Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 98
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gaxheri: Do ta bėjmė njė parti tė re

    Prishtinė, 5 janar 2007 (Kosovapress) Koha 15:17

    Krahu i Nexhat Dacit pas zhvillimeve tė fundit nė LDK ka paralajmėruar ndarjen nga ky subjekt politik dhe formimin e njė partie te re. Besa Gaxherri nga ky krah ka njoftuar pėr Kosovapress se janė duke u bėrė pėrgatitjet dhe se shpejti do tė dalin edhe me emrin e ri tė kėsaj partie, e cila sipas saj do tė ngjajė nė vizionin e presidentit Rugova, e jo nė programin e devijuar pas vdekjes sė tij.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai oj bes a n'kosov pres..
    po njofton oj pilives..

    a s'e di oj bes gaxherri
    se shum kuj ju mbyll gabzherri..
    prej kallashit polpotist..
    qe n'kosovpress ish vu ne list..

    aiii pun m.uti..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari cilen parti do ta simpatizosh tani e tutje?
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas shumė thashethemeve, Zeneli konfirmon formimin e partisė sė re

    Kush do tė jetė mė LDK?

    Ilir MUĒAJ

    PRISHTINĖ, 7 JANAR - Pas 17 vjet mbretėrimi nė udhėheqjen e proceseve politike nė Kosovė, qė nė momentin e parė pa liderin historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, LDK-ja po ballafaqohet me rrezikun e humbjes sė fuqisė politike nė prag tė realizimit tė misionit historik tė Kosovės, pavarėsinė e vendit. Lėkundjet e para patėn filluar menjėherė pas vdekjes sė Presidentit Rugova dhe kulmi i kėtij procesi tė njėtrajtshėm arriti me dėshtimin e mbajtjes nė mėnyrė tė suksesshme tė Kuvendit VI zgjedhor tė LDK-sė. Lista e Kėshillit tė Pėrgjithshėm ishte pika ku gjithēka filloi tė duket e pamundshme qė tė vazhdohet tutje me njė LDK unike.
    Mbetja jashtė nga kjo listė e pjesės sė madhe tė delegatėve, tė cilėt e patėn votuar akademik Dacin pėr kryetar, ka prodhuar pakėnaqėsi tė atij niveli sa tani ekipi politik i akademik Dacit ka ardhur nė pėrfundim se rruga e vetme pėr projektin e tij ėshtė formimi i partisė sė re, por jo me program tė ri, por si vazhdimėsi e vijės politike tė Presidentit Rugova.

    “Po, do tė krijojmė parti tė re”, tha Lulzim Zeneli, njėri nga njerėzit e afėrt tė projektit politik tė akademik Dacit. Ai tha se nė momentin kur atyre nuk u ėshtė ofruar asnjė mundėsi qė tė
    jenė pjesė e strukturave tė LDK-sė dhe ėshtė pėrdorur politika e pėrjashtimit, ndarja ka mbetur si rruga e vetme. “Tash pėr tash ėshtė vonė tė flitet pėr diēka qė ėshtė unike brenda LDKsė, nga se 46 pėr qind e elektoratit ėshtė pėrjashtuar nga LDK-ja dhe nė kėtė proces ėshtė hedhur poshtė ēdo mundėsi qė tė ruhet tėrėsia e LDKsė”, tha Zeneli. Ndėrrimet politike qė kishin filluar menjėherė pas vdekjes sė Presidentit Rugova, sipas Zenelit, e patėn dėmtuar shumė konceptin politik tė vet Presidentit, ngase, sipas tij, LDK-ja ėshtė zhvilluar gjithmonė nė
    frymėn e unitetit dhe nuk ka pasur hapėsirė qė tė pėrdoren metoda tė eliminimit. “Fatkeqėsisht, nė Kuvendin e fundit tė LDK-sė, zhvillimet qė e pėrcollėn kuvendin, ėshtė mundėsuar definitivisht realizimi i atij skenari tė kamotshėm pėr ndarje tė LDK-sė nga disa njerėz brenda LDK-sė”, nėnvizoi ai. Si pasojė e kėtyre zhvillimeve negative, ekipi i akademik Dacit pati filluar fazėn e konsultimit dhe komunikimit me pjesėn e elektoratit, e cila mbeti e pakėnaqur me mėnyrėn e konstituimit tė organeve tė reja tė LDKsė. Nė lidhje me kėtė proces konsultues,
    Zeneli tha se tani ky proces ėshtė pėrmbyllur pas njė varg takimesh qė ekipi i Dacit ka zhvilluar me tė gjitha nivelet e organizimit nė LDK dhe, sipas tij, rezultati do tė jetė subjekti i ri politik, por ai shtoi se publikimi i vendimit do tė ndodh sė shpejti. Megjithatė, ai ka pohuar se sinjalet
    qė kanė marrė nga elektorati i LDK-sė i ka shtyrė ata qė tė shkojnė nė drejtim tė themelimit tė njė subjekti tė ri politik, i cili, sipas tij, do tė jetė nė vijėn e vėrtetė tė Presidentit Rugova.

    “Nė kėto takime ėshtė shprehur njė kėrkesė e fuqishme e anėtarėsisė sė LDK-sė, qė tė mbrohen interesat e larta tė LDK-sė dhe tė punohet nė vijėn qė Presidenti Rugova ka punuar gjatė gjithė kėtyre viteve, d.m.th., tė mbrohen interesat e vėrteta tė anėtarėsisė sė LDKsė”, tha Zeneli. Ai ka shtuar se ekipi i Dacit ka ardhur deri te ky vendim si rezultat i shterjes sė tė gjitha mundėsive pėr ta ruajtur tėrėsinė e LDK-sė, dhe si pasojė e kėtyre zhvillimeve negative, sipas Zenelit, anėtarėsia e LDK-sė kėrkon qė interesat e tyre tė artikulohen nė mėnyrė tjetėr.
    “ Ky qėndrim do t’i mbronte interesat e vėrteta tė anėtarėsisė sė LDK-sė dhe qėndrimi do tė merret shumė shpejt, dhe ky vendim do tė korrespondojė me interesat e vėrteta tė anėtarėsisė sė LDK-sė”, nėnvizoi ai. Se pse ėshtė aq i sigurt Zeneli se krahu i akademik Nexhat Dacit ėshtė
    nė vijėn e vėrtetė tė Presidentit Rugova, ai shprehet se ajo ēka mund tė shihet tani nė institucione nga pozicioni i LDK-sė dėshmon, siē tha ai, se LDK-ja ėshtė shndėrruar nė njė satelit tė atyre qė kanė qenė gjithmonė kundėr Presidentit Rugova. “Ajo ēka mund tė shihet ėshtė se pozicioni i LDK-sė nė nivel qendror tregon se ēka ėshtė LDK-ja, ku LDK-ja ėshtė shndėrruar nė njė satelit tė projekteve dhe programeve tė cilat dizajnohen prej njerėzve tė cilėt tradicionalisht kanė qenė fuqishėm kundėr vijės politike tė Presidentit Ibrahim Rugova”, theksoi Zeneli. Ai ka pohuar se partia e re nuk do tė ketė edhe program tė ri politike, por do tė jetė fuqishėm vazhdimėsi e asaj ēka Presidenti Rugova ka ndėrtuar pėrgjatė kėtyre 17 vjetėve.

    “Ne po flasim pėr njė koncept politik tė ri, tė cilin Presidenti Rugova e ka ndėrtuar dhe tė cilin ne do ta vazhdojmė, sepse ne nuk po flasim pėr njė program tė ri ose pėr njė filozofi tė re, por pėr vazhdimėsinė e vijės politike ku e ka lėnė Presidenti Rugova”, tha ai, duke shtuar se ekipi politik i akademik Nexhat Dacit vazhdon tė ketė respekt tė fuqishėm pėr tė gjitha zyrat e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe, sipas tij, rruga qė partia e re nė raport me bashkėsinė ndėrkombėtare do tė ndjekė do tė jetė rrugė e miqėsisė, qė Presidenti Rugova ndėrtoi
    gjatė jetės sė tij. Ndėrsa se sa do tė ndryshojė emri i subjektit tė ri politik nga ky i tanishmi, Zeneli nuk ishte nė gjendje tė jepte ndonjė koment pėr kėtė ēėshtje. Sipas tij, emri i subjektit tė ri politik do tė bėhet i ditur pėr opinion atėherė kur do tė mblidhet edhe kėshilli themeltar i
    projektit politik tė akademik Dacit, pėr tė shpallur edhe zyrtarisht formimin e partisė, qė Zeneli gjatė gjithė kohės e pėrmendte se nuk do tė jetė program i ri politik, po vazhdimėsi e vijės politike tė Dr. Rugovės.

    “Kjo pritet tė ndodhė gjatė muajit janar, nė pjesėn e dytė tė muajit, por ende nuk kemi njė datė definitive”,tha ai. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, anėtari i Kryesisė sė re tė LDK-sė, Ali Lajēi, tha se kjo ėshtė e drejtė e ēdo kujt qė tė organizohet nė formėn mė tė mirė pėr t’i realizuar qėllimet e veta, por nė lidhje me formimin e partisė sė re nga ekipi politik i Dacit, ai ka nėnvizuar se kjo ėshtė mėnyra se si ėshtė duke u profilizuar LDK-ja. Ai ėshtė shprehur i sigurt se pas Dacit nuk do tė shkojnė tė gjithė ata tė cilėt e kanė votuar Dacin nė Kėshillin e Pėrgjithshėm.
    “Nuk do tė thotė se tė gjithė ata do tė shkonin nė parti tė re, ngase pėr Dacin ka qenė njė pėrkrahje e brendshme nga LDK-ja, ndėrsa formimi i njė partie tė re ėshtė njė qasje krejt tjetėr dhe nuk besoj se tė gjithė ata qė kanė votuar Dacin pėr kryetar do tė shkojnė pas tij nė
    formimin e partisė sė re”, tha Lajēi. Se nėse e ka shqyrtuar ndonjėherė Kryesia e re e LDK-sė ēmimin e ndarjes, ai e vlerėsoi si tė panevojshme njė gjė tė tillė, ngase, sipas tij, ata nuk e kanė bėrė garėn qė tė formojnė njė parti tė re, por pėr tė zhvilluar procesin politik brenda LDK-sė. “Megjithatė, mendoj se do tė ketė nė kėtė proces edhe ngjarje pozitive, edhe negative, ngase atėherė profilizohet LDK-ja, kurse nė disa pika do tė dobėsohet, por ėshtė shumė normale qė ky proces tė shoqėrohet me dhimbje, ngase LDK-ja nuk ka qenė e profilizuar, sepse ka
    qenė njė lėvizje nacionale. Mirėpo grupet e njerėzve tash kanė dalė nė skenė dhe po profilizohen.
    Ėshtė mirė qė LDK-ja po profilizohet dhe kjo do tė thotė se ka probleme, dhe se format janė tė dhimbshme, kuptohet kjo”, potencoi ai. Se kush do tė jetė me LDK-nė; ose cila vijė do tė jetė mė e afėrt me Presidentin Rugova, meqė gjithēka nė LDK fillon dhe pėrfundon me emrin e tij, ai tha se firma e LDK-sė ėshtė nė kryesi, por, sipas tij, ekipi i Dacit ėshtė njė grup anėtarėsh tė LDK-sė qė thirren nė emrin e Rugovės ashtu, siē tha ai, qė nė kėtė mėnyrė thirret edhe pjesa legjitime, duke supozuar nė organet e reja.
    Se kush do tė jetė mė LDK dhe kush do tė jetė mė shumė nė vijėn Rugoviane, kjo do tė jetė formula me tė cilėn tė dy krahėt politikė nesėr do tė luftojnė pėr tė fituar besimin e elektoratit kosovar, tė cilin po e ndajnė.

    iliriapost
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ekipi politik i Dacit paralajmėron formimin e njė partie tė re nė fund tė janarit

    Prishtinė, 8 janar- Ekipi politik i Nexhat Dacit sė shpejti pritet, mė sė largu nė fund tė kėtij muaji, tė formojė njė parti tė re. Sipas shtypit tė sotėm qė i referohen bisedimeve tė pėrkrahėsve tė z.Daci, tė bėra nė njė restorant nė Gėrmi afėr Prishtinės, ata fillimisht do tė krijojnė njė kėshill themelues tė partisė. Deputeti Lulėzim Zeneli ka deklaruar se nė fillim tė javės sė ardhshme do tė mblidhet kėshilli themelues i partisė sė re, pėr emrin e sė cilės do tė vendosė ky organ. Nė anėn tjetėr, sipas Zenelit, pėrkrahėsit e Dacit nuk e kanė prioritet krijimin e grupit parlamentar, ndėrkohė qė ata kanė pėrmbyllur konsultimet me bazėn. Por shtypi pėrmend shifra tė ndryshme rreth numrit tė deputetėve tė mundshėm, pėrkrahės tė Nexhat Dacit, duke vlerėsuar tė jenė rreth dhjetė syresh, ndėrkohė qė Zeneli vlerėson tė jenė mė tepėr se sa qė flitet. Emrat e pėrfolur tė deputėteve qė do tė mund tė bashkoheshin nė njė grup tė ri parlamentar me Nexhat Dacin janė: Besa Gaxherri, Lulėzim Zeneli, Fadil Geci, Samije Zeqiraj, Ibush Jonuzi, Milazim Haliti, Melihate Tėrmkolli, Ramadan Kelmendi. Sipas Rregullores sė punės sė Kuvendit tė Kosovės, duhet tė paktėn gjashtė deputetė tė jenė tė bashkuar pėr tė formuar njė grup parlamentar.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tė premten vendoset pėr partinė e re tė Nexhat Dacit

    Partia me vizionin e Rugovės, por jo edhe me emrin e tij

    Partia e re e Nexhat Dacit do tė zyrtarizohet nė fund
    tė kėsaj jave. Selinė do ta ketė nė Velani, nė kėtė lagje
    ku ka qenė edhe Rezidenca e presidentit Ibrahim
    Rugova. Por, partia, edhe pse do ta ruajė filozofinė
    politike tė Rugovės, emri i saj nuk do tė lidhet shumė
    me emrin e ish-Presidentit. Pėr kėtė, sipas burimeve
    tė "Lajmit", ka reaguar familja e ish-Presidentit



    ARSIM LANI & EJUP GOJNOVCI

    Prishtinė, 8 janar - Ekipi Politik i Nexhat
    Dacit, i ndarė nga Lidhja Demokratike e
    Kosovės, nė fund tė kėsaj jave do ta zyrtarizojė
    krijimin e partisė sė re.
    "Kah fundi i javės do tė mblidhet Kėshilli
    Themeltar i partisė, i cili do ta caktojė edhe
    datėn e mbajtjes sė Kuvendit I Zgjedhor", tha
    Lulėzim Zeneli, i caktuar pėrkohėsisht si
    zėdhėnės. Por, njė burim tjetėr i "Lajmit"
    brenda Ekipit Politik tė Dacit, tha se data
    definitive, kur e tėra do tė bėhet zyrtare pėr
    partinė e re, ėshtė e premtja.
    Subjekti mė i ri politik, qė mendon tė marrė
    njė pjesė tė elektoratit tė LDK-sė, do tė fillojė
    tė funksionojė nga e premtja e kėsaj jave, kur
    do tė mblidhet Kėshilli Themeltar i partisė,
    emri i sė cilės ende nuk ėshtė vendosur se si
    do tė jetė.
    "Kemi dhėnė disa opsione, por tė gjitha do tė
    dihen nė Kuvendin e partisė", tha Zeneli.
    Megjithatė, duke u munduar ta ruajė
    afėrsinė me LDK-nė, pėr hir tė elektoratit,
    emri i partisė nuk do tė jetė shumė dallues
    me subjektin politik, nga i cili shkėputet
    Ekipi i Dacit.
    Duket se partia, e cila, sipas Zenelit, do ta
    udhėheqė filozofinė politike tė Ibrahim
    Rugovės, tė paktėn nė emėrtimin e saj nuk
    do tė identifikohet me ish-presidentin
    Rugova.
    "Ishte njė opsion qė emri i Rugovės tė jetė
    pjesė e emrit tė partisė sė re (Lidhja
    Demokratike-Rugova). Por, disponimi i
    familjes sė Presidentit nuk ishte qė subjekti i
    ri politik tė identifikohet drejtpėrdrejt me
    Rugovėn", tha me kusht anonimiteti burimi
    i gazetės. Megjithatė, zyrtarisht tė kontaktuar
    nga "Lajm", disa nga anėtarėt e Ekipit tė
    Dacit nuk e thanė kėtė gjė.
    Deri mė tani si emra tė mundshėm pėr
    partinė e re janė dhėnė: Lidhja
    Demokratike (LD), Lidhja Demokratike
    I (LDI) dhe Lidhja Demokratike - Rugova
    (LDR).
    Njė problem tjetėr qė e pėrcjell tash Ekipin
    e Dacit ėshtė mungesa e njė objekti pėr ta
    zhvilluar aktivitetin. Ata ende nuk kanė
    gjetur njė vend pėr selinė e partisė. Janė tė
    interesuar qė selia e tyre tė jetė nė lagjen
    Velania, qė simbolikisht lidhet me funksionimin
    presidencial tė tė ndjerit Ibrahim
    Rugova.
    "Po, Velania ėshtė njė opsion", tha Zeneli.
    Momentalisht, Ekipi Politik i Dacit i mban
    mbledhjet nėpėr restorante tė ndryshme.



    Agnesa nuk ėshtė mė zėdhėnėse

    Ky grupim politik, qė pritet shpejt ta zyrtarizojė
    partinė, e ka emėruar si zėdhėnės Lulėzim
    Zenelin, njė ish-zėdhėnės i Lidhjes
    Demokratike tė Kosovės, i larguar nga ky post
    para mbajtjes sė Kuvendit Zgjedhor tė LDKsė.
    Ndėrsa, pozicione tjera nė grup nuk janė
    caktuar ende, megjithėse dihet se i pari i saj do
    tė jetė Nexhat Daci. Edhe pse Agnesa Vuthaj
    ishte zėdhėnėse e Dacit, nė kohėn kur ai ishte
    kandidat pėr kryetar tė LDK-sė, tash nuk e ka
    dhėnė "provimin" qė tė jetė nė tė njėjtėn pozitė
    nė partinė e re tė Dacit.
    "Ajo ka qenė zėdhėnėse nė projektin Daci,
    tash kemi tė bėjmė me parti", tha Zeneli.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ai oj bes a n'kosov pres..
    po njofton oj pilives..

    a s'e di oj bes gaxherri
    se shum kuj ju mbyll gabzherri..
    prej kallashit polpotist..
    qe n'kosovpress ish vu ne list..

    aiii pun m.uti..
    po te pelcet zemra o zemerprishte,gati e ki gati,une jam i mrime,armikut tem ja kom ndjell se jam njeri i mrine dhe kujna te ja mar inati e gjane e keqja,milloshit ja kom ndjell e shkinis para 17 vite qka ka me gjet dhe e gjete kujtone 99 dhe 2006,rugoviqin e kom pas armik te perbetuar dhe ketu para 2 vite me nje emer tjeter ja kom ndjell kancerin dhe i erdhi e cofi,tash radhen e ka sala infrakt ne zemer,dhe ska mi shku larg dhe do ta gjej ajo sale shkateruesin e te vetmit shtet shqiptar,tani do ta kete radhen nanosi,te cilit do te ja ndjelli qmendurin po pas sales do ti ndodh kjo

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga Djal_Lacjan
    Nderkombtaret bejne gabimin me te madh nqs i dhurojn Kosoves nje karrige ne OKB. Shqiptaret e Kosoves nuk kan demonstruar se ata mund te bejne shtet. Kur politika eshte e papergjegjshme ateher Kosova nuk meriton te marr mehvetsine e saj..
    cfar thua ore!!!! Kosovaret se meritokan Pavarsine? pse ishe ti ne Kosove deri ne vitin 99 per te pare nese e meritojne kosovaret pavarsine? Keto fjale nuk duhet te degjohen nga goja e nje shqiptari sado i zemeruar e i deshperuar te jete.
    Ndoshta ata qe jane ne qeveri nuk e meritojne qeverisjen si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, por ne padyshim e meritojme Pavarsine sepse ajo ishte nje tjeter pune qe e beme deri me 99 dhe tani mos i perziej qeverisjen me sakrificen dhe luften.
    Ne shtetin e kemi fituar por padyshin qe do kohe per ta formuar ashtu sic duhet.
    Barca

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lidhja e Dacit - LD

    Tė premten mblidhet kėshilli themelues i partisė sė Nexhat
    Dacit. Po atė ditė bėhet publik emri i saj dhe caktohet data e
    mbajtjes sė Kuvendit Zgjedhor. Pas disa ditėsh, Daci zgjidhet,
    pa kundėrkandidat, kryetar i Lidhjes Demokratike (LD).


    Express
    Prishtinė, 9 janar —
    Nexhat Dacit duket t'i ketė
    humbur durimi. Ai nuk e ka
    ndėrmend qė ta presė zgjidhjen
    e statusit pėr ta themeluar
    mė pastaj partinė e tij.
    Prandaj, sipas burimeve tė
    Express, tė premten Daci zyrtarizon
    themelimin e subjektit
    tė tij politik, duke pretenduar
    qė tė marrė pas vetes edhe
    rreth gjysmėn e Lidhjes
    Demokratike tė Kosovės (LDK).
    "Tė premten ėshtė paraparė
    mbajtja e mbledhjes sė
    kėshillit themelues, ndėrkaq
    pas kėsaj mbledhjeje pritet tė
    dilet publikisht me qėndrimin
    se gjysma e LDK-sė po themelon
    njė parti tjetėr", tha njė zyrtar
    i ekipit politik tė Dacit, nė
    kusht anonimiteti.
    Sipas tij, kjo mbledhje do tė
    jetė me dyer tė mbyllura, por
    pas takimit vetė Daci do tė
    dalė para mediave dhe do tė
    shpalosė detajet e takimit si
    dhe do tė bėjė publike emrin
    e partisė sė re.
    Ky anėtar i ekipit politik tė
    Dacit thotė se pas konsultimeve
    qė janė bėrė ėshtė
    vendosur qė emri i partisė tė
    jetė Lidhja Demokratike, e jo
    siē ishte paraparė mė herėt
    Lidhja Demokratike I.
    Ndėrkaq po atė ditė do tė caktohet
    edhe data e mbajtjes sė
    Kuvendit Zgjedhor, ku Daci do
    tė zgjidhet kryetar i saj, pa
    kundėrkandidat.
    "Vendosėm pėr emrin Lidhja
    Demokratike, ngase e kishim
    tė pamundur qė ta marrin
    emrin e Lidhjes Demokratike
    tė Kosovės. Atyre, pre njerėzve
    tė Sejdiut ua lamė emrin e
    partisė qė nga themelimi i saj,
    por elektoratin do t'ua marrin,
    tė gjithin", tha ky burim i
    gazetės.
    LDK-ja u pėrēa nė Kuvendin e
    fundit Zgjedhor, kur kryetari
    Fatmir Sejdiu pėrjashtoi nga
    organet udhėheqėse tė partisė
    tė gjithė njerėzit e krahut
    tė Nexhat Dacit. Pas disa
    ditėsh ish-kryeparlamentari
    konstituoi krahun e tij dhe
    vendosi pėr krijimin e njė partie
    tė re.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shala:Formimi i partisė sė Dacit sigurisht se do tė dobėsojė LDK-nė

    Prishtinė, 10 janar 2007 (Kosovapress) Koha 18:06

    Kryetari i KK tė Pejės, Ali Lajēi, qė njihet si pėrkrahės i krahut tė kryetarit tė LDK-sė Fatmir Sejdiu, tha tė mėrkurėn pėr Kosovapress se formimi i partisė se re nga akademik Nexhat Daci, mund tė ndikojė nė dobėsimin e anėtarėsisė sė kėsaj partie, por edhe mund tė profesionalizojė LDK-nė. Ndėrsa, nėnkryetari i KK tė Pejės, Smajl Shala nga krahu i Dacit, pohon se partia e re qė do tė themelohet sė shpejti, do tė udhėhiqet nga filozofia e kryetarit tė ndjerė Ibrahim Rugova.

    ------------------------------------------------------


    Zeneli: Partia e Dacit ka pėrfshirje tė gjerė tė degėve vendore dhe nga diaspora

    Prishtinė, 10 janar 2007 (Kosovapress) Koha 17:23
    Zeneli: Partia e Dacit ka pėrfshirje tė gjerė tė degėve vendore dhe nga diaspora

    Themelimi zyrtar i partisė sė re politike qė do tė drejtohet nga akademik Nexhat Daci do tė bėhet tė premten nė “Velani” tė Prishtinės, ku nė Kėshillin Themeltar do tė jenė tė pėrfshirė pėrfaqėsues tė 36 degėve nga Kosova, por edhe nga tėrė diaspora shqiptare, tha tė mėrkurėn pėr Kosovapress Lulėzim Zeneli, zėdhėnės i kėtij subjekti politik, emri i tė cilit pritet tė publikohet tė premten.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kole Berisha dhe Nexhat Daci
    Nga Kasap nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 16:26
  2. Nexhat Daci fillon fushatėn zgjedhore brenda gjirit tė LDK-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 05:17
  3. Nexhat Agolli, figurė qėndrore e atdhetarizmit shqiptar nė Maqedoni
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •