Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Skenari amerikan për Mustafaj dhe dualiteti Basha-Topi për zëvendësimin e Berishës

    Nga Kastriot Myftaraj - Dorëheqja e ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj u bë në ditën kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Bush do të vizitojë Shqipërinë.Kjo nuk është një koincidencë, por përbën një nga arsyet e dorëheqjes. Ministri Mustafaj në mars të vitit të kaluar kishte bërë deklaratën e shumëpërfolur se në rast se Kosova ndahet, atëherë Shqipëria nuk jep garanci për mosndryshimin e kufijve. Kjo do të thoshte se në rast se serbët shkëpusnin pjesën veriore të Kosovës, siç kishin paralajmëruar të bënin në rast se Kosova bëhej e pavarur, atëherë Shqipëria nuk mund të refuzonte më mosndryshimin e kufijve, kur shqiptarët e Kosovës të kërkonin bashkimin me Shqipërinë, pas cungimit të Kosovës. Kjo deklaratë, që u komentua nga opozita e majtë dhe analistët pro saj si një lajthitje e Mustafajt, në të vërtetë ishte një sugjerim amerikan, për të kundërbalancuar kërcënimin serb me ndarjen e Kosovës në rast se ajo bëhej e pavarur. Por, edhe pse Mustafaj e bëri këtë deklaratë me sugjerim amerikan, ai duhej të largohej me njoftimin se Presidenti Bush do të vizitonte Shqipërinë, aq më tepër që kjo vizitë do të bëhet në një datë me simbolikë të madhe, në 10 qershor, kur dihet se kjo është data e mbledhjes së parë të Lidhjes Shqiptare në Prizren, me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, që përbën dhe ditën e themelimit të Shqiptarizmit politik, ndryshe ditën e pikënisjes së nacionalizmit shqiptar, si dhe të promovimit të aspiratës për krijimin e shtetit të bashkuar nacional shqiptar. Shtëpia e Bardhë nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë datë. Duke zgjedhur këtë datë simbolike për vizitën në Shqipëri Shtëpia e Bardhë kërkon t’u kumtojë kancelarive të fuqive të mëdha, se SHBA e shikojnë hapësirën shqiptare si një zonë të influencës amerikane ku do të krijohet një shtet i bashkuar shqiptar- bastion amerikan. Por, që kumti mos të bëhet aq i hapur dhe aq i fortë sa ç’nuk duhet, duke qenë se në momentin që njoftua vizita, do të fillojnë komentet rreth saj në kancelaritë dhe mediat ndërkombëtare të gjitha aspektet, deri edhe tek simbolika e datës, duhet të largohet ministri i Jashtëm Mustafaj që paralajmëroi ndryshimin e kufijve. Gjithashtu, në qershor, në Tiranë, Presidentin Bush, në krah të kryeministrit Berisha, nuk duhet ta presë ministri i Jashtëm Mustafaj që paralajmëroi ndryshimin e kufijve, duke u dhënë rastin kancelarive dhe mediave ndërkombëtare të bëjnë komente të ekzagjeruara, Pra, Mustafaj jep dorëheqjen në kohën e duhur. Po për të njëjtën arsye, Mustafaj, që ka paralajmëruar ndryshimin e kufijve, nuk duhet të ishte ministri i Jashtëm shqiptar që do të vizitojë Washingtonin në maj, para ardhjes së Bush në Tiranë. Në rast se në maj do të shkonte Mustafaj në Washington si ministër i Jashtëm, atëherë me siguri që kancelaritë dhe mediat ndërkombëtare do të evokonin deklaratën e tij për ndryshimin e kufijve dhe nuk do të mungonin ta komentonin atë në kuadrin e simbolikës së vizitës së Bush në 10 qershor në Tiranë. Kjo ishte një inkonveniencë për SHBA në kohën që Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të marrë vendimin për statusin e Kosovës. Me dorëheqjen e Mustafajt kjo u evitua. Një arsye tjetër për dorëheqjen e Mustafajt është se posti i ministrit të Jashtëm është pista e duhur prej nga ku do të lançohet pasardhësi i Berishës, se tashmë amerikanët janë duke përgatitur gradualisht zëvendësuesin e Berishës. Për këtë mjaft të shikosh se kush u paraqit si zëvendësuesi i Mustafajt në postin e ministrit të jashtëm. Ky është Lulzim Basha, i përfolur me kohë si i përzgjedhuri i amerikanëve për trashëgimtar politik i Berishës. Posti i ministrit të jashtëm është, në këto momente, një pistë e mirë për rritjen e profilit të Bashës, edhe në rang ndërkombëtar, aq më tepër në kohën që ministri i jashtëm shqiptar do të vizitojë Washingtonin në maj, si dhe do të jetë në krah të krerëve të shtetit shqiptar në qershor, kur Presidenti Bush do të pritet në Tiranë. Një situatë më e favorshme për lançimin, e nëse doni edhe pompimin, e një pasardhësi të Berishës, nuk mund të gjendet. Prandaj Lulzim Basha, i piketuar si pasardhës i Berishës, duhet të kalonte në postin e ministrit të jashtëm pikërisht tash. Problemi me përgatitjen e Bashës si zëvendësues perspektiv i Berishës është se ai duhet të jetë një lider i fortë, pse jo dhe i ashpër për të kundërbalancuar “skifterin” Edi Rama, që ka imazhin e një lideri të fortë dhe të ashpër. Lulzim Basha ka krijuar imazhin e një “pëllumbi” të një lideri të butë, me një buzëqeshje të këndshme, përballë Edi Ramës, njeriut me buzëqeshje prej kobre. Duke e ditur këtë, Lulzim Basha para disa javësh bëri një ndryshim konsistent në imazhin e vet, duke u paraqitur si një “skifter”, kur pas zgjedhjeve në Shijak, nga foltorja e Kuvendit e akuzoi Edi Ramën si njeriun që ishte përgjegjës për përgjakjen e zgjedhjeve në Shijak, duke e quajtur urdhërues të njeriut që qëlloi me armë një veprimtar të PD në Shijak. Me këtë Basha tregoi se natyra e vet ka dhe një anë tjetër, të panjohur deri më tash. Me këtë Basha dha të kuptojë se ai është në gjendje ta sfidojë Ramën dhe në lojën e “skifterëve”. Duke dalë Basha si pasardhësi në pritje i Berishës, me marrjen e portofolit të ministrit të punëve të Jashtme, në PD krijohet një komplikim pasi në lidershipin e PD është një tjetër person, Bamir Topi, i cili e ka shprehur tërthorazi aspiratën për të qenë pasardhës i Berishës. Pikërisht këtë ka parasysh Bamir Topi kur ka deklaruar mëse një herë se ai nuk e ka pranuar portofolin qeveritar që i ka ofruar Berisha, deri edhe si zëvendëskryeministër, si dhe kandidimin për Bashkinë e Tiranës për shkak se ai kërkon një tjetër karrierë. Dhe këtu Topi nuk e ka pasur fjalën për postin e Presidentit të Republikës, për të cilin tashmë Topi është kandidat zyrtar i PD, pasi Topi nuk është aq naiv sa mos ta kuptojë se ai nuk ka asnjë shans për t’u bërë President i Republikës. Problemi me Topin është se ai ka krijuar për veten reputacionin e “pëllumbit” dhe se asnjëherë nuk ka provuar të paraqitet si “skifter” përballë Ramës, siç bëri Basha para disa javësh. Kjo bën që ai mos të jetë në lartësinë e rolit, ose edhe që të shihet me dyshi si njeri i prirur për të bërë me Ramën kompromise disfatiste në dëm të PD. Topi ka edhe një të metë tjetër se ai në rrethet e anëtarëve dhe të mbështetësve të PD ka reputacionin e njeriut që edhe pse nuk ka post qeveritar, megjithatë është shumë aktiv në ndërhyrjet për të emëruar njerëz në poste të ndryshme dhe 99% e tyre nuk janë njerëz të PD. Por kjo nuk do të thotë se amerikanët parashikojnë ta largojnë tash shpejt Berishën nga posti i kryeministrit apo i kryetarit të PD dhe aq më pak nga të dy këto poste. Amerikanët e shikojnë Berishën si ende të nevojshëm në disa funksione, për të cilat ata ende nuk e shikojnë të mundshme t’i kryejnë qoftë Basha, qoftë Topi, apo edhe dyshja Basha Topi që ndajnë trashëgiminë e Berishës në parti dhe qeveri. Berisha në PD, me rezervën e fundit të autoritetit të vet të krijuar që nga fillimet e pluralizmit politik, është duke mbajtur nën kontroll partinë, që atje mos të shpërthejë revolta e të pakënaqurve, nga radhët e anëtarëve dhe të mbështetësve që ardhjes së PD në pushtet kanë mbetur pa punë, ose kanë marrë punë që i kanë lënë krejt të pakënaqur. Nëse Berisha largohet nga posti i kryeministrit dhe lihet në atë të kryetarit të partisë, ai nuk do ta ketë më autoritetin e nevojshëm, dhe as motivin, për të bërë rolin e valvulës që frenon shpërthimin në PD, posaçërisht atë të qendrestarëve. Ky shpërthim do të shënjestronte kryeministrin, qoftë ky Topi apo Basha dhe asnjë prej tyre nuk e ka autoritetin për të mbajtur nën kontroll anëtarësinë dhe mbështetësit e pakënaqur të PD. Aq më tepër që këta njerëz shikojnë të rebelohen njerëzit e partive aleate me PD, edhe pasi kanë marrë nga PD ç’kanë dashur. Në PD ka 20-30 mijë të ashtuquajtur militantë që janë përmbi nivelin intelektual të Nikollë Lesit dhe të Nard Ndokës, që u bënë deputetë me votat e PD-së, morën nga pushteti i PD ç’deshën, dhe që tash po e silurojnë PD-në, hapur dhe fshehtas. Berisha ka një funksion në të cilin nuk mund të zëvendësohet ende nga Basha, dhe aq më pak nga Topi. Berisha, duke qenë se është tropojan, pra praktikisht kosovar, si dhe një burrë me pamje autoritare që ngjall siguri, krijon garanci tek shqiptarët në Kosovë, pra se një nga njerëzit në krye të shtetit është “njeriu jonë”, çka ishte një nga arsyet se përse amerikanët e rikthyen Berishën në pushtet. Pra, amerikanët nuk e mendojnë largimin e afërt të Berishës, qoftë nga partia, qoftë nga qeveria. Por amerikanët janë të përgatitur për një largim të befasishëm dhe për shkaqe që nuk varen nga ata, por nga lojërat e fuqive të tjera. Historia ka treguar se kur në Kosovë dhe rreth Kosovës ka zhvillime rëndësishme me implikim të fuqive të mëdha, në Republikën e Shqipërisë zbatohen skenarë të destabilizimit, që ndonjëherë iniciohen duke goditur liderë politikë dhe shtetarë shqiptarë. Në rast se Berisha del nga loja në zbatim të ndonjë skenari të tillë, siç doli Nano në 1998, ose edhe më keq, atëherë në Washington ka një opsion që trashëgimia e Berishës, si kryetar i PD dhe si kryeministër, në rast se Berisha do të largohet nga posti i kryeministrit para përfundimit të termit katërvjeçar të Kuvendit, të ndahet midis Bashës dhe Topit. Kjo duket e vështirë që të funksionojë, pasi Topi, duke pasur edhe mbështetjen e dukshme të opozitës së majtë dhe të mediave pro saj, me largimin e Berishës, do të ketë ambicien për të marrë të dy postet, atë të kryetarit të PD dhe të kryeministrit. Kjo mund të ndodhë edhe se në Washington ka një linjë pro Topit, që e ka pompuar atë kohët e fundit me anë të ambasadores Ries, dhe që duket se është linja pro Edi Ramës, që do një lider rival të dobët përballë këtij të fundit. Në këtë sens, diplomacia amerikane në Tiranë ka punuar në linjë të kundërt me atë të politikës amerikane ashtu si deshifrohet ajo nga vizita e pritshme e Bush në Shqipëri. Gjithsesi një gjë është e sigurt, amerikanët janë të shqetësuar se mos në Shqipëri, në kohën e zhvillimeve vendimtare për Kosovën, zbatohen skenarë destabilizimi që sjellin ndryshime të papritura në lidership, prandaj janë duke përgatitur karta rezervë, me përshpejtimin e karrierës së Bashës. Një nga arsyet përse Presidenti Bush vjen në Tiranë është për të dhënë kumtin tek të gjithë ata që mund të kenë një impakt mbi zhvillimet në Shqipëri se me Shqipërinë nuk duhet luajtur. Presidenti amerikan po vjen të vendosë një piketë me dorën e vet në Shqipëri si zonë e influencës amerikane, ku ai që bën surpriza të pakëndshme duhet ta dijë se ka një çmim për të paguar herët a vonë, në një mënyrë apo ën një tjetër. Ata që duhet të marrin kumtin amerikan nuk janë vetëm në kancelaritë e fuqive të mëdha, por edhe në vendet fqinje, madje edhe në politikën shqiptare, si tek opozita, ashtu dhe pozita, madje edhe vetë brenda PD.

    www.sot.com.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ballist..

    po ta le si detyr shpije qe cdo shkrim te ketij kastro myftarit te na e sjellesh ketu sepse ai thot gjera interesante..

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ballist..

    po ta le si detyr shpije qe cdo shkrim te ketij kastro myftarit te na e sjellesh ketu sepse ai thot gjera interesante..
    ME interesante se kjo ska ku shkon

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Data: 29/04/2007

    Tirana zyrtare midis Uashingtonit dhe Moskës

    Nga Astrit KOLA

    Pavarësimi përfundimtar i Kosovës, pavarësisht bishtrave etiketues dhe institucionalë, si dhe vendosmëria euroatlantike për anëtarësimin e saj si shtet i njimendtë sovran në OKB dhe BE, ka riaktviziaur totalisht diplomacinë ruse, e cila nuk mundej të mos ishte e pranishme, në një mënyrë apo një tjetër, në gadishullin tonë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Dhe ky është një objektiv i vjetër shumëshekullor i saj, që zë fill që në kohën e Careshës Ekaterina, që përcaktoi objektivat e ekspansionit politik, ushtarak e agjenturor drejt ujërave të ngrohtë të Adriatikut dhe Mesdheut, në mbështetje të devizës “Rusia është deti ku derdhen të gjithë lumejtë sllavë dhe është mëma e të gjithë kombeve sllavë…”.

    Ndaj as që pritej të mungonte KGB-ja e vjetër dhe e rinovuar, bashkë me shefin e saj të vjetër e të ri, Carin Putin, alias “Ivan Grozni i Tmerrshëm” i kohëve moderne.

    Ndaj janë riaktivizuar rusofilët dhe këgëbëistët shqiptarë, sidomos tani në prag të vizitës së planifikuar dhe të parevokueshme të Presidentit Bush në Shqipëri.

    Natyrsisht, Rusia nuk ka ndërmend të ndërtojë Pashalimanë të rinj në Shqipëri, por as nuk ka ndërmend të tërhiqet nga strategjia e kontrollit të kombit dhe hapësirës shqiptare me anë të instrumentave agjenturorë.

    Dhe jo më kot, afro 13 vjet më parë shkrimtari Ismail Kadare, në një intervistë të botuar në një të përditshme shqiptare, deklaroi: “Tashmë që gjeneralët rusë të KGB-së po u shesin shërbimeve të huaja perëndimore sekretet e KGB, nuk është çudi që t’u japin atyre edhe kartelat dhe pseudonimet e agjentëve shqiptarë të KGB, të cilët, një ditë të bukur, do të dëgjojnë ndër veshë, me zë të ulët, pseudonimet e vjetra të KGB, tashmë në gjuhë të tjera, kryesisht perëndimore, po pse jo edhe në gjuhë ruse, serbe etj..??!”.

    Dhe mesa duket kjo kohë ka ardhur dhe ka kaluar qëkuri, përderisa një ish ministër socialist, kompetent dhe i mirinformuar, dëshmon sot sesi u sabotua “Korridori 8” për interesa antishqiptare e antiamerikane, ndërkohë që Cari Putin përflitet se ka ndërmend të vizitojë Shqipërinë.

    Natyrisht që askush nuk ka arsye të trembet nga ndonjë vizitë e dëshiruar prej Putinit, dhe aq më tepër klasa politike, nuk ka përse të frustrohet dhe impresionohet. Sepse e keqja nuk na vjen nga vizitat e të huajve, qoftë edhe ato të carit rus të radhës, por nga qendrimi dhe qendresa që do të dëshmojnë politikanët tanë në tavolinë dhe në praktikën e marrëdhënieve dypalëshe, në mbrojtje të interesave të vendit.

    Shqiptarët nuk kanë përse të tremben nga ato që mendohet se mund të thotë Putini, qoftë edhe sikur të kërcënojë ushtarakisht… Pasi as që mendohet se Shqipëria mund të rrezikohet ushtarakisht nga ndokush.

    Padyshim që më të tremburit e një mundësie të tillë janë agjentët shqiptarë të KGB, të sponsorizuar politikisht dhe të hierarkuar në politikën shqiptare, dje dhe sot. Dhe jo më kot, për sytë e bukur apo për shkollimin, rusishten dhe nostalgjitë për hitin sovjeto-rus “Rasija, rodina maja…”, që ende drithëron ata që humbën shpirtërisht atdheun dhe varret e prindërve dhe KGB-ja u gjeti një atdhe tjetër, për të cilin punuan dhe punojnë edhe sot e kësaj dite.

    Sepse nuk jemi aq dritëshkurtër dhe harraqë sa të mos ndërmendemi se kolonel Ahmet Krasniqi nuk u vra, dy javë pas Azemit, për interesat e Shqipërisë, por u vra për llogari të Serbisë bash nga ata që, as atëherë dhe as sot, nuk hapin gojë për vrasjen e tij, që e dyllosën dhe e varrosën bashkë me të vërtetën, ndërkohë që sot sajojnë dosje të funksionarëve të lartë të maxhorancës “kundër komandantëve të UÇK”, e për të cilët Azem Hajdari u shpreh se “… nuk mund të gjendet asnjë syresh që të ketë strehuar në shtëpi vëllezërit shqiptarë të Kosovës gjatë spastrimit etnik të Millosheviçit…”.

    Të djathtët do të ishin tejet të lumtur nëse moskovitët tanë do të sabotonin riorganizimin e qeverisë nëpërmjet emërimeve dhe lëvizjeve paralele, për t’i “pamundësuar”, sipas tyre dhe shefave të Kremlinit, vendit dhe miqve amerikanë pritjen normale e të merituar të Presidentit Bush nga një ekip qeveritar i plotësuar, pa asnjë mungesë në “formacion”, si dëshmi e stabilitetit të vendit bash në kulmin e punës për reformimin e tij total dhe pavarësimin e Kosovës shqiptare, sepse në rastin e këtyre tentativave, do të zbulonim qafirët e fshehur.

    Asnjë punë nuk i prishet diplomacisë shqiptare në momentin e pritjes së Bushit, thjesht për arsyen e padëshirueshme nga të djathtët por reale, ngaqë 95 % e Trupit tonë Diplomatik, me në krye ambasadorët, janë bash ish enveristët që shisnin apo shpërndanin falas veprat e Enverit nëpër ambasada dhe nuk thoshin e nuk thonë asgjë për vendin e tyre, duke ndenjur si guakë dhe debilë në pritje të ndonjë ftese, jo speciale, por të të gjithë Trupit Diplomatik, me rastin e festave kombëtare të vendeve ku janë akredituar, e ku u përplasin plot kënaqësi derën e ambasadës së atdheut vëllezërve tanë emigrantë.

    Le të vazhdojnë ata të zënë peshk, edhe kur fatet e kombit janë në udhëkryq, apo të bëjnë pazarin e zarzavateve për gratë bashkë me atë të biankerive, të bindur se sërish eprori i tyre në Tiranë do t’u kumtojë emëruesve majtistë në komisionin e Jashtëm të Kuvendit dhe në aulën e tij se “… vetëm 5 ambasadorë kemi hequr, nga afro njëqind, dhe ju garantoj se nuk do të heq asnjë tjetër…”.

    Ne e dimë se është e vështirë të tunden enveristët e tipit të Jonuz Begës së rebelimit të ’97-ës, të Agim Neshos që ulërinte “Fitoreeeee, ra Berishaaaa, hajde Zani në Tiranëëë”, sikurse jemi të bindur se edhe këgëbëistët është vështirë të tunden nga postet e uzurpuara, sepse atëherë do të vinim në dyshim fuqinë dhe punën madhore të KGB në Shqipëri. Por ama jemi të bindur se, sërish do ta kenë të vështirë këta shitës të atdheut me shefat e tyre në Moskë, të cilët nuk i kanë sponsorizuar që të bëjnë kokrrën e pallës, por të lëvizin për të keqen tone, të bëjnë gjëmën...

    Tashmë ka ardhur koha që të gjithë të lëvizin, shqiptarët dhe antishqiptarët, komunistët dhe demokomunistët, pavarësisht nga kahja e rezultatit dhe rrjedhojat.

    Sepse kemi shumë nevojë të lexojmë të vërtetën dhe të listojmë qelbësirat antishqiptare, që mendojnë se u ka ardhur koha…

    Mirë bëjnë, sepse ndryshe do ta kishin shumë të vështirë për t’ua vizituar dhe respektuar nënat…, sepse ne do të bëjmë detyrën tonë, kurse ata do të bëjnë të tyren, për të cilën i paguajnë…, ngaqë tradhtia ka çmim dhe rroga e ofiqe.

    Nga Astrit KOLA

  5. #5

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o moderator fshiji kto qe dolen teper..

    thx..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shpresoje se do i mbyllin ata me qarrshafa te gat e me mjekrra qe enden ne tiranë se serbet e greket i kane duart e gjata pra duhet pasur kujdes.

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •