Numër rekord i braktisjes së fshehtë të shkollave në qarkun e Shkodrës. Nxënësit po shkojnë drejt analfabetizmit. Këtë alarm e jep qarku i Shkodrës. Burimet bëjnë të ditur për gazeten se janë rreth 3700 nxënës, megjithëse vijojnë rregullisht ciklin e ulët dhe të shkollës 8-vjeçare, ata kanë vështirësi të theksuar në njohjen e tingujve, në bashkimin e tyre në rrokje e në formimin e fjalëve apo të fjalive. Më pas, shumica e këtyre nxënësve do të futen në grupin e analfabetëve. Djemtë përbëjnë shumicën e nxënësve që kanë prapambetje të theksuar në mësime. Ky është më shumë një fenomen rural dhe lidhet si me interesimin e pakët të familjes, ashtu dhe me numrin e madh të klasave të kombinuara. Në këtë nivel ndikon ndjeshëm dhe kualifikimi profesional i mësuesve, veçanarisht i atyre që japin mësim në klasat e kombinuara. Megjithëse prapambetja e theksuar, ose siç njihet ndryshe, braktisja e fshehtë e shkollës, po bëhet një dukuri tepër serioze dhe sa vjen e shtohet dita ditës. Nuk po bëhet përpjekje serioze për ta evidentuar, analizuar e monitoruar këtë fenomen. Si rrjedhojë, e gjithë kjo shtresë nxënësish, përfshihen në grupin e analfabetëve. Shkaqet kryesore të kësaj situate është gjendja ekonomike dhe sociale, faktorët kulturorë, emigrimi, gjakmarrja, infrastruktura e mjedisi shkollor i papërshtatshëm. Në qarkun e Shkodrës hasen probleme në mungesën e mësuesve me arsimin përkatës, të cilët ndikojnë drejpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies. Kështu në rrethin e Pukës, 22 % e mësuesve të përfshirë në arsimin bazë, nuk kanë kualifikimin përkatës dhe 38 për qind e mësuesve që japin mësim në klasat e kombinuara, nuk kanë arsim përkatës. Në rrethin e Malësisë së Madhe, 39 për qind e mësuesve të shkollave fillore janë pa kualifikimin e duhur, por të tillë janë dhe një pjesë e mësuesve të ciklit të lartë të arsimit bazë. Ndodh që lënda të hiqet nga programi mësimor për mungesë të mësuesve. Në rrethin e Shkodrës janë 120 mësues pa arsimin përkatës dhe të gjithë japin mësim në shkollat e fshatit. Kjo do të thotë se në çdo 10 mësues në fshat, njëri nuk është i këtij profesioni. Bie në sy fakti se shumica e mësuesve pa arsim përkatës japin mësim në klasat e kombinuara, në vend që këtyre klasave t’u lihen mësuesve më të kualifikuar, sepse vështirësia është më e madhe. Gjendja e shkollave është një tjetër arsye e prapambetjes së theksuar të nxënësve në mësime. Në rrethin e Shkodrës, në 33 fshatra nuk ka godina shkolle dhe 41 për qind e shkollave të qarkut kanë nevojë për investime. Në vitin shkollor 2004-2005, në 66 për qind të shkollave fillore vartëse dhe 8-vjeçare që ndodhen në fshat në qarkun e Shkodrës, ka 474 klasa kolektive, ku mësojnë 6592 nxënës ose 24 për qind e nxënësve të shkollave të fshatit. Ky fenomen po ndikon negativisht në prapambetje të theksuar në mësime dhe në braktisje totale të shkollës, duke i hapur rrugë analfabetizmit. Gjakmarrja është një tjetër faktor që ka ndikuar në braktisjen e shkollës. Vetëm 10 vitet e fundit kanë braktisur shkollën përfundimisht, si rrjedhojë e konfliktit të gjakmarrjes, 460 nxënës, nga të cilët 16 për qind janë studentë.
BALLKAN
Të dyja postimet i ke tek linku i mëposhtëm tek e Djathta Shqiptare (që mos medosh se i kanë fryrë ata që i duan të keqen Berishnikovit)
http://www.edsh.org/diskutime/post.p...id=49&tid=1439
Krijoni Kontakt