BERAT - Lindjet anormale jemi mësuar t’i dëgjojmë në qarkun e Elbasanit, por kësaj radhe një e tillë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një nënë 25-vjeçare ka nxjerrë në jetë një bebe me deformime në fytyre. Këtë fakt e pohojnë burime të spitalit gjinekologjik të këtij qyteti. Sipas mjekëve që morën pjesë në lindjen e gruas M. Hoxha, e cila banonte në kryeqytet, por kishte familjen e saj në Berat, lindja konsiderohet e rrallë në këtë maternitet. “Fëmija i seksit mashkull, me peshë normane kishte buzë lepuri dhe gojë ujku”, - pohon për Shekullin njëra nga mjeket e spitalit gjinekologjik. Sipas ekspertëve, derformacione të tilla ndodhin për një sërë shkaqesh, si ato gjenetike, apo probleme të nënës gjatë periudhës së shtatzanisë.
Ngjarja M. Hoxha ka shkuar tek prindërit në Berat për të lindur krijesën e saj aq të shumë pritur. 25-vjeçarja e cila priste fëmijën e parë është shtruar në spital të enjten pasdite dhe sipas mjekëve, lindja ka qenë shumë e vështirë. Kjo i ka detyruar që të mos kishte lindje natyrale, por kjo të bëhej përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Në momentin që ka përfunduar operacioni, mjekët kanë parë se nuk kishin të bënin me një krijesë normale. Fëmija i porsalindur mësohet të ketë pasur buzë lepuri dhe gojë ujku. Po kështu foshnja ka patur edhe onfalocen (anomali në kërthizë). Menjëherë pas lindjes, gruaja është dërguar me ambulancën e spitalit të Beratit drejt Tiranës për të bërë ekzaminimet e duhura dhe për të përcaktuar nëse fëmija mund të jetojë ose jo. Ende nuk dihet nëse foshnja mund të ketë jetë normale ose do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e kryeqytetit. Kjo ishte lindja e parë për gruan 25-vjeçare. Ndërkohë, bebja mësohet të ketë patur një peshë normale, rreth 2.5 kilogram. “Ky është ndër rastet e rralla që kanë ndodhur në spitalin e Beratit”, - thotë Mjekja gjenokologe, Floresha Bojaxhiu, e cila ka shumë vjet që punon në këtë profesion. Shkaqet. “Janë një sërë shkaqesh të cilat mund të sjellin lindje anormale”, -pohon për gazetën mjekja gjenekologe, Floresha Bojaxhiu. Sipas saj, kjo mund të shkaktohet si pasojë e ndonjë temperature të lartë që mund të ketë patur nëna në muajin e tretë të shtatzanisë, sëmundjeve infektive ose zinxhirit gjenetik të njërit prej prindërve të fëmijës së lindur. Po ashtu, raste të tilla të lindjeve të fëmijëve me deformime, mund të vijnë edhe nga prindër që jetojnë në zona të ndotura.
“Është rasti i dytë që ndodh një lindje e tillë në spitalin rajonal të Beratit pas rastit të parë që ndodhi në fshatin Paftan, 8 kilometra në jug të qytetit”, - thotë gjinekologiia Bojaxhiu.
DISA NGA RASTET E LINDJEVE TË RRALLA
- Më 25.8.2006 lind të Elbasan një fëmijë xhuxh, 35 cm i gjatë nga çifti Rolanda dhe Shkëlqim Salla nga fshati Godolesh
- Më 13.9.1999 lindën binjakët siamezë nga çifti Flutura dhe Bardhyl Salla me banim në Mengël, por me origjinë nga fshati Godolesh.
- Më 11.5. 1999 në fshatin Katund i Ri, pak metra larg Kombinatit Metalurgjik, lindi nga veza gjeli me 4 këmbë që i përkiste familjes Çollaku
- Më 15.1999 lindi viçi pa organe gjenitale nga një lopë në pronësi të shtetasit Skënder Qosja me banim në fshatin Gjonmë, përballë Metalurgjikut
- Më 2.10.1999 lind fëmija me trurin jashtë nga nëna Fatmira S. me banim ne fshatin Gryksh të Peqinit. Fëmija vdiq pas 2 ditësh
- Më 24.4.2001 lindi në Peqin viçi me dy koka, kryevepra e deformimit gjenetik. Viçi monstër i takonte familjes së Rrahim Muçës me banim në fshatin Rrumbullak.
- Më 23.4. 2001 lindi lepuri me 6 këmbë. Ishte një ndër 12 lepujt që lindi në familjen e Fatime Gogunjës me banim në lagjen Hekurudha të Elbasanit
Sulo Gozhina
Krijoni Kontakt