Nė atė kohė diktature kėngėtarja e re nuk e kishte menduar qė shėnimet e njė ditari do tė bėheshin shkaku pėr t'i shkatėrruar jetėn dhe karrierėn. Jeta e saj ka bėrė kurioz secilin prej nesh, e sidomos brezin qė ka jetuar me emocionet e zėrit tė saj, sa herė flitej pėr muzikė dhe aq mė tepėr kur dėgjohej muzikė. Ku do tė ketė pėrfunduar artistja, a kėndon mė ajo, pėrse u dėnua dhe cili ishte filli i jetės sė saj?
Alida Hiskun publiku nuk e ka harruar. Tė rinjtė ndoshta nuk e njohin mė por mė tė rritur e mbajnė mend mirė vajzėn simpatike qė me zėrin e saj tė fuqishėm bėnte tė dridhej skena e festivaleve e viteve '70. Diktatura komuniste ia preu ėndrrat, e arrestoi, e internoi dhe qė atėhere nuk do tė kėndonte mė. Shqiptarėt e dashuruar me kėngėt dhe temperamentin e saj nuk do ta shihnin mė kurrė portretin e saj tė ėmbėl as nė skenė dhe as nė ekran.
Pas njė heshtjeje mė shumė se 25 vjeēare, nė vitin 2006 ajo iu rikthye kėngės me njė album tė ri. Njė album qė kėrkonte tė ngjisė nė njė dy pjesėt e jetės sė saj. Pas njė kalvari tė gjatė, ajo ishtė sėrish mes nesh, e jashtėzakonshme dhe pa diplomaci.
Mundohuni tė imagjinoni Alida Hiskun, femrėn qė 25 vite mė parė trondiste skenėn me zėrin e saj, duke kėnduar kėngė tė njė dimensioni tjetėr, me njė profil rock dhe tė padėgjuara mė parė! A mbėrrin imagjinata juaj deri aty?
Sigurisht qė kujtoni njė zė brilant me timbėr tė theksuar dhe para syve sillni njė femėr tė re e tė brishtė nė pamje, me sytė e gjallė e plot energji.
Nė fakt, edhe pse ka rrjedhur kaq kohė mes nesh dhe asaj, mes asaj dhe skenės, mes rikthimit dhe skėterrės, mes kujtimeve tė dhimbshme dhe viteve tė shkuara larg, dashuria pėr kėngėn ka mbetur po e njėjta. Sepse ca dashuri nuk mund tė humbasin kurrė, edhe pse koha ndonjėherė ecėn nė kah tė kundėrt, edhe pse ideologjitė ndodh tė ngatėrrohen me artin, edhe pse rrugėt e mėrgimit mund tė ndėrrojnė disi drejtimin e jetės, edhe pse vetja nė njė skenė tė duket ndonjėherė si njė ėndėrr e largėt, ose kujtim qė i pėrket dikujt tjetėr.
I pėrket mė saktė njė vajze tė vogėl qė shkeli plot dėshirė nė atė skenė 13 vjeē dhe njė gruaje tė re qė e dėbuan prej saj me dhunė, kur ajo ishte 25.
I dashur Ditar!
Ngjan si koka e ēdo faqeje tė thjeshtė ditari, por nuk qe vetėm kaq pėr fatin e kėngėtares. Ishte si njė kob i zi, si njė mallkim, si njė lajm shkruar me tė zezė, pasi asgjė pėr Alidėn nuk do tė ishte si mė parė. "Njeriu duhet tė besojė tek dikush, thotė Alida, tė flasė me dikė se ndryshe nuk ėshtė njeri. Unė zgjodha tė shkruaja nė ditar mendimet e mia, shpesh edhe kundėrshtuese ndaj regjimit, pa menduar se ai ditar personal do tė shkonte nė duart e sigurimit tė shtetit. Pa menduar se dy shoqet nga Vlora do tė shndėrroheshin nė ekzekutore tė mia"
Tani jeta mė ėshtė errėsuar, pati shkruar Alida nė ditarin e saj pas vdekjes sė nėnės, por ky pėrjetim i saj fatkeqėsisht do tė shndėrrohej nė makthin e kėngėtares. Hetuesit nė seancat e gjata kėrkonin me ēmos qė ajo vetė tė pranonte se aludimi ishte pėr pushtetin komunist dhe jo pėr nėnėn qė mungonte.
Ditari qė ajo mbante prej 12 vitesh u gris nė Komitetin e Partisė, ndėrsa nė Burgun e vjetėr tė Tiranės iu vunė prangat. Dy shoqet ekzekutore dolėn dėshmitare duke sajuar historira gjithėfarėsojėsh dhe e gjitha ēfarė mė tej prej saj ishte vetėm njė tmerr.
Ndoshta si njė paralajmėrim se nuk do tė kėndonte mė kurrė para publikut, e fundit kėngė qė Alida kėndoi nė skenė mbante titullin Mė kujton ti ato vite. Dhe vėrtet qė ajo do ti kujtonte gjatė vitet e tmerrit. Njė paketė e tėrė dėnimi pėr tė.
Pėrjashtim nga arti, nga partia, nga puna, heqje e tė drejtės sė votės dhe heqje e tė drejtės sė qarkullimit.Kudo ku ajo shkonte shihej si armike, mėnjanohej, pėrēmohej, pėrbuzej dhe me dy fėmijėt e vegjėl i duhej tė mbijetonte e vetme.
Vetėm tre muaj pas pėrmbysjes sė komunizmit, me fėmijėt njėri 4 dhe tjetri 11 vjeē, nė njė acar nėntori niset drejt Qafė Thanės, pa ditur se cili do tė ishte fati i saj dhe i tyre. Dinte vetėm destinacionin: lirinė qė ia kushtėzuan aq shumė nė vendin e saj.
Drejt kufirit, drejt lirisė!
Njė aventurė tė tillė Alida e kishte ėndėrruar gjatė viteve tė gjata tė pritjes, kur as nuk mund ti afrohej Teatrit tė Operas, vendit ku zhvillohej festivali i vetėm nė Shqipėri dhe ajo kushedi sa herė ishte ngjitur pėr tė kėnduar, por edhe kushedi sa herė si fėmijė, kishte pritur mamanė qė punonte aty tė dilte nga provat e korit tė operas.
Dėbora mezi ēahej poshtė kėmbėve dhe makina nuk i ēon dot mė tej, deri nė kufi. Dy fshatarė nga Pogradeci, qė i njihnin mirė shtigjet e fshehta e udhėheqin drejt njė fshati tė Ohrit. Nga aty shikon pėr herė tė parė nga ana tjetėr, atdheun. Nė Maqedoni e mbajnė pėr disa kohė nė kamp pėrqendrimi pasi ishte e dėnuar politike dhe mė tej lihet e lirė.
Bashkė me fėmijėt udhėton drejt Beogradit, Budapestit dhe ndalon nė Gjermani ku dorėzohet nė Ambasadėn gjermane. Njė epokė e re fillon pėr Alida Hiskun, kėngėtaren shqiptare qė ideologjia e shndėrroi nga yll tė kėngės nė emigrante politike. Pėr vite me radhėdetyrohet tė fusė tė gjitha ėndrrat e kėngės nė sirtar, pasi njė jetė e re nė njė vend tė ri pret tė ndėrtohet prej saj.
Kur lind me kėngė
Kur lind me kėngė edhe vdes me kėngė. Kėshtu thotė Alida tani qė koha ka rrjedhur dhe uji ka gjetur shtegun e vet. Ajo hedh njė vėshtrim tė menduar nė bulevardin kryesor tė kryeqytetit, ndėrsa nga xhami i kafenesė sodit pamjet qė ofron Tirana sot.
Dėshiron tė ndajė gjithēka tė mirė qė ka me vendin e saj, prandaj edhe ėshtė rikthyer. Jo vetėm fizikisht por me njė album tė ri, tė parin pėr kėngėtaren qė pothuajse ka mbushur 50 vjeē. Kam qenė prej vitesh e pėrfshirė nė njė konflikt tė fortė psikologjik, rrėfen Alida. Mes gruas, nėnės, bashkėshortes sė mirė, qė duhet tė punojė pėr tė siguruar paratė, njė jetesė tė denjė mė tė mirėn pėr familjen e saj dhe dėshirės e pasionit tė kahershėm pėr tė qenė pėrsėri unė Alida e kėngės".
"Ishte dėshira qė e kisha tkurrur prej vitesh dhe nuk mund ta mospėrfillja mė. Boll kam heshtur, ėshtė koha tė rikthehem. Dhe ky rikthim nuk ėshtė dosido por me njė album tė ri, qė gjithashtu titullohet Kthimi. Njė album pėr tė konfirmuar kthimin tim, pėr tė treguar forcėn, shpirtin, me kėngė tė reja tė njė dimensioni tė ri dhe jo Alidėn e vjetėr.
Tani qė albumi ka pėrfunduar Alida si njė vajzė e vogėl, gjithė entuziazėm e kėrshėri mezi pret qė ai tė dalė nė treg. Sė pari do tė promovohet nė Milano, ku njė festė madhėshtore e pret e pastaj nė dhjetor do tė mbėrrijė edhe nė Shqipėri. Doja ta publikoja sė pari nė Tiranė, por ishte e pamundur, shpjegon Alida me keqardhje, pasi kėtu vetėm Shtėpi Diskografike nuk gjeta. Gjeta veē kafe diskografike.
Tė quajturat Shtėpi Diskografike bėjnė biznes kafenesh, flasin vetėm pėr shifra dhe nuk japin asnjė vlerėsim pėr albumin. Unė nuk mund ta vlerėsoj krijimtarinė time thjesht si biznes, pasi aty kam derdhur shpirtin tim dhe ėndrrat e njė jete. Ėshtė diēka tė cilėn nuk mund ta trajtoj nė atė mėnyrė.
Kėshtu rrėfehet Alida Hisku, kėngėtarja e njohur shqiptare, e cila ka harruar gjithēka tė kaluar nė jetėn e saj dhe i ėshtė rikthyer kėngės. Janė 12 krijime tė reja, tė stilit rock dhe tė njė fryme krejt tė re. Alida beson shumė tek muzika qė sjell pasi beson edhe tek bashkėpunėtorėt e saj. Nė njė festė nė Paris, rastėsisht ka njohur njė grup djemsh tė talentuar qė bėnin muzikė tė bukur rock dhe aty ka marrė nxitjen e parė.
Mė tej kur ka marrė vesh se njėri prej tyre, Leonard Sojli ėshtė shqiptar, gjithēka i ėshtė dukur mė e thjeshtė. I tillė ka nisur bashkėpunimi i grupit me kėngėtaren shqiptare. Nga Italia Xhuliana Jorganxhi ka sjellė tekstet dhe kėshtu, edhe nė sajė tė teknologjisė sė avancuar dixhitale, kėngėt kanė bėrė udhėtime disaherėshe on line, pėr tė ardhur nė formėn ku dikush tepėr i rėndėsishėm do tė jepte bekimin e vet.
Dhe kjo ishte e madhja Vaēe Zela. Kam udhėtuar drejt Zvicrės me ankth e emocion dhe aty gjeta njė Vaēe tė sėmurė, por dashamirėse. I kėrkova tė jepte gjykimin e saj tė prerė, pa asnjė lloj paragjykimi, pa sentimentalizma apo ndjesie tjetėr qė nuk lidhet me artin.
Ke bėrė mrekulli mė tha ajo, pasi dėgjoi kėngėt, edhe zėri tė ėshtė bėrė mė i bukur se pėrpara. Pas 20 vitesh mė solle pėrsėri nė shpirt dhe zemėr atė muzikė qė vjen era Shqipėri. Shumė kėndojnė sot pėr vete, por ti kėndon pėr Shqipėrinė dhe mė mbushen sytė me lot. Ec dhe mos ndalo!
Ky ishte bekimi pėr albumin tim tė parė!
Nuk mė nevojitet mė ditari!
Kur dikush mė ka pyetur nėse mbaj akoma ditar, pa mėdyshje i jam pėrgjigjur se nuk mė duhet ditari, tregon Alida Hisku duke qeshur.
Kjo ndodh pasi e kam njė njeri tė cilit ia hap zemrėn. Ėshtė im shoq Thomas, me tė cilin kam 12 vite martuar. Bashkė kemi njė vajzė me emrin Alina, ndėrsa edhe dy djemve tė mi, u fillojnė emrat me Al, Aldo dhe Albin, njėlloj si Albania apo Alida. Nėna dhe mėmėdheu janė e njėjta gjė apo jo?!
Thomas nė fakt ėshtė gjerman, por besoj se nga vjen nuk ka rėndėsi, mbi tė gjitha e rėndėsishme ėshtė lidhja qė vendos me atė tjetrin. Thomas ėshtė njeriu qė dashuroj dhe kemi njė familje tė lumtur. Me profesion ai ėshtė mjek okulist dhe ka ushtruar nxitje tė madhe tek unė qė ti futem shkollės pėr katėr vite nė mjeksi dhe tani unė kam njė diplomė si ndihmėse optike.
Familjen dhe tė tre fėmijėt e mi jam munduar ti ushqej gjithmonė me ndjenjėn e dashurisė pėr Shqipėrinė dhe muzikėn shqiptare. Djali dhe vajza kanė marrė nga prirjet e mia pėr muzikėn dhe mund tė them Albini ka sjellė njė kėngė me tė cilėn pretendon tė futet nė Festivalin e fundvitit nė RTSH.
Kjo do tė ishte ėndrra ime dhe e atij. Ndėrsa Alina ėshtė njė kopje e imja kur kam qenė e vogėl, me tė gjitha tė dhėnat e mia muzikore. Pėr mua mbeten mbėshtetja bazė nė ēdo hap tė jetės sime. Pa mbėshtetjen e tyre nuk do tė kisha mundur realizimin e kėtij albumi. Ata janė forca dhe gjėja mė e ēmuar e jetės sime.
Revista Shqip
Krijoni Kontakt