Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    FBI hetim për lëndë radioaktive në Shqipëri

    Prokuroria shoqëron 5 persona. Dyshime për trafik

    FBI-ja dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar këto ditë në qytetin e Shkodrës, pasi janë në ndjekje të një grupi trafikantësh të lëndëve radioaktive. Dyshohet se lënda e rrezikshme që përdoret për prodhimin e armëve të shfarosjes në masë mund të jetë futur në Shqipëri nga grupe terroriste dhe ka si destinacion Evropën perëndimore. Me gjithë shoqërimet e fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e trafikantëve, duke iu shmangur edhe hetimit të specialistëve të FBI-së. Disa ditë më parë policia shqiptare shoqëron dy persona të dyshuar që merreshin me këtë trafik, por u lanë sërish të lirë. E njëjta gjë ndodhi edhe me tre policët e disa komunave në qytetin e Shkodrës, të cilët dhanë shpjegimet e tyre.

    Burime konfidenciale pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se rrjeti i trafikantëve të lëndëve radioaktive është mjaft profesionist. Një ndër arsyet që policët ranë në dorë të FBI-së është se, trafikantët, për të humbur gjurmë, duke ditur se mund të kenë telefonat në përgjim, kanë përdorur identitete të rreme apo emra policësh gjatë komunikimit që kanë bërë dhe duket se ia kanë arritur qëllimit.

    Prej disa kohësh në Shkodër agjentët e FBI-së dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ishin vënë në ndjekje të një grupi mjaft të rrezikshëm trafikantësh shkodranë, të cilët dyshoheshin se kishin futur në Shqipëri pikërisht në Shkodër 170 kilogramë lëndë radioaktive, një lëndë mjaft e rrezikshme që përdoret për armët e shfarosjes në masë deri në krijimin e bombës atomike.

    Burime nga organi i hetimit bëjnë të ditur se lënda radioaktive 170 kg është mjaft e rrezikshme dhe dyshohet se është porositur për në perëndim nga rrjete apo grupe mjaft të fuqishme terroriste dhe në këtë rrjet trafikimi të kësaj lëndë janë të përfshirë trafikantë profesionistë nga disa shtete.

    Në një intervistë për gazetën, njëri nga të ndaluarit, polici i Komunës Pult, Mirash Kroni, rrëfen momentin e ndalimit dhe arsyet.

    Kur iu kanë ndaluar?

    Ishte ora 05:00 e mëngjesit të së shtunës, kur forca të shumta policie rrethuan banesën dhe hynë në shtëpi. Ishim në gjumë, u habitëm, pasi nuk kemi probleme. Në fakt u sollën mirë, pavarësisht se fëmijët e gruaja u trembën shumë. Fëmijët filluan të qanin.

    A ju thanë se përse do t‘ju shoqëronin dhe a ushtruan kontroll në shtëpinë tuaj?

    Më bënë kontroll, por nuk gjetën asgjë. Pas pak erdhën disa persona të tjerë që flisnin anglisht. Përkthyesi tha se janë të FBI-së. Ata kishin disa mjete e aparatura speciale që kontrollonin në mure dhe gjithkund. Më thanë se kishin informacion që kisha fshehur një lëndë radioaktive prej 170 kg, e cila është shumë e rrezikshme.

    Po më pas çfarë ndodhi?

    Pasi kontrolluan dhe nuk gjetën asgjë, më morën për në Tiranë dhe atje më morën në pyetje. Më pyesnin "me se merresh", "a i njeh këta persona që të përmendëm" dhe nuk i njihja. Pas 5 orësh më lanë të lirë dhe më kërkuan falje.

    Përse mendoni se ju kanë shoqëruar?

    Mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me punën time. Kam bërë dy orë për t‘i mësuar emrin e lëndës se nuk dija t‘ia thosha emrin, radioaktive. Mendoj se mos është politike tani në prag fushate, pasi Komuna Pult është socialiste.

    Përgjimi

    Një ndër arsyet që policët ranë në dorë të FBI-së dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është se trafikantët për të humbur gjurmët, duke ditur se mund të kenë telefonat në përgjim, kanë përdorur identitete të rreme

    Shoqërimi

    Të premten u shoqëruan dy të dyshuar

    Të premten dy persona nga fshatrat e Shkodrës janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Edhe pse identiteti i tyre nuk u bë i ditur, dy personat u ndaluan në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, teksa ata kanë qenë duke udhëtuar. Menjëherë janë sjellë në drejtim të kryeqytetit. Pas shoqërimit për disa orë me radhë ata kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me dyshimet që kanë hedhur hetuesit. Megjithatë, nga hetimet paraprake ata nuk kanë rezultuar si të implikuar në rrjetin e trafikut të lëndëve radioaktive me destinacion Evropën perëndimore.

    Policët

    Pas shoqërimit iu kërkohet falje

    Në lidhje me këtë rrjet trafikantësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaloi tre policë në Velipojë, Bërdicë dhe tjetri ishte polic i Komunës Pult. Policët, pasi janë marrë në pyetje, janë liruar dhe u është kërkuar falje. Në fakt, shoqërimi i tyre erdhi pasi gjatë përgjimeve të të dyshuarve për rrjetin e trafikut të lëndëve radioaktive ata përmendnin gjatë bisedave telefonik edhe emrat e punonjësve të policisë, një mënyrë kjo për të humbur gjurmët, gjë të cilën deri tani e kanë bërë më së miri. Megjithatë, policët janë shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.

  2. #2
    Edhe ky lloj trafiku na doli tani?

    E ben te forte lojen serbi, nuk ka dyshim, ashtu si me karburantet qemoti, duke ia lene ne shpine Shqiperise.

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ne fakt rritja e analfabetizmit (si rezultat i kapitalizmit fitimtar) nga 0.1% ne 15% ne Shqiperi e ben te mundur qe publiku tuhaf te gelltise brockulla te tilla te shkruara ne rastin me te mire per te shitur gazeta......
    Po te ishte pak me i kenduar, gazetari do e bente me te besueshme perrallen ne fjale duke folur jo per 150 kg lende radioaktive (nuk e thote se c'lende) po 150 g - nese do e dinte se 1.03 kg Uran jane te mjaftueshem per Reaksionin Zinxhir!
    Me vjen te qesh kur shoh se ka gjynahqare qe i hedhin qyrret pacavureve te tilla kur Shqiperia ka plot probleme reale per te zgjidhur!
    Turp!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Edhe ky lloj trafiku na doli tani?

    E ben te forte lojen serbi, nuk ka dyshim, ashtu si me karburantet qemoti, duke ia lene ne shpine Shqiperise.
    Jo, jo! Serbi kuurrë s´do të mund ta bëjë lojën, po që se ne nuk hyjmë për pesë lekë në vallën e tij! Fatkeqësisht! Tash nuk jemi kah e luajmë vetëm vallën e serbit por edhe të dreqit dhe të birit! Edhe kjo na duhej! Edhe një etiketë shumë e keqe, ani në prag të zgjidhjes së statusit të Kosovës!
    Vaj halli për ne!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Hum-ding-er

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    FBI hetim për lëndë radioaktive në Shqipëri

    Prokuroria shoqëron 5 persona. Dyshime për trafik

    FBI-ja dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar këto ditë në qytetin e Shkodrës, pasi janë në ndjekje të një grupi trafikantësh të lëndëve radioaktive. Dyshohet se lënda e rrezikshme që përdoret për prodhimin e armëve të shfarosjes në masë mund të jetë futur në Shqipëri nga grupe terroriste dhe ka si destinacion Evropën perëndimore. Me gjithë shoqërimet e fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e trafikantëve, duke iu shmangur edhe hetimit të specialistëve të FBI-së. Disa ditë më parë policia shqiptare shoqëron dy persona të dyshuar që merreshin me këtë trafik, por u lanë sërish të lirë. E njëjta gjë ndodhi edhe me tre policët e disa komunave në qytetin e Shkodrës, të cilët dhanë shpjegimet e tyre.

    Burime konfidenciale pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se rrjeti i trafikantëve të lëndëve radioaktive është mjaft profesionist. Një ndër arsyet që policët ranë në dorë të FBI-së është se, trafikantët, për të humbur gjurmë, duke ditur se mund të kenë telefonat në përgjim, kanë përdorur identitete të rreme apo emra policësh gjatë komunikimit që kanë bërë dhe duket se ia kanë arritur qëllimit.

    Prej disa kohësh në Shkodër agjentët e FBI-së dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ishin vënë në ndjekje të një grupi mjaft të rrezikshëm trafikantësh shkodranë, të cilët dyshoheshin se kishin futur në Shqipëri pikërisht në Shkodër 170 kilogramë lëndë radioaktive, një lëndë mjaft e rrezikshme që përdoret për armët e shfarosjes në masë deri në krijimin e bombës atomike.

    Burime nga organi i hetimit bëjnë të ditur se lënda radioaktive 170 kg është mjaft e rrezikshme dhe dyshohet se është porositur për në perëndim nga rrjete apo grupe mjaft të fuqishme terroriste dhe në këtë rrjet trafikimi të kësaj lëndë janë të përfshirë trafikantë profesionistë nga disa shtete.

    Në një intervistë për gazetën, njëri nga të ndaluarit, polici i Komunës Pult, Mirash Kroni, rrëfen momentin e ndalimit dhe arsyet.

    Kur iu kanë ndaluar?

    Ishte ora 05:00 e mëngjesit të së shtunës, kur forca të shumta policie rrethuan banesën dhe hynë në shtëpi. Ishim në gjumë, u habitëm, pasi nuk kemi probleme. Në fakt u sollën mirë, pavarësisht se fëmijët e gruaja u trembën shumë. Fëmijët filluan të qanin.

    A ju thanë se përse do t‘ju shoqëronin dhe a ushtruan kontroll në shtëpinë tuaj?

    Më bënë kontroll, por nuk gjetën asgjë. Pas pak erdhën disa persona të tjerë që flisnin anglisht. Përkthyesi tha se janë të FBI-së. Ata kishin disa mjete e aparatura speciale që kontrollonin në mure dhe gjithkund. Më thanë se kishin informacion që kisha fshehur një lëndë radioaktive prej 170 kg, e cila është shumë e rrezikshme.

    Po më pas çfarë ndodhi?

    Pasi kontrolluan dhe nuk gjetën asgjë, më morën për në Tiranë dhe atje më morën në pyetje. Më pyesnin "me se merresh", "a i njeh këta persona që të përmendëm" dhe nuk i njihja. Pas 5 orësh më lanë të lirë dhe më kërkuan falje.

    Përse mendoni se ju kanë shoqëruar?

    Mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me punën time. Kam bërë dy orë për t‘i mësuar emrin e lëndës se nuk dija t‘ia thosha emrin, radioaktive. Mendoj se mos është politike tani në prag fushate, pasi Komuna Pult është socialiste.

    Përgjimi

    Një ndër arsyet që policët ranë në dorë të FBI-së dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është se trafikantët për të humbur gjurmët, duke ditur se mund të kenë telefonat në përgjim, kanë përdorur identitete të rreme

    Shoqërimi

    Të premten u shoqëruan dy të dyshuar

    Të premten dy persona nga fshatrat e Shkodrës janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Edhe pse identiteti i tyre nuk u bë i ditur, dy personat u ndaluan në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, teksa ata kanë qenë duke udhëtuar. Menjëherë janë sjellë në drejtim të kryeqytetit. Pas shoqërimit për disa orë me radhë ata kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me dyshimet që kanë hedhur hetuesit. Megjithatë, nga hetimet paraprake ata nuk kanë rezultuar si të implikuar në rrjetin e trafikut të lëndëve radioaktive me destinacion Evropën perëndimore.

    Policët

    Pas shoqërimit iu kërkohet falje

    Në lidhje me këtë rrjet trafikantësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaloi tre policë në Velipojë, Bërdicë dhe tjetri ishte polic i Komunës Pult. Policët, pasi janë marrë në pyetje, janë liruar dhe u është kërkuar falje. Në fakt, shoqërimi i tyre erdhi pasi gjatë përgjimeve të të dyshuarve për rrjetin e trafikut të lëndëve radioaktive ata përmendnin gjatë bisedave telefonik edhe emrat e punonjësve të policisë, një mënyrë kjo për të humbur gjurmët, gjë të cilën deri tani e kanë bërë më së miri. Megjithatë, policët janë shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.

    1-JAME SHUME I BEFASUAR PER NJE EKZEMPLAR SI JU!NE FUSHEN E

    INVESTIGIMIT!

    2-SHQIPERIS I VJEN E KEQJA NGA SHQIPFOLSAT!

    3-SIGURIMI FAMKEQE enverist VAZHDON TE JETE KANCERI ME I RREZIKESHEM,

    PER KOMBIN SHQIPETARE.KOMBI ME I VJETER NE BALLKAN!

  6. #6
    Shkruarja nga germa te vogla ne ato te medha nuk ndryshon gje -
    forma apo permbajtja; veza apo pula e para; identiteti i dy-tre fishte.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Xhuxh Xhum-aku

    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Shkruarja nga germa te vogla ne ato te medha nuk ndryshon gje -
    forma apo permbajtja; veza apo pula e para; identiteti i dy-tre fishte.

    Kam te dhena te sakta se jeni te demtuar perfundimisht nga okulistika !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 04-01-2007 më 01:41

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    shume interesant ky lajm, shume veshtire te besohet, shume i pamundur per te qene i vertete, por sidoqofte interesant per fantazine e lajmetareve tane...

  9. #9
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga antares
    Ne fakt rritja e analfabetizmit (si rezultat i kapitalizmit fitimtar) nga 0.1% ne 15% ne Shqiperi e ben te mundur qe publiku tuhaf te gelltise brockulla te tilla te shkruara ne rastin me te mire per te shitur gazeta......
    Po te ishte pak me i kenduar, gazetari do e bente me te besueshme perrallen ne fjale duke folur jo per 150 kg lende radioaktive (nuk e thote se c'lende) po 150 g - nese do e dinte se 1.03 kg Uran jane te mjaftueshem per Reaksionin Zinxhir!
    Me vjen te qesh kur shoh se ka gjynahqare qe i hedhin qyrret pacavureve te tilla kur Shqiperia ka plot probleme reale per te zgjidhur!
    Turp!
    Komenti im s'ka lidhje me temen. Ku e gjete analfabetizmin 15% ne Shqiperi? Une kam njohur plot njerez si nga qyteti e nga fshati e asnje s'kam pare te mos dije shkrim e lexim. O nene o nene, po kur dalin deklarata te tilla s'eshte cudi te kete edhe lende radioaktive ne Shqiperi...nc nc nc

  10. #10
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga lone_star
    Komenti im s'ka lidhje me temen. Ku e gjete analfabetizmin 15% ne Shqiperi? Une kam njohur plot njerez si nga qyteti e nga fshati e asnje s'kam pare te mos dije shkrim e lexim. O nene o nene, po kur dalin deklarata te tilla s'eshte cudi te kete edhe lende radioaktive ne Shqiperi...nc nc nc
    Në Shqipëri po shtohet numri i analfabetëve

    Tiranë, 10 gusht - Mosregjistrimi nëpër shkolla dhe braktisja e saj nga fëmijët kanë rritur nivelin e analfabetizmit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Arsimit ky fenomen është në nivelin 5.7 për qind të popullsisë. Në bazë të të dhënave të kësaj Ministrie tre për qind e fëmijëve në gjithë territorin e vendit nuk regjistrohen në shkolla pavarësisht se mbushin moshën duke i lënë ata analfabetë.
    Por një studim i fundit i Bankës Botërore jep shifra dy herë më të mëdha se ato zyrtare, që konstaton se 12 për qind të popullatës në Shqipëri është analfabete. Zonat më problematike të numrit të lartë me analfabetë janë Dibra, Kukësi, Mallakastra.

    kosova.com

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •