INTERVISTA/ Flet kėngėtarja e mirėnjohur Alida Hisku
Nė qeverisjen Berisha shkrimtarėt dhe artisėt u nėpėrkėmbėn
Nė demokraci as na ėshtė ofruar e drejta e votės nė emigracion
Nė 23 vjet Shqipėria ėshtė drejtuar nga politikė e papėrgjegjshme
Arti, kultura, ėshtė shkelmuar si mos mė keq
Albert Zholi
Edhe pse 24 vjet larg Shqipėrisė, ajo jeton ēdo ditė me atdheun. Kur shkel nė atdhe, sapo vė kėmbėn nė tokėn amė, loton, edhe pse jeton nė njė shtet me ekonominė mė tė konsoliduar, Gjermani. Sa herė ka aktivitete, ajo do tė marrė avionin dhe do tė marrė pjesė. Ėshtė njė ndėr gratė mė aktive shqiptare nė emigracion, kur bėhet fjalė pėr veprimtari patriotike. Kėngėtare qė ka qenė udhėrrėfyese e demokracisė nė vitet 1989-1990. Dhe pse me bashkėshort gjerman dhe pse fėmijėt e saj kanė ikur fėmijė, ata e dinė shumė mirė gjuhėn shqipe dhe thonė me plot gojėn se jemi shqiptar. Si artiste, Alida ėshtė e ndjeshme pėr ecurinė e punėve nė atdhe. Ajo pyet gjithmonė dhe kurrė nuk ndalon kritikat ndaj ēdo qeveria, kur qeverisja bie ndesh me interesat e popullit tė saj.
Shumė kohė nė Gjermani, afėrsisht 24 vjet, a njihet Shqipėria nė Gjermani, kėtu flas pėr miqtė e tu...
Jo vetėm pėr miqtė e mi, por dua tė them se, tashmė Shqipėria ėshtė bėrė e njohur kudo nė Europė. Ndėrsa miqtė e mi nė tė gjitha takimet qė bėjmė mė pyesin shpesh pėr Shqipėrinė. Pyetjet janė nga mė tė ndryshmet, qė kanė tė bėjnė pėr politikėn, pėr zhvillimet e fundit, pėr qeveritė, por edhe pėr turizmin pasi dihet qė vendi ynė ėshtė njė vend turistik qė ka shumė det por dhe shumė ditė me diell, plot 305 ditė diel si njė nga vendet e rralla nė botė.Ėshtė demokrate me shpirt por kjo sdo tė thotė qė simpatizon ndonjė parti tė veēantė politike. Partia e saj e vėrtetė ėshtė Shqipėria.
Ēfarė tė thonė miqtė dhe tė njohurit gjermanė nė kėto takime?
Tė them tė drejtėn, nė shumė raste diskutohet pėrse vonohet Shqipėria tė hyjė nė BE. Sipas tyre Shqipėrisė i takon tė hyjė mė shpejt se vendet e tjera tė Ballkanit si Malit tė Zi dhe Maqedonisė. Ky ėshtė njė mendim standard i tillė pėr vetė pozicionin dhe historinė e Shqipėrisė.
Si i ke ndjekur zgjedhjet e fundit?
I kam ndjekur me shumė interes, madje, familjarisht. Mund tė them se dhe bashkėshorti im gjerman ėshtė bėrė pjesė e zgjedhjeve tė 23 Qershorit nė Shqipėri. Ne i kemi ndjekur tė gjitha fushatat elektorale, mėnyrėn e ndėrtimit tė fushatės nga secila parti politike thuajse sikur ishim nė Shqipėri. Shyqyr zotit qė fushata u zhvillua me kulturė, me dinjitet, pa asnjė incident. Kjo i bėri pėrshtypje dhe bashkėshortit. Pra nė zgjedhje shkuam kokė lart. Por edhe ditėn e zgjedhjeve, edhe nė ditėt mė pas ne ndiqnim ēdo zhvillim nė Shqipėri.
Ju pėr cilėn forcė politike do tė votonit n.q.s do tė ishit nė Shqipėri?
Vota ėshtė e fshehtė, por mund tė them se do votoja pėr progresin, pėr pėrparimin, pėr tė renė, pėr atė qė mendon pėr gjithė Shqipėrinė.
- A mendoni se qeveria e re ka mė shumė afrimitet me emigrantėt?
Do tė ishte ēmenduri qė qeveria e Edit tė mos ketė nxjerrė mėsim tė dobishėm nga gabimet fatale tė Sali Berishės. Shpresoj se ajo qeveri i la emigrantėt jo vetėm pa atdhe, por edhe pa identitet duke i mohuar dhe duke i injoruar nė vlerėsimin e tyre pėr zgjedhjet demokratike nė Shqipėri. Vijmė aty dhe nuk shohim veten nė lista "24vjet tė mos kesh tė drejtė pėr votė...nuk gjej njė arsyetim logjik nė kėtė pyetje. Sdi ēfarė pėrgjigje tė jap. 24 vjet ėshtė njė jetė jetime nėpėr rrugėt e botės.... Njė lulėzim pa rrėnjė. Emigrantėt nė kėto 24 vjet kanė ikur pa ditur se, ku, kanė lėvizur pa orientim dhe pa mbėshtetje. Dhe pse i kanė dhėnė atdheut shumė tė ardhura ekonomike dhe pse i kanė dhėnė shumė emėr me punėn. Djersėn dhe performancėn nė art, kulturė, sport, kanė marrė nga atdheu njė heshtje totale. Mund tė them se, janė dy breza, tė cilat i ndau emigrimi dhe i vodhi rrėnjėt. Tė mos harrohet lufta e pa emėr qė u bė nė vitin 97, ku shumė e shumė njerėz tė pafajshėm u vranė nė emėr tė absurdit, u mbytėn nė dete, nė lumenj, u vranė nga kapuēonėt e zinj. U vra populli i thjeshtė kur pėrgjegjėsinė e kishin politikanėt, qeveritarėt qė gėnjenin pėr lekė tė pastra nė firmat piramidale... Populli kėtė nuk duhet ta harrojė kurrė, ashtu sikundėr duhet tė marrė vesh se sa janė pasuritė e politikanėve nėpėr banka qė dalin jashtė vendit, si dhe shumė marrėveshje nėn tryezė pa ndjekur ligjet dhe normat e njė shteti demokratik dhe pa transparencė me popullin qė i voton.
Pra nuk je aspak dakord me kėto 23 vjet qeverisje?
Aspak. Nė kėto 23 vjet nuk ėshtė qeverisur, por keqqeverisur, pra ėshtė vjedhur, ku disa hanė me lugė tė florinjtė, tė tjerė skanė bukė tė hanė. Mendoj se janė bėrė shumė pisllėqe gjatė 23 vjetėve demokraci, shumė pisllėqe, tė cilat duhet tė qartėsohen tė bėhen transparente. Mendoj se, qeveria e re Rama duhet tė fillojė sė shpejti punėn pėr zbardhjen e shumė aferave korruptive, kjo qeveri e re ti pastrojė tė gjitha ato qė kanė sjellė kėtė fukarallėk pėr popullin. Populli ynė po mbytet nga fukarallėku.
Si artiste ēfarė tė veēante ke parė nė qeverisjen e politikanėve tanė?
Qeveritė politike 23-vjeēare, postkomuniste, mund tė them se bien nė ujdi, apo kanė rėnė nė ujdi me njėra-tjetrėn, pasi e kanė akuzuar shumė njėra-tjetrėn, por nuk kanė marrė asnjė masė ndėshkuese. Tė gjitha kanė thėnė luftė kundėr korrupsionit, por asnjėherė nuk kanė ēuar nė bankėn e tė akuzuarve asnjė. Pra ata janė nė miqėsi tė heshtur me njėri-tjetrin.
Ēfarė i uron qeverisė sė re?
Unė i uroj qeverisė sė re tė fillojė sa mė shpejt punėn nė forcimin e organizimin e masės, tė zhduket pėrēarja tė ēojė nė vend votėn e shqiptarėve. Tė forcohet shteti, policia, tė vihet nė vendin qė i takon artit, kulturės, se pa art, kulturė nuk ka komb, nuk ka pėrparim. Vetėm kėshtu fitohet besimi. Tė shtohet prodhimi nė vend e tė fillohet me eksportin, i cili tė mbulojė fazėn e parė tė punės...
Vendi tė mos copėtohet nga firmat e mėdha, tė cilat kanė fuqi deri nė udhėzimin politik, por ēdo gjė tė bėhet e hapur ku ti jepet pėrparėsi biznesit tė vogėl dhe tė mesėm. Problemet janė tė mėdha. Por ashtu duhet tė jetė dhe puna pėr tė ecur pėrpara.
Po ēfarė tė shqetėson mes emigrantėve nė Gjermani?
Mė shqetėson shumė disa herė ndarja qė vėrehet mes jugut dhe veriut. Pra kjo ėshtė njė pėrēarje e madhe. Vjen njė qeveri me Kryeministėr nga jugu apo nga veriu dhe fillon pėrēarja. Jo pėrēarjes. Populli ynė ėshtė njė nga veriu nė jug. Ne kemi njė gjuhė, njė atdhe, njė traditė, ndaj sduhet tė ndikohemi nga politika e ditės pėr tu pėrēarė. Qeveria e re duhet tė punojė shumė nė kėtė drejtim.
Krijoni Kontakt