Zoti na rrujt!
Ky do formoje parti?! Po ky u akuzua si bashkepuntor i ca serbeve ne nje biznes familjar qe ka.
Me falni nese e kam gabim kete me siper - e kam me te degjuar. Mbase dikush di me teper mbi keto dhe mund te na e konfirmoje
Zoti na rrujt!
Ky do formoje parti?! Po ky u akuzua si bashkepuntor i ca serbeve ne nje biznes familjar qe ka.
Me falni nese e kam gabim kete me siper - e kam me te degjuar. Mbase dikush di me teper mbi keto dhe mund te na e konfirmoje
Koha ėshtė e maskarenjėve
Por atdheu i Shqiptarėve
bisnez e ka ville daci ne brezovicen end te sunduar me shkie,bile ma i sigurte ma komod ndihet kur eshte ne brezovic e ne mesin e shkive se ne Prishtine,dhe do te formoj daci parti dhe i urojme opozite te kendshme atij dhe sternipave te tijPostuar mė parė nga Alienated
Xhuxhu Xhumaku ato fjal nuk i thashe se du te ja shoh te keqen Shqiprise dhe Shqiptarve. Por me theret zemra kur e shikoj kombin tim ne kete gjendje. Kur shikoj Kosoven e vyer ce po e ndanjne ne vija politike, dhe ska kush ti dale zot. Kur shikoj disa politikan-shkerdhata duke e cuar Shqiprine drejt gremines, pse, sepse vejne interesat personale dhe partiake perpara interesave kombtare. Kur shikoj ce Kosova dhe Shqiperia duke pasur 70% te popullsise nen moshen 30 vj., kan papunsine 70%. Me theret zemra kur Kosova dhe Shqiperia duke pasur kaq shum resurse humane dhe natyrore kan mbetur si dy vende ne mesjete.Postuar mė parė nga Xhuxh Xhumaku
Tetedhjet vite me pare Andon Zako Cajupi shkruante:
O moj Shqipėriz' e dashur,
memėdhč,
Tė shoh me buzė tė plasur,
si mė sheh.
U shkretove anembanė,
Shqipėri,
se shqiptarėt s'kanė
dashuri.
Tetedhjet vite kan kaluar dhe Shqiperia e Kosova perseri jan si kan qen ne kohen e keti poeti, te shkreta. Pse, sepse Shqiptaret nuk kan dashuri per memdhe. E masanej habitesh ce Athisari nuk po ben per pavarsine. Pse te bej ai kur Shqiptarve nuk ju plas per vend tyre, kur jan te preokupuar sesi te ja vejne emrin partis re ce do krijojne neser. Nuk jetohet me shpres or figur, dhe nuk jetohet duke bere nje parti te re gjdo dite sic bejne Daci me shok. Ti futemi punes, te bashkohemi, dhe te integrohemi se perndryshe u beme nami i vetes dhe i botes.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Djal_Lacjan : 20-12-2006 mė 20:37
Djal_Lacjan thote,Ty te lumte ajo goje!Ti futemi punes, te bashkohemi, dhe te integrohemi se perndryshe u beme nami i vetes dhe i botes.
Po nuk i beme ne keto, nuk na i ben as bota e askush pervec nesh - disa na nxisin kunder njeri-tjatrit, disa na bejen sehir, disa na kane zili - eshte bote e sherrit dhe e mekatit kjo.
Deri tani jemi bere nami e gazi i botes - kur te behemi nami i vetvetes, ahere do te filloje kthesa e vertet per progres, integrim.
Nėse e pate fjalėn pėr Nexhat Dacin, tė them se je njė mjeshtėr i vėrtetė pėr t'i klasifikuar racatKush i ka bese ketyre fytyrave mongoloide nuk e kuptoj ne bote.![]()
Intervista
MA PARA DO KRIJOJ PARTI, SESA TĖ KTHEHEM NĖ LDK
Nga Vedat Vllasaliu / Petrit Musolli
Dec 21, 2006, 15:25
Java: Meqenėse deri mė sot nuk keni dhėnė asnjė qėndrim publik lidhur me ecurinė e Kuvendit tė gjashtė tė LDK-sė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm, ku u zgjodh Kryesia e re e LDK-sė, a mund tė na e thoni qėndrimin lidhur me kėto dy ngjarje?
Nexhat Daci: Kuvendi kishte atė rrjedhė qė u pa nė ekrane. Pjesa e parė kishte rrjedhė normale, u kryen votimet pėr kryetar, u bėnė ndėrrimet nė statut dhe atė mendoj njėzėri. Kėshtu qė mund tė konsiderohet qė ishte njė kuvend normal, demokratik dhe se zgjedhja e kryesisė dhe propozimit pėr kryesi tė punės jipte tė kuptohet qė vėshtirė do tė ketė rrjedha normale. Megjithatė, u munduam. Unė mendoj tė gjithė u munduam qė tė ketė njė rrjedhė normale, u votua kryetari dhe unė u mundova tė demonstroj njė normė demokratike perėndimore, ndoshta pėr herė tė parė, dhe njėherit ti ipej njė porosi kryetarit tė ri dhe tė tjerėve se duhet tė vazhdohet me njė frymė tė pėrfshierjes sė spektrit tė mendimeve tė ndryshme brenda LDK-sė. Ndėrsa, pjesa e dytė, ishte plotėsisht e pamenaxhuar si duhet. Njė menaxhim i dobėt, i paparė nė Kuvend. Unė nuk e kam pėrcjellur, sepse nuk kam qenė nė pjesėn e dytė dhe as transmetimin nuk e kam pėrcjellur. Por, insertet qė ka dhėnė televizioni ditė me radhė, linin njė pėrshtypje enorme tė keqe. Mendoj qė menaxhimi i dobėt gjithmonė pėrēon porosi shumė tė kėqija, sepse njė delegate ose njė deputet mund tė menaxhohet edhe kur ėshtė i pasjellshėm. Ka shumė mėnyra nėse atyre i tėrhiqet vėrejtja e parė qė tė korrigjohet. Pastaj, sė dyti, mund tė largohej nga kuvendi. Ajo qė jepte njė tmerr nė pėrgjithėsi, njė tollovi edhe nė pjesėn e parė, sa kam qenė, njė numėr i madh i fytyrave tė panjohura nė kuvend, qė nuk kishin legalitet tė delegatit. Kam parė fytyra qė nuk janė anėtarė tė kuvendit, tė cilėt ishin tė ulur nė mesin e delegatėve. Njė numėr i madh i atyre, qė kishin humbur, tė themi, cilėsinė e delegatit nė kuvendet e tyre, nė degė - ishin dhe aty, bile morėn edhe fjalė disa prej kėtyre delegatėve. Morėn fjalėn pėrderisa delegatėt e rregullt dhe tė votuar nuk patėn mundėsi tė debatonin. Me njė fjalė, njė kuvend i padėshiruar, qė tė mos pėrsėritet mė nė skenėn politike tė Kosovės. Dhuna e demonstruar nė kuvend nuk justifikohet. Pa marrė parasysh kush e ka shkaktuar nuk ėshtė e dėshirueshme, edhe pse ajo ngjan nė tėrė botėn, edhe nė vendet mė demokratike, por nuk ėshtė e preferueshme dhe unė nuk dua as ta komentoj.
Java: Pse nuk keni qėndruar edhe pas zgjedhjeve pėr kryetar, po flas pėr pjesėn e dytė. A ka qenė ajo njė demonstrim publik dhe i drejtpėrdrejt juaji se ju nuk pajtoheni me rezultatet e zgjedhjeve?
Daci: Jo. Unė publikisht e kam pranuar rezultatin dhe i kam uruar fitoren. Arsyeja pse e lėshova kuvendin ishte se unė ndihesha i lodhur dhe me atė tollovi ku e pashė se nuk kishte ambient qė tė debatohet, sepse nuk ishin nė rend dite dhe nuk mendohej tė debatoheshin as rezultatet e punės, as raporti financiar, as ndrrimet e rendit tė ditės, ndrrimet e statusit me njė fuqi tė themi jo shumė demokratike. Prandaj, lodhem dhe nuk participoj kurrė as nė leksione as nė konferenca shkencore dhe mendova qė do tė kryhet ose do tė shtyhet pėr njė ditė tjetėr, sepse nuk kishte ndonjė arsye pėr njė nxitim. Kjo ishte arsyeja pse nuk kam qėndruar nė pjesėn e dytė tė Kuvendit.
Nuk e pranojmė as kėshillin e pėrgjithshėm as kryesinė
Java: Mosinkuadrimi i asnjė delegati nė Kryesi nga krahu i juaj, a ėshtė bėrė me qėllim qė tė pėrjashtoheni nga kryesia e LDK-sė?
Daci: Po, keni plotėsisht tė drejtė. Vėrehej qė nė fillim njė qasje pėrjashtuese. Dhe kjo ėshtė e paparė nė praktikėn e partive demokratike ose partive nė vendet qė kanė traditė dhe prej njė kėshilli tė pėrgjithshėm tė dalė jashtė ēdo norme statutore dhe jashtė ēdo norme procedurale. Unė isha deklaruar edhe nė disa raste, por edhe tash po e them qė pjesa e dytė e kuvendit, produkti i prodhuar nė pjesėn e dytė, ėshtė i papranueshėm. Ekipi i projektit Daci, ekipi politik dhe e tėrė anėtarėsia nuk e pranon. Do tė thotė nuk e pranojmė as atė kėshill tė pėrgjithshėm, tė dalė nė njė mėnyrė jostatutore dhe jodemokratike e njėkohėsisht as produktin qė e prodhon ai kėshill i pėrgjithshėm, gjegjėsisht, kryesinė e zgjedhur. Kjo kryesi pėr ne ėshtė e papranueshme.
Java: Po flitet shumė se do tė formoni njė parti tė re. A jeni duke e folur me njerėzit dhe pėrkrahėsit e juaj formimin e kėsaj partie tė re?
Daci: Dėgjoni, mė duket qė nė fjalinė e fundit kam thėnė punoj, angazhohem dhe jam pėr njė LDK Rugoviane dhe Europiane. Ajo, nė njė mėnyrė ka paraqitur njė vizion dhe qėndrim tė atij projekti, qė nė rast tė menjanimit tė njė rruge tė tillė, atėherė ka pak shanse qė bashkarishtė tė mundohemi tė ecim. Pėrderisa rrjedhat e mėvonshme, pėrjashtimi i 46% tė elektoratit pėrfaqėsues nė kuvend tregon dhe unė e them zakonisht se gjysma e njė familjeje tė madhe ėshtė pėrjashtuar nė kohė tė dimrit nė asfalt, nė shi dhe borė dhe duhet kėrkuar qare pėr atė gjysmė tė elektoratit .Pra, mendohet edhe nė atė drejtim. Deri nė kėto ditė ishte sfida kryesore ose orientim strategjik imi dhe i projektit Daci qė tė punohet nė dy drejtime. Drejtimi i parė, qė ambienti politik dhe situata politike nė Kosovė tė mos keqėsohet me veprimet e anėtarėve tė projektit Daci, do tė thotė, tė ruhet stabiliteti politik pėr hir tė cilėsisė sė statusit, tė jemi unik nė atė qė na pret, me propozimin pėr statusin, nė atė qė Kosova dhe kosovarėt ndoshta shekuj me radhė luftuan ose punuan. Dhe, sfida e dytė, ose qėllimi strategjik, ishte qė tė ruhet kjo madhėsi e LDK-sė, numerikisht, kaq e madhe, brenda mundėsisė tė rritet dhe tė shtohet elektorati. Kjo gjė mė nuk ka shans tė ndodhė me konceptin e aprovuar nė kuvend - tė pėrjashtimit tė 46 pėrqindshit. Prandaj, ka njė presion enorm tė anėtarėve tė LDK-sė nė Kosovė dhe mėrgatė qė nė njė mėnyrė tė gjendet zgjidhje pėr kėtė pjesė.
Java: A jeni i sigurt se ai 46 pėrqindshi qė ka votuar pėr ju nė Kuvend do ti bashkohen edhe njė partie tė re nga ju, ndoshta njė pjesė e tyre do tė dėshironin tė qėndrojnė nė LDK?
Daci: Po, unė mendoj qė pyetja ėshtė shumė e qėlluar. Pėr kėtė arsye ne kemi filluar nė mėnyrė tė organizuar qė ti afrohemi elektoratit nė bazė, nė aktive, nė nėndegė dhe degė - nė terren, qė mos tė shkojmė ne si ekip me propozim, por ta dėgjojmė me vėmendje vullnetin e tyre. Nga ana tjetėr, tė gjithė, marrim vazhdimisht porosi nė telefon ose nė postėn elektronike kėshilla shumė tė vlefshme edhe tė anėtarėsisė nė Kosovė edhe nė mėrgatė dhe pjesa dėrmuese Unė jam nė njė senduiē, tė themi nė njė gjendje tė presioneve nė shtėpi, nė vend tė punės, nė Universitet qė tė ndėrrmerrė hapa pėr atė gjysmė qė ėshtė pėrjashta. Vlerėsimet tona, sondazhet e shpejta qė i bėjmė nė terren, nė veēanti Forumi Rinor, tregojnė qė po rritet kjo pėrkrahje. Sot nuk ėshtė rreziku qė ai 46% tė zvogėlohet, sepse ajo ka qenė vetėm demokraci pėrfaqėsuese nė kushte tė akuzave njėvjeēare pėr projektin Daci, ndėrsa anėtarėsia e rėndomtė, numerikisht, sipas informatave tona, ėshtė shumė, shumė mė e madhe. Unė nuk po them, as 49% as 80%, por, informatat qė vijnė tregojnė se ajo pėrkrahje ėshtė enorme, ėshtė shumė mė e madhe sesa ajo e demonstruar nė kuvend.
Java: Megjithatė e kaluara e LDK-sė na tregon se kushdo qė ėshtė larguar nga kjo parti ka humbur. Apo ndoshta nga shkaku se atėherė ka qenė Ibrahim Rugova?
Daci: Janė dy arsye. Nėn njė, ka qenė presidenti Rugova - figurė qė nuk ka pasur teori dikush ta mposhtė ose ta dėmtojė. E dyta, rrethanat, nė tė cilat ka ngjarė ajo kanė qenė krejtėsisht tjera, nuk ka qenė koha e lirisė. Afėr Rugovės, ne tė gjithė e kemi ndier veten, nė njė mėnyrė, tė mbrojtur - nga filozofia e tij politike, nga autoriteti diplomatik kombėtar dhe ndėrkombėtar. Dhe, e treta, megjithatė, kjo situatė ėshtė e pakrahasueshme me situatat kur tė tjerėt kanė dalė...Do tė thotė, janė tė pakrahasueshme dhe tanimė nuk e kemi presidentin historik. Nė qoftė se njė shtėpie tjetėr, njė subjekti tjetėr do ti printe njė njeri qė bashkėpunon nė mėnyrė tė denjė me elektoratin, me njerėz qė nuk i rren, qė nuk u premton tė parealizueshmen, qė e ruan autoritetin unė jam shumė i bindur, thellė i bindur, qė ajo shtėpi do tė jetė prapė shtėpia e parė nė Kosovė - jo mė e madhe se sot, qė ėshtė LDK-ja, por do tė jetė shtėpia e parė qė do jetė mė e madhja numerikisht - qė do tė dalė Forca Numėr 1 nė Kosovė.
Java: Ju po flisni pėr partinė tuaj tė re se do tė dal e para nė Kosovė?
Daci: Unė mendoj, nė qoftė se hymė nė projekt tė ri, nėse krijohet partia e re . Por, nuk ka nguti. Nuk do tė bėjmė pėr inati tė askujt asgjė. Por, nuk do tė bėjmė as pėr qejf tė atyre qė kanė qėllime tė veta personale. Do tė thotė, po bėhet njė analizė shumė e sinqertė me bazėn - po e potencoj me bazėn. Po e dėgjojmė cila ėshtė dėshira e tyre, cili ėshtė vullneti i tyre. Por, duke ia paraqitur edhe sfidat edhe mundėsitė. Edhe mundėsitė e shtypjeve, presioneve tė ndryshme qė kanė ekzistuar gjatė kėtyre 10 muajve.
Java: A do tė jetė partia juaj trashėguese e vizionit dhe frymės sė Rugovės?
Daci: Po, kjo do tė jetė trashėgimi e asaj kulture tė paparė, tė njė filozofie politike, e cila nuk ishte pasive siē mendohej. Ishte shumė proaktive nė kohė tė okupimit, ishte paqėsuese, nuk e ofendonte askėnd, nuk e dhunonte askėnd, nuk e plaēkiste askėnd. Ishte njė filozofi qė i shkonte pėr shtati shpirtit tė njeriut tė rėndomtė tė Kosovės dhe tė shqiptarit tė rėndomtė kudo qė ishte.
Java: Ky 46 pėrqindėsh, i cili ju mbėshtetė juve, doni tė thoni qė i takojnė frymės Rugoviane?
Daci: Po, unė jam i bindur thellė qė po - edhe nė Kosovė edhe nė mėrgatė.
Qysh u zgjodh Kresia ma kujton kohėn e Stalinit, tė Enverit apo tė Titos
Java: Sipas jush, LDK-ja, e dalur nga zgjedhjet e fundit, e ka tradhtuar frymėn e Rugovės?
Daci: Ėshtė fjalė e rėndė. Unė nuk them qė e ka tradhtuar, por ka treguar miopi. Ėshtė njė miopi e paparė. Unė jam prej ditėve tė hershme. Nuk them qė jam themelues, por jam prej ditėve tė hershme, prej ditėve tė para edhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm. Nuk ka pasur frymė pėrjashtuese. Ka pasur mospajtime, ka pasur njerėz tė guximshėm qė i kanė shprehur mendimet e veta, qė nuk janė pajtuar, por nuk ka ekzistuar qasja pėrjashtuese. Pėr herė tė parė nė LDK-nė e njohur pėr tolerancė, ka lindur njė frymė e egėr. Unė po tė kisha lindur mė herėt, do tė kisha vdekur me bindjen qė brenda LDK-sė nuk mund tė ketė dhunė. Nuk mund tė ketė nė mes anėtarėve tė LDK-sė njerėz qė akuzojnė, qė shpifin, qė njollosin, qė largojnė nga puna. Shikoni ēka ngjau nė Ferizaj, shikoni nė Klinė, nė Prizren, do tė thotė diēka diferencuese. Unė jam edhe me moshė, e kujtoj njė kohė qė ne e quajmė si periudhė e Rankovicit, mos u pėrsėritė kėrkund nė botė pastaj ajo e okupimit, nuk po e flas
Java: Doni tė thoni qė janė pėrdorė politika represive ndaj jush?
Daci: Njėfarė politike represive, nė kuptimin mė tė ultė, mė tė ndytė tė fjalės. Ndėrsa, mėnyra e tė punuarit nė Kėshillin e Pėrgjithshėm, qysh ėshtė zgjedhur vetė Kryesia, mua mė kujton kohėn e Stalinit, tė Enverit apo tė Titos. Njė diēka e paparė pėr LDK-nė. Ėshtė njė absurditet, qė nuk ka mundur kurrkush, as nė ėndėrr me e pa.
Java: Nė kohėn e Rugovės a ka pas autoritarizėm?
Daci: Ka pasur. Ka pasė autoritarizėm, nė kuptimin e njė autoriteti, i cili ėshtė krijuar nga qytetarėt, nga populli, nga anėtarėsia. Njė autoritet nė tė cilin ėshtė investuar shumė edhe politikisht edhe financiarisht edhe gjithēka. Janė tė pakrahasueshme, sepse nė kohėn e Rugovės, kurrė nuk ėshtė akuzuar askush. Ka pasur ndoshta mosrespektim tė secilit vullnet ose mosdhėnie hapėsirė tė mjaftueshme tė mendimeve tjetėrfare, por ishte njė tjetėrkohė, ishte njė kohė e okupimeve dhe nuk e them qė nuk ka mundur tė bėhen vėrejtje, por, njė paraqitje e kėtillė nė asnjė moment nuk ka ekzistuar.
Java: Mospėrfshirja e juaj nė LDK, a mund tė shkaktojė edhe kriza nė Qeveri, Kuvend apo institucione tjera?
Daci: Jo nuk ėshtė qėllimi aty.
Java: A mund tė ndodhė kjo?
Daci: Mundet tė ndodhė, por unė nuk do ti pėrkrahi dhe nuk do ti inicoj. Unė parashikoj qė krejt spektri politik nė Kosovė, nė njė Kosovė tė ēliruar plotėsisht, nė njė Kosovė me status stabil, nė njė Kosovė ku zhvillimet janė normale - nuk e besoj qė asnjė subjekt politik do tė qėndrojė si i tillė. Unė i pėrcjell shumė mirė dhe i di rrjedhat edhe nė PDK edhe nė AAK edhe nė ORA domethėnė, do tė krijohet njė hapėsirė e gufimit tė ideve tė ndryshme, e cila nuk do tė thotė tė keqe diēka.
Java: Sot pėr herė tė parė ndodhė qė nuk aprovohet buxheti i qeverisė. A kanė ndikuar zhvillimet e fundit nė LDK nė kėtė?
Daci: Unė nuk mendoj qė nė rrethanat kur kemi hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė statusit tė hymė nė turbulenca rezultatet e tė cilave nuk dihen, por ka gjasa reale, sepse koalicionet qė janė bėrė apo nuk janė bėrė pas vdekjes sė presidentit Rugova, dorėzimi i pushtetit tė plotė opozitės, strukturat e LDK-sė kanė qenė vetėm figurativisht figura udhėheqėse. Nė Kosovė pėr asnjė ēėshtje nuk kanė pas mendim tė kristalizuar tė cilin e ka marrė LDK-ja ose nuk kanė pasė qėndrim tė cilin e respekton qytetari i rėndomtė dhe anėtarėsia. Ju e keni pa qė ėshtė krijuar njė kaos tė cilin nuk e ka respektuar askush nė Kosovė dhe unė nuk jam adhurues me i pri kaosit dhe kaoseve, unė jam adhurues i vendosjes sė njė rendi demokratik, i paqėsimit tė them tė Kosovės shikoni ēka po ngjan nė Palestinė Po tė mos kishte qenė Bashkėsia Ndėrkombėtare pas luftės, nė veēanti NATO dhe Bashkėsia Ndėrkombėtare dhe njė frymė shumė tolerante e Dacit mu po mė vjen shumė keq qė vehtėn duhet me e lavdu tė gjithė faktorėt qė nuk ia kanė dashur tė mirėn Kosovės menjėherė pas zgjedhjeve tė para kanė prit luftė vėllavrasėse. Unė e kam theksuar disa herė dhe ka qenė nė njė mėnyrė autoriteti im kur nuk kishte as president as qeveri qė ta mbajmė Kosovėn tė bashkuar, tė afruar dhe ju e dini qė unė e kam pėrkrahur luftėn i pari nga LDK-ja, nė kuptimin institucional jo nė kuptimin e anėtarėsisė, vetėm e vetėm qė ta kemi njė Kosovė paqėsore, njė Kosovė ku do tė ketė mundėsi tė veprimit demokratik dhe njė Kosovė ku qytetari i rėndomtė do ta sheh qė Demokracia i ka sjellė rezultat dhe sjelljet e fundit nė veēanti pas vdekjes sė presidentit, nuk kanė lėnė shumė optimizėm mes qytetarėve tė Kosovės.
Po, unė kam dalė humbės, e pranoj kėtė
Java: Nė fushatėn e juaj elektorale pėr kryetar tė LDK-sė edhe atė nė ditėn e parė tė fushatės - keni thėnė qė tė pėrgatitet Sejdiu pėr humbje. Ju dolėt humbės nė kėtė fushatė?
Daci: Po, unė kam dalė humbės, e pranoj kėtė. Ėshtė mirė pėr shembull me e shpalos projektin tjetėr, atė tė Sejdiut, punėn e vėrtetė qė e ka bėrė Natėn e ditėn projekti Daci ishte nn presione dhe ka humbur pėr 15 vota. Ne dimė saktėsisht, me emėr dhe mbiemėr, cili kryetar i degėve, cili qytet e ka rrejt elektoratin, nėndegėt e degėt, se ėshtė me projektin Daci dhe votėn e ka bart tjetėrkun, megjithatė unė nuk kam dashur.
Java: A mund tė na tregoni me emra dhe nė cilat vende?
Daci: Jo, Jo.
Java: A janė shpėrblyer kėta njerėz nga krahu i Sejdiut pėr kėtė gjė?
Daci: Po janė shpėrblyer kėta njerėz.
Jam i bindur qė e kam elektoratin e LDK-sė, absolutisht me mbi 50%
Java: Ju doni tė thoni qė tė paktėn moralisht ju nuk keni humbur?
Daci: Moralisht nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė tė ja bėjė qefin njeriu vetėvetes, sepse unė e kam pranuar dhe veproj nė atė mėnyrė. Do tė thotė, unė jam i bindur qė e kam elektoratin e LDK-sė, absolutisht me mbi 50% njė pėrqindje shumė mė tė lartė, por realiteti nė kuvend ka qenė i tillė dhe unė e pranoj rezultatin .Por, do ta shohim qė me njė shpejtėsi, nė njė kohė tė afėrt, kėta do tė ndėrrohen nga elektorati kjo tashmė ka filluar nė disa vende, do tė shohim.
Java: Ju e keni njė fotografi e cila ėshtė publikuar edhe nėpėr media ku ju jeni tė pėrqafuar me zotėri Sejdiun. A do ta pėrqafoje prapė Sejdiun dhe tė bėje foto me tė?
Daci: Po, ju them me mėnyrėn mė tė sinqertė unė nuk e kam konsideruar, nuk e konsideroj dhe nuk do ta konsideroj armik e as kundėrshtar politik. Unė e them me bindjen mė tė thellė dhe me sinqeritetin mė tė thellė qė kurrė me asnjė anėtar tė LDK-sė nuk kam pasė pėrlamje, kurrė, kurrė as gojarisht, as me shkrim, nuk mė ėshtė thėnė ndonjė gjė e keqe deri nė rastin e vdekjes sė presidentit, andaj nuk kam asnjė arsye pėrjashtuese ndaj kolegėve.
Java: E qysh atėhere i konsideroni ju ata kolegė qė ju kanė mashtruar?
Daci: Po unė e them: zoti u pastroftė shpirtin atyre dhe kulturėn. Pėr mua nuk ėshtė asnjė humbje, unė i kam ndejtė deri nė fund besnik elektoratit tim. Unė kam menduar se do ta realizoj gjithė atė qė u kam premtuar dhe nė faza kohore pėrndryshe edhe unė edhe ekipi do tė tėrhiqemi dhe do tia lėmė atyre qė do tė mund tė krijonin vėrtet rrugėn qė do tė gėzonin qytetarin e Kosovės. Unė nuk dal rrugėve, por thonė qė ka shumė brengosje nė ftyrėn e qytetarit tė rėndomtė, nuk shihni mė ju aq shumė njerėz tė disponuar nėpėr vende tė punės, pėr kėtė ka njė brengosje tė madhe pėr atė se ēfarė ka ngjarė? Ēfarė po ndodhė? Ēfarė po i pregaditet Kosovės dhe ndoshta ndoshta mund ta them zoti e din rrugėn e vet dhe ndoshta nė atė rrugė tė ndytėsirave nuk mė ka lėnė.
Java: Cili do tė jetė emri i partisė sė re dhe a do tė pėrgjasojė me emrin e LDK-sė?
Daci: Nuk e di, unė nuk do tė flitsha pėr shenja, parashenja identifikuese, ndoshta do tė mundohem ende qė tia jap njė qetėsi shpirtėrore tė gjithė njerėzve qė tė kenė kohė pėr tė menduar edhe nė tė njėjtėn kohė me i thanė elektoratit shumė besnik tė vijės sė presidentit Rugova qė tė mendohet seriozisht pėr variantet e mundshme tė cilat do tė jenė zgjidhje qė mė sė miri i rinė shpirtit tanė tanėsisė sė LDK-sė .
Nesėr mund ta rrėzoj parlamentin, kryetarin e parlamentit dhe kryesinė .
Java: Kohėve tė fundit ėshtė folė se Daci mund ta rrėzojė Qeverinė aktuale. Sa deputetė saktėsisht i ka zotėri Daci pas vetes?
Daci: Unė po ju them se zoti Daci ka pasė mundėsi mos me lanė me u kriju qeveria atė ditė qė ėshtė krijue. Ka pas oferta tė mėdha brenda LDK-sė dhe jashtė LDK-sė unė nuk e kam pėrqafu atė projekt . Nesėr mund ta rrėzoj parlamentin, kryetarin e parlamentit dhe kryesinė .
Java: Ky pėrfundim kaq i fuqishėm nga vie. Ēka ju bėn tė ndiheni kaq i fuqishėm?
Daci: Pėrkrahja qė e kam nga njerėzit nė krejt Kosovėn dhe nė diasporė.
Java: Mund tė ju gėnjejnė sikur nė rastin pėr kryetar tė LDK-sė?
Daci: Jo, jo .sepse njeriu qė beson nė diēka, ju mund ta gėnjeni njėherė, ta mashtroni, herėn tjetėr pak mė vėshtirė. Por nuk do ti hymė avanturave. Unė e pranoj humbjen e projektit, unė thashė, do tė thotė jo pėr politikė apo pėr ndonjė modesti, por e thashė si njė realitet demokratik dhe dua tė sillem nė atė kuptim. Nuk dua qė ti sjellė telashe procesit tė pėrfundimit tė statusit tė themi pėr teke personale tė ekipit tim politik, ose tė anėtarėsisė ose tė vetė Dacit. Pėrkundrazi, do tė mundohemi tė jemi faktor shumė konstruktiv nė vlerėsimin e situatės.
Java: Krahu i Eqrem Kryeziut ju ka shkarkuar edhe nga kuvendi si kryeparlamentar e poashtu edhe nė kuvendin e fundit. A mendoni se me formimin e partisė sė re ju pėrfundimisht do tė fitoni?
Daci: Unė nė asnjė moment nuk kam bėrė garė me emra dhe as me krahė unė kam bėrė garė me koncepte. Njė koncept tė them i akademizmit tė shkolluar, qė traditėn e respekton dhe qė don tė jetė vazhdimėsi e historisė e jo rrėnues, qė tė fillohet gjithmonė nga e para. Unė bėjė gara me koncepte dhe besoj se me koncept do tė jem fitimtar, ndėrsa zoti Kryeziu apo dikush tjetėr mund ta mund Dacin 5 mijė herė. Unė kam qenė nė 20-30 vite i mundur nė universitet, ku kam qenė si opozitė dhe kam qenė mjaft autoritet nė mesin e studentėve, ju mund tė i pyetni edhe njerėzit mė tė vjetėr. Unė nuk bėjė gara personale, nuk i mendoj asnjė tė keqe as Kryeziut as askujt.
Java: Pėrfundimisht a janė gjasat mė tė mėdhaja tė ktheheni nė LDK apo tė formoni parti tė re?
Daci: Mos u bėni aq insistues por unė do tė jem mė i hapur: gjasat janė shumė tė vogla me mbet nė rrugė dhe asfalt. E janė edhe mė tė vogla qė ky koncept qė ka fituar me i lėnė anėtarėt e familjes nė rrugė
Java: Domethėnė, me sa kuptuam, mė parė do tė formonit parti?
Daci: Po (qeshet), se ata njerėz nuk do ti lė jashtė.
© by Gazetajava.com
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ani keta te ldkes mburen me facen e dacit thone qe ka intelektuale,jo mongole po talibaneafgane,tpu ldk te dalte edhe ma shume flakaPostuar mė parė nga pllugu
Postuar mė parė nga Davius
Davius
Ke hape temen: "Nexhat Daci formon parti tė re "
Kur klikon temen,lexon:"..do tė formojė parti tė re."
Formon,eshte koha e kryer.
Do te formon ,eshte e pakryer dhe e deshiruar.
A nuk do te thote se kjo ka gjasa te mos realizohet?
Sikur me beni te mendoj se ju,gazetaret i udhehiqni ngjarjet.
Apo ndoshta edhe keni talent ti parashihni ngjarjet,`falle-llafe`i thjone shkurte!
![]()
Formon -eshte ne kohen e tashme. Po e formon, ne formim e siper etj
Formoi--koha e shkuar, p.sh e formoi ne vitin...?
Do te formoi/j--eshte koha e ardhshme, qe ende nuk eshte bere veprimi, por qe pritet te ndodh. et. etj.
Daci nuk do t'i takoj asnje "kohe" ne kete kuptim. I takon Kohes asnjejse-i papercaktuar.
shqiponja
Mesues i keq koke bre!!!!Postuar mė parė nga RTP
Po ske faj ti se ju qe keni punue per mediat e shkieve sju kane kerkue shkoll por ndegjueshmeri dhe lojalitet.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt