Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 98
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHPĖRFYTYRIMI MORAL DHE POLITIK I ZEVZEKĖVE TĖ AKADEMIK DACIT

    ATA JANĖ NĖ GJENDJE TĖ VJEDHIN EDHE VARRIN E DR. IBRAHIM RUGOVĖS
    PĖR PĖRFITIME PERSONALE

    Zevzekėt e akademik Dacit e mbajtėn fjalėn: dolėn nga LDK-ja, duke e bėrė hapin e madh drejt zbardhjes sė shpėrfytyrimit tė tyre moral dhe politik: tė obsesionuar nga makthet e tyre politike dhe morale, ata treguan se kanė qenė njė barrė e rėndė pėr dr. Ibrahim Rugovėn dhe pėr LDK-nė. Pėrpjekja pėr vjedhjen e emrit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė u pasua me pėrpjekjen pėr vjedhjen edhe tė varrit tė dr. Ibrahim Rugovės, zbardhin nė mėnyrė shumė tė qartė gjithė synimet pėr tė bėrė klonimin politik dhe moral tė ikankėve tė LDK-sė, nė pėrpjekje absurde dhe psikopatologjike pėr tė uzurpuar identitetin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, varrin e dr. Ibrahim Rugovės dhe gjithēka tjetėr qė do t’u duhet pėr interesa tė tyre personale.

    Shkruan: Rexhep Kastrati

    Nė traditėn tonė ėshtė zakon qė pėr tė vdekurin nuk duhet folur keq. Kėtė po e them se respekti pėr tė vdekurit, repsekti pėr varrezat dhe nė pėrgjithėsi pėr gjithēka qė lidhet me to ka qenė vazhdimisht i madh. Krahas kėsaj, edhe konceptet pėr meranė, pėr hajratin, si vend i tė gjithėve e i askujt, koncepte qė kanė kaluar edhe nė nivel bestytnie, te shqiptarėt kanė shenjuar njė nderim tė thellė pėr tė. I vdekuri, varri, meraja apo hajrati, nė tėrėsinė konceptuale dhe tė sistemit tė tė menduarit shpirtėror, kanė qenė dhe kanė mbetur konceptet themeore tė etnopsikologjisė sė shqiptarėve, pėrkatėsisht tė sistemit teologjik tė tyre. Nė kėtė kontekst, kush ka guxuar dhe i ka pėrdhosur ato, i ėshtė nėnshtruar institucionit tė pėrjashtimit, pėrkatėsisht tė leēitjes nga rrethi, duke shėrbyer si shembull pėr tė tjerėt qė do tė provojnė ta bėjnė kėtė. Dhe ėshtė pikėrisht respekti deri nė bestytni qė shqiptarėt kanė pasur dhe vazhdojnė tė kenė pikėrisht pėr tė vdekurin, pėr varrin dhe pėr meranė, hajratin, qė ka bėrė qė kurrė gjatė historisė tė mos ketė qoftė edhe njė rast tė vetėm nė tė cilin do tė pėrmendeshin ata si pėrdhosės tė tė vdekurve, tė varrezave etj., edhe pse kėtė histori kryeisisht na e kanė shkruar tė tjerėt, ose ėshtė shkruar mbi dokmente tė tė tjerėve. Ndryshe ka ndodhur me popuj tė ndryshėm tė quajtur barbarė dhe jobarbarė, tė cilėt jo vetėm qė e kanė pėrdhosur tė vdekurin, varrezat dhe meranė, por edhe e kanė krijuar etnopsikologjinė e tyre mbi kėtė pėrdhosje. Dallimet nė kėtė aspekt, ndėrkaq, kanė qenė ndėr dallimet thelbėsore qė shqiptarėt si komb i kanė dalluar prej tė tjerėve rreth nesh, duke shpėrfaqur kėshtu edhe njė epėrsi kulturore dhe njerėzore.

    Kjo nuk do tė thotė se nė kohėn e sotme nuk ka pasur dhe nuk ka grupe tė interesit qė pėr interesa tė tyre nuk kanė provuar qė tė nėpėrkėmbin traditėn pozitive shqiptare, duke provuar qė tė pėrdhosin tė vdekurit, qė tė pėrdhosin varrezat, qė tė pėrdhosin atė qė nuk guxon tė pėrdhoset. Ajo qė ndodhi me tė rėnėt e luftės sė fundit nė Kosovė, me ē’rast grupe tė ndryshme interesi dhe individė kanė provuar qė tė realizojnė qėllime personale nė emėr tė tė vdekurve dhe nė emėr tė varrezave tė tyre, ėshtė vetėm njė nga shembujt konkretė qė fatkeqėsisht ėshtė shfaqur nė kėto troje. Fjalimet politike mbi trupat e atyre qė kanė rėnė gjatė luftės nė Kosovė, uzurpimi i pronave tė ndryshme nė emėr tė tyre dhe karrigia e kėrkuar nė emėr tė tyre, janė vetėm disa nga tė kėqijat me tė cilat u ballfaquan shqiptarėt nė Kosovė. Edhe pse nė kundėrshtim me traditėn shqiptare, kėta njerėz me emėr e mbiemėr dhe kėto grupe me emėr e mbiemėr, nuk e patėn pėr gjė qė ta identifikojnė edhe tė kundėrtėn e gjithė kėtyre: idenitetin dhe interesin kombėtar. Pėrdhosja e tė vdekurve, e varreve tė tyre dhe e sakrificės sė tyre si elemente tė kundėrta me traditėn pozitive shqiptare, ishte njė nga elementet e tėrėsisė sė elementeve qė u pėrdorėn pėr tė rrėnuar pikėrisht sistemin pozitiv e tė vlerave qė e ndėrtoi dr. Ibrahim Rugova bashkė me Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Dhe historia e pasluftės, mė shumė se ndonjė herė tjetėr, ėshtė histori e ndeshjes sė kėtyre dy koncepteve, ashtu siē ėshtė histori i ndėshkimit popullor tė ēdo pėrpjekjeje pėr tė imponuar elemente destruktive dhe nė kundėrshtim me traditėn vendase. Fitorja e vazhdueshme e LDK-sė nė tė gjitha zgjedhet nė Kosovė, prandaj, mė shumė se sa fitore politike, duhet kuptuar edhe si fitore tė traditės, autoktonisė, kombėtares, mbi kundėrtraditėn, tė huajėn dhe pse jo edhe kundėrkombėtaren. Nė kėtė kontekst, duhet parė edhe fuqinė e dr. Ibrahim Rugovės dhe tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila arriti qė tė bėhet realisht shkollė politike e shqiptarėve nė pėrgjithėsi, si dhe shkollė e vetėdijes shtetėrore dhe institucionale nė Kosovė dhe ndėr shqiptarėt pėrgjithėsisht. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se kjo shkollė e madhe politike dhe shtetėrore tė kishte nė mesin e saj nxėnės tė mirė dhe tė kėqinj, ashtu si edhe nė tė ardhmen do tė ketė nxėnės tė mirė dhe tė kėqinj. Koha ka treguar se nė tė shumtėn e rasteve janė nxėnėsit e kėqinj ata qė pasi kanė ngelur nė klasė, e kanė braktisur kėtė shkollė, duke e sharė me tė gjitha sharjet e mundshme. Largimi i njerėzve tė ndyshėm nga LDK-ja, nė kėtė kontekst ēdo herė ka qenė njė aspekt pozitiv pėr LDK-nė dhe pėr Kosovėn, pasi qė ėshtė ndihmuar nė profilizimin e saj tė vazhdueshėm. Janė pikėrisht tė larguarit ata qė humbėn mė sė shumti me largimin e tyre, pasi qė vetė dolėn nė pikė tė diellit dhe u panė nga tė gjithė: kush mė shumė se sa Milazim Krasniqi ka vjellė kundėr dr. Ibrahim Rugovės; kush mė shumė se BujarBukoshi ka vjellė kundėr dr. Ibrahim Rugovės; kush mė shumė se Edita Tahiri ka vjellė kundėr dr. Ibrahim Rugovės? Nė anėn tjetėr: kush mė shumė se kėta kanė krijuar identitet politik dhe autoritet politik nga emri dhe vepra e dr. Ibrahim Rugovės? Dhe ku janė sot ata?

    Pėrdhosja e dr. Ibrahim Rugovės dhe e varrit tė tij, ndėrkaq, ėshtė njė element tjetėr, qė po provohet tė realizohet kėtyre ditėve. Edhe pse si e tillė ėshtė shfaqur nga njerėz tė linjės sė Tiranės/Kretės me zėrat kundėrshtues pėr varrimin e dr. Ibrahim Rugovės nė vendin ku ėshtė aktualisht, duhet thėnė se synimi i zevzekėve tė akademik Dacit pėr ta pėrvetėsuar dhe pėr ta shfrytėzuar varrin e dr. Ibrahim Rugovės si mburojė pėr tė fshehur llumin e tyre moral dhe politik, pėr ta fshehur shpėrfytyrimin e tyre moral dhe politik, pėr ta fshehur karakterin prej hajnash politikė e tė tjerė, ėshtė pėrpjekja mė serioze qė po bėhet nė kėtė drejtim. Pas njė fushate destruktive, kėrcėnuese, shantazhuese dhe shpifėse, zevzekėt e akademik Dacit me tė nė krye, po provojnė tė vjedhin emrin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, historinė e saj dhe vetė dr. Ibrahim Rugovėn dhe varrin e tij. Pėrcaktimi pėr t’u quajtur Lidhja Demokratike, pėr t’u thirrur nė emrin dhe veprėn e dr. Ibrahim Rugovės dhe nė gjithė atė qė ka krijuar dr. Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovės gjatė 17 viteve, ėshtė pėrpjekje pėr tė mashtruar opinionin e gjerė, strukturat organizative tė LDK-sė, anėtarėsinė dhe simpatizantėt e saj. Pėrveē kėtyre, kėto janė edhe pėrpjekje pėr tė fshehur boshllėkun e tyre si dhe asryet e vėrteta tė largimit tė tyre nga LDK-ja, e qė janė arsye qė aspak nuk kanė lidhje as me politikė, as me Kuvendin e VI tė LDK-sė dhe me asgjė parimore. Ėshtė kėshtu pėr faktin se zevzekėt e akademik Dacit e kanė tė qartė se me thirrje kundėrldk dhe kundrrugovė, ikanakėt e tjerė vetėm sa kanė pėrfunduar nė humnerėn politike e shoqėrore tė Kosovės, pasi qė i janė nėnshtruar njė ndėshkimi referndar nga ana e zgjedhėsve. Nė anėn tjetėr, krijimi i njė ‘Reforme’ ishte e qartė se ishte krijim i njė Kryesie paralele tė LDK-sė, nga e cila tash ka dalė njė surrogat politik qė hajninė e ka si pikė tė parė tė veprimit tė saj politik. Kjo do tė thotė se refuzimi, kundėrvėnia dhe veprimtaria kundėrlegale dhe kundėrstatutare e zevzekėve tė akademik Dacit ėshtė bėrė shumė kohė para se tė mbahej Kuvendi i VI i LDK-sė. Synimi pėr tė mashtruar opinionin e gjerė, strukturat organizative tė LDK-sė, anėtarėsinė dhe simpatizantėt e saj, ndėrkaq, ėshtė synim pėr tė fshehur vogėlsinė tyre, si dhe njė pėrpjekje tjetėr pėr ta vjedhur jo vetėm emrin, por edhe partinė si parti. Gjatė tėrė kėsaj kohe, unė kam theksuar pikėrisht vogėlsinė e tyre, kam theksuar se janė njė grusht njerėzish qė akademik Dacin janė duke e pėrdorur thjesht si vegėl politike, ashtu siē pėrdoret limoni pėr ta bėrė mė tė shijshėm ēajin e rusit. Dhe ėshtė pikėrisht vogėlsia e tyre, e cila edhe pse pėrdori dhunėn fizike, shantazhet dhe kėrcėnimet, ajo qė mbeti vogėlsi, sespe shumica e LDK-sė, bile edhe ata qė kanė votuar pėr akademik Dacin mė 9 dhjetor 2006, e kanė kuptuar se gjithė ajo qė bėnin zevzekėt e akademik Dacit me tė nė krye, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me praktikėn legale dhe me filozofinė politike tė dr. Ibrahim Rugovės dhe tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Prandaj, edhe e braktisėn, prandaj edhe i lanė nė vogėlsinė e tyre. Ata qė shkuan me akademik Dacin janė vetėm Gecėt e Llaushės, tė cilėt duket se pas braktisjes qė ia bėnė mr.Eqrem Kryeziut, duket se e panė tė pamundur ripajtimin me tė, pastaj, ėshtė Hysen Gėrvalla, krushku i Halil Gecit, vėlllait tė madh tė Gecėve tė Llaushės, Lulzim Zeneli, i cili duket se me kėtė veprim e ka zgjidhur ēėshtjen e banimit, nė ē’drejtim duhet tė sqarojnė Sefer Rexhaj, kushuriri i Albatros Rexhajt dhe Nebih Zariēi, Besa Gaxherri qė ende ėndėrron se do t’i thyejė rugovasit e Ali Lajēit nė Pejė, dhe ndonjė figurė tjetėr minore e manipuluar, e shantazhuar apo edhe e kėrcėnuar. Mbetet tė shihet se a i ka ndjekur kėta shoku i Gani Gecit, Bajrush Morina dhe kushuriri i afėrt i Sefer Rexhajt, Tosi, apo janė tė sakta informacionet sipas tė cilave kėta dy ose do ta bindin pronarin e “Botės sot”qė ta bėjė “Botėn sot” telall tė tyre, apo Seferi me Nebih Zariēin do t’ua financojnė njė gazetė tė re. Sido qė tė jetė, vogėlsia e njerėzve tė akademik Dacit, e pėr mė tepėr shpėrfytyrimi i tyre politik e moral, ka mbetur vetėm nė mėshirė tė akraballėkut babė e bir, dajė e nip, kushuri e vėllezėr dhe pse jo edhe kryqėzim gjinish, tė cilėve nuk mund t’u ndihmojė as pėrpjekja pėr ta vjedhur emrin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, as e historisė sė saj dhe tė vetė dr. Ibrahim Rugovės, e as pėrpjekja pėr ta vjedhur edhe varrin e dr. Ibrahim Rugovės.

    Duhet thėnė, ndėrkaq, se pėrpjekja pėr vjedhjen e emrit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e historisė sė saj, si dhe e varrit tė dr. Ibrahim Rugovės, ėshtė edhe njė pėrpjekje pėrtė krijuar njė kod ligjėrimor qė nė thelb ėshtė i ngjashėm me tė linjės sė Tiranės/Kretės, por edhe qė ėshtė njė kod ligjėrimor patetik me elemente tė shumta tė kodeve ligjėrimore qė po kemi rast t’i shohim dhe t’i dėgjojmė edhe nė fushatėn zgjedhore nė Serbi: ashtu sikurse eksponentė tė linjės sė Tioranės/Kretės qė nė ligjėratat e tyre kishin shumė gjak,shumė viktima dhe shumė sakrfica tė tė tjerėve, ashtu edhe ligjėratat e zevzekėve tė akademik Dacit janė tė mbushura me LD, me Rugovė e me pavarėsi. Ashtu sikurse linja e Tiranės/Kretės qė u mundua ta privatizonte dhe ta monopolizonte sakrificėn kolektive tė shqiptarėve, tė vdekurit dhe varret e tyre, pėr tė fshehur llumin e vet dhe qėllimet saja tė mbrapshta, ashtu edhe zevzekėt e akademik Dacit nė krye me vetė atė, po mundohen ta privatizojnė dhe ta monpolizojnė emrin dhe histrorinė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, emrin dhe varrin e dr. Ibrahim Rugovės. Dhe tė dyja palėt, si linja e Tiranės/Kretės si linja dacisto-geciste, po thirren nė vlera ikonike, sikurse qė serbėt thirren nė Sveti Savėn dhe nė mite tė tjera. Por dallimi ėshtė se derisa serbėt, nė mungesė tė ontologjisė kulturore nacionale, janė munduar tė bėjnė qoftė edhe prej balte apo prej rėre simbole tė identitetit tė tyre dhe tė ontologjisė nacionale, shqiptarėt nuk kanė pasur nevojė pėr kėtė, pasi qė tė gjitha: si sakrifica, si tradita, si identiteti nacional dhe politik i tyre ėshtė real dhe me taban tė hershėm. Prandaj edhe kodet bligjėrimore shqiptare janė mė konkrete, mė tė logjikshme dhe mė tė kėsobotshme. Pėrpjekja qė nga sakrifica reale, nga tradita reale, nga vlerat reale dhe nga personalitetet reale tė krijohen mite dhe ato tė pėtdoren pėr ligjėrime politike patetike dhe emocionale, ka qenė dhe ka mbetur njė pėrpjekje e kotė, sepse sakrifica, vlerat, tradita dhe personalitetet nacionale shqiptare janė aq reale dhe madhėshtore, sa nuk mund t’i pėrfshijė asnjė mit , e mė sė paku mitet e krijuara pėr qėllime pėrfitimi politik dhe material tė individėve apo tė grupeve tė ndryshme tė papėrgjegjshme. Tė besueshme dhe tė pranueshme nuk do t’i bėjnė tė gjitha kėto as trysnitė, shantahzzet dhe kėrcėnimet qė janė duke i bėrė nė vazhdimėsi zevzekėt e akademik Dacit gjithandej nėpėr Koosvė dhe nė mėrgatėn shqiptare. Ėshtė kėshtu pėr faktin se veprimtarėt e ndryshėm tė LDK-sė, do tė dijnė t’u bėjnė ballė tė gjitha trysnive, shantahzheve dhe kėrcėnimeve dhe do tė vazhdojnė tė jenė veprimtarė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės tė udhėhequr pėr rreth 17 vjet nga kryetari i saj dhe i Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #82
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    ADOLF
    Une i klasifikova ne njerez dhe bisha...
    Ti psh. hyn ne grupin e dyte...
    po veq une ta q familjen se bishe je ti, se ti han mu...t ne internet

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Keqpėrdorimet i ēojnė n`shpi

    Ndaj shumicės sė njerėzve tė implikuar nė blerjen e veturės Ford
    Excursion 2005 VIP pėr ish-kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci, ėshtė
    hapur procedura hetimore. Kėsaj strukture iu kanė shtuar edhe Isuf
    Demaj, Jusuf Nikēi, Alajdin Ibrahimi dhe Burim Latifi.

    Nebih Maxhuni
    nebih.maxhuni@gazetaexpress.com
    Prishtinė,17 janar — Pėr shkak tė keqpėrdorimit tė detyrės
    zyrtare, janė larguar nga puna katėr zyrtarė tė Kuvendit tė
    Kosovės, Isuf Demaj ish- sekretar i Kuvendit tė Kosovės, Jusuf
    Nikēi, drejtori i buxhetit tė Kuvendit si dhe Alajdin Ibrahimi
    dhe Burim Latifi. Largimi i tyre nga puna ka rezultuar pas aferės pėr blerjen
    e veturės Ford Excursion VIP 2005 pėr ish-kryetarin e Kuvendit
    tė Kosovės, Nexhat Daci. Kontrata pėr blerjen e veturės nė
    vlerė prej 235.600 euro ishte bėrė njėburimore dhe nuk ishin respektuar
    procedurat e prokurimit. Pak para se tė largohej nga
    posti i kryetarit tė Kuvendit, Nexhat Daci duke shkelur procedurat
    ligjore me tė dy kėmbėt, i kishte vazhduar kontratėn e
    punės ish-sekretarit Isuf Demaj edhe pėr njė kohė tė pacaktuar.
    Po ashtu, drejtori i buxhetit, Jusuf Nikēi ishte arrestuar nga
    Njėsiti pėr Krime Ekonomike i SHPK-sė nėn dyshimet se ka keqpėrdorur
    pozitėn zyrtare me rastin e blerjes sė veturės pėr
    kryetarin e Kuvendit tė Kosovės. Atij iu kishin marrė disa dokumente
    nė lidhje me kėtė. Nikēi, i cili qe arrestuar bashkė me
    kėshilltarin pėr siguri tė Nexhat Dacit, Ahmet Alishani, ishte liruar
    vetėm njė ditė pasi qė ishte arrestuar. Ndėrkohė qė Alishani
    vazhdon tė mbetet prapa grilave si i dyshuar pėr aferėn e blerjes
    sė veturės. Komisioni disiplinor i administratės
    sė Kuvendit tė Kosovės, pėr shkak tė shkeljeve tė rėnda
    disiplinore ua ka ndėrprerė marrėdhėnien e punės nėpunėsve
    tė administratės sė Kuvendit tė Kosovės, Isuf Demajt, Jusuf
    Nikēit, Alajdin Ibrahimit dhe Burim Latifit. Kjo ėshtė bėrė e ditur
    pėrmes njė komunikate pėr media nga Zyra pėr informim e Kuvendit
    tė Kosovės. Nė kėtė kumtesė thuhet se ky vendim ėshtė marrė nė
    pajtim me rregulloren e UNMIK-ut mbi Shėrbimin Civil tė Kosovės.
    "Komisioni disiplinor i Administratės sė Kuvendit tė
    Kosovės, nė ēėshtjen disiplinore ka marrė vendim qė nėpunėsve
    civilė tė kėsaj administrate, Isuf Demaj, Jusuf Nikēi, Alajdin
    Ibrahimi dhe Burim Latifi, t'ua shqiptojė masėn disiplinore,
    ndėrprerje tė marrėdhėnies sė punės tė sanksionuar me nenin
    30.2, pėr shkak tė shkeljeve tė rėnda disiplinore tė parapara
    me nenin 30.1 dhe Rregulloren e UNMIK-ut", thuhet nė kėtė
    komunikatė. Jusuf Demaj, ish-sekretar i pėrhershėm i Kuvendit tė
    Kosovės dhe tre kėta zyrtarė tė Kuvendit tė Kosovės, nga udhėheqės
    aktualė tė Kuvendit janė akuzuar pėr keqpėrdorime tė mėdha.
    Po ashtu kėtė e ka mbėshtetur edhe Zyra e Auditorit Gjeneral
    tė Kosovės nė raportin e saj pėr Kuvendin e Kosovės pėr vitin
    2005, ku nė shumicėn e rasteve pėrmenden emrat e kėtyre personave,
    e nė veēanti sekretari Isuf Demaj. Qė tė katėr kėta zyrtarė, kohė
    mė parė, janė hetuar edhe nga njė komision parlamentar pėr
    keqpėrdorime. Pėr shkak tė keqpėrdorimeve
    tė shumta tė kėtyre zyrtarėve, jozyrtarisht merret vesh se organet
    hetimore janė duke u marrė me kėtė rast.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista
    Kryeziu, Sejdiu dhe Berisha janė “argatėt” kryesorė qė e fundosėn LDK-nė (1)

    Adem Salihaj

    Ish-zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė se LDK-ja aktuale absolutisht nuk ėshtė mė ajo e Rugovės dhe simbolet e tij iu kanė mbetur nėpėr zyre dhe s’po dinė se ēfarė tė bėjnė me to. Ai mendon se LDK-ja tashmė ėshtė fundosur dhe “argatėt” kryesorė janė Eqrem Kryeziu, Fatmir Sejdiu, Kolė Berisha etj. Salihaj pranon se nė Kuvendin VI Zgjedhor krahu i Dacit ėshtė “tradhtuar” nga degėt e Gjakovės, Mitrovicės dhe ndonjė degė tjetėr dhe ministrja Melihate Tėrmkolli, e cila sipas tij ka mbetur peng e postit ministror. Ish-zv. kryeministri pėrkujton se Kryeziu, Sejdiu e Berisha nuk kanė mundur qė ta durojnė frymėn rugoviste dhe prej kohėsh ishin distancuar nga ai. Sipas tij, Eqremi asnjėherė s’ka pasur raporte tė sinqerta dhe tė mira me Ibrahim Rugovėn. Salihaj thotė se Rugova ka pasur rezerva tė mėdha edhe ndaj Fatmir Sejdiut. Ai deklaron se pohimet e kryeparlamentarit Berisha se Rugova e ka pasur ndėrmend qė tė bėjė ndryshime nė institucione nuk janė aspak tė vėrteta, por pranon se Ramush Haradinaj ka bėrė disa tentativa qė Rugova i ka quajtur “lojė tė rrezikshme”.

    Kosovapress: Pas tė gjithave zhvillimeve qė kanė ndodhur nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK), pas Kuvendit tė Gjashtė dhe formimit tė partisė sė re nga Nexhat Daci, Lidhja Demokratike, cilat janė synimet nė tė ardhmen?

    Salihaj: Puna e parė qė ne po bėjmė ėshtė organizimi i partisė. Nė fakt jemi duke rikonfiguruar LDK-nė qė ne e kishim. Ėshtė njė punė, e cila lyp tė zhvillohet kryesisht nė terren, nė degė dhe nėndegė. Synimi natyrisht ėshtė qė ta rikonfigurojmė njė LDK tė fortė me njė emėr tjetėr, pra me emrin Lidhja Demokratike (LD). Synim i yni ėshtė qė tė jemi faktor politik nė Kosovė dhe unė kam besim tė madh se do tė jemi aty diku.

    Kosovapress: Kur thoni se do tė jeni faktor kryesor politik, nė ēka e mbėshtetni kėtė deklarim?

    Salihaj: Mendojmė pėr arsyen e thjeshtė, sepse LDK ishte faktori kryesor politik nė vend dhe tash me kėtė ndarje tė themi tė LDK-sė, kam bindjen e thellė se pjesa mė e madhe e anėtarėsisė sė LDK-sė do tė vijė me ne. Duke marrė parasysh kėtė faktor, mendoj qė ne do marrim shumė mė tepėr se gjysmėn e elektoratit, shumė komuna, respektivisht mbi 90%, nė disa 80, 70, diku edhe 50 pėr qind. Me kėtė pėrqindje qė do ta marrim, do ta kemi pjesėn kryesore tė LDK-sė dhe do ta kapėrcejmė PDK-nė, e cila konsiderojmė se do jetė konkurrenti ynė kryesor.

    Kosovapress: Nė Kuvendin e fundit tė LDK-sė u pa se nuk e keni mbėshtetjen e gjerė tė delegatėve siē po deklaroheni me kėtė pėrqindje qė synoni tė keni dhe se pas vetes keni vetėm gjashtė deputetė.

    Salihaj: Kjo nuk ėshtė esenciale pėr partinė, por ėshtė anėtarėsia. Nė bazė tė observimeve tona nė terren, bisedave dhe konsultimeve, anėtarėsia e LDK-sė fuqishėm anon ka LD-ja dhe kjo do tė jetė e esenciale se a do tė jemi parti e fortė, sepse raporti i forcave nė kuvend dhe institucione tė ndryshme, degė e nėndegė varet nga interesat personale tė njerėzve. Secili njeri e ka njė interes dhe nėse ai interes rrezikohet, ai person nuk do tė identifikohet nė kėtė fazė me ne. Por nė fund, kur do tė jenė zgjedhjet, ai do tė ketė njė votė sikur ēdo anėtar tjetėr i partisė dhe kjo nuk do tė ēojė peshė fare nė fund kur do tė bėhet edhe sublimimi i rezultateve tona.

    Kosovapress: Ēka e dallon Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK) nga Lidhja Demokratike (LD) e Dacit, po pėrmendi kėtu emrin, simbolet, filozofinė e Rugovės etj.?

    Salihaj: Rreth kėtyre ēėshtjeve LDK mė shumė ka njė lloj reagimi tė mllefit dhe inatit qė ata dėshirojnė ta shprehin nė raport me ne, gjė qė ėshtė krejt e paarsyeshme, pasi ne jemi njė parti qė po ndahemi. Nuk e kuptoj njė mllef aq tė madh ndaj nesh, kur do tė duhej tė kishin oponencė PDK-nė, ku akronimi dhe ngjashmėria mė shumė pėrkon me PDK-nė se sa me LDK-nė. Prandaj, nuk e kuptoj reagimin e tyre, por e konsideroj si njė pėrpjekje pėr tė na penguar qė tė konsolidohemi si parti politike se sa qė ėshtė njė reagim i arsyeshėm i tyre.

    Nė anėn tjetėr, simbolet e kryetarit Rugova nuk janė pronė e dikujt, ato janė simbole tė tė gjithėve dhe secili ka tė drejtė identifikimi me to, por jo t’i pėrvetėsojė. Kushdo nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni ka tė drejtė tė identifikohet me rugovizimin si filozofi politike dhe kėtė nuk mund t’ia ndalojmė askujt. Nesėr mund tė formohet njė parti krejt e re, e cila nuk ka lidhje as me LDK-nė dhe as me LD-nė, dhe mund tė identifikohet me filozofinė e Rugovės apo dikujt tjetėr.

    Kosovapress: Po, megjithatė Ibrahim Rugova ka qenė njėri nga themeluesit e LDK-sė, dhe nė kėtė rast a kanė mė shumė tė drejtė LDK-ja thirret nė filozofinė e tij, se sa ju?

    Salihaj: Jo, nuk kanė tė drejtė aspak mė tepėr, sepse ne jemi pjesė e asaj filozofie. Madje, ne jemi pjesė e asaj partie, por qė jemi ndarė nė dysh dhe nė kėtė rrafsh kemi tė drejta tė barabarta qė tė trashėgojmė atė filozofi politike, atė emėr, atė figurė, atė trashėgimi politike, etj. Tė gjithė ne jemi themelues tė asaj partie. Prandaj, dua tė them se kjo LDK nuk ėshtė mė ajo e Rugovės, dhe kemi njė LDK krejt tjetėr, e cila ėshtė distancuar nga tė gjitha vlerat dhe simbolet qė kishte LDK e kryetarit Rugova. Partia e re politike nė esencė nuk ėshtė subjekt i ri, por ėshtė njė krah i fuqishėm i LDK-sė, qė tash pėr shkaqe krejt formale detyrohet tė identifikohet me njė emėr paksa mė ndryshe.

    Kosovapress: Sa e ka dobėsuar formimi i partisė suaj, Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK)?

    Salihaj: Mendoj se LDK pėrfundimisht ėshtė fundosur, jo nga ne qė jemi ndarė, por LDK ėshtė fundosur nė Kuvendin e Gjashtė Zgjedhor me listėn eliminuese dhe pėrēarėse qė paraqiti Fatmir Sejdiu. Konsideroj se edhe po tė mos ishim ndarė ne, LDK ka qenė e fundosur. Ne e dimė shumė mirė se si merr frymė elektorati i LDK-sė, andaj ėshtė njė mllef aq i madh me gjithė atė qė ka ndodhur, sa qė revolta ka qenė deri nė atė masė sa anėtarėt e LDK-sė kanė deklaruar hapur se nėse do tė jenė nė krye tė LDK-sė kėta qė janė, ata nuk do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e ardhshme. Kjo vetvetiu nėnkupton se LDK do tė fundosej pėrfundimisht edhe po tė rrinim ne aty, dhe po tė pajtoheshim me situatėn qė ishte krijuar. Mendoj se LDK-ja definitivisht nuk do tė kishte asnjė perspektivė. Prandaj, mėnyra e vetme pėr ta shpėtuar LDK-nė nė kuptimin joformal, jo si emėr, por si substancė, ėshtė kjo qė ne tani jemi duke bėrė.

    Kosovapress: Po, kush mė konkretisht e ka fundosur LDK-nė?

    Salihaj: Dua tė them se ka qenė njė projekt para vdekjes sė Rugovės qė veēanėrisht ėshtė aktualizuar pas vdekjes sė tij, njė skenar qė ka pasur pėr qėllim ta shkatėrrojė LDK-nė. Por sigurisht qė faktori apo “argati” kryesor i gjithė kėsaj ka qenė Eqrem Kryeziu sė bashku me Fatmir Sejdiun, Kolė Berishėn etj. Mendoj se ata me njė vetėdije tė plotė kanė shkuar nė drejtim tė shkatėrrimit tė LDK-sė, sepse dikush u ka thėnė qė LDK-ja duhet tė shkatėrrohet dhe nuk duhet tė ekzistojė, siē e kanė quajtur shpesh njė dinozaur politik nė Kosovė, pra njė forcė e fuqishme politike, e cila dominon mbi tė gjithė.

    Esenca e gjithė kėsaj, mendoj se ka qėndruar diku tjetėr, jo te dominimi i madh i LDK-sė nė skenėn politike tė Kosovės, por te fakti qė LDK-ja ka qenė kurrizi politik i lėvizjes kombėtare nė Kosovė, pėr liri dhe pavarėsi.

    Sigurisht se dikush ka qenė i interesuar qė tė thyejė kėtė kurriz, nė mėnyrė qė mos tė ketė faktorė tė fuqishėm qė i mbron interesat dhe njė pako qė do tė hapet tash, tė pranohet si e tillė ēfarėdo qė tė jetė pėrbėrja e saj.

    Esenca e gjithė kėtyre ka qenė krijimi i njė situatė tė tillė qė tė pranohet njė status qoftė ai edhe jo i favorshėm pėr Kosovėn, dhe tė mos ketė njė faktor tė fuqishėm politik nė Kosovė qė do tė kundėrshtonte kėtė, ose do tė kishte kėrkesa mė tė mėdha se sa qė do tė ofronte pakoja pėr statusin e Kosovės.

    Esenca e gjithė kėsaj nuk ka qenė qė njė person, ta quajmė Nexhat Daci apo Adem Salihaj, nuk janė tė pėrshtatshėm pėr komunikim me faktorė tė ndryshėm. Kjo ėshtė shumė irelevante dhe krejt e parėndėsishme, ku krejt esenca e gjithė kėsaj ka qenė qė tė krijohet njė situatė ku do tė vijnė nė vendet kyēe figura tė ndryshme qė janė tė dėgjueshme, duke nėnshkruar ēdo gjė dhe nė fund tė realizohet njė interes ndoshta jo ai i popullit tė Kosovės, po interes i dikujt tjetėr, i cili mund tė ndėrlidhet disi me situatėn dhe ēėshtje tė ndryshme tė Kosovės.

    Kosovapress: Doni tė thoni se drejtuesit e institucioneve tė Kosovės janė tė dėgjueshėm pėr faktorin ndėrkombėtar dhe do tė nėnshkruajnė ēfarėdo qoftė nė pakon e Ahtisarit ?

    Salihaj: Nuk ka asnjė dilemė nė kėtė drejtim dhe kjo ėshtė treguar edhe nė praktikė. Mendoj se ata njė gjė tė tillė do ta bėjnė nė ēdo situatė dhe ēdo moment. Sigurisht se tash pas hapjes sė pakos sė Ahtisarit, qė sipas paralajmėrimeve nuk do tė jetė edhe aq e mirė pėr Kosovėn. Ata planifikojnė njė “ofensivė”, apo njė fushatė politike dhe diplomatike nė Kosovė, me qėllim qė tė mashtrohet gjithė opinioni dhe ta pranojė atė pako.

    Kosovapress: T’i kthehemi Kuvendit tė Gjashtė tė LDK-sė. Ėshtė thėnė se krahu i Dacit dy ditė para se tė mbahej ky kuvend, ka festuar fitoren. A ėshtė e vėrtetė kjo?

    Salihaj: Jo, absolutisht nuk ėshtė e vėrtetė. Ne jemi takuar nė mbrėmjen 8 dhjetorit me disa delegatė tė diasporės nė hotelin “Grand” dhe kemi pirė kafe dhe kjo nuk ka qenė asnjė lloj feste.

    Kosovapress: Po, kandidati pėr kryetar i LDK-sė, Nexhat Daci gjatė gjithė kohės ka deklaruar se fitoren e ka tė sigurt karshi Fatmir Sejdiut. A mendoni se jeni “tradhtuar” nga disa degė?

    Salihaj: Po, gjithsesi ne kemi bėrė kalkulimet tona dhe kemi pasur deklarime tė delegatėve tė degėve tė ndryshme. Shumė delegatė dhe struktura tė degėve kanė fituar nė emėr tė projektit tė Dacit, dhe nė fakt kanė votuar pėr Fatmir Sejdiun. Kjo tregon se ata e kanė mashtruar elektoratin e tyre, dhe kanė marrė njė mandat pėr tė votuar dikė tjetėr dhe kanė votuar dikė tjetėr.

    Mendoj po ta kishin mbajtur fjalėn, fitorja ka qenė e jona, e mė tepėr se sa e Sejdiut, pra njė fitore shumė e ngushtė ndoshta me dy-tre vota. Veēanėrisht, Gjakova ka lėvizur negativisht nė atė drejtim. Po ashtu, kemi pasur edhe Mitrovicėn, ndoshta edhe ndonjė degė tjetėr, po e zėmė kryetari i Degės sė Dardanės nė vazhdimėsi ėshtė deklaruar pėr krahun e Dacit, ndėrsa ka votuar pėr anėn tjetėr. Do tė thotė ka qenė njė strukturė qė ka bėrė njė lojė jo tė ndershme, jo korrekte dhe epilogu i gjithė kėsaj tashmė dihet.

    Kosovapress: Po, a ju ka tradhtuar edhe ministrja Melihate Tėrmkolli, mbase edhe ajo ka kundėrshtuar formimin e partisė, ndėrkaq para Kuvendit ishte e rreshtuar nė taborin e Dacit?

    Salihaj: Shtrohet pyetja se a na ka tradhtuar nė Kuvendin VI. Por, njerėzit janė tė lidhur pėr poste tė ndryshme dhe ajo ka mbetur peng e postit tė saj, e cila po ashtu pėr fat tė keq po e mban peng edhe Forumin e Gruas tė LDK-sė, sepse disponimi i forumit tė gruas nuk ėshtė ai qė po imponon zonjusha Tėrmkolli. Por le tė mbetet nė ndėrgjegjen e saj dhe nuk dėshiroj tė komentoj mė tepėr.

    Kosovapress: A doni tė thoni se krahu i Sejdiut e ka kushtėzuar Tėrmkollin me post?

    Salihaj:Nuk e di se a e kanė kushtėzuar, por mendoj qė po tė pozicionohet ajo kėndej, atėherė do tė ishte rrezik edhe ta humbiste postin e saj.

    Kosovapress: Gjatė kėtyre viteve sa keni qėndruar nė LDK, a ju ka shkuar ndonjėherė nė mend se do tė vijė kjo ditė dhe do tė ndahej LDK-ja?

    Salihaj: Sigurisht qė jo. Derisa ishte gjallė kryetari Rugova, ishte e paimagjinueshme tė vijė deri nė njė situatė tė tillė. Por natyrisht me vdekjen e tij u krijuan rrethana krejt tjera dhe ndodhi kjo ndodhi. Natyrisht me dhimbset shumė, dhe emocionalisht nuk ndjehem mirė pėr situatėn qė ka ndodhur.

    Kosovapress: Kush sipas jush ėshtė mė tepėr pėrkrahės i Rugovės, LD-ja apo LDK-ja?

    Salihaj: Sigurisht se ne jemi mė rugovistė nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe se LDK-ja nuk ėshtė fare rugoviste. Ata kanė bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme tė distancohen nga Rugova dhe pėr kėtė ekzistojnė shumė argumente. Kjo kryesi aktuale, me nė krye me Eqremin, Kolėn, Fatmirin etj., kanė refuzuar nė vazhdimėsi pėr tė gjallė tė Rugovės qė mbledhjet t’i mbajmė nė “Velani”. Megjithatė erdhėn nė momentin qė ta bėjmė njė renovim tė objekteve tė LDK-sė te “Qafa”, renovim qė zgjati gjashtė javė dhe gjatė kėsaj kohe ne nuk mbajtėm asnjė mbledhje. Kjo strukturė aktuale nuk pranonte qė mbledhjet tė mbahen nė “Velani”, ēka do tė thotė se i kemi humbur rreth 12 mbledhje dhe arsyeja e thjeshtė ishte se ata nuk dėshironin qė tė identifikoheshin me kryetarin Rugova.

    Fakti tjetėr ėshtė se ata e kanė zbehur shumė rolin e simboleve qė i kishte propozuar Rugova dhe ato iu kanė mbetur nėpėr zyre dhe s’po dinė ēka tė bėjnė me to. Por, megjithatė, shpirtėrisht nuk duan qė tė identifikohen me ato simbole. Argumenti i fundit ėshtė tėrheqja e Projektligjit pėr Memorialin Rugova. Ėshtė vetėm njė demagogji e thjeshtė e Kolė Berishės se gjoja nuk ka qenė ligji komplet.

    Kėto fakte absolutisht nuk qėndrojnė, sepse ligji ka qenė nė rregull, por ka qenė kėrkesė e partive tė opozitės qė tė hiqet pėr arsyen e thjeshtė partiake qė ne i dimė. Tė gjitha kėto elemente tregojnė se struktura e tashme e LDK-sė ėshtė nėn ndikimin dhe kontrollin e plotė tė partive tjera dhe aspak nuk lufton pėr frymėn dhe idealet qė kishte dikur LDK-ja. Pėr kėtė do tė bindemi nė tė ardhmen. Fakti qė ne themi se jemi mė rugovistė kjo nuk do tė thotė se kėtė e bėjmė pėr propagandė, por jam i bindur se LDK-ja kishte vlera tė mėdha politike dhe kombėtare.

    Kosovapress: Mbase thoni se keni qenė njeri i afėrt me Rugovėn, po cilat kanė qenė raportet e tij me Eqrem Kryeziun?

    Salihaj: Eqrem Kryeziu qė nga fillimi ka qenė i distancuar nga Rugova. Qė nga viti 1998 kur ishte nė Kryesinė e LDK-sė si nėnkryetar i parė, gati deri me sėmundjen e Rugovės, asnjėherė nuk ka ardhur nė mbledhje tė Kryesisė. Por, pas vdekjes sė Rugovės, ai i ka treguar arsyet se pse nuk vinte nė kėto mbledhje, sepse normalisht se nuk mund ta duronte figurėn e Rugovės, frymėn e tij, mėnyrėn se si e punonte, respektivisht metodat e punės, etj.

    Madje, para se tė vdiste Rugova, gjatė periudhės kur ai ishte i sėmurė dhe kur ėshtė detyruar qė ta ngrinte postin e kryetarit tė LDK-sė, Eqrem Kryeziu ka dhėnė deklarata shumė fyese pėr Rugovėn. Andaj, mendoj se Eqrem Kryeziu asnjėherė nuk ka pasur raporte tė sinqerta dhe tė mira me Rugovėn, veēanėrisht kjo ėshtė parė gjatė sėmundjes sė tij. Nė momentin kur Rugova nuk i udhėhiqte mė mbledhjet e Kryesisė sė LDK-sė, Eqremi filloi tė vinte.

    Pavarėsisht asaj se kryetari e propozoi Fatmir Sejdiun pėr sekretar tė pėrgjithshėm tė partisė dhe unė ndoshta isha i vetmi qė e kam pėrkrahur nė Kryesinė e LDK-sė, megjithatė kishte shumė rezerva ndaj tij dhe Rugova e dinte se ai ishte i afėrt me disa njerėz qė ishin distancuar dhe larguar nga LDK-ja dhe fryma e Rugovės.

    Kosovapress: Po kryeparlamentari Kolė Berisha ka thėnė se Rugova e ka pasur ndėrmend qė tė bėjė ndryshime nė institucione. Cila ėshtė e vėrteta?

    Salihaj:Kjo deklaratė e Kolės ishte plotėsisht e pavėrtetė. Mund tė them se askush nuk ka pasur raporte mė tė afėrta me Rugovėn se sa unė. Kam komunikuar nė vazhdimėsi nė kohėn kur kam qenė zv. kryeministėr. Madje i kemi diskutuar ēėshtjet e institucioneve, dhe nė asnjė rast nuk e ka pėrmendur ēėshtjen e ndėrrimeve nė IPVQ. Pėrkundrazi kryetari ka qenė shumė i interesuar qė institucionet tė jenė stabile dhe mos tė lėshohemi nė lojėra tė rrezikshme tė destabilizimit tė tyre.

    Kola dhe disa tė tjerė spekulojnė pėr arsye se ishte njė mosmarrėveshje nė Ekipin Negociator nė njė moment tė caktuar qė absolutisht nuk ka lidhje me ēėshtjet e ndėrrimeve. Mund tė them se ka pasur struktura vendore qė nė forma tė tėrthorta kanė bėrė pėrpjekje qė tė ndikojnė te Rugova pėr ndryshime nė institucione si nė parlament, ashtu edhe nė qeveri, por ai nė asnjė moment nuk i ka marrė parasysh kėto.

    Mund tė them se njė prej atyre ka qenė Ramush Haradinaj, i cili ka tentuar nė forma tė ndryshme qė tė ketė ndikim pėr ndryshime nė qeveri veēanėrisht tė kryeministrit Bajram Kosumi, por Rugova me njė nervoz e ka refuzuar kėtė dhe e ka quajtur si lojė tė rrezikshme tė Haradinajt. Andaj, pohimet e Kolės janė krejt spekulime, se kinse Rugova ėshtė pajtuar qė tė bėjė ndryshime tė caktuara nė

    institucione. (vijon)

    Intervistuan: /Lumturie Blakaj-Mirjeta Dervishi/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Zt.Adem Salihaj nuk jeni korrekte.Votimi ka qene i fshehet dhe nuk keni drejte qe te thoni kete sepse po deshmoni se votat i keni manipuluar.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Llapi

    Nuk duhet pėrjashtuar mundėsia e ngritjes sė ndonjė aktakuze ndaj Dacit (2)

    Adem Salihaj

    Ish-zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, nė vazhdim tė intervistės pėr Kosovapress thotė se gjatė gjithė kohės LDK-ja ka bėrė njė fushatė tė egėr politike ndaj Dacit, dhe asgjė nuk ka tė bėjė me shkeljet qė janė bėrė nė Kuvendin e Kosovės. Salihaj pohon se ekziston mundėsia qė tė jetė nėnkryetar i Lidhjes Demokratike (LD). Ish-zv. kryeministri thotė se rrėzimi i qeverisė varet nga votat e deputetėve tė LD-sė.

    Kosovapress: A po bėhen lojėra politike nga LDK-ja dhe LD-ja me figurėn e Rugovės?

    Salihaj: Nuk kemi bėrė lojėra pėr asgjė, sepse po tė donim tė bėjmė lojėra, ne kemi mundur qė ta bėjmė kėtė qė nė dhjetor, kur ishte ēėshtja e votimit tė buxhetit, ngase ėshtė varur nga tri-katėr vota miratimi i tij dhe njė mos aprovim i buxhetit do tė ishte njė paralajmėrim i rrėzimit tė qeverisė. Andaj, po tė ishim ne tė udhėhequr nga emocionet dhe mllefi, do ta kishim bėrė kėtė. Nė kėtė rast i kemi treguar vlerat tona, sepse nuk e di a kanė lėnė gjė pa bėrė kėta kundėrshtarėt tanė politikė brenda LDK-sė, qė tė na shkarkojnė, eliminojmė etj., dhe ne logjikisht do tė mund ta bėnim tė njėjtėn gjė ndaj tyre, por ne nuk e kemi bėrė, sepse kemi vlera dhe nuk na intereson mllefi, por na intereson ēėshtja e Kosovės.

    Me atė akt qė ne kishim mundėsi ta bėjmė, do tė krijonim njė destabilitet nė institucionet e Kosovės dhe ky nuk ishte interesi i Kosovės. Pėrndryshe, kjo qeveri dhe kėta njerėz nuk meritojnė qė ta mbrojmė dhe as t’i lejmė nė ato pozicione, pas tė gjitha atyre qė kanė bėrė. Por megjithatė nuk jemi ata qė nisemi prej interesave dhe mllefeve personale.

    Kosovapress: Po mirė, a mendoni qė LDK-ja po bėnė lojėra politike me figurėn e Rugovės?

    Salihaj: LDK tash, pas ndarjes sonė, disi po e pėrmend si shumė Rugovėn dhe mė herėt nuk e pėrmendte fare. (Qeshet) Tash sigurisht se figura e tij po i duhet pėr lojėra, jo qė vėrtet e duan atė, por tash e kanė rrezikun qė tė identifikohen si strukturė qė nuk e do Rugovėn dhe qė distancohet prej saj, atėherė elektorati largohet. Por fjalėt janė tjera dhe veprimet janė tjera. Andaj, tė gjitha veprimet e tyre qė nga koha e vdekjes sė Rugovės kanė treguar se ata janė distancuar nė masa tė mėdha ndaj tij.

    Kosovapress: T’i kthehemi fuqisė politike tė LD-sė. Sa deputetė numėron partia juaj nė Kuvendin e Kosovės?

    Salihaj: Nuk i kemi hyrė kėtij numėrimi ende. Ne do tė shohim se a na nevojitet njė grup i ri parlamentar dhe ēka do tė shėrbente ai. Pėr momentin nuk e quajmė aktuale kėtė ēėshtje.

    Kosovapress: Me cilėn nga partitė jeni mė tė afėrt?

    Salihaj: Ėshtė njė pyetje e vėshtirė pėr t’u pėrgjigjur. Tash pėr tash nuk kemi bėrė pėrpjekje tė krijojmė raporte tė caktuara me parti tė ndryshme. Thjesht, do tė jenė ēėshtje tė interesave tė mėdha nė tė ardhmen dhe afėrsinė do ta krijojmė pas zgjedhjeve nė bazė tė interesave. Kjo do tė jetė esenciale. Natyrisht duke marrė parasysh qė ne dhe LDK-ja jemi njė parti qė jemi ndarė nė dy pjesė, andaj edhe mundėsinė pėr tė qenė mė tė afėrt pėr bashkėpunim e shoh me LDK-nė. Por kur i marr parasysh veprimet qė kanė bėrė kėta njerėz qė janė nė krye tė LDK-sė, nuk e shoh shumė tė lehtė edhe bashkėpunimin me ta.

    Kosovapress: A mendoni se partnerėt e koalicionit LDK-AAK tashmė e kanė humbur shumicėn dhe kemi tė bėjmė me krizė qeveritare?

    Salihaj: Po, me siguri se po. Varet nga ne se a do tė qėndrojė kjo qeveri apo jo dhe ne do tė mendojmė mirė se a ėshtė nė interesin e Kosovės qė tė qėndrojnė kėta njerėz nė kėto poste, apo s’ėshtė nė interesin e Kosovės. Kam thėnė edhe mė herėt se ka ekzistuar njė skenar qė tė krijohet njė qeveri e koalicionit gjithėpėrfshirės me njė pėrfshirje tė tė gjithėve, me qėllim qė tė gjithė tė jenė bashkėpėrgjegjės pėr tė gjitha qė ndodhin dhe asnjėri tė mos mund tė akuzojė tjetrin. Mirėpo, nė anėn tjetėr nuk dėshiroj ta siguroj kėtė koalicion se do tė jetė i sigurt nė tė ardhmen, sepse mund tė jetė shumė i rrezikuar nėse sillet me pa pėrgjegjėsi, siē ėshtė sjell veēanėrisht kohėve tė fundit.

    Kosovapress: A do tė thotė kjo se do tė hakmerreni pėr shkarkimin e juaj dhe tė Dacit?

    Salihaj: Si hakmarrje, jo. Edhe pse kemi mundur ta bėjmė njė gjė tė tillė qysh nė dhjetorin nė rastin e buxhetit, por nuk e kemi bėrė, megjithatė kolegėt tanė do tė kishin bėrė njė gjė tė tillė, sepse ata kanė bėrė edhe me herėt. Por ne do t’i analizojmė tė gjitha dhe do tė shohim se a ėshtė e aftė kjo strukturė udhėheqėse qė t’i ēojė proceset deri nė fund, ngase para meje ka dilema shumė tė mėdha se a mund ta kryejė funksionin si duhet struktura aktuale.

    Ishte pikėrisht kjo qė ndodhi me LDK-nė, dhe sjellja servile e njė pjese tė LDK-sė qė shkaktoi shtyrjen e vendimit pėr statusin. Dhe, nėse kjo do tė vazhdojė kėsisoj, ku rrezikohen interesat e Kosovės, atėherė ky do tė jetė shkaku ose argumenti qė ne mos ta pėrkrahim nė tė ardhmen kėtė qeveri.

    Kosovapress: Por nė bazė tė fuqisė suaj politike, kreu i PDK-sė Hashim Thaēi ka pohuar se njė parti me 6 deputetė nuk mund tė rrėzojė Qeverinė. A mundet LD-ja ta rrėzojė qeverinė?

    Salihaj: Nuk e di se ēfarė ka deklaruar z. Thaēi, por mund tė them se koalicioni qeverisės ka mundur tė funksionojė nė bazė tė votave qė kishte LDK-AAK, si dhe pakicat nė Parlamentin e Kosovės. Dhe nėse hiqet njė numėr i votave dhe koalicioni mbetet mė pak se 61 vota, atėherė normalisht se ėshtė i rrezikuar. Gjithashtu dua tė them se nėse Thaēi deri tash ka bėrė ēmos pėr rėnien e qeverisė dhe tash mendon ndryshe, ėshtė ēėshtje e parimeve dhe e moralit tė tij politik. Ju e dini qė Bashkimi Evropian ka gjetur njė mėnyre qė nė Ekipin Negociator tė gjithė t’i bėjė bashkėpėrgjegjės pėr dėshtimet qė po ndodhin dhe disi ata po e gjejnė mėnyrėn qė ta mbrojnė njėri- tjetrin.

    Kosovapress: T’i kthehemi ēėshtjes sė tė gjeturave faktike nė Kuvendin e Kosovės nė kohėn e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, ku thuhet se ka pasur disa parregullsi. Cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė?

    Salihaj: Pa dyshim se e gjithė kjo ka tė bėjė me njė fushatė politike dhe aspak s’ka tė bėjė me atė qė ka ndodhur, ngase janė disa cikėrrime apo imtėsi nė menaxhimin e buxhetit nė Parlament. Prandaj, janė ēėshtje tė procedurave, e jo tė keqpėrdorimeve. Mendoj se gjithė kjo fushatė ėshtė e nisur me njė qėllim tė caktuar tė rrėnimit moral tė Dacit dhe rrėzimit tė tij.

    Qė nga vdekja e kryetarit Rugova ka ekzistuar njė fushatė e orkestruar politike kundėr Dacit, meje dhe disa figurave pėr tė cilat ėshtė vlerėsuar se brenda LDK-sė mund tė kenė autoritet dhe mund tė vijnė ndoshta nė krye tė LDK-sė. Kjo ka qenė esenca e gjithė kėsaj fushate dhe mendoj qė nuk ka lidhje absolute me keqpėrdorime eventuale apo diēka tjetėr nė parlament, sepse nuk ka njėsi buxhetore nė Kosovė qė nuk ka shkelje tė mėdha tė procedurave.

    Kosovapress: Kanė ndodhur disa arrestime dhe suspendime tė njerėzve qė thuhet se kanė bėrė keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, pikėrisht gjatė mandatit tė Dacit. Ndėrkohė, qė jo zyrtarisht ėshtė thėnė se Prokuroria ėshtė duke pėrgatitur edhe njė aktakuzė ndaj Nexhat Dacit. A besoni se do tė ndodhė njė gjė e tillė?

    Salihaj: Duke i parė zhvillimet e deritashme, mendoj se ēdo gjė ėshtė e mundur, sepse ēdo gjė ėshtė nė funksion tė politikės edhe nė funksion tė deklasimit politik tė kundėrshtarėve. Nuk duhet pėrjashtuar edhe njė mundėsi e tillė, duke marrė parasysh se nuk janė zgjedhur mjete pėr t’i deklasuar ose eliminuar figurat politike nė Kosovė.

    Ne po vijmė nė njė situatė qė tė pėrsėriten regjimet e sė kaluarės, sepse po pėrdoren prokuroritė, gjykatat dhe policitė pėr eliminime politike. Nuk e pėrjashtoj edhe njė mundėsi tė tillė. Por, mendoj se nė fund e gjithė kjo do tė kthehet si njė bumerang ndaj gjithė atyre qė i bėjnė kėto. Thjesht, nė fillim mund tė duket si njė sukses, por nė fund tė deklasuar do tė jenė vetė ata qė i bėjnė kėto veprime.

    Kosovapress: Cili do tė jetė posti juaj i ardhshėm nė LD?

    Salihaj: Paj, pėr kėtė do tė vendosė Kuvendi themelues i LD-sė. Jam munduar qė tė jap njė kontribut aq sa kam pasur mundėsi. Shpresoj se kjo do tė mė vlerėsohet.

    Kosovapress: A do tė jeni nėnkryetar?

    Salihaj: Do ta shohim. Ekziston edhe ajo mundėsi. (Qeshet)

    Kosovapress: Dhe krejt nė fund, a e shihni afrinė e Ramė Marajt me LD-nė?

    Salihaj: Ramė Maraj nuk besoj qė ėshtė pjesė politike.

    Intervistuan: /Lumturie Blakaj-Mirjeta Dervishi/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tash siq po shifet keta jugo-titistat i lan grushtat e i rroken armet bombat
    -----------------------
    Akt kriminal me shumė prapaskena

    Dega e LD-sė nė Gjilan, dėnon shpėrthimin nė objektin e disa partive politike tė Gjilanit.

    Gjilan, 29 Janar 2007

    Dega e LD tė Gjilanit, me gjithė strukturėn e saj organizative nė terren , shpėrthimin e mbrėmshėm nė objektin tė cilin e shfrytėzojnė disa parti politike tė Gjilanit, e tash sė voni edhe LD-ja, e cilėson akt tipik kriminal dhe sit ė tillė e dėnon pa hezitim.

    Ideatorėt dhe ekzekutorėt e kėtij shpėrthimi i cili pėr fat nuk pati viktima nė njerėz, kanė synuar qė pėrmes kėtij veprimi tinėzar dhe me prapaskena tė shumta, ta destabilizojnė kėtė pjesė tė Kosovės, nė prag tė hapjes sė propozimit pėr statusin e saj tė ardhshėm, tė prishin imazhin tashmė nė lėndim tė Gjilanit para opinionit publik dhe atij ndėrkombėtar, tė thellojnė ndasitė politike sidomos mes subjekteve LD dhe LDK (kinse po shtyhen rreth pronėsisė sė objektit), gjithashtu dhe krizėn qė ka pėrfshirė nė kėta dy muaj Kuvendin Komunal, duke kėrkuar flijimtarėt e radhės.

    E bindur se, kėto synime si edhe herave tė tjera, do tė dėshtojnė dhe, Dega e LD tė Gjilanit, kėrkon me urgjencė qė, ky soj i kriminelėve tinėzarė, pavarėsisht prej nga vjen e ku do tė arrijė, tė nxinte sa mė parė nga organet e rendit dhe, tė vihet para drejtėsisė.

    Zvarritja e moszbardhjes sė kėtij akti si dhe akteve tė ngjashme tė para disa muajve, do t’ jua zgjatė jetėn pėr veprime tė mėtejme kėtyre kriminelėve, do ta zbeh imazhin dhe besimin ndaj institucioneve dhe, edhe mė shumė do tė krijojė dyshime e ndasi mes institucioneve lokale e qendrore si dhe subjekteve politike.

    Dega e LD-sė e bindur thellė se, nė shėnjestėr tė kėtij akti tinėzar, ishte dhe aktiviteti i saj dhe aderimi i madh i qytetarėve , siguron anėtarėsinė e deritashme dhe gjithė tė tjerėt se, edhe mė shumė do tė intensifikojė veprimtarinė e saj dhe, nuk do tė ndalet as dorėzohet para kriminelėve.

    Ėshtė interes jetik dhe kombėtar qė kėto shpėrthime enigmatike tė ndriēohen, pavarėsisht kė do ta godasin.

    Objekti qė u sulmua mbrėmė dhe, u dėmtua rėndė, pėr vite tė tėra ishte shtėpi e demokracisė nė Gjilan dhe nė kėtė pjesė tė Kosovės, shtėpi prej nga dolėn kuadro tė shumta qė ndėrtuan dhe sot mbajnė institucione dhe mandate me pėrgjegjėsi qė, do duhej tė garantojnė rend dhe qetėsi pėr gjithė qytetarėt e, edhe pėr veprimtarinė e subjekteve politike. Kėto institucione tė rendit dhe drejtėsisė duhet ta japin mė nė fund provimin para kėtij populli, duke u liruar njėherė e mirė nga dėnimi verbal e, duke i dėrguar nė bankėn e zezė autorėt e kėtyre veprave tė zeza.

    Dega e LD-sė ėshtė e gatshme njėsoj si dje derisa ishte nė LDK, tė kontribuojė pėr tė mirėn e gjithė atyre qė ia donė tė mirėn Gjilanit dhe Kosovės. Nė kėtė mision tė shenjtė, pėr luftim tė krimit e nė ndėrtim tė paqes, ajo s’ do tė ndalet as njė ēast .

    Zyra pėr Informim e LD-sė - Gjilan
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kosove, partia e Nexhat Dacit, nga LDK tani do te quhet LDD

    Partia Lidhja Demokratike (LD), e krijuar mė 12 janarin e kaluar nga Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit dhe njė prej ish-drejtuesve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), nga dita e sotme do tė quhet Lidhja Demokratike e Dardanisė (LDD).

    Ky ndryshim u bė sot nė konventėn zgjedhore tė kėtij subjekti politik, kryetar i tė cilit u zgjodh Nexhat Daci.

    Nė fjalėn qė mbajti gjatė konventės, Daci mbėshteti paketėn e propozuar nga Kryenegociatori Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės dhe kėrkoi nga qytetarėt qė tė ruajnė paqen.

    “Ne gjithmonė e kemi pėrkrahur punėn e presidentit Ahtisaari, tė Grupit tė Kontaktit dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.

    Paqja i duhet mė tepėr se asnjė populli tjetėr, popullit shqiptar nė mėrgatė, nė rajon e mbi tė gjitha qytetarėve tė Kosovės”, tha Daci.

    Konventa e LDD-sė, e cila po i zhvillon punimet nė sallėn e madhe tė Hotelit Grand nė Prishtinė, pritet qė tė zgjedhė edhe kryesinė dhe kėshillin kombėtar, i cili parashikohet tė ketė 101 anėtarė.

    Themeluesi i kėsaj partie, Daci, nė kuvendin zgjedhor tė LDK-sė, mė 9 dhjetor 2006, humbi me njė rezultat tė ngushtė votash (160:189), nė garėn me presidentin aktual tė vendit, Fatmir Sejdiu, pėr postin e kryetarit tė partisė.

    Daci me pėrkrahėsit e tij e pranuan humbjen, por shprehėn pakėnaqėsi ndaj pėrfaqėsimit nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė, qė u zgjodh nė kėtė kuvend.

    Emri fillestar i subjektit mė tė ri politik nė Kosovė - "LD", u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesit e LDK-sė, pėr shkak tė ngjashmėrisė me emrin e partisė sė tyre.

    Edhe sipas rregullores sė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara mbi regjistrimin dhe veprimin e partive politike, dy parti me tė njėjtin emėr apo edhe me ngjashmėri mes emrave nuk mund tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Poshte tradhetaret u pdks dhe te ldks

  10. #90
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ja filluan dhe atje si ne Shqiperi qe nga PD (Partia Demokratike) mbiu PDR (Partia Demokratike e Reformuar) e ndonje tjeter e nga PS (Partia Socialiste) nxorri koken LSI (Levizja Socialiste Per Integrim).

    Keto eshte e qarte se jane pune pazaresh e interesash personale ose te nje grupi te caktuar. Shqiptaret e kane si zakon qe duan te jen te gjithe kryetare e asnje anetar. Por mos u zini bese politikaneve te paudhe se sot ndahen e neser puthen prap sa te vijne zgjedhjet.

    Lukas

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kole Berisha dhe Nexhat Daci
    Nga Kasap nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 16:26
  2. Nexhat Daci fillon fushatėn zgjedhore brenda gjirit tė LDK-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 05:17
  3. Nexhat Agolli, figurė qėndrore e atdhetarizmit shqiptar nė Maqedoni
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •