Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Talking Xhuxhat sjellin ne jete nje “minibebe”

    Xhuxhat sjellin ne jete nje “minibebe”
    E Diele, 17 Dhjetor 2006
    E RRALLE NE SHQIPERI/ Nje cift xhuxhesh nga Fushe Arrezi i rrethit te Pukes, ka sjelle ne jete foshnjen e pare dhe te vetme ne vendin tone, pas nje lindjeje te materniteti i Lezhes. Si dashuria me shikim te pare solli krijesen e Dodajve

    LEZHE - Nje cift xhuxhesh nga Fushe Arrezi i rrethit te Pukes, ka sjelle ne jete beben e pare dhe te vetme xhuxhe ne vendin tone. Lindja e rralle, ka ndodhur dje ne 12.00 ne maternitetin e Lezhes. Babi i vajzes se sjelle ne jete, eshte Nush Doda nga Fushe Arrezi, ndersa nena e saj eshte Alma Doda nga Burreli. Cifti qe eshte martuar para kater vitesh, pas nje njohje me shikim te pare dhe nje dasme ne Fushe Arrez. Por ata kane jetuar kater vite pa femije. Dhe me ne fund dje, kane sjelle femijen e pare ne jete me nje peshe normale ne lindje. Por gruaja nuk ka mundur dot ta linde ate vete me lindje. Kjo pasi sipas mjekut Zef Zefi i cili edhe ka sjelle ne jete femijen e pare te ciftit te xhuxheve, “per vete madhesine trupore te nenes se femijes”. Ne keto kushte femija eshte sjelle ne jete pas nje operacioni “cezarian” qe ka zgjatur me shume se kater ore ne sallen e nderhyrjeve kirurgjikale. Femija eshte vajze dhe peshonte 2.1 kilograme, qe sipas mjekeve eshte nje peshe normale dhe gezon shendet te plote. Mjeket pohuan se ky eshte rasti i pare qe ne vendin tone lind nje femije nga nje cift xhuxhesh, duke e bere rastin unikal.

    Kush jane cifti i Xhuxheve.

    Dy xhuxhet, Nush Doda 38 vjec nga Fushe Arrezi dhe Alma Doda, 36 vjece nga Burreli, jane martuar para kater vitesh. Ka qene nje udhetimi krejt i rastesishem i dy xhuxheve ne Tirane, para pese vitesh qe ka terhequr vemendjen e njeri-tjetrit. Sikurse tregojne ata, Nushi ka qene me i shkathet teksa i eshte afruar Almes duke i bere edhe propozimin per martese. Propozimi, ne fakt e ka lene me goje hapur Almen dhe ajo ka pranuar “pa nje-pa dy”. Pas nje viti njohjeje, cifti i xhuxheve ka kryer edhe ritet e marteses ne Fushe Arrez. Ne dasmen e tyre kane marre pjese te aferm te Nushit, por edhe banore te zones, pasi martesa e tyre ka qene e rralle per ta.

    Ku jetojne cifti i xhuxheve

    Shteti aktualisht i jep dy xhuxheve nga tete mije leke secilit, si pension mujor invaliditeti. Nderkohe qe vetem para tre vitesh ka qene kisha Katolike e Fushe Arrezit e cila u ka ndertuar nje dhome dhe aneks, per t’u strehuar si cift. E gjitha kjo erdhi pasi Nushit i ishte shembur shtepia duke e lene ate, nen qiell te hapur. Pas shtrimit te Almes ne spitalin e Pukes, mjeket e maternitetit ne kete rreth kishin konstatuar se duhej nje nderhyrje e specializuar per te shpetuar jeten e femijes dhe gruas. Ndaj ata e sollen gruan shtatzene ne spitalin e Lezhes, ku e ka operuar gjinekologu i njohur Zef Zefi. Ardian Bushi

    /Korrieri/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asriana : 18-12-2006 më 10:59

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Bebja qenka normale si duket, -u gezofte ne jete dhe i prifte fati, se paska lindur me mjaft peripeti.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Femija ka lindur me peshe normale, apo femije normal ? S'e kuptova mire. Nese ka lindur xhuxh, gjynah !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    Me jet te gjate femijes! Po perderisa prinderit xhuxha edhe fmija xhuxh dihet ajo!
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Me jete te gjate femija si do qe te jete si normal si xhuxh.Eshte njeri edhe ka te drejt te jetoji.

  6. #6
    Aferim!

    Edhe ne xhuxhat, nen kujdesin ateror te partise meme, ia arritem kesaj dite.

    Urojme qe edhe ai te jete nje ushtar i ardhshem dhe i denje i partise dhe shokut ... gjejeni vete!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Si ka mundesi qe jane te varfer!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Xhuxhat ne perendim jane milionere , jane me fat brenda fatkeqsise tyre

Tema të Ngjashme

  1. Dhurata e Krishtlindjeve, sjellin në jetë fëmijën e 18-të
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 12:06
  2. Studentet e Torinos sjellin "bllokun" buze lumit Po
    Nga zhemaime në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 06:47
  3. Trukimet që po sjellin shkatërrimin e futbollit
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:42
  4. Ekonomist: Zgjedhjet e Kosoves nuk e sjellin me afer zgjidhjen paqesore
    Nga Dr Rieux në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 20:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •