Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë Projektligjin për Memorialin e kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova. Partia Demokratike ka kërkuar që kjo çështje të shtyhet për ndonjë seancë të ardhshme, me arsyetimin se nuk është momenti dhe mund të shkaktojë debat të nxehtë, por Kryesia ka vendosur me shumicë votash.
Me 48 vota për dhe 30 vota,Kuvendi i Kosovës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të kthehet në ripunim Projektligji për familjen Rugova. Me kërkesë të shefit të GP të LDK, Alush Gashi, Projektligji u shty të diskutohet neser, pasi që ministrja Melihate Tërmkolli, sponsoruesja e këtij projektligji, gjendet për vizitë jashtë Kosovës.
Në këtë seancë, deputetët do të diskutojnë edhe rreth raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.
RTK.
Krijoni Kontakt