė, mė e madhja
    nė qytet, nuk u luhat pėr asnjė ēast. Tash koha po dėshmon se ne kishim tė drejtė kur identifikuam keqbėrėsit e LDK-sė. Dalėngadalė po strukturohemi dhe ata po e shohin forcėn tonė, prandaj edhe nė kėtė mėnyrė duan tė na pengojnė. Por jam shumė i sigurt se nuk do t’ia dalin”. Pėr mundėsinė e kthimit nė zyrat e partisė, Nazifi thotė se tė hėnėn do tė shkonė nė zyrat e tyre.

    “Adem Salihaj nuk ėshtė mė kryetar i Degės sė LDK-sė. Ai nuk ka tė drejtė tė thėrras mbledhje tė LDK-sė.” Faik Grainca

    Komuna e Pejės ende pa inspektor tė ambientit

    Pejė, 13 janar — Njė arsye tjetėr qė ka ndikuar nė krijimin e njė ambienti tė ndotur qė pėrcjellė komunėn e Pejės nė vitet e pasluftės, pėrveē mos vetėdijesimit tė qytetarėve, ėshtė edhe mungesa e inspektorit tė ambientit, i cili pavarėsisht kėrkesave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor (MMPH), ende nuk ėshtė emėruar. Kėtė vend bosh nė listėn e inspektorėve komunal, siē thotė shefi i inspektorėve komunal, Xhemė Berisha, komuna e ka lėnė pa plotėsuar pėr shkak tė kufizimeve buxhetore, pavarėsisht pse emėrimi i inspektori pėr ambient ka qenė domosdoshėm nė kohėn kur ambienti ndotet dhe shkatėrrohet ēdo ditė e mė tepėr. “Disa herė kam bėrė kėrkesa nė bordin drejtorėve qė tė angazhohet nė punė njė inspektor pėr ambient, por pėrgjigjet kanė qenė negative, me arsyetim se s’ka akoma buxhet pėr njė vend tė tillė pune”, thotė Berisha, pėr tė shtuar se punėsimin e njė inspektori pėr ambient e ka sugjeruar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor.

    Shefi i inspektorėve komunal, nuk beson qė komuna do tė siguroj njė rrogė pėr inspektor tė ambientit as kėtė vit, megjithėse, siē pohon ai, do ta bėn tė pamundurėn qė kėtė vit gjithsesi t’ua mbush mendjen zyrtarėve vendimmarrės, qė ky vend i lirė nė inspektoratin qė ai drejton, tė plotėsohet. Detyra e kėtij inspektori, pėrveē tė tjerave, do tė ishte edhe gjobimi i tė gjithė atyre qė ndotin dhe shkatėrrojnė ambientin, si dhe do tė kontrollonte eksploatimin e zhavorrit nga shtrati i Lumit tė Bardhė, nė tė cilin janė krijuar puse tė tėra nga nxjerrja ilegale e zhavorrit. Emėrimi i kėtij inspektori sigurisht qė do tė ndikonte nė uljen e dėmtimit tė shtratit tė lumit dhe brigjeve pėrgjatė tij. (KL)

    „Ne kemi dhėnė dorėheqje nga LDKja dhe kemi kaluar nė subjektin e ri tė LD-sė.” Xhemajl Hyseni

    “Kjo ėshtė kėrkesė e veprimtarėve dhe anėtarėsisė sė gjerė. Ata nuk janė mė LDK, ndaj edhe duhet tė bėjnė njė zgjidhje tė re pėr veti. Nuk jemi tė interesuar qė shkaku i lokaleve dhe trashėgimisė tjetėr qė na takon neve tė shkaktojmė telashe. Tė gjitha do tė zgjidhen paqėsisht. Tash koha punon pėr ne mė shumė se vetė ne”. Edhe kryetari i komunės, Faik Grainca, i cili i pari nisi luftėn kundėr politikės sė Adem Salihajt, kėrkon qė tė merren lokalet e partisė sa mė shpejtė. “Ata nuk kanė ēka kėrkojnė mė aty. Ata kanė tradhtuar elektoratin dhe LDK-nė.

    Adem Salihaj nuk ėshtė mė kryetar i Degės sė LDKsė. Ai nuk ka tė drejtė tė thėrras mbledhje tė LDK-sė. Salihaj vazhdon tė manipulojė me kryetarėt e Nėndegėve, tė cilėt i ka zgjedhur nėpėrmjet njė procesi tė manipuluar politik, ndėrsa e dinė qė anėtarėsinė e gjerė nuk e ka me
    veti, sepse pas bodigardėve dhe manipuluesve nuk shkojnė njerėzit e ndershėm”, tha Grainca, duke paralajmėruar se qė nga e hėna do tė ketė zhvillime tė reja nė Degėn e LDK-sė nė Ferizaj. Ithtarėt e Kryetarit tė LDK-sė, Fatmir Sejdiut, ka kohė qė kanė nisur tė bashkohen rreth grupit
    tė Faik Graincės. Ata nė Asamblenė komunale veē e kanė lėnė nė pakicė grupin e Adem Salihajt.
    Tė premten pėr herė tė parė nė shoqėri me Faik Graincėn ėshtė parė edhe anėtarja e kryesisė sė LDK-sė Sanije Aliu. Burime tė informuara mirė thonė se kjo kishte ndodhur me kėrkesėn e ministrit tė punėve tė brendshme, Fatmir Rexhepit, i cili dje vizitoi kryetarin e komunės sė Ferizajt, Faik Graincėn, bashkė me tė cilin edhe bėri pėrurimin e qendrės pėr regjistrimin e automjeteve.

    Kolaps nė Gjilan

    Gjilan,13 janar — Selia e LDK-sė nė Gjilan, e cila gjendet nė njėrin nga objektet mė tė vjetra tė Komunės, ka qenė tė shtunėn arenė e zhvillimeve tė cilat do tė pėrcaktonin subjektin, e i cili do tė komandojė nga ky objekt, zhvillimet politike nė Komunė. Asnjė nga anėtarėt e Kryesisė, pėrfshirė dhe kryetarin Xhemajl Hyseni, nuk kanė humbur pėrkrahjen ndaj Nexhat Dacit, qė tė kalojnė si paket nė partinė e tij. Kėtu natyrisht nuk duhet llogaritur Lutfi Hazirin dhe Forumin
    e Rinisė, i cili 12 prej 15 anėtarėve sa ka pasur, ka mbetur nė petkun e dikurshėm tė LDK-sė.

    "Ne kemi dhėnė dorėheqje nga LDK-ja dhe kemi kaluar nė subjektin e ri tė LD-sė”, tha pėr Express Xhemajl Hyseni, kryetar i Gjilanit, i cili nga e shtuna do tė ketė dhe petkun ri politik pėr tė udhėhequr Gjilanin. Hyseni ka bėrė tė ditur sė nė Gjilan nuk dotė ndryshojnė shumė gjėra, ngase, sipas tij, selia, sikur edhe shumica e kėshilltarėve, sikur dhe ai si kryetar, edhe kryeshefi i ekzekutivit do tė mbesin nė tė njėjtin subjekt politik. "Nuk di se ēka do tė bėjnė ata (LDK-sė), e kemi tė qartė politikėn tonė pėr tė ēuar nė fund marrėveshjen me elektoratin", tha Hyseni, i patrembur nga lėvizjet qė mund tė pasojnė. E gjendur nė njė vdekje klinike, LDK-ja e Gjilanit, e mbetur si pėrkrahje e Lutės, Fatmir Rexhepit dhe Lirije Kajtazit, zv.kryetare e Komunės, nė njėrėn nga kafenetė e Gjilanit, si Pallas, thonė se mezi kanė pritur tė largohen ata qė, deri dje, sipas tyre, u kanė penguar mbarėvajtjen politike nė komunė. "Nuk ėshtė e vėrtetė se kemi vdekur klinikisht", thotė Arben Mehmeti, kėshilltar i LDK -sė nė komunė, njėri nga partizanėt e Lutės nė Gjilan. Ai ka bėrė tė ditur se, ''tashmė politika e Gjilanit do tė hyjė nė njė fazė tė re tė zhvillimit, ku do tė sanksionohet ēdo lėvizje e gabuar". Sipas tij, hapi i parė qė do tė bėjė subjekti i LDK-sė do tė jetė kėrkesa pėr dorėheqjen e kryetarit Xhemajl Hyseni, sikur dhe lirimi i selisė sė deridjeshme tė LDKsė, e cila tashmė ka rėnė nė dorė tė LD-sė.

    "Xhemajl Hyseni ėshtė kryetar i Gjilanit me vota tė LDKsė, andaj kėtė mandat duhet kthyer", thotė Arben Mehmeti, njeriu qė mendohet se do tė mund tė udhėheqė LDK-nė e Gjilanit, nėse kėtė nuk do ta bėjė Lutfi Haziri dhe ministri Fatmir Rexhepi. "Ne do tė kėrkojmė gjithashtu qė tė lirohet edhe selia e LDK-sė nga LD-ja", tha Mehmeti, i bindur se kjo gjė do tė pėrfundojė edhe nė gjyqe dhe nė polici. "Kam dhėnė dorėheqjen nga LDK-ja dhe nuk do tė lėshojmė kurrė selinė tonė", u ėshtė pėrgjigjur Xhemajl Hyseni kėrkesave tė kolegėve deridjeshėm tė LDK-sė. Ai ka kėrkuar njė luftė fer dhe korrekte me subjekte tjera, sikur qė duhet ta bėjė edhe me LDK-nė, e cila nė KK-nė e Gjilanit pritet tė jetė forca e tretė politike me tetė kėshilltarė, pas PDK-sė me 13 dhe LDsė me shumicėn e kėshilltarėve. Dhe, pėr sa kohė qė seniorėt kanė kaluar pothuaj si paket nė LD, juniorėt, gjegjėsisht Forumi i LDK-sė nė shumicė ( 12 me 3 ), ka vendosur tė mbetet tė mbėshtesė formulėn e LDK-sė. Arta Rexhepi, zv.kryetare e LDK-sė. Sikur dhe Alban Qerimi nga Kryesia e Forumit, thonė se mbesin fanatikė tė mbėshtetjes sė LDK-sė. Pėr mė shumė, ata thonė se nė LDK-nė e Gjilanit, "jo se do tė ketė krizė, por do tė ketė elan dhe fuqi mė tė madhe qytetare pėr tė identifikuar politikėn me qytetarėt e Gjilanit".

    Merret vesh se dalja e LD-sė sė Dacit, ka shėnuar lėkundje tektonike edhe nė Kryesinė e LDKsė sė Kamenicės, ku Shaip Surdulli ka mbetur pa njė mbėshtetje tė fortė tė Kryesisė, por me njė mbėshtetje pa rezervė tė Forumit tė LDK –sė sė Kamenicės. Ndėrkohė qė LDK-ja e Vitisė, pėrkundėr luhatjeve dhe hamendjeve gjatė fushatės Daci- Sejdiu, njoftohet tė ketė rėnė nė ujdi qė e tėrė, si subjekt politik i LDK-sė e Vitisė tė mbetet me Dr. Fatmir Sejdiun. Si do tė qė tė jetė, zhvillimet nė LDK, natyrshėm se do tė reflektohen edhe nė zhvillimet nė komuna pėrkatėse. Ndonėse lėvizjet do tė varen edhe nga secili kandidat qė synon tė bėhet lider i njė subjekti.

    Kush ėshtė
    me Dacin, jashtė!

    Prizren,13 janar — Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prizrenit, Eqrem Kryeziu thotė se nga pėrbėrja e re e ekzekutivit tė kėtij qyteti do tė largohen “drejtorėt destruktivė”, por megjithatė pjesa mė e madhe e anėtareve tė bordit do tė mbeten pasi ndryshe do tė kishte pengesa nė realizmin e projekteve tė parapara pėr kėtė vit. Kreu komunal la tė kuptohet se kryeshefi i ekzekutivit, Ragip Gajraku e ka tė vėshtirė rizgjedhjen, pasi qė ai ėshtė rreshtuar nė kampin e Nexhat Dacit.

    Ata ndėrkaq pohuan se nuk ka arsye tė mos vazhdohet formula e njėjtė e bashkėqeverisjes, sikurse edhe ekzekutivin e mėparshėm. Nė fund tė vitit qė shkoi kryetari i komunės ka shpallur konkurs pėr gjithė bordin e drejtorėve pasi “tashmė shumicės sė anėtarėve tė ekzekutivit i skadon mandati”. Sipas tij, deri brenda muajit duhet tė zgjidhet pėrbėrja e re e qeverisė lokale. Pas zgjedhjeve tė fundit lokale tė mbajtura katėr vjet mė parė, Lidhja Demokratike e Kosovės nė Prizren, qė fitoi shumicėn e votave pėr formimin e qeverisė sė re, formoi koalicion me Partinė Demokratike Popullore Turke (KDTP), ndėrsa pėrkrahjen edhe nga Partia Demokristiane dhe nga koalicioni boshnjak “Vakat”, qė veprojnė nė Prizren.

    Sipas Kryeziu, pas shpalljes sė konkursit pėr kabinetin e ekzekutivit, tė cilit i skadon mandati me 16 janar, bordi i drejtorėve do tė rifreskohet me anėtarė tė rinj, sidomos kur ėshtė fjala pėr drejtorėt pėr tė cilėt ka pasur vėrejtje gjatė punės, duke shtuar se nė qeverinė e re lokale nuk do tė pėrfshihen ata qė i quan “drejtorė destruktivė”. “Pjesė me madhe e ekzekutivit do tė vijojė punėn, pasi nėse nė masė tė madhe ndryshohet pėrbėrja e kėshillit ekzekutiv atėherė do tė mbeten pa realizuar disa nga projektet tė cilat parashihen tė realizohen gjatė kėtij viti”, tha Kryeziu.

    I pyetur rreth spekulimeve rreth rizgjedhjes sė kryeshefit aktual tė ekzekutivit, Ragip Gajraku dhe nėse pikėrisht konkursi ėshtė shpallur pėr largimin e tij, pasi ky njihet si pėrkrahės i krahut tė Dacit, Kryeziu megjithėse u tregua i rezervuar, la tė kuptohet se Gajraku e ka tė vėshtirė rizgjedhjen, edhe pse duhet tė aplikojė nė konkurs, pasi ēėshtja nis nga e para. Ndėrkaq kryetari i degės sė Partisė Demokratike Popullore Turke (KDTP), Ercan Spat, qė njėherėsh ėshtė edhe nėnkryetar i komunės, tha se rreth ēėshtjes sė formės sė ardhshme qeverisėse po bisedohet dhe se sė shpejti do tė dilet me njė qėndrim rreth kėsaj . “Ėshtė e natyrshme tė vijohet edhe mė tej koalicioni bashkėqeverisės me LDK-nė pasi aktualisht jemi para njė obligimi ligjor tė cilin duhet ta pėrmbushim”, tha ai. Shat tha se pėr ndryshimet e mundshme tė anėtarėve tė ekzekutivit nga radhėt e partisė sė tij do tė vendosin organet partiake.

    Bardh Frangu,
    Xhevat Latifi,
    Kosova Live
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si do tė funksionojė Kuvendi i Komunės sė Prishtinės pas formimit tė partisė sė re?

    Gashi e Bajraliu nė partinė e Dacit

    Ismet Beqirit, kryetar i
    Komunės sė Prishtinės,
    dhe Sami Hamiti,
    kryeshef i Ekzekutivit,
    janė pėrpjekur kot pėr ta
    bindur Shefki Gashin,
    zėvendėskryetar nė KK,
    qė tė mos i bashkohet
    Lidhjes Demokratike,
    mėson gazeta "Lajm" nga
    njė burim i sigurt

    VISAR KRASNIQI
    Prishtinė, 12 janar - Kanė qenė tė kota pėrpjekjet
    e Ismet Beqirit, kryetar i Komunės sė
    Prishtinės, dhe Sami Hamitit, kryeshef i
    Ekzekutivit, pėr ta bindur Shefki Gashin,
    zėvendėskryetar nė KK, qė tė mos i bashkohet
    partisė sė Dacit, e cila u themelua tė
    premten, nė Prishtinė. Por, ai tanimė kishte
    vendosur dhe u bė pjesė e partisė sė re -
    Lidhjes Demokratike (LD). "Valla jemi
    mundue boll me ndal', por nuk kemi
    mundur", i ka thėnė gazetės "Lajm" njė
    burim, i cili nuk ka dashur tė identifikohet.
    Pas Dacit kanė shkuar edhe Hajrush
    Bajraliu, shef i Grupit Parlamentar tė LDKsė
    nė KK tė Prishtinės. Ai ka thėnė pėr
    "Lajm" se ka qenė njėri ndėr iniciatorėt pėr
    themelimin e partisė sė re. "Kam qenė nė
    Kėshillin Themeltar dhe kam kaluar nė partinė
    e re, Lidhja Demokratike". Me kalimin e
    tij nė tjetrin subjekt politik, ėshtė i vetėdijshėm
    se nuk do ta ushtrojė postin e shefit tė
    grupit parlamentar tė LDK-sė nė Komunėn
    e Prishtinės. "Por, ne do tė veprojmė konform
    asaj se si do tė ndodhin ngjarjet nė nivelin
    qendror. Nė atė mėnyrė do tė veprojmė edhe
    ne nė nivelin komunal". Me ndėrrimin e partisė,
    Bajraliu thotė se punėt nė Komunė nuk
    do reflektojnė negativisht. "Mendoj se do tė
    reflektoj mė shumė pozitivisht. Se besoj qė
    diēka mund tė dalė jashtė kontrollit".
    Kuvendarėt nga radhėt e LDK-sė nė
    Kuvendin e Komunės sė Prishtinės,
    bashkėpunėtorė tė Gashit, tė premten i kanė
    "matur fjalėt", kur janė deklaruar nė lidhje
    me ecuritė e KK-sė. Ndėrsa, pjesa mė e
    madhe e kuvendarėve tė LDK-sė i kanė
    mbyllur telefonat dhe kontakti me ta ka
    qenė i pamundur. "Lajm" ka pasur mundėsinė
    ta kontaktojė vetėm kuvendarin Agim
    Gashi, kushėri i Shefki Gashit, i cili nuk ka
    shkuar nė partinė e Dacit. Edhe pse nuk jep
    shifra, ai thotė se kuvendarėt qė i janė
    bashkuar partisė sė re janė tė pakėt nė
    numėr. "Puna e tyre nė Kuvend do tė mund
    tė reflektonte sikur ata tė ishin mė shumė nė
    numėr, por kaq sa janė nuk mund ta rrezikojnė
    funksionimin e KK, e as tė qeverisė
    komunale". Agim Gashi nuk dėshiron tė
    kalkulojė me numra, por thotė se katėr deri
    nė pesė kuvendarė mund tė kenė kaluar nė
    LD. Ai nuk sheh ndonjė "turbullirė" nė
    funksionimin e KK-sė, pas themelimit tė
    partisė sė re.
    Nė njė bisedė tė mėhershme pėr "Lajm", tre
    udhėheqėsit komunalė, Ismet Beqiri, Shefki
    Gashi dhe Sami Hamiti, kanė premtuar
    bashkėpunim tė mėtejmė. Beqiri pati thėnė
    se nuk do tė kėrkojė zėvendėskryetar mė tė
    mirė se Shefki Gashin. KK e Prishtinės
    udhėhiqet me afro 60 pėr qind tė kuvendarėve
    nga radhėt e LDK-sė.

    Kush ėshtė me Dacin?

    Njerėzit nga Kuvendi i Komunės sė Prishtinės qė i janė bashkuar partisė sė re - Lidhjes
    Demokratike, pėrveē Shefki Gashit, zėvendėskryetar, janė edhe Hajrush Bajraliu, shef i
    Grupit Parlamentar, Sali Gashi, ish-kryetar i Prishtinės, Naser Gashi, shef i Komitetit pėr
    Pronė. Ndėrkaq, nga drejtorėt e drejtorive komunale nė partinė e Dacit ka kaluar Musli
    Mehaj, drejtor i Shėndetėsisė dhe Mirėqenies Sociale.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ajo qė nuk ishte llogaritur mirė
    Ndarja e thellė
    Pas hapit pėrurues tė LDsė,
    nga akademik Nexhat Daci, tash ka filluar
    operacioni i ndarjes sė LDK-sė, nė degė
    Ilir MUĒAJ
    PRISHTINĖ, 14 DHJETOR-
    Formimi i LDsė,nga ekipi politik i akademik Nexhat
    Dacit, ka filluar tė marrė me vete edhe degė tė cilat deri dje kanė punuar nėn
    emblemėn e LDK-sė. Pas Gjilanit dhe Skenderajt, ku kanė kaluar komplet
    kryesia nga LDK-ja te LD, tashmė njė hap tė tillė e ka marrė edhe njė pjesė
    e kryesisė sė LDK-sė nė Pejė. Tė prirė me deputeten e Kuvendit tė Kosovės,
    Besa Gaxherrin, pastaj nėnkryetarin e Kuvendit Komunal tė Pejės, Smajl
    Shalėn, kryeshefin ekzekutiv, Ramiz Zeka, si dhe kryetarin e Forumit tė
    LDK-sė nė Pejė, Shkumbin Gashi, si dhe shumė aktivistė tė tjerė tė
    deridjeshėm tė LDK-sė. Dridhjet tė cilat i ka shkaktuar formimi
    i LD-sė brenda LDK-sė siē duket deri tani janė mė tė fuqishmet tė cilat e
    kanė goditur LDK-nė qė nga themelimi. Edhe pse vazhdimisht
    ka pasur lėvizje tė njerėzve dhe grupeve tė caktuara nga LDK-ja, ato
    asnjėherė nuk patėn arritur qė tė shkaktojnė dridhje politike, sepse gjithēka
    mbulohej nga autoriteti i pakontestueshėm i Presidentit historik dhe kryetarit
    tė LDK-sė, Ibrahim Rugova. Mungesa e njė personaliteti tė tillė nė LDK dhe
    paaftėsia e kryesisė sė LDK-sė pėr tė ruajtur stabilitetin e brendshėm dhe
    pėr t’i integruar tė gjitha forcat nė struktura tė brendshme, e ka sjellė LDK-nė
    para njė sfide tė vėrtetė politike. Fillimi i njė lėvizjeje tė tillė tė degėve, tė cilat
    po kalojnė nė mėnyrė tė plotė nė LDnė e Nexhat Dacit, do ta bėjnė shumė
    tė vėshtirė punėn e strukturave tė tanishme tė LDK-sė qė nė
    zgjedhjet e ardhshme tė dėshmohen si forca me e madhe politike nė vend...
    Pos dilemės sė vazhdimit tė punės sė Qeverisė sė Kosovės qė ka ngritur ekipi
    politik i akademik Nexhat Dacit me deputetė tė cilėt tani e mbėshtesin kėtė
    parti, problem tjetėr do tė jenė edhe defektet qė do tė paraqiten nė qeverisjen
    e komunave tė cilat udhėhiqen nga LDK-ja. Ndėrsa, qė sot kryetari i FRsė
    sė LDK-sė nė Pejė, Shkumbin Gashi, tha se nga kryesia e FR-sė nė LD kanė
    kaluar 12 anėtarė tė kryesisė sė FR-sė nė Pejė, ndėrsa qė edhe 25 kryetarė tė
    nėndegėve kanė ndjekur po tė njėjtin hap. Po ashtu nga kryesia e deritanishme
    e FR-sė sė LDK-sė nė Pejė ėshtė lėshuar njė deklaratė politike nė tė
    cilėn shprehen arsyet e largimit nga FR-ja e LDK-sė. Mospėrfshirja e delegatėve
    nė strukturat e partisė, tė cilėt e kanė votuar akademik Nexhat Dacin,
    si dhe hapat e tjerė difernecues, tė cilėt i ka ndjekur kryesia e re, janė arsyet e
    pėrmendura nga ky forum, por edhe nga segmentet e tjerė, tė cilėt po kalojnė
    nga LDK-ja nė LD. Sipas forumit, kėsaj rruge pritet t’i bashkėngjiten
    edhe shumė udhėheqės dhe aktivistė tė tjerė nga LDK-ja nė ditėt e
    ardhshme. Shkumbin Gashi, kryetar i FR tė LDK-sė nė Pejė, madje nė njė
    prononcim pėr “Iliria Post” hapur shpreh bindjen e tij se shumė shpejt
    LD-ja do tė marrė primatin e partisė mė tė madhe nė Pejė.
    iliria post
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kėshilli iniciativė pėr themelimin e degės sė LD pėr Prizren

    Datė: 15 Janar 2007

    Informacion pėr media

    Njoftohet opinioni dhe mediat se tė shtunėn nė Prizren do tė mbahet Kuvendi themelues i degės sė LD-sė. Kėshilli iniciativė e ka marrė kėtė vendim duke u nisur nga kėrkesa e madhe e simpatizantėve pėr njė organizim lokal kėtu nė Prizren.

    Kuvendi do tė zhvillojė punimet nė praninė e mysafirėve nga Prishtina si dhe njė numri tė madh delegatėsh nga tė gjitha nėndegėt e Prizrenit. Po nė kėtė ditė do tė bėhet edhe inaugurimi i zyrave tė degės sė LD-sė nė Prizren.

    Pėr Kėshillin Iniciativė

    Haki Gajraku
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kosova nuk vuan se ka pak parti por se nuk ka kualitete tė partive politike.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nė krizė, edhe pensionistėt bėjnė punė
    Fillimisht, LDK-ja do tė pėrqendrohet nė degėt mė problematike
    tė Gjilanit, Ferizajt dhe Skenderajt, ku mbi 90 pėr
    qind e strukturave tė partisė kanė kaluar nė partinė e re tė
    Dacit. Udhėheqėsit e kėtyre degėve thonė se grupet punuese
    tė LDK-sė do tė dėshtojnė nė konsolidimin e partisė,
    apo do tė bėjnė vetėm improvizime. "Ata mund tė marrin
    pensionistė nė parti", tha Fadil Geci. "Do t'i marrim
    kushdo qofshin ata", pohoi Fadil Ferati

    ARSIM LANI &
    MUSA SABEDINI
    Prishtinė, 14 janar - Janė ngritur nė kėmbė udhėheqėsit e Lidhjes Demokratike tė
    Kosovės (LDK) pėr tė kėrkuar nė ēdo skutė njerėz, qofshin ata edhe tė pa ndikim, qė tė
    konsolidojnė partinė nėpėr ato degė ku LDKja po shkrihet. Ky shqetėsimi ka shtyrė partinė,
    dikur mė tė madhe, qė nė mbledhjen e tė hėnės tė ketė nė qendėr tė debatit pėrpalljen
    me eliminimin e degėve tė saj. Njė opsion sa pėr tė nxjerrė nga krizat shokėt
    e dikurshėm tė partisė, ofron Fadil Geci, i cili tė shtunėn shkriu degėn e vet nė partinė e
    udhėhequr nga Nexhat Daci. "Unė nė Skenderaj ua kisha gjetur disa pensionistė, nė
    mėnyrė qė ata ta konsolidojnė partinė". Ai tha se Dega e Skenderajt, komplet me tė gjitha
    strukturat e saj, ka kaluar nė LD. Sipas tij, LDK-ja do tė ketė vėshtirėsi qė nė Skenderaj
    tė rikrijojė degėn e saj, pasi rrallė mund tė gjenden tė tillė qė e pėrkrahin subjektin e
    vjetėr. "Kam dėgjuar se po i lusin do pensionera,qė tė jenė pjesė e LDK-sė", tha Geci.
    Nėnkryetari i ri i LDK-sė, Fadil Ferati, tha se,pavarėsisht kushdo qofshin ata, LDK-ja do ta
    bėjė konsolidimin e partisė. Individėt pėrmes tė cilėve tash ka mbetur tė identifikohet
    LDK-ja nė Skenderaj, nuk e kanė njė plan se ēfarė tė bėjnė. Frashėr Murtezaj, anėtar i
    Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, tha se Dega e Skenderajt ende nuk ka vendosur se
    ēka tė bėjė pas kalimit komplet tė kėsaj dege nė Lidhjen Demokratike (LD). "Njėherė nuk
    kemi nė plan tė ndėrmarrim diēka". Kalimi nė partinė e Dacit, sipas Ramė
    Manajt, nuk mund tė quhet shkrirje e njė dege nė njė parti tjetėr. "Kanė kaluar individėt,
    por jo edhe dega. Ajo mbetet", tha sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė. Nė mbledhjen
    e tė hėnės, sipas tij, Kryesia e LDK-sė do tė krijojė grupet punuese qė do tė konsolidojnė
    partinė, nė ato degė ku ka pasur kalime tė mėdha. Kėtė aktivitet do ta fillojnė me
    Gjilanin dhe Ferizajn, mė pas edhe me degėt e tjera.Nė Ferizaj, pėrpjekja e LDK-sė pėr tė konsoliduar
    partinė, sipas ish-kryetarit tė kėsaj dege, Adem Salihaj, do tė jetė mė shumė se

    njė dėshtim. "Konsolidim real nuk mund tė ketė". Salihaj tha se nė Ferizaj mbi 95 pėr
    qind e anėtarėve tė Degės sė LDK-sė kanė kaluar nė partinė e re, Lidhja Demokratike
    (LD), dhe kjo do tė paraqesė problem pėr Kryesinė e LDK-sė, nėse ata mendojnė ta
    konsolidojnė partinė. "Mund tė ketė improvizime tė degės, por jo diēka shumė
    reale dhe serioze", vlerėsoi me bindje Salihaj,i cili tė shtunėn ka marrė mbėshtetjen e gjerė
    tė njerėzve qė dikur pėrbėnin Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK).
    Me tė njėjtat probleme po pėrballet edhe dega e Gjilanit, nga kryesia e sė cilės ka mbetur
    vetėm Lutfi Haziri. Xhemail Hyseni, ishkryetar i Degės, tha se nga 34 nėndegė nė
    Gjilan, 26 sosh kalojnė nė LD. Ai nuk heq dorė nga trashėgimia e objektit tė LDK-sė, nė
    tė cilėn do tė vendoset dhe do tė funksionojė LD-ja. Lutfi Haziri tha se objekti, pasuria,
    vulat dhe arkiva janė tė LDK-sė, dhe nuk ka mundėsi qė ato tė uzurpohen.
    Xhemajl Hyseni, tash kryetar i Lidhjes Demokratike, tha pėr "Lajmin" se Kryesia e
    LDK-sė tė shtunėn ka vendosur qė unanimisht tė kalojė nė Lidhjen Demokratike.
    Por, ky ndėrrim do tė ketė pasojat e veta edhe nė Asamblenė Komunale. Hyseni
    vlerėsoi se shumica e kėshilltarėve komunalė qė kanė marrė mandatet nėn firmėn e LDKsė,
    do tė kalojnė nė Lidhjen Demokratike tė Dacit. Pavarėsisht kėtyre zhvillimeve, ai tha
    se nga krahu i Sejdiut do tė kėrkojė partneritet. "Tė parėt qė do tė kenė ofertė, do tė jenė
    ata tė Sejdiut". Se kush do tė menaxhojė me ish-objektin e LDK-sė, Hyseni nuk ka dilema.
    "Ne do ta trashėgojmė objektin e ish- LDK-sė, sepse nė zgjedhjet e fundit LDK-ja
    ka fituar me kėta njerėz dhe atyre u ėshtė besuar vota.
    Gazeta lajm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kole Berisha dhe Nexhat Daci
    Nga Kasap nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 16:26
  2. Nexhat Daci fillon fushatėn zgjedhore brenda gjirit tė LDK-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 05:17
  3. Nexhat Agolli, figurė qėndrore e atdhetarizmit shqiptar nė Maqedoni
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •