Aleksandra Bogdani
Shekulli 23-12-2006
TIRANĖ- 22 apartamentet tek tė ashtuquajturat Kullat Binjake tė Tiranės nuk janė tė vetmet pasuri qė i dyshuari pėr terrorizėm, Yasin Al-Qadi u detyrua tia dorėzonte shtetit shqiptar. Gjatė qėndrimit tė vagullt nėpėr Shqipėri, njeriu hije i organizatės famėkeqe Al-Qaeda duket se ka shėnjuar tregun e ndėrtimit, si mundėsi pėr pastrimin e shumėpėrfolur tė parave, qė mė pas kalonin pėr llogari tė terrorizmit. Pas sekuestrimit tė apartamenteve tė Kullat Binjake dhe 36 llogarive bankare, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka urdhėruar edhe konfiskimin e 4 apartamenteve, 3 dyqaneve, njė magazine dhe njė trualli toke, tė cilat pas njė hetimi tė gjatė kanė rezultuar se i pėrkasin tė shpallurit si financues i terrorizmit, Al- Qadi. Ky urdhėr ėshtė firmosur nga ministri i Financave mė 27 nėntor dhe ka hyrė nė fuqi me botimin nė Fletoren Zyrtare mė 12 dhjetor tė kėtij viti e duke iu referuar ēmimeve minimale tė tregut, pasuritė e sekuestruara kapin vlerėn e 4 milionė eurove.
Pasuritė
Katėr apartamentet e konfiskuara nga Ministria e Financave janė blerė prej Yasin Al- Qadi qė nga viti 1994-2000 dhe ndodhen nė rrugėn Vaso Pasha, nė zonėn e Shallvareve, nė rrugėn Bajram Curri dhe nė rrugėn e Durrėsit. Apartamentet kapin vlerėn e 400 mijė eurove, para kėto qė pritet tė kalojnė nė buxhetin e shtetit pas shitjes sė tyre nė ankand. Hetuesit kanė zbuluar se Al-Qadi zotėronte edhe njė vilė dykatėshe, me sipėrfaqe 270 metra katrorė nė lagjen e Selitės sė Vogėl, vilė kjo qė ėshtė subjekt i urdhrit tė mėsipėrm. Pėr llogari tė shtetit shqiptar kanė shkuar edhe tre lokale, njėri prej tė cilėve ndodhet nė rrugėn e Elbasanit dhe dy tė tjerė nė rrugėn e Durrėsit si dhe njė sipėrfaqe trualli prej 22 mijė metrash katrorė ndanė rrugės automobilistike nė zonėn e Yzberishit. Sipas procedurave tė ndjekura deri mė tash, shteti shqiptar i shet kėto pasuri nė ankad, paratė e tė cilave i shtohen buxhetit tė shtetit.
Ankandi
Deri tani, institucioneve tė shtetit shqiptar nuk iu ka mbėrritur asnjė reagim nga arabi i dyshuar pėr lidhje tė ngushta me terrorizmin. Ndaj edhe ėshtė vendosur qė pasuritė e tij tė kalojnė pėrfundimisht nė administrim tė shtetit shqiptar. Burime nga Ministria e Financave dhe Prokuroria e Pėrgjithshme kanė pohuar se ėshtė vendosur qė tė gjitha pronat e shtetasit arab Yasin Al-Qadi tė kalojnė nė pronėsi tė shtetit shqiptar. Ndėrkohė, tė gjitha pronat si dhe asetet e tjera tė tij, pritet tė dalin shumė shpejt nė ankand. Me administrimin e kėtyre pasurive, do tė merret Agjencia pėr Administrimin e Pasurive tė Sekuestruara dhe Konfiskuara, e ngritur pas miratimit tė ligjit Antimafia. Mė pas ato do ti kalojnė Qendrės sė Ankandeve pėr tė bėrė shitjen e tyre. Specialistėt e Qendrės sė Ankandeve do tė bėjnė njė vlerėsim paraprak tė secilės prej pronave tė shtetasit nga Mbretėria e Bashkuar Arabe, Yasin Al-Qadi, vlerėsim ky qė ende nuk ėshtė bėrė. Ata do tė nxjerrin njė vlerė dysheme tė secilės pronė dhe nė bazė tė saj do tė fillojė shitja me ankand. Sipas burimeve tė mėsipėrme, njoftimet pėr shitjen pritet tė bėhen nga Qendra e Ankandeve kur tė bėhet gati dokumentacioni pėrkatės. Momentalisht nuk ėshtė bėrė ende vlerėsimi i pronave dhe aseteve tė tjera tė shtetasit arab Yasin Al-Qadi.
PASURITĖ ASURITĖ E Y YASIN ASIN AL- QADI
--Apartament me sipėrfaqe 114.4 m2, nė zonėn kadastrale 8380 me adresė: Tiranė, rruga Vaso Pasha, i pėrbėrė nga tri dhoma, njė kuzhinė, banjė, korridor, nė katin e i-rė mbi bodrumet
-- Apartament me sipėrfaqe 75.5 m2, nė zonėn kadastrale 8380 me adresė: Tiranė, rruga Rreshit Ēollaku, pallatet e Shallvares, i pėrbėrė nga tri dhoma dhe ambiente tė tjera ndihmėse
-- Apartament me sipėrfaqe 71.3 m2, me adresė: Tiranė, rruga Bajram Curri, i pėrbėrė nga dy dhoma, njė kuzhinė dhe ambiente tė tjera ndihmėse
--Apartament me sipėrfaqe 88 m2, me adresė: Tiranė, Rruga e Durrėsit, i pėrbėrė nga tri dhoma, njė kuzhinė, korridor, banjė, si dhe ambiente tė tjera ndihmėse, nė katin e parė
--Njė shtėpi 2-katėshe, konstruksion tulle e mbuluar me tjegulla, si dhe njė sipėrfaqe trualli mbi tė cilėn ngrihet kjo shtėpi), me sipėrfaqe 270 m2, me adresė: Tiranė, fshati Selitė e Vogėl
--Dyqan, ish-gjelltore nė rrugėn e Durrėsit, me sipėrfaqe 350 m2, me adresė: Tiranė, Rruga e Durrėsit, pallati 102
--Dyqan, ish-permanent, nė rrugėn e Elbasanit me sipėrfaqen 47 m2, si dhe njė truall 47 m2 me adresė: Tiranė, Rruga e Elbasanit
--Lokal, ish-ėmbėltore nė Rrugėn e Durrėsit me sipėrfaqe 175 m2, si dhe njė truall me sipėrfaqe 175 m2, mbi tė cilin ėshtė ngritur lokali ish-ėmbėltore
--Pasuria ndėrtesė-magazina qendrore me sipėrfaqe 4437 m2 me adresė: Laprakė, rruga Pandi Dardha, Tiranė
--Trualli me sipėrfaqe 22000 m2, zona kadastrale 3866, me adresė: Tiranė, fshati Yzberish, kufizohet me rrugėn automobilistike
Fazat e sekuestrimit tė pasurisė sė Al-Qadi
TIRANĖ- Sekuestrimi i tė gjitha pronave tė sauditit Yasin Al-Qadi janė bėrė duke u bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, neni 102 pika 2, si dhe nė ligjin Pėr masat kundėr financimit tė terrorizmit, nė Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr luftėn kundėr financimit tė terrorizmit dhe vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Pėr listėn e personave tė shpallur si financues tė terrorizmit. Ndėrkohė, pėr sekuestrimin pėrfundimtar tė pasurive tė shtetasit arab Yasin Al-Qadi, Ministria e Financave, ka bashkėpunuar edhe me Prokurorinė e Pėrgjithshme.
Katėr vjet mė Fazat e sekuestrimit tė pasurisė sė Al-Qadi parė, organi qendror i akuzės bėri kėrkesė nė gjykatė, ku u vendos sekuestrimi paraprak i tė gjitha pronave tė evidentuara deri nė atė kohė tė shtetasit arab Yasin Al-Qadi. Ky vendim i gjykatės ėshtė dhėnė nė mes tė muajit janar tė vitit 2002. Ndėrkohė, pas njė muaji, nė mes tė janarit tė vitit 2005, pėrfundon edhe ky urdhėr sekuestroje i dhėnė nga gjykata. Sipas ligjit, tre vjet pas vendimit pėr sekuestron provizore, urdhri shfuqizohet. Nė kėtė moment ka ardhur edhe urdhri i dytė i sekuestros, i vendosur nga Ministria e Financave bazuar nė legjislacionin pėrkatės.
Krijoni Kontakt